Irani përjashtohet përsëri nga Garat Kur’anore në Egjipt
Egjipti ka refuzuar të ftojë Iranin, Turqinë dhe Katarin të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në këtë shtet të Afrikës Veriore.
Sipas faqe Web al-Shuruk, Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit si vitin e kaluar i ka përjashtuar tri shtetet nga Garat Kur’anore Ndërkombëtare.
Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit tha në një deklaratë se ajo ka ftuar 70 vende, 41 prej të cilave kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në gara.
Ai shtoi se qyteti port i Sharm el-Shejh do të presë këtë ngjarje Kur'anore në prill prej dates 10-14, prill, 2016
Deklarata vuri në dukje gjithashtu se ekspertët e Kur'anit nga nëntë vende, duke përfshirë Kuvajtin, Senegalin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sudanin do të formojnë panelin e gjyqtarëve.
Refuzimi Kajros, Egjiptit, për të ftuar tri shtetet muslimane në Garat Ndërkombëtare Kur’anore vjetore është padyshim një lëvizje e motivuar politikisht.
Është për të ardhur keq që Egjipti ka marrë një vendim të tillë për të politizuar dhe, kështu ka nxirë një program Ndërkombëtar Kur'anor, që përndryshe mund të shërbejë si një vend për rritjen e Unitetit Islamik, diçka që Ummeti Musliman ka nevojë më shumë se kurrë.
Iran, ndryshe nga Egjipti, njeh rolin e rëndësishëm të aktiviteteve Kur'anore në promovimin e unitetit musliman dhe kjo është arsyeja pse Republika Islamike fton hafëz egjiptian të Kur'anit dhe hafizë në të gjitha ngjarjet e saj ndërkombëtare Kur'anore.
Për më tepër, ekspertë të lartë egjiptianë të Kur’anit kanë vizituar shpesh Iranin dhe morën pjesë në Seancat Kur’anore të këndimit të Kur’anit në qytete të ndryshme të Iranit.