Armiqësia e Ibn Tejmijjes Ndaj Ehli Bejtit (Pjesa e Parë)
Lajmi: medyasafak.net
Turqizoi: Ali İhsan Patnoslu
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të disa dijetarëve shiitë iranianë, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është nxjerrja në pah e armiqësisë së Ibn Tejmijjes, ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.). Njëri nga shembujt më të qartë të Ibn Tejmijjes, është dhe kundërshtimi dhe armiqësia e tij, ndaj Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.). Ibn Tejmijje, shpesh herë ka folur keq, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, përkatësisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të bekuar. Ne do të mjaftohemi, vetëm me paraqitjen e disa shembujve, të këtij kundërshtimi dhe armiqësie, të shfaqur nga ana e Ibn Tejmijjes, ndaj këtyre anëtarëve.
“Njëri nga shembujt më të qartë të Ibn Tejmijjes, është dhe kundërshtimi dhe armiqësia e tij, ndaj Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.). Ibn Tejmijje, shpesh herë ka folur keq, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, përkatësisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të bekuar. Ne do të mjaftohemi, vetëm me paraqitjen e disa shembujve, të këtij kundërshtimi dhe armiqësie, të shfaqur nga ana e Ibn Tejmijjes, ndaj këtyre anëtarëve”.
“Para së gjithash, përpara se të nisim hetimin kësaj çështjeje, ne duhet të bëjmë të qartë se cili është gjykimi dhe mendimi i dijetarëve sunnitë, mbi njeriun e cilësuar si “nasibi” (armik i Ehli Bejtit), që të mund të nxjerrim në shesh, të vërtetën se përse Ibn Tejmijje është cilësuar si i tillë”.
“Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Arusi” (Historia e Dhëndrit), Imam Dhebidiu shkruan: “Me termin “nasibi”, (armik i Ehli Bejtit), nënkuptojmë ata njerëz, të cilët e kanë ndërtuar ideologjinë e tyre fetare, mbi ushqimin e armiqësisë, ndaj prijësit të besimtarëve, Ebu Hasan Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Arsyeja kryesore se, përse këta njerëz, cilësohen si “nasibi” (armik i Ehli Bejtit), është ushqimi i armiqësisë së tyre, ndaj këtij prijësit të besimtarëve, pra ndaj Ebu Hasan Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. (1)
“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari” (Parathënia e Çlirimit të Qartë) Ibn Haxher Askalani shënon: “Me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë ushqimin e urrejtjes ndaj Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe lartësimin e një tjetri (Muauije Ibn Sufjanit) mbi të”. (2)
“Ndërsa dijetari saudit, Hasan Ibn Ferhan Malikiu citon: “Me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë shpikjen e gënjeshtrave, mashtrimeve, shmangien, shtrembërimin dhe tjetërsimin e së vërtetës mbi Ehli Bejtin dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”.
“Gjithashtu me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë mallkimin dhe cilësimin e Ehli Bejtit si njerëz mëkatarë (ashtu siç kanë bërë disa nga udhëheqësit diktatorë emeuitë), si dhe nënçmimin dhe përçminim, e cilësive fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta të Ehli Bejtit, (ashtu siç kanë bërë udhëheqësit emeuitë)”.
“Madje me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë cilësimin dhe vlerësimin, si të dobët të hadithëve të vërtetë, të cilët lartësojnë dhe lavdërojnë Ehli Bejtin, si dhe besimin në “gabimin” e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) nëpër luftrat (e Xhemelit (Devesë), Siffinit dhe Nehriuanit)”.
