Vallë a e Vranë Mulimanët Shiitë Imam Husejnin
Komisioni i Dijetarëve Shiitë
Turqizoi: Ozan Kemal Sarıalioğlu
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të Komisionit të Dijetarëve Shiitë, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është dhënia përgjigje e pyetjes, e cila ka kohë që është shtruar padrejtësisht: “Vallë a e vranë muslimanët shiitë, Imam Husejnin (p.m.t.)?!” Pas shtjellimit të këtij artikulli, me lejen dhe vullnetin e Allahut (xh.sh.), do të kemi bërë të mundur, rrëzimin e një aludimi të gënjeshtërt dhe të rremë, të cilin për një kohë të gjatë, janë orvatur që t’ia veshin në mënyrë të padrejtë, bashkësisë muslimane shiite”.
Përmbledhje
“Ndonëse tekstët kokëfortë dhe të vërtetat e pamohueshme historikë, shfaqin me tërë lakuriqësinë e tyre, identitetin e vrarësve, të Imam Husejnit (p.m.t.), disa pseudodijetarë uehhabistë, me prirje emeuiste edhe sot e kësaj dite, në burimet, veprat, adresat dhe faqet e tyre të internetit, orvaten ditë e natë në fshehjen e të vërtetës dhe në mashtrimin e bashkësisë muslimane në mbarë botën. Në veprën e tij “Irshadi” (Udhëzimi), Shejh Mufidi (k.m.t.), pasi ka shtruar pyetjen: “Vallë a e vranë muslimanët shiitë, Imam Husejnin (p.m.t.)?!”, ka sqaruar se disa dijetarë kanë aluduar se, ishin pikërisht muslimanët shiitë, ata të cilët e vranë Imam Husejnin (k.m.t.) dhe se ai ndan të njëjtin mendim me këta dijetarë. Ndërsa në ditët e sotme, disa dijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë bërë dhe bëjnë orvatje kosolale, duke u orvatur me mish e me shpirt, që të akuzojnë dhe të fajësojnë, në mënyrë të padrejtë muslimanët shiitë, mbi vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, që nga ngjarja e hidhur e Kerbelasë, deri në ditët tona janë orvatur duke përdorur të tëra mjetet dhe mënyrat që zotërojnë, me synimin e akuzimit dhe fajësimit të sjelljes dhe qëndrimit të Imam Husejnit (p.m.t.), duke e mbajtur përgjegjës për shqetësimet dhe trazirat e ndodhura, si dhe për kryengritje ndaj autoritetit madhor shtetëror (udhëheqjes së Jezid Ibn Ebi Muauijes), në atë epokë te errët dhe të zymtë të historisë islame dhe duke i dhënë padrejtësisht të drejtë, dhunuesit, mizorit, shtypësit, tiranit dhe uzurpuesit Jezid Ibn Ebi Muauijes, duke e cilësuar paturpësisht si prijësin e gjashtë të drejtë të bashkësisë muslimane. Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qaje emeuiste, shfrytëzuan dhe disa hadithë të dobët të Muhammedit (p.q.m.t.), në të cilat urdhërohet vrasja e shkaktarit të përçarjes, shqetësimeve dhe trazirave, në gjirin e bashkësinë muslimane. Madje këta pseudodijetarë, me qasje emeuiste, u treguan aq të pacipë dhe të pafytyrë, sa shkuan deri aty sa thanë se Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), u vra nga shpata e gjyshit të tij Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, i vunë kapakun hermetik këtij aludimi të gënjeshtërt dhe të rremë, duke thënë se janë mbështetur, në burimet dhe veprat e disa dijetarëve shiitë, të cilët paskan pohuar se banorët e qytetit irakian të Kufes, e kanë cilësuar Imam Husejnin (p.m.t.), si një musliman shiit, i cili është vrarë pikërisht nga muslimanët shiitë”.
“Në këtë pikë të artikullit tonë, do të shpalosim disa aludime, të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste:
“Vallët Cilët Mallkoi Imam Husejni (p.m.t.)?!”
“Ahmed Katibi dhe disa njerëz, të cilët ndajnë të njëjtin mendim, kumtojnë se Imam Husejni (p.m.t.) ka mallkuar muslimanët shiitë në këtë mënyrë:
“O Allahu im! Jepi dhe pak kohë kësaj bashkësie në këtë botë dhe më pas copëtoji copë-copë dhe mos cakto kurrë kujdsetarë nga ata! E bëj këtë lutje sepse fillimisht, ata u thirrën për të na ndihmuar, ndërsa më pas treguan armiqësi dhe na vranë”. (“Irshadi” (Udhëzimi), Shejh Mufidi, vëll. 2, fq. 110)”
“Republika Islame Iraniane, Duhet të Kërkojë Ndjesë Publike, për Vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.)!”
