PAPA: ISIS- barbarët gjakatar që njollosin emrin e Zotit
Papa Françesko, një natë para ditës së Pashkëve, në fjalimin e tij në Koloseun e Romës për të Premten e Mirë, ka dënuar, siç ka thënë ai, “dhunën e paprecedent” të militantëve islamikë. Në të Premten e Mirë, të krishterët festojnë ditën kur Jezusi ishte kryqëzuar.
Ata (ISISI) sipas tij, përdhosën emrin e Zotit duke kryer akte terroriste dhe fundamentaliste në emrin e tij.
Nën një atmosferë emocionale dhe me forca të shtuara të sigurisë, Papa i Romës, sulmet terroriste në Belgjikë, që lanë të vrarë njerëz nga dhjetëra vende të botës, i quajti “shenjë lufte”.
Papa, po ashtu iu referuar edhe vrasjeve të krishterëve me heqje koke në Lindjen e Mesme.
“O kryqi i Krishtit, sot të shohim të ngritur në motrat dhe vëllezërit tanë të vrarë, të djegur për së gjalli, të prerë në fyt dhe me kokë të prera nga barbarët gjakatarë mes heshtjes frikacake.”
“O kryqi i Krishtit, sot ne të shohim në fytyrat e fëmijëve, të grave dhe njerëzve, të lodhur e të frikësuar, të cilët ikin nga luftërat dhe dhuna dhe të cilët shpesh rrugën e vetme që gjejnë është vdekja dhe shumë (Pontius) Pilate që lajnë duart e tyre”, iu ka adresuar Papa mijëra njerëzve nga “Palatine Hill”.