“Për më tepër me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë dyshimin, mbi ligjshmërinë e udhëheqjes, së prijësit të besimtarëve Imam Husejnit (p.m.t.) dhe të zotimit ndaj këtij të fundit, si dhe teprimin e skajshëm, me lartësimin dhe lavdërimin e armikut të tij. Ja pra këta dhe shembuj të ngjashëm me këta, shpalosin kuptimin e përgjithshëm, të termit “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit)”. (3)
“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Hibbanit), Ibn Hibbani mbi gjykimin e “nasibit” (armikut të Ehli bejtit) pohon: “I dërguari i Allahut (k.m.t.) urdhëroi: “Betohem në Atë, i Cili ka në dorë jetën ime, se Allahu i Madhëruar, hedh në zjarrin e Xhehennemit, vetëm atë i cili ka ushqyer armiqësi ndaj nesh, pra ndaj Ehli Bejtit”. (4)
“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), Hakim Nishaburiu, pasi ka shënuar dhe përcjellur hadithin e sipërcituar, kumton: “Ndonëse hadithi i mësipërm, i ka plotësuar të tëra kushtet e e cilësmit si një hadith i vërtetë, as Imam Buhariu dhe as Imam Muslimi, nuk e kanë shënuar këtë hadith në veprat e tyre”. (5)
“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), dijetari bashkëkohor uehhabist, shqiptari Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, pasi e ka shënuar dhe përcjellur, hadithin e lartpërmendur ka pohuar: “Ky është një hadith i vërtetë”. (6)
“Gjithashtu lërmëni, t’iu vë në dijeni të faktit se, gjenden shumë hadithë, të cilët bëjnë fjalë për ngritjen e hijes së dyshimit, për atë njeri i cili ushqen armiqësi dhe urrejtje ne zemrën e tij, ndaj anëtarëve të bekuar, të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Në veprën e tij me titull: “Feraidu’th-Thimtejni (Njerëzit e Përzgjedhur), Hafidh Hemeuejni thekson: “Zejd Ibn Jesiu, rrëfen se ka dëgjuar Ebu Bekrin të shprehet kështu: “Një ditë prej ditësh, Muhammedi (p.q.m.t.) kishte ndërtuar një çadër. Një arab ishte mbështetur mbi këtë çadër, ndërsa Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) gjendeshin nën këtë çadrër. I dërguari i Allahut (l.m.t.), iu drejtua në këtë mënyrë bashkësisë së muslimanëve të pranishëm: “O ju muslimanë! Unë jam mik me atë, i cili është mik me ata, të cilët gjenden nën këtë çadër (Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehrannë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)). Gjithashtu jam armik me atë, i cili është armik me këta. Unë e dua atë, i cili i do këta. Me të vëretetë këta, i do vetëm ai cili, rrjedh nga një farë fisnike dhe farefis i pastër dhe këta mund t’i përbuzë vetëm ai i cili, rrjedh nga një farë e ndyrë dhe farefis i poshtër”. (7)
“Gjithashtu Ibn Merdeuije shënon: “Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli shënon se ka dëgjuar nga i ati, pra nga Imam Ahmed Ibn Habeli, se ky i fundit ka dëgjuar Imam Shafiiun duke thenë: “Unë dëgjova nga Malik Ibn Enesi, se i ati Enes Ibn Maliku citoi: “Ne nuk cilësonin asnjë si njeri, të cilit i dihej babai, si një bir bushtre (ueledu’z-zanijeti), përveç atij i cili, përbuzte me zemër Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”. (8)
“Ja pra ashtu siç kuptohet lehtësisht dhe qartësisht, ishte pikërisht sjellja ndaj, prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), i cili ishte kriteri dhe etaloni standart i peshores, në bazë të së cilës, një njeri vlerësohej si një njeri i bamirës, ose si një njeri mëkatar. Me fjalë të tjera, nëse një njeri ushqente dashuri ndaj Imam Aliut (p.m.t.), ai ishte bamirës dhe në rast të kundërt, nëse një njeri ushqente armiqësi dhe urrejtje, ndaj Imam Aliut (p.m.t.), ai ishte mëkatar”.
“E thënë ndryshe, ai i cili e donte me zemër Imam Aliun (p.m.t.), ishte një njeri i mirë dhe ai cili ushqente armiqësi dhe urrejtje ne zemër, ndaj Imam Aliut (p.m.t.) ishte një njeri i keq. Bashkësia e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithi (muhaddithëve) sunnitë, kanë shënuar dhe përcjellur shumë hadithë në lidhje me këtë çështje, në burimet dhe veprat e tyre, megjithatë ne e shohim të arsyeshme, vetëm paraqitjen si shembull të dy hadihtëve”.
“Duke u mbështetur, në pohimet e lartpërmendura, tani do të kalojmë në thëniet e Ibn Tejmijjes mbi Muhammedin (p.q.m.t.), prijësin e besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), si dhe anëtarët e tjerë të bekuar të Ehli Bejtit, të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), Ibn Tejmijje, pasi e cilëson babain e të dërguarit të fundit të Allahut (f.m.t.), Abdullahun (m.m.t.) si një jobesimtar shkruan: “Besimi në mbështetjen tek Muhammedi (p.q.m.t.), si dhe besimi në ndërmjetësimin tek Muhammedit (p.q.m.t.), u bën dobi vetëm bemitarëve muslimanë. Nëse një njeri nuk i ka besuar, Muhammedit (p.q.m.t.), në këtë botë, atëherë ndërmjetësimi i Muhammedit (p.q.m.t.) nu i bën dobi. Me fjalë të tjera ndërmjetësimi i ndërmjetëuesve, (i Muhammedit (p.q.m.t.)), nuk do t’u bëjë dobi në botën tjetër, jobesimtarëve dhe dyfytyrëshve. Si rrjedhojë, i dërguari i Allahut (k.m.t.), e ndaloi rreptësisht lutjen ndaj xhaxhait të tij (Ebu Talibit (m.m.t.), babait të tij (Adullahut (m.m.t.), si dhe ndaj jobesimtarëve të tjerë”.
