Mehdiu, imami i shumëpritur
Allahu i Madhëruar thotë: Por vullneti Ynë është që t’i japim mirësi atyre
të shtypurve në tokë, t’i bëjmë prijës e trashëgimtarë. (Sure Kasas, ajeti 5)
As civilizimi, as përparimi e as integrimi nuk kanë arritur të
lehtësojnë dhimbjet e njeriut qoftë edhe një përqindje të vogël. Po ashtu, as
“elektronika gjigande”, e cila ka arritur të zgjidhë miliona problema
matematikore, nuk ka arritur të zgjidhë problemet e njeriut që shtohen dita ditës.
As avioni gjigand “konkord” i cili transporton njeriun nëpër kontinente, nuk ka
arritur të pastrojë lodhjet e njeriut me shpejtësinë e tij të madhe që fluturon.
Vërtet, koha ka përparuar nga ana materiale, siç janë arritja në hënë, ndarja e
qelizës, etj, por asgjë nuk ka arritur të përparojë në botën e njeriut me
përjashtim të një sasie sa është përmasa e gishtit të dorës kur është e
mbyllur. Shkenca e sotme arriti ta dërgojë njeriun në hënë, por nuk ka arritur
ta dërgojë njeriun në të vërtetën e tij, ta njohë atë me vetveten dhe me
Krijuesin e tij!
Vërtet shkenca e biologjisë arriti të deportojë në thellësitë e natyrës dhe të studiojë sekretet e saj, por ajo nuk ka arritur të deportojë në thellësi të njeriut që të zbulojë dhe të studiojë shpirtin dhe mendjen e tij. Edhe pse janë shkruar mjaft për njeriun por asgjë nuk është shtuar për njohjen e plotë të tij. Kjo nga njëra anë.
Nga ana tjetër, shikojmë një garë rreth armatosjes, për të cilën shpenzohen me miliarda e miliarda, euro a dollarë, në kohën që njeriu nuk gjen kafshatën e gojës!!! Pas përparimit të shkencës e të tekonologjisë, pas garimit të armatosjes, çfarë shhohim? Asgjë tjetër me përjashtim të varfërisë, urisë, sëmundjeve, paditurisë, degjenerimit moral, etj.
Pra, bota është e zhytur në errësirë, dhe në çdo vend njerëzimin e shtrëngojnë prangat e saj. Nuk gjendet drejtësi e as përkujdesje. Të shumta janë plakartat nëpër duar e nëpër mure që ftojnë për drejtësi e për mbrojtje të të derejtave, por në realitet shihet e kundërta. Në mesin e kësaj errësire, padejtësie e çoroditjeje qëndron njerëzia e mpiksur e hutuar dhe gati e pashpresë duke kërkuar shpëtim. Ajo kërkon rrugëdalje.
Dhe papritur ajo shikon një dritë që shfaqet nga skaji më i largët i errësirës, e cila është drita e shpëtimit, drita e lirisë, e drejtësisë dhe e të drejtave. Meqenëse ndodhet larg tyre, ata duhen të përpiqen e të heqin pengesat e kësaj drite me qëllim që të mbërrijë tek ata. Ajo dritë është drita e cila do të mposhtë errësirën. Ajo është drita e rizgjimit dhe e reformimit të njerëzve.
Megjithë ndryshimet e mendjeve të njerëzve , ata të gjithë besojnë në atë dritë, sepse drita është një ndërsa errësirat janë të shumta, siç e përmend edhe Kur’ani “ I nxjerr ato prej errësirave në dritë”.
Kësaj drite i kanë vendosur emra të ndryshëm. Jahuditë besojnë se është Musai (paqja qoftë mbi të!), të krishterët besojnë se është Isai (paqja qoftë mbi të!), budistët besojnë se është Buda. Deri edhe markistët besojnë në ardhjen e një reformuesi. Ata besojnë se shtresa e proletariatit do të jetë triumfuese në fundin e zamanit. Është e ditur se kjo shtresë nuk triumfon pa pasur një udhëheqës që t'i drejtojë ata në bregun e triumfit. Kjo do të thotë se edhe markistët besojnë në ardhjen e shpëtimtarit.
Bernard Rasel thotë: “ Vërtet bota është në pritje të një shpëtimtari që do të bëjë unitetin e saj nën flamurin e përbashkët dhe nën parrullën e përbashkët”.
Fizikanti i njohur Albert Ajnshtain ka thënë: “ S`ka dyshim se nuk është e largët ajo ditë në të cilën e gjithë bota do të hyjë në paqë dhe kthjelltësi. Në atë ditë njerëzit do të jenë të dashur dhe vëllezër me njëri tjetrin”.
