Thaqi marshon me homoseksualët, ndërsa Vatikan shkarkon priftin homoseksual..!
Organizata Botërore e Shëndetësisë më 17 maj 1990 e hoqi homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve apo çrregullimeve mentale dhe pranoi homoseksualitetin si variant normal të seksualitetit njerëzor.
Thaçi dhe disa deputet tjerë të Kosovës marrin pjesë në marshin për komunitetin LGBT të homoseksualëve në Prishtinë. Në marshin për këtë komunitet Thaçi tha se ‘të gjitha të drejtat e çdo qytetari, të çdo komuniteti janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje”.
Ndërsa të
njëtën ditë të këtij marshi Vatikani ka shkarkuar një prift, i cili të shtunën
njoftoi se është homoseksual.
Monsinjori polak Kryzstof Charamsa, pranoi se është homoseksual dhe se ka partner pak para nisjes së një sinode në të cilën pritet të diskutohet vendi i homoseksualëve në Kishë.
Prifti në një video të postuar në Facebook, pranoi se është homoseksual ndërsa bëri thirrje për ndryshimin e qëndrimeve të Kishës ndaj homoseksualëve.