“Më tej Ibn Tejmijje vijon: “Ndonjëherë Muhammedi (p.q.m.t.), i lutej Allahut (l.m.t.), për udhëzimin, ose për dhënien e begatisë jobesimtarëve, asht siç i lutej Allahut (f.m.t.), për udhëzimin në fenë islame, të nënës së Ebu Hurejres”. (9)
“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë a kishte më shumë rëndësi tek Allahu (f.m.t.), vendi i nënës së Ebu Hurejres, ose kishte me shumë rëndësi dhe vlerë, vendi i të parëve të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” Ne tani për tani, nuk duam të hyjmë, në sqarimin në mënyrë të hollësishme, në besimin e të parëve të Muhammedit (p.q.m.t.), por duam ta përmbledhim shkurtimisht këtë çësthje”.
“Dijetari i njohur sunnit, Fahruddin Raziu, e ka shpjeguar shumë bukur dhe mirë këtë çështje. Mendimi i Fahruddin Raziut është si vijon: “Jo vetëm që babai i Ibrahimit (p.m.t.), Azeri (m.m.t.), nuk ishte një jobesimtar, por as xhaxhai i Ibrahimit (p.m.t.) nuk ishte i tillë. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se të parët e lajmëtarëve dhe të dërguarve të Allahut (k.m.t.), nuk ishin jobesimtarë!”
“Më tej Fahruddin Raziu vijon: “Me këtë dua të them, se gjenden shumë argumentë, të cilët e vërtetojnë këtë çështje të rëndësishme. Njëri nga këta argumentë, ëshët pikërisht fjala e Allahut (f.m.t.), pra përkatësisht ajetët 218, 219 të Sures Shuara, në të cilët thuhet: “Allahu është Ai i Cili sheh kur ngrihesh në këmbë. Ai sheh edhe lëvizjen tënde, në mesin e atyre që falen”.
“Duke u nisur nga ajeti i sipërcituar, arrijmë në përfundimin se, shpirti i Muhammedi (p.q.m.t.), është së bashku, me besimtarët muslimanë, të cilët përulen në tokë, përpara Allahut (f.m.t.), gjatë faljes së namazit, arrijmë në përfundimin se, të tërë të parët e Muhammedit (p.qm.t.) ishin muslimanë. Gjithashtu na mjafton thënia, e vetë të dërguait të Allahut (k.m.t.) dhe në vërtetimin se asnjë nga të parët e Muhammedit (p.q.m.t.) nuk ishte as idhujtar dhe as jobesimtar. Muhammedi ka thënë: “Fara ime e bekuar, është trashëguar gjithmonë, nga fara e fisnike burrave të farefisit të pastër, në mitrat e grave të tyre të pastra. Allahu (l.m.t.) thotë: “Idhujtarët janë të ndyrë!” Sipas këtij hadithi dhe ajeti, arrijmë në përfundimin se, asnjë nga të parët e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ishte as idhujtar dhe as jobesimtar “. (10)
“Ndërsa dijetar Alusiu, mbi këtë çështje shprehet: “Asnjë nga të parët e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ishte jobesimtar, sepse vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka rrëfyer: “Fara ime e bekuar, është trashëguar gjithmonë, nga fara e fisnike burrave të farefisit të pastër, në mitrat e grave të tyre të pastra. Allahu (f.m.t.) thotë: “Idhujtarët janë të ndyrë!” “Me këtë hadith duhet të nënkuptojmë fara e bekuar e Muhammedit (p.q.m.t.), jo vetëm që nuk është ndyrë, (gjatë kryerjes së ndonjë imoraliteti, nga ana e të parëve të tij), gjatë udhëtimit të gjatë qindra shekullor, por ka mbetur e bekuar, e paprekur dhe e pastër, derisa i dërguari i Allahut (k.m.t.) erdhi në këtë botë”.