Ndërsa myslimanët (synitë dhe shiitë) besojnë se kjo dritë do të jetë imam Mehdiu (Allahu ia shpejtoftë ardhjen). Për këtë ata bazohen tek thëniet e Protetit të tyre, Muhahemdi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjern e tij!), i cili është vula e profetësisë dhe se ai nuk flet nga vetja e tij, por çdo thënie që ai thotë ajo është shpallje siç thotë edhe Kur’ani i shenjtë: “Ai nuk flet nga vetja e tij, por ato janë shpallje të shpallura”. (Sure Nexhm, ajetet 3-4). Mirëpo, disa nga dijetarët e Ehli Sunetit thonë se ai nuk ka lindur.
Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: Sikur në këtë botë do të ketë vetëm një ditë jetese, Allahu do ta zgjasë atë ditë derisa të vijë udhëheqësi ynë i Ehli Bejtit, i cili do ta mbulojë tokën me mirësi dhe drejtësi, mbasi ajo u mbush me padrejtësi dhe devijim.
Nëse burimet shiite përmendin dhjetëra hadithe të profetit rreth imam Mehdiut, burimet e Ehli Syneti përmendin me qindra hadithe të profetit që flasin për imam Mehdiun.
Kush është imam Mehdiu?
Ai është Muhamedi i biri i Hasanit, i biri i Aliut, i biri i Muhamedit, i biri i Aliut, i biri i Musait, i biri i Xhaferrit, i biri i Muhamedit, i biri i Aliut, i biri i Huseinit, i biri i Aliut, i biri i Ebu Talibit (Paqja qoftë mbi ta!).
Imam Muhamed Mehdiu (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij!) ka lindur në Samarra në vitin 255 të hixhrit.
Për imam Mehdiun (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij!) ka dy të fshehta: Fshehja e shkurtër dhe Fshehja e gjatë.
Fshehja e shkurtër
Kjo fshehje filloi me lindjen e imamit Mehdiut (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij!), në vitin 255 të hixhrit dhe përfundoi me vdekjen e përfaqësuesit të tij të katërt në vitin 328 të hixhrit. Gjatë fshehjes së shkurtër imami kontaktonte me pasuesit e tij nëpërmjet përfaqësuesve të tij në mënyrë të fshehtë. Ata përfaqësues ishin:
1- Uthman ibn Said El Umerij.
2- Muhamed ibn Uthman El Umerij.
3- Husein ibn Ruh En Neubekhtij
4- Ali ibn Muhamed Es Semerij.
Fshehja e gjatë
Kjo fshehje ka filluar kur vdiq
përfaqësuesi i katërt i imam Mehdiut (Allahu e shpejtoftë ardhjen
e tij!), në vitin 328 të hixhrit, dhe do të vazhdojë derisa të urdhërojë
Allahu ardhjen e tij.
Këtu lind pyetja:
Si ka mundësi që imam Mehdiu të jetojë kaq gjatë pa e arritur pleqëria dhe më pas vdekja?
Sipas argumenteve logjik, historik dhe atyre shkencorë, çështja e jetëgjatësisë ndodhet në kornizën e mundësisë.
Argumenti shkencor
Shkenca e sotme ka konstatuar se njeriu mund të jetojë më tepër se mosha normale! Përshemull: Zemra ka mundësi që të shpërndajë gjak tek qelizat për një periudhë të gjatë. Po ashtu edhe mendja, ka mundësi që ta vazhdojë veprimin e saj dhe të ruajë ekuilibrin e organeve të tjera për një periudhë kohore më tepër se njëzet mijë vjet. Këto shifra i ka konstatuar revista Egjyptiane “El Muktataf”, revista “El Hilal”, po ashtu edhe disa revista të tjera shkencore siç është “Rijderzdasht”.
Doktor Aleksis Karl thotë: “S’ka dyshim se njerëzit i hapin varret e tyre me dhëmbët e veta…!
Kjo është një e vërtetë e hidhur, por duhet pranuar se të ngrënit e tepërt shkaktojnë sëmundje dhe lodhje. Disa dijetarë thonë: Nuk gjendet as në mjekësinë e shkuar e as në të sotmen rregull më i përsosur për të ushqyerit sesa rregulli që gjendet në ajetin e Kur’anit, “Hani e pini e mos shpenzoni tepër”. (Sure A'raf, ajeti 31).
