Mbi pesëdhjetë terroristë të huaj arrestohen në Irak
Ministri irakian i Drejtësisë, Hassan Al-Shamri, ka thënë se mbi pesëdhjetë terroristë të huaj janë arrestuar dhe burgosur në Irak, pothuajse të gjithë ata aktualisht janë në radhën e vdekjes në Irak.
Sipas raportit të Agjencisë Irak
News, ministri irakian i drejtësisë, Hassan Al-Shamri, në një vizitë në një
numër të burgjeve në provincën Babel, në Irakun qendror, të mërkurën theksoi se
mbi 50 kriminelë dhe terroristë, shumë prej tyre shtetas sauditë, janë
arrestuar dhe burgosur nga forcat e sigurisë të Irakut.
Ministri irakian i drejtësisë tha se
këta njerëz janë gjykuar dhe shpallur fajtor për kryerjen e akteve të
terrorizmit, dhe janë aktualisht në rradhën e vdekjes në burgjet e Irakut.
Al-Shamri theksoi se një traktat
ekstradimi nënshkruar nga Iraku dhe Arabia Saudite, nuk vlen për këta të
burgosur, sepse këta janë dënuar për
vrasje dhe kanë krye sulme terroriste.