“Më tej dijetar Alusiu vijon: “Këtu nuk ka ka snjë nënkuptim të dytë, sepse hadithi është shumë i drejtpërdrejtë dhe i qartë: “Fara ime është trashëguar gjithmonë, nga fara e fisnike burrave të farefisit të pastër, në mitrat e grave të tyre të pastra. Allahu (l.m.t.) thotë: “Idhujtarët janë të ndyrë!” “Madje për këtë çështje, janë shkruar shumë artikuj dhe janë sjellë shumë argumentë të ndryshëm. Nëse në aludojmë, se ky është vetëm, mendimi i dijetarëve shiitë, atëherë kjo rrjedh nga padituria jonë, si pasojë e lënies pas dore, të hulumtimit dhe kërkimit, pikërisht ashtu siç ka sqaruar dhe Fahruddin Raziu”. (11)
“Ndërsa tani pas paraqitjes, së këtyre argumentëve të padiskutueshëm, kalojmë në veprën me titull: “Sebilu’l-Huda ue’r-Reshadi” (Rruga e Udhëzimit dhe Maturimit), autori i së cilës Salih Shamiu citon: “Një ditë prej ditësh, një njeri kishte pyetur, Gjykatës Ebu Bekr Ibn Arabiun: “Vallë a është babai i Muhammedit (p.q.m.t.), në zjarrin e Xhehennemit?!” “Ndërsa Gjykatës Ebu Bekr Ibn Arabiu, i cili ishte dhe një imam i shkollës, së mendimit juridik malikit, iu përgjigj: “Ai i cili shprehet kështu, është një njeri i mallkuar, sepse Allahu (f.m.t.) thotë: “Allahu (k.m.t.) e ka mallkuar, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, atë njeri i cili i shkakton dhimbje, të dërguarit të Allahut (l.m.t.)”. “Më tej Salih Shamiu vijoi: “Nuk ka dhimbje më të madhe, për të dërguarin e Allahut (f.m.t.), se sa pohimi se babai i tij, është në zjarrin e Xhehennemit!” (12)
“Sipas këtij miratimi, këmbëngulim se, ai i cili pohon dhe beson, se babai i Muhammedit (p.q.m.t.), Abdullahu (m.m.t.), është një idhujtar dhe jobesimtar, i cili gjendet në zjarrin e Xhehennemit, ka shpalosur haptas, mallkimin dhe mosbesimin e tij”.
Mohimi i Ibn Tejmjjes Të Virtyteve dhe Vlerave të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.)
“Armiqësia, përbuzja dhe paturpësia e skajshme e Ibn Tejmijjes, ndaj mohimit të virtyteve fisnike dhe vlerave të larta, të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), ka arritur deri në atë shkallë, sa ky i fundit ka pohuar haptazi, se thjesht mendimi, se virtytet fisnike dhe vlerat e larta të Ehli Bejtit, janë mbi virtytet dhe vlerat e të tjerëve, është një mendim i epokës së padijes, madje ai i cili mendon kështu, mund të jetë dhe ndjekës i besimit fetar, ideologjisë dhe mendimit çifut”.
“Për më tepër, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmije nuk ka ngurruar të theksojë: “Për hir të së vërtetës, duhet të themi se, mendimi se virtytet dhe vlerat e Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), janë mbi virtytet dhe vlerat e të tjerëve, është një mendim i frymëzuar, nga epoka e padijes”. (13)
“Ndërsa në një vend tjetër, të veprës së tij, Ibn Tejmijje shënon: “Shiitët shpallën se, nuk mund të ketë udhëheqje, pa qenë i pranishëm Aliu, së bashku me të bijtë e tij, ashtu siç shpallën çifutët se, nuk mund të ketë mbretëri, pa qenë e pranishme, parzmoreja e Daudit (p.m.t.)”. (14)
“Duke u mbështetur, në pohimet e sipërcituara të Ibn Tejmijjes, arrijmë në përfundimin se ky i fundit, ka kundërshtuar dhe mohuar haptazi, ajetët kuranorë, në të cilët vetë Allahu (k.m.t.), i ka dalluar, veçuar, lartësuar dhe ngritur virtytet fisnike dhe vlerat e larta të Ehli Bejtit, mbi virtytet dhe vlerat e të tjerëve. Tani do të përmendin shkurtimisht disa ajetë”.
“Allahu i Lartësuar, pasi ka përmendur qartë, emrat e tetëmbëdhjetë lajmëtarëve të Tij, në ajetët 86, 87 të Sures En’am thotë: “Dhe kështu Ne i (shpërblyem) edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të tërë këta i veçuam dhe i ngritëm mbi njerëzit e tjerë. Madje edhe disa nga të parët, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre, i zgjodhëm (si të dërguar) dhe i udhëzuam në udhën e vërtetë”.