Ata njerëz që hanë tepër, flejnë gjatë, përdorin drogë, pijnë alkool, dhe duhan, ata jetojë më pak se ata që nuk i përdorin këta gjëra. Pra, ç’do gjë dëmtuese për trupin sjell një seri dhimbjesh dhe lodhjesh, dhe së fundi është vdekja e parakoheshme.
Në një hadith thuhet se: “Nëse shtohet prostitucioni (zinaja) shtohen vdekjet e papritura”.
Ky hadith sqaron një të vërtetë shkencore që është: Mardhëniet seksuale ilegale transportojnë sëmundje të ndyta, të cilat, siç dëshmon edhe shkenca, ato ndihmojnë tepër në dobësimin e zemrës dhe në goditjet forta të saj, ku nëpërmjet tyre shtohen edhe vdekjet e papritura përshkak të infrakteve, ndalimit të qarkullimit të gjakut e të ngjashme me to. Edhe sot dëgjojmë se ka njerëz që janë në moshën mbi 100 vjeçare dhe akoma jetojnë. Ndoshta një person pyet: Si mund të ketë përshtatshmëri në mes kësaj thënie dhe thënies së Allahut të Madhëruar: “Dhe kur atyre u vjen koha (vdekja) nuk vonohet e as uk shtyhet. (sure Junus, ajeti 49). Në realitet nuk gjendet kundërshtim mes dy thënieve, sepse Allahu i Madhëruar në këtë ajet nuk ka thënë që jeta e njeriut përfundon në moshën shtatëdhjetë vjeçare, apo njëqind vjeçare, apo...
Atëherë ne pyesim: Në cilin libër përmendet se mosha e njeriut është kaq vjet? S’ka dyshim se nuk gjendet. Pra, në pikëpamjen shkencore jetëgjatësia e njeriut është e mundshme.
Argumenti historik
Përsa i përket historisë, ajo ka ruajtur në arshivën e saj gjigande mjaft thënie të cilat flasin për njerëz që kanë jetuar gjatë siç janë Selman Farisiu, Abas ibn Abdul Mutalibi, e të tjerë. Argument më i përsosur për këtë çështje është thënia e Kur’anit famëlartë për profetin Nuh (paqja qoftë mbi të!): “Ai qëndroi në kombin e tij një mijë pa pesë dhjetë vjet” (Sure Ankebut, ajeti 14)
Myslimanët besojnë se katër të dërguar janë akoma gjallë. Dy prej tyre jetojnë në tokë dhe dy të tjerë në qiell. Ata që jetojnë në tokë janë: Iljasi (paqja qoftë mbi të! dhe Hidri (paqja qoftë mbi të!), ndërsa ata që jetojnë në qiell janë Idrisi (paqja qoftë mbi të!) dhe Isai (paqja qoftë mbi të!). Atëherë, përse të habitemi për jetëgjatësinë?! Nga ana logjike dhe filozofike thuhet se: Çdo gjë që logjika e shëndoshë nuk e kundërshton dhe as nuk e mohon ndodhinë e saj, atëherë ajo është e mundshme.
Më lart përmendëm jetëgjatësinë e profetit Nuh (paqja qoftë mbi të!) dhe se katër të dërguar janë akoma gjallë. Atëherë, si është e mundur që të pranohet jetgjatësia e Nuhut dhe e profetëve të tjerë dhe të mohohet jetëgjatësia e imam Mehdiut?! Vallë, a mos jemi prej atyre për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: ...Mos vallë, një pjesë të Librit e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?!... (Sure Bekare, ajeti 85)
Besimi në praninë e imam Mehdiut është i njëjtë me besimin e myslimanëve në mrekulli, sepse mrekullia ka kuptimin e anullimit të një ligji të zakonshëm me sjelljen e një ligji tjetër të fshehur dhe të jashtëzakonshëm, gjë që vazhdon edhe në ditët e sotme.
Kur’ani famëlartë na tregon se Allahu i Madhëruar anulloi mjaft ligje të zakonshme me qëllim që të mbronte të dërguarit e Tij. Allahu e anulloi ligjin e gravitetit, nxehtësisë, funksionin e rrezeve e ndryshme që gjenden në kozmos, e shumë ligje të tjera të fizikës, në kohën e ndodhisë së Israsë dhe Mi’raxhit të Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), të cilën e përmend Kur’ani i shenjtë në suren Isra, ajeti 1: “I lartësuar është Ai që robin e Tij e udhëtoi natën nga Meka në xhaminë Aksa të cilën e kemi bekuar përreth tij me qëllim që të shfaqim atij argumentat tona”.
