Ish komandanti i NATO-së qëndron prapa puçit në Turqi
Ish komandanti i forcave të NATO-së në Afganistan, gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane John Cambel është organizator i tentim grushtetit të dështuar ushtarak në Turqi, ka publikuar sot e përditshmja turke “Jeni shafak”, duke u thirrur në burime të afërta me hetimet e kryera.
Gjenerali Cambel është”njëri nga figurat kyçe i cila ka organizuar dhe kontrolluar ushtarët të cilët tentuan të kryejnë grushtshtet ushtarak në Turqi”, ka shkruar e përditshmja konservative në botimin e saj në gjuhën angleze.
“Jeni shafak” është i njohur për mbështetje lojale dhënë kryetarit të Turqisë Rexhep Tajib Erdoganit, i cili ishte cak i tentimit të puçit ushtarak në Turqi.
Sikurse cek kjo gazetë, Cambel ”njashtu ka udhëhequr me transaksionet në vlerë prej dy miliard dollar nëpërmjet bankës nigeriane UBA Bankë. Duke shfrytëzuar lidhjet e t’ia me CIA-në, ndërsa të hollat i shpërndante puçistëve ushtarak në Turqi”.
Gjenerali i pensionuar amerikan “dy herë e ka vizituar sekret Turqinë në mes majit dhe 15 korrikut, kurrë është kryer tentimi i puçit ushtarak, për të cilin pushtetarët turk e akuzojnë” organizatën terroriste të Fetullahut (FETO)”.
Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu ka paralajmëruar se marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin mund të përkeqësohen në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ekstradojnë liderin fetar mysliman Fetullah Gylenin i cili jeton një kohë të gjatë në Pensilvani të SHBA-së.
Burimi: sputniknews