“Tani duam t’i bëjmë një pyetje, Ibn Tejmijjes dhe ndjëkësve të tij: “Vallë a është e lejuar të themi, se duke u mbështetur në ajetin kuranor të mësipërm, se thjesht mendimi, se virtytet dhe vlerat e familjeve të të dërguarve të Allahut (l.m.t.), përfshirë këtu dhe virtytet fisnike dhe vlerat e larta të Ehli Bejtit, janë mbi virtytet dhe vlerat e të tjerëve, është një mendim i epokës së padijes?!” (Allahu (f.m.t.) na ruajttë!)
“Ndërsa në ajetin 33, të Sures Ali Imran thuhet: “Me të vërtetë, Allahu zgjodhi si të dërguar, Ademin, Nuhun, familjen Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe)”.
“Tani duam sërish, t’i ngrejmë një pyetje, Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij: “Vallë a është frymëzuar nga besimi fetar, idelologjia dhe mendimi çifut, ose është frymëzuar nga mendimi i epokës së padijes, Allahu i Madhëruar, ndërsa ka zgjedhur familjen e Ibrahimit (p.m.t.) dhe familjen e Imranit (p.m.t.) mbi popujt e tjerë?!” (Allahu (k.m.t.) na ruajttë!)
“Ndërsa në ajetin 27, të Sures Ankebut thuhet: “Më pas Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij, shpallëm profetësinë dhe Librin e Shenjtë, atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, do të jetë ndër njerëzit e mirët dhe të pastër”.
“Tani duam rishtas, ti shtrojmë një pyetje, Ibn Tejmijjes dhe ndjeskëve të tij: “Vallë a është dhurimi i Is’hakut (p.m.t.) dhe i Jakubit (p.m.t.), përkatësisht si bir dhe nip, i familjes së Ibrahimit (p.m.t.), si dhe dhurimi i Librit të Shenjtë, nga ana e Allahut (l.m.t.), një mendim i epokës së padijes?!”
“Gjithashtu në ajetin 124, të Sures Bekare thuhet: “Përkujto (o i dërguar) kur Zoti i tij, e ngarkoi Ibrahimin me disa detyrime dhe ai i përmbushi ato. Më pas Ai (Allahu) tha: “Unë do të të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!” “Ndërsa ai (Ibrahimi) u përgjigj: “(Bëmë o Zot) madje edhe nga pasardhësit e mi!” “Ai (Zoti) tha: “Me të vërtetë mirësinë time, nuk mund ta gëzojnë mizorët!”
“Tani duam ta pyesim, Ibn Tejmijjen dhe ndjekësit e tij: “Vallë a ishte dëshira e Ibrahimit (p.m.t.), e frymëzuar nga besimi fetar, idelologjia dhe mendimi çifut?!”
“Në këtë pikë të shkrimit tonë, pas paraqitjes së këtyre fakteve kokëfortë, arrijmë në përfundimin se, besimi dhe mendimi i bashkësisë muslimane shiite, mbi virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të Ehli Bejtit të Muhmmedit (p.q.m.t.) mbi të tjerët, si dhe besimi se e drejta e drejtimit, qeverisjes dhe udhëheqjes, i përket ekskluzivisht vetëm këtyre anëtarëve të bekuar, mbështetet drejtpërdrejtë në argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famelartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë faktin e pamohueshëm, se vetë Allahu (f.m.t.), i ka dalluar, veçuar, lartësuar dhe ngritur, virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të anëtarëve të bekuar, të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), mbi virtytet dhe vlerat e të tjerëve. Tani do të përmendim disa ajetë kuranorë”.
Ajeti i Sfidimit të Jobesimtarëve
“Në ajetin 61, të Sures Ali Imran thuhet: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: “Ejani t’i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju. Më pas sinqerisht, të lutemi për mallkim dhe mallkimi i Allahu qoftë kundër gënjeshtarëve”.
“Ngjarja e sfidimit të jobesimtarëve, kalon në shumë përmbledhje hadithësh të vërtetë, të cilët zotërojnë zinxhirë të mirë dhe të vërtetë transmetimi. Si për shembull Muslim Nishaburiu, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtet të Muslimit), citon: “Kur zbriti ajeti 61, i Sures Ali Imran, i cili është si vijon: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: “Ejani t’i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju. Më pas sinqerisht, të lutemi për mallkim dhe mallkimi i Allahu qoftë kundër gënjeshtarëve”, Muhammedi (p.q.m.t.) pasi thirri pranë vetes së tij, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) pohoi: “Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!” (15)
“Ndërsa Ibn Kethir Dimeshki Selefiu kumton: “Xhabir Ibn Abdullahu rrëfen se me termin: “vetë ne”, nënkuptojmë, të dërguarin e Allahut (k.m.t.), Muhammedin (p.q.m.t.) dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), me termin: “bijtë tanë”, nënkuptojmë “Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe me termin: “gratë tona”, nënkuptojmë Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), në ajetin lartpërmendur kuranor”.