Po ashtu Allahu anulloi ligjin e djegies së zjarrit në mbrojtje të hazreti Ibrahimit (paqja qoftë mbi të!) nga djegia kur tha: “Ne thamë: O zjarr bëhu i ftohtë dhe paqe për Ibrahimin.” (Sure Enbija, ajeti 69) Vërtet, Allahu i Plotfuqishëm kishte mundësi që të dërgonte stuhi, të grumbullonte retë dhe të zbriste shi për të fikur zjarrin që të shpëtonte Ibrahimin prej djegies. Por, jo. Ai nuk e bëri atë gjë. Përse? Sepse Allahu donte që ai mbret i pafuqishëm e mizor (Nemrudi), i cili pretendonte se ishte më i fuqishmi, të njihte fuqinë e vet joreale.
Vëllezër dhe motra! A e keni lexuar suren Kehf? A e dini se ç’farë veproi Allahu me ata djem besimtarë? Ai i vuri në gjumë për një kohë treqind e nëntë vjet. (Lexo Suren Kehf, ajeti 9- 22).
Në Kur`anin famëlartë në suren e bekuar Jasin thuhet: “Nëse Ai dëshiron të bëjë diçka thotë bëhu e ajo bëhet”. Pra, asgjë nuk është e vështirë për Allahun e Madhëruar.
Përsëri lind pyetja: Si do të jetë e mundur që të gjthë botën ta udhëheqë një shtet i vetëm”?
Kur`ani famëlartë në disa ajete të tij dëshmon se bota do të udhëhiqet nën hijen e një shteti të vetëm, me kulturë të përbashkët që është Islami. E njëjta gjë thuhet edhe tek hadithet që flasin për udhëheqjen e botës nën flamurin e imam Mehdiut (Allahu ia shpejtoftë ardhjen). Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është i cili dërgoi të dërguarin e tj me udhëzim dhe vërtetësi që të dominojë feja e tij edhe pse e kundërshtojnë mushrikët (politeistët)”. Për t`iu përgjigjur pyetjes së lartëpërmendur se si do të jetë e mundur që bota të udhëhiqet nga një shtet i vetëm, themi:
1- Pas mbarimit të luftës së dytë botërore dijetarët përcillnin mendime që tërhiqnin vëmendjen e gjithë botës. Ata thoshin: Me qëllim që të mos biem në luginën e luftës së tretë duhet patjetër që të formohet një shtet i përbashkët me kulturë të përbashkët që të udhëheqë gjithë botën. Dijetarët shtojnë se shkak i luftrave janë padrejtësia dhe injoranca. Është e vërtetë se padrejtësia në të cilën është zhytur njerëzia deri tek qimet e kokës së saj dhe injoranca e cila e tërheq atë drejt luginës së saj, janë shkaktarët më të rrezikshëm për rendin, qetësinë, stabilitetin, unitetin, etj!. Prandaj, nuk gjendet rrugë tjetër shpëtimi prej hijes së luftës së tretë botërore, veçse me të formimin e një shteti të vetëm që të udhëheqë mbarë botën.
2- Sociologët dhe psikologët kanë konstatuar se: Baza e vetme për ndërtimin e një shteti të përbashkët është pjekuria mendore dhe përsosmëria e mendimeve. Sa më shumë të shtohet pjekuria mendore tek njerëzit aq më tepër shtohet aftësia e pranimit për të jetuar nën udhëheqjen e një shteti të vetëm dhe me kulturë të përbashkët.
Nëse sot është formuar një shtet, i cili udhëheq më shumë se një milard njerëz, siç janë Kina dhe India, a gjendet problem në formimin e një shteti që të udhëheqë pesë milliard njerëz apo më shumë? Sigurisht që nuk gjendet as më i vogli problem për këtë gjë. Ai shtet do të jetë shteti i imam Mehdiut (Allahu ia shpejtoftë ardhjen!).
O Zoti ynë! Ne dëshirojmë nga Ty që me shtetin e nderuar (të imam Mehdiut) të lartësosh Islamin dhe pasuesit e tij. Të poshtërosh hipokrizinë dhe ndjekësit e saj. Të na bësh neve në atë shtet prej thirrësve në bindjen ndaj Teje, udhëheqës në rrugën Tënde. Për hir të atij shteti të na dhurosh dinjitet në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër. Amin ja rabel alemijn!
Allahu na bëftë prej pranuesve të të vërtetave dhe prej ndjekësve të tyre!