“Madje disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë shkuar shumë larg, duke aluduar se ata e respektojnë dhe e nderojnë deri në atë masë, Dinastinë e Pafajshme dhe të Pastër të Farefisit të Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë, ata kanë shpalosur një sërë ankimesh dhe kërkesash të çuditshme”.
“Disa muslimanë shiitë egjiptianë, të cilët aludojnë se e kanë prejardhjen, nga Dymbëdhjetë Imamët e Pafajshëm Shiitë, pasi e kanë cilësuar vetveten si “muslimanët e ndershëm”, i kanë dërguar zyrtarisht një letër, të përditshmes së njohur egjiptiane të “Haimes” (Mbrojtëses), e cila ia ka drejtuar Republikës Islame Iraniane. Përmbajtja kryesore e kësaj letre, ishte mesazhi se Republika Islame Iraniane, duhet të kërkojë ndjesë publike, për vrasjen e Imam Husejnit” (p.m.t.)”.
“Madje këta muslimanë shiitë egjiptiane, aludojnë se duhet t’i paguhet një e pesta dhe një e dhjeta për çdo shitblerje trualli, në Republikën Islame Iraniane. Këta muslimanë shiitë egjiptianë, aludojnë se duke u nisur nga fakti se rrjedhin nga Dymbëdhjetë Imamët e Pafajshëm Shiitë, e kanë cilësuar vetveten si “Sejjidë” (Zotërinj)”.
“Përgjegjësi i këtyre “muslimanëve të ndershëm”, në letrën e dërguar zyrtarisht, të përditshmes së njohur egjiptiane të “Haimes” (Mbrojtëses), ka cituar: “Duke u mbështetur në argumentët kokëfortë historikë, të muslimanëve shiitë, të cilët në ditët tona, jetojnë në pjesën dërrmuese, të qytetëve irakianë dhe iranianë, arrijmë në përfundimin se etërit e tyre, janë pikërisht ata të cilët kana vrarë Imam Husejnin (p.m.t.). Transmetimet e ndryshme të muslimanëve shiitë, e vëtetetojnë më së miri këtë fakt”.
“Gjithashtu përgjegjësi i këtyre “muslimanëve të ndershëm”, ka nënvizuar se dijetarët shiitë, kanë qortuar dijetarët sunnitë të qytetit irakian të Kufes, duke i mbajtur përgjegjës për vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Më pas përgjegjësi i këtyre “muslimanëve të ndershëm”, e ka zbuluar shumë shpejt identitetin e tij djallëzor, duke shprehur qartësisht synimin e tij. Ai i ka bërë thirrje bahkësisë muslimane sunnite, pra sipas tij të tërë nipërve të Imam Husejnit (p.m.t.), që të nisin hakmarrjen e egër kundër bashkësisë së muslimanëve shiitë dhe çifutëve”.
“Ndonëse dijetarët dhe juristët sunnitë, e kanë cilësuar të pestën vetëm si një ndarje të plaçkë së luftës, këta muslimanë shiitë egjiptianë, kanë bërë kërkesë me shkrim, për rikthimin jo vetëm të plaçkës së luftës, por edhe të pasurive të banorëve shiitë, të qytetëve iranianë të Kumit, të Nexhefit dhe të qytetëve të tjerë iranianë, sepse sipas tyre rrjedhin nga Dymbëdhjetë Imamët e Pafajshëm të Ehli Bejtit”. (1)
“Aludimi se Imam Husejni (p.m.t.), u Vra nga Shpata e Gjyshit të tij Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Në veprën e tij me titull: “Auasim Mine’l-Kauasimi” (Kryeqytetët e të Betuarve), Gjykatës Ebu Bekr Muhammed Ibn Abdullah Ibn Arabi Malikiu, i njohur ndryshe si Ibn Arabiu (nuk duhet të ngatërrohet me sufistin (mistikun) e njohur ibn Arabiun) (viti i vdekjes 543 sipas kalendarit hixhri / viti 1148 sipas kalendarit gregorian), i cili njihet botërisht për qasjet dhe prirjet e tij të theksuara emeuiste dhe armiqësinë dhe urrejtjen ndaj anëtarëve të betuar të Ehli Bejtit, me synimin e pastrimit të figurës së përgjakur të mizorit Jezid Ibn Muaujie, nga gjaku i derdhur i Imam Husejnit (p.m.t.) shënon: “Jezidi e vrau Husejnin me shpatën e gjyshit të tij (Muhammedit p.q.m.t.))!” (Kurrën e Kurrës!) (2)
“Pra ashtu siç shihet qartë, ky është qëndrimi i dijetarëve të mëdhenj uehhabistë, me qasje emeuiste, duke u nisur nga Ibn Haxher Hejthemiu, Muhammed Kurd Aliu, Takijuddin Ibn Salahu, Gazzali, Ibn Arabiu, Ibn Tejmijje dhe disa dijetarëve të tjerë. (3)