“Gjithashtu të njëjtin mendim ndan dhe Hakim Nishaburiu, i cili në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) shënon: “Ne na tregoi Ali Ibn Isai, se dëgjoi nga Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ezheriu, ky i fundit nga Ali Ibn Hixhriu, ky i fundit nga Ali Ibn Mes’heriu, ky i fundit nga Daud Ibn Ebi Hindiu, të njëjtin hadith, me hadithin e sipërcituar. Më pas ka shtuar: “Ndonëse hadithi i mësipërm, i përmbush të tëra kushtet, e parashtruara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, asnjëri nga këta të fundit, nuk e ka shënuar dhe përcjellur këtë hadith”. (16)
Ajeti i Pastrimit të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.)
“Ajeti 33, i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.
“Muslim Nishaburiu, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit), përshkruan: “Aishe Bint Ebi Bekri rrëfen: “Muhammedi (p.q.m.t.) doli jashtë në kohën e agimit, i veshur me një veshje të leshtë të zezë, vija-vija. Më pas pranë tij erdhi Hasan Ibn Aliu (p.m.t.), ndërsa Muhammedi (p.qm.t.), e mbuloi me veshjen e tij, pas tij erdhi Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) edhe këtë Muhammedi (p.q.m.t.), e mbuloi me veshjen e tij, më tej erdhi Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.) edhe këtë të fundit Muhammedi (p.q.m.t.), e mbuloi me veshjen e tij. Në fund erdhi Ali Ibn Ebi Talibi (p.mt.) edhe këtë Muhammed (p.q.m.t.) e mbuloi me veshjen e tij. Pastaj lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Ehli Bejti im! Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (17)
Ajeti i Përshëndetjes të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.)
“Në ajetin 56, të Sures Ahzab thuhet: “Më të vërtetë Allahu dhe engjëjt e Tij, e përshëndesin të dërguarin. O ju besimtarë, përshëndeteni të dërguarin dhe i dërgoni atij selam, me një nënshtrim të plotë”.
“Pas zbritjes së ajetit të mësipërm, bashkëkohësit e Muhamemdit (p.q.m.t.), e pyetën të dërguarin e Allahut (f.m.t.): “Vallë si do të të përshëndesim, o i dërguari i i Allahut (k.m.t.). Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) iu përgjigj kështu: “Thoni: “Allahumme Sali Ala Muhammedin ue Ali Muhammed, Kema Salejte Ala Ibrahime ue Ala Ali Ibrahim. Allahumme Barik Ala Muhammedin ue Ala Ali Muhammed, Kema Barekte Ala Ibrahime ue Ala Ali Ibrahim”. (Allahu im. Përshëndete Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit, Ashtu Siç Ke Përshëndetur Ibrahimin dhe Familjen e Ibrahimit. Allahu im. Begatoje Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit, Ashtu Siç Ke Begatuar Ibrahimin dhe Familjen e Ibrahimit)”.
“Të njëjtin mendim ndan dhe Muhammed Ibn Ismail Buhariu, i cili në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtëtë të Imam Buhariut, kumton: “Na tregoi Abdurrahman Ibn Ebi Lejlaja, se Ka’b Ibn Axhre, pasi u takua me këtë të fundit i shprehu: “Vallë a të të dhuroj një hadith, të cilën e dëgjova nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Ndërsa Abdurrahman Ibn Lejlaja iu përjgigj: “Po të lutem dhuroma!” “Më pas Ka’b Ibn Axhre shtoi: “Ne e pyetëm të dërguarin e Allahut (l.m.t.): “Vallë si do të të përshëndes ty dhe Ehli Bejtin tënd?!” “Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) ma ktheu: “Thuaj““Allahumme Sali Ala Muhammedin ue Ali Muhammed, Kema Salejte Ala Ibrahime ue Ala Ali Ibrahim. Allahumme Barik Ala Muhammedin ue Ala Ali Muhammed, Kema Barekte Ala Ibrahime ue Ala Ali Ibrahim”. (Allahu im. Përshëndete Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit, Ashtu Siç Ke Përshëndetur Ibrahimin dhe Familjen e Ibrahimit. Allahu im. Begatoje Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit, Ashtu Siç Ke Begatuar Ibrahimin dhe Familjen e Ibrahimit)”. (18)
Ajeti i Dashurisë Ndaj Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.)
