Afganistan

Kryetari Karzai: SHBA nuk i trajton afganët si njerëz

Kryetari i Afganistanit, Hamid Karzai tha se SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë nuk kanë respekt për jetën e civilëve dhe kulturës afgane.


    Sipas raporteve, Karzai në një intervistë me The Sunday Times ka thënë: Kjo për tërë 12 vjet ishte një prej lutjeve të vazhdueshme për   Amerikën për të trajtuar jetën e civilëve tanë si jetën e njerëzve.


     Kryetari afgan, gjithashtu, e akuzoi Uashingtonin për financimin e  firmave private të sigurisë, duke i cilësuar ato si milici që nuk respektojnë ligjint, të korruptuara dhe grabitës në autostrada.


     Kryetari Karzai thotë se ai nuk e ka pa asnjë të mirë nga prania amerikane në Afganistan, duke zbuluar më tej hendekun midis Kabulit dhe Uashingtonit.


     Tensioni është duke vluar mes Kabulit dhe Uashingtonit rreth një pakti dypalësh të sigurisë, kryetari afgan e ka zbuluar se tani ka një ndërprerje të plotë të besimit në mes të dy vendeve.