“Kundërshtimi i Jezid Ibn Muauijes”
“Në veprën e tij me titull: “Muhadharat fi’t-Tarihi’l-Umemi’l-Islamijje” (Botëkuptimet e Historisë së Popujve Muslimanë), Muhammed Hidriu citon: “Husejn Ibn Aliu, duke ngritur krye kundër qeverisë së ligjshme të Jezid Ibn Muauijes, i hapi udhën përçarjeve, shqetësimeve dhe trazirave në bashkësinë muslimane të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu ai i dha fund afrimitetit dhe dashurisë, në mesin e besimtarëve muslimanë deri në ditët tona”. (4)
“Në veprën e tij me titull: “Egalitu’l-Muerrihini” (Fitimi i Aktivistëve), kryemuftiu sirian Ebu Jesr Abduddini kumton: “Betimi ndaj Jezid Ibn Muauijes është pjesë e ligjeve hyjnore, ndërsa kundërshtimi i betimit tij, është një mëkat i madh”. (5)
“Ndërsa kryemuftiu saudit Abdulaziz Ali Shejhu thotë: “Udhëheqja e Jezid Ibn Muauijes, ishte tërësisht e mbështetur në ligjet hyjnore, ndërsa kryengritja e Husejnit ishte plotësisht e jashtëligjshme”. (6)
“Jezid Ibn Muauije Është Një Jurist i Madh dhe Një Prijës i drejtë”
“Në veprën e tij me titull: “Teraxhimu’r-Rixhali’l-Kazuini” (Përkthimet e Muhaddithëve të Kazuinit), Ebu Hajr Shafii Kazuini shënon: “Jezid Ibn Muauije është një jurist i madh dhe një prijës i drejtë”. (7)
“Madje disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, siç ka bërë Ibn Tejmijje, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), e kanë ngritur dhunuesin dhe shtypësin Jezid Ibn Muauije, në shkallën e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ose në atë të prijësve të drejtë, ose në atë të të dërguarve të Allahut (xh.xh.)”. (8)
“Përgjigja e Duhur Ndaj këtyre Aludimeve”
a. “Mungesa e dëshmisë së shumicës së bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ndaj udhëheqjes së Jezid Ibn Muauijes”
“Në këtë pikë të aritukullit tonë, lërmëni t’iu kujtoj se bashkëkohësit më të mëdhenj, më të ndershëm dhe më të njohur të Muhammedit (p.q.m.t.), jo vetëm që e kanë kundërshtuar udhëheqjen e Jezid Ibn Muauijes, por e kanë cilësuar këtë të fundit si njeri mëkatar, pijanec, të pacipë, të paturp, të pashpresë, të ndyrë dhe të ulët. Si rrjedhojë, ne nuk mund të cilësojmë si kryengritje, të drejtën e ligjshme të Imam Husejnit (p.m.t.), për të marrë me të drejtë atë që i takonte, ndaj këtij njeriu të pështirë”.
b. “Urdhëri i Jezid Ibn Muauijes, për vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Para së gjithash lërmëni t’iu bëj të ditur se, për cilësimin e Jezid Ibn Muaujies si vrasësin e Imam Husejnit, nuk është e domosdoshme, përfshirja e tij drejtpërdrejtë në vrasje. Me ketë dua të themi se, duke u nisur që nga ushtarët, komandantët, drejtuesit dhe prefektët, të tërë ishin nën udhëheqjen absolute, të tiranit Jezid Ibn Muauije. E thënë ndryshe, vrasësi i Imam Husejnit (p.m.t.), është Jezid Ibn Muauije, por me shpatat e Ubejdullah Ibn Ebihit, Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejnit dhe Umer Ibn Se’adit”.
“Si rrjedhojë, lërmëni t’iu përmend këta transmetime historike:
“Dhehebiu kumton: “Husejni u nis drejt qytetit irakian të Kufes. Më pas Jezid Ibn Muauije, i shkroi prefektit të Irakut, Ubejdullah Ibn Zijadit se Husejni, ishte nisur drejt qytetit irakian të të Kufes dhe se ky i fundit kishte zgjedhur pikërisht qytetin e tij për të shkuar. Si rrjedhojë, Ubejdullah Ibn Zijadi, meqë ishte prefekti i Irakut, duhet të kryente detyrën, pra ose të drejtonte i lirë, ose të jetonte i robëruar në qytetin e tij. Kjo është arsyeja kryesore se përse Ubejdullah Ibn Zijadi, e vrau Husejnin dhe më pas kokën e tij të prerë, ia dërgoi Jezid Ibn Muauijes”.
“Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Hulefa” (Historia e Prijësve), Sujuti shënon: “Jezid Ibn Muauije, i shkroi një letër prefektit të Irakut, Ubejdullah Ibn Zijadit, përmbajtja e së cilës ishte e qartë. Ubejdullah Ibn Zijadi, duhet të luftonte dhe të vriste Husejnin”. (9)
“Në veprën e tij me titull: “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), Ibn Ethiri thotë: “Ubejdullah Ibn Zijadi i tha Shurejh Jeshkeriut: “Arsyeja kryesore e vrasjes së Husejnit, ishe se mua më lanë të zgjidhja, mes lënies së tij në jetë, ose vrasjes së tij. Unë zgjodha këtë të fundit”. (10)
“Në veprën e tij me titull: “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), Dijetar Mexhlisi, në veprat me tituj: “Maktelu’l-Aualimi” (Vrasja e Dijetarëve) dhe “Futuh” (Çlirimet), Ibn Ea’dhami, theksojnë: “Ubejdullah Ibn Zijadi, në letrën e dëguar Shurejh Jeshkeriut thotë: “Unë e kam marrë lajmin se ke arritur në Kerbela. Më pas Jezid Ibn Muauije më shkroi një letër, në të cilën thuhej: “Betohem në Allahun (s.u.t.) i Cili është i Gjithëdituri dhe i Mirinformuari se, unë derisa të të dërgoj tek Allahu (a.u.xh.), ose derisa të të nënshtroj ndaj udhëheqjes sime, as nuk do të fle dhe as do të ushqehem”. (11)
“Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), Jakubi përcjell: “Jezid Ibn Muaujie në letrën e dërguar Ubejdullah Ibn Zijadit shkruante: “Unë e kam marrë lajmin se, banorët e qytetit të Kufes, e kanë ftuar Husejnin që të shkojë tek ta dhe se ky i fundit është nisur nga Mekkeja për në Kufe. Husejni ka zgjedhur pikërisht qytetin tënd për të shkuar, në epokën e udhëheqjes tënde. Nëse e vret atë është më mirë për ty, se sa të jetosh i robëruar si yt atë. Ki kujdes. Mos e humb këtë rast!” (12)
“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Muntehabi” (Historia e Paralajmërimeve), Jakubi shpjegon: “Jezid Ibn Muauije, e vendosi Amr Ibn Said Ibn Asin në krye të një ushtrie të përbërë nga haxhinjtë (pelegrinët) dhe e urdhëroi që të sulmonte Husejnin, atje ku do ta gjente”. (13)
“Në veprën e tij me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), Harezmi, në veprat me tituj: “Menakib Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfenjat e Ali Ibn Talibit) dhe “Mektebu’l-Mustafeuijji” (Biblioteka e të Përzgjedhurve) sqarohet: “Jezid Ibn Muauije në letrën e dërguar Uelid Ibn Utbes përmendet fakti se Jezid Ibn Muauije, kishte përdorur gjërësisht dhunën dhe shtypjen, kundër ndjekësve të nderuar si Abdullah Ibn Umeri, Abdurrahman Ibn Ebi Bekri dhe Abdullah Ibn Zubejri dhe kishte urdhëruar vrasjen dhe sjelljen e kokave të prera të tyre tek ai, në rast se këta të fundit, nuk do t’i nënshtroheshin udhëheqjes së tij”. (14)
“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), Jakubi përcjell: “Jezid Ibn Muaujie në letrën e dërguar Ubejdullah Ibn Zijadit shkruante: “Sapo të të arrijë letra ime, thirr pranë teje Husejn Ibn Aliun dhe Abdullah Ibn Zubejrin. Më pas kërkoji nënshtrimin ndaj udhëheqjes sime. Në rast se të kundërshtojnë, vriti dhe sillmi kokat e tyre të prera. Më tej kërko nënshtrimin e mbarë popullit, ndaj udhëheqjes sime. Nëse ndonjë nga ata kundërshton, bëj të njëjtën gjë që do të bësh me Husejn Ibn Aliun dhe Abdullah Ibn Zubejrin. Es-selamu alejke”. (15)
“Nën veprën me titull: “Ea’mal” (Veprat) Shejh Saduku shprehet: “Jezid Ibn Muauije në letrën e dërguar nëpunësit të Medinës së Ndriçuar shkruante: “Sapo të arrijë letra ime, përgjigjmu shpejt. Kthemë përgjigje dhe se cilët janë ata që iu nënshtruan urdhërit tim dhe cilët janë ata të cilët nuk iu nënshtruan. Më pas sillmi kokat e