“Në ajetin 23, të Sures Shura thuhet: “Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë”.
“Duke u nisur nga ajeti në fjalë, arrijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.), ka urdhëruar udhqimin e dashurisë, ndaj anëtarëve të bekuar të Farefisit të tij të Pastër dhe të Pafajshëm, pra ndaj Ehli Bejtit të tij. Shumica dërrmuese e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit sunnitë (muhaddithë), e kanë pohuar dhe mbështetur fuqishëm këtë çështje”.
“Në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Akideti’t-Tahauijjeti” (Shpjegimi i Besimit Tahauijje), Shejh Hasan Ibn Ali Thekkafi shënon: “Detyra e çdo besimtari musliman, është ushqimi i dahurisë ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.). Argumeni për këtë pohim është ajeti 23, i Sures Shura i cili është si vijon: “Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë”. “Më pas shtoi gjthashtu edhe ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Ehli Bejti im! Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (19)
“Për më tepër, analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre sqaroi: “Me lidhjen fort pas Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), nënkuptojmë ushqimin e dashurisë dhe respektit, ndaj këtyre anëtarëve të bekuar. Gjithashtu me këtë nënkuptojmë, dhënien rëndësi dhe përparësi të udhëzimit, mënyrës së jetesës, veprave, mendimeve, thënieve dhe miratimeve, të këtyre anëtarëve të bekuar, si dhe dhe dallimin, veçimin, lartësimin dhe ngritjen e cilësive të tyrë fisnike dhe vlerave të tyretë larta, mbi të tjerët”. (20)
“Më pas autori i kësaj vepre, Hasan Ibn Ali Thekkafiu, me synimin e sqarimi të termit “Dhi’l-Kurba” (Farefisi) dhe “Ehli Bejti” (Njerëzit e Shtëpisë) vijoi: “Me termin Ehli Bejti, nënkuptojmë të dërguarin tonë Muhammedin (p.q.m.t.), zotërinë tonë Imam Aliun (p.m.t.), zonjën tonë Fatime Zehranë (p.m.t.), zotëriun tonë Imam Hasanin (p.m.t.) zotëriun tonë Imam Husejnin (p.m.t.) si dhe pasardhësit e tyre”.
“Më tej analisti dhe vërtetuesi i veprës së lartpëmendur, Hasan Ibn Ali Thekkafiu shpjegoi: “Ashtu siç të tërë ne e dimë shumë mirë faktin, se ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, ka zbritur në shtëpinë e njërës, nga bashkëshortet e ndneruara të Muhammedit (p.q.m.t.), më saktësisht Ummu Selemesë. Ky ajet është si vijon: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij dhe mbuloi me veshjen e tij, Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.), ndërsa Imam Aliu (p.m.t.), qëndroi pas tij. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) e mbuloi me veshjen e tij dhe Imam Aliun (p.m.t.) dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Ehli Bejti im! Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë. (Pra ndonëse ti nuk je anëtare e Ehli Bejtit, je një njeri i mirë)”. (21)
“Tani si përfundim duam të shtrojmë pyetjet, për Ibn Tejmijjen dhe ndjekësit e tij: “Vallë a është e lejuar të themi, se duke u mbështetur, në ajetët kuranorë të lartpërmendur dhe në hadithët profetikë të sipërcituar, se thjesht mendimi, se virtytet dhe vlerat e familjeve të të dërguarve të Allahut (f.m.t.), përfshirë këtu dhe virtytet fisnike dhe vlerat e larta të Ehli Bejtit, janë mbi virtytet dhe vlerat e të tjerëve, është një mendim i epokës së padijes dhe një mendim, i cili është i frymëzuar nga besimi fetar, idelologjia dhe mendimi çifut?!”
“Vallë a mund të themi se Allahu i Madhëruar dhe i dërguri i Tij i dashur dhe i përzgjedhur Muhammedi (p.q.m.t.), qenkan frymëzuar nga epoka e padijes, ose qenkan frymëzuar, nga besimi fetar, ideologjia dhe mendimi çifut?!” (Allahu k.m.t. na ruajjtë!)
“A mos vallë Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, janë duke kundërshtuar dhe mohuar haptazi dhe qartazi ajetët kuranorë, pra vetë fjalët e Allahut (l.m.t.)?!”
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1. Imam Dhebidiu, “Tarihu’l-Arusi” (Historia e Dhëndrit), vëll. 2, fq. 436, Artikulli “Nesb” (Armiqësia Ndaj Ehli Bejtit).
