Organizata Amnesty International: Ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite
Organizata Amnesty International ka shprehu shqetësimin e saj për rritjen e numrit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, të cilët janë mbajtur nën arrest deri në 600 vetë, me vendime administrative ilegale.
Amnesty International ka dënuar përdorimin e vendimeve administrative ilegale për të burgosë palestinezët dhe kërkoi nga Tel Avivi lirimin e të gjithë të paraburgosurëve administrativ apo për t'u dhënë atyre një gjykim të drejtë.
Në vazhdim në deklaratë shkruan:
Siç dihet, Izraeli në përgjithësi përdor paraburgimin administrativ kundër palestinezëve, ku ai ndalon individët pa aktakuza për periudha të paspecifikuara kohore. Autoritetet izraelite refuzojnë për të zbuluar akuzat ndaj tyre, duke pretenduar se ajo është një sekret i cili pengon punën e avokatëve të tyre.
Ajo e përshkroi paraburgimin administrativ si arbitrare dhe bëri thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurit administrativ.
Hilal Alloush, kryetar i të drejtave të njeriut në Palestinën e pushtuar në vitin 1948 dhe i fushatës së anti-racizmit në Amnesty International, tha në një deklaratë të dielën, se greva e urisë që zhvillohet nga të burgosurit administrativ ka për qëllim për të provuar mosekzistencën e akuzave të vërteta kundër atyre që do të detyrojnë autoritetet izraelite për lirimin e tyre.
Hilal Alloush theksoi se pushteti izraelit përdor paraburgimin administrativ si një armë politike për të frikësuar palestineze aktivistë politikë, parlamentarët dhe akademikët.
Burimi: Middle East Monitor