2. Ibn Haxher Askalani, “Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari”, (Parathënia e Çlirimit të Qartë), fq. 460.
3. Hasan Ibn Ferhan Maliku, “Nahui’l-Inkadhi’t-Tarihi’l-Islami” (Kuptimi i Paralajmërimit në Historinë Islame), fq. 298, (viti i botimit 1418 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Letrave të Jemames”, Amman, Jordani.
4. Ibn Habbani, “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Hibbanit), vëll. 15, fq. 435.
5. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 162, Analiza dhe Vërtetimi nga Mustafa Abdulkadir Ata, (viti i botimit 1411 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.
6. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 5, fq. 643, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
7. Hafidh Hemeuejni, “Feraidu’th-Thimtejni” (Njerëzit e Përzgjedhur), vëll. 2, fq. 40, (viti i botimit 373 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 984 sipas kalendarit gregorian); Harezmi “Menakib” (Rrëfenjat), fq. 279, (viti i botimit 291 sipas kalendarit të shpërnguljes islame / viti 904 sipas kalendarit gregorian); Muhammed Ibn Dimeshkiu, “Xheuahiru’l-Metalibi” (Gurët e Çmuar të Synimeve); Muhammed Ibn Dimeshkiu, “Shafii” (Shëruesi) vëll. 1, fq. 174.
8. Ebu Bekr Ahmed Ibn Musa Ibn Meredeuije Isfahani, “Menakibu’l-Ali Ibn Ebi Talibi”, (Rrëfenjat e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)); Ebu Bekr Ahmed Ibn Musa Ibn Merdeuije Isfahani, “Ma Nezele Mine’l-Kur’ani Fi Ali” (Shpalljet Kur’anore Për Imam Aliun (p.m.t.)), fq. 76.
9. Ibn Tejmijje, “Mexhmua’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 1, fq. 145; Ibn Tejmijje, “Teuessul ue’l-Uesile” (Mbështetja dhe Ndërmjetësimi) fq. 7.
10. Fahruddin Raziu, “Tefsiru’r-Razi” (Komentimi i Raziut), vëll. 13, fq. 39.
11. Dijetar Alusiu, “Tefsiru’l-Alusi” (Komentimi i Alusiut), vëll.7, fq. 195.
12. Salih Shamiu, “Sebilu’l-Huda ue’r-Reshadi” (Rruga e Udhëzimit dhe Maturimit), vëll. 1, fq. 260.
13. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 3, fq. 269.
14. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 1, fq. 6.
15. Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll. 7, fq. 120, Analiza dhe Vërtetimi nga Muhammed Ali Sebihu, Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban; Vepra me Titull: “Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.qm.t.), Kreu me Titull: “Virtytet e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Kajro, Egjipt; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 185; Imam Tirmidhiu, “Sahihu’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Tirmidhiut), vëll. 5, fq. 596; Ebu Hakim Nishaburiu, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit), vëll. 3, fq. 150; Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 7, fq. 60; Imam Taberiu, “Tefsiru’t-Taberi” Komentimi i Taberiut), vëll. 3, fq. 212; Ibn Haxher Askalani “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e Mensurit), vëll. 2, fq. 38; mniu “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), vëll. 2, fq. 293.
16. Hafidh Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Ibni’l-Kethiri” (Komentimi i Ibn Kethirit), vëll.1, fq. 379.
17. Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll. 7, fq. 130, Hadithi Nr: 130, Hadithi Nr: 6414, Vepra me Titull: “Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), Kreu me Titull: “Virtytet e Ehli Bejtit (p.m.t.)”.
18. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” 9Përmbledhjet e Hadithë ëtë Vëtët të Imam Buhariut), vëll.4, fq. 119, Hadithi Nr: 3405, Vepra Me Titull: “Madhështia e Krijimit”
19. Shejh Hasan Ibn Ali Thekkafiu, “Sherhu’l-Akideti’t-Tahauijjeti” (Shpjegimi i Besimit Tahauijje), fq. 653.
20. Shejh Hasan Ibn Ali Thekkafiu, “Sherhu’l-Akideti’t-Tahauijjeti” (Shpjegimi i Besimit Tahauijje), fq. 654.
21. Shejh Hasan Ibn Ali Thekkafiu, “Sherhu’l-Akideti’t-Tahauijjeti”, (Shpjegimi i Besimit Tahauijje), fq. 655; Imam Tirmidhiu, “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Tirmidhiut), Një Hadith i Shënuar Nga Amr Ibn Selemeja; Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), Një Hadith i Shënuar Nga Aishe Bint Ebi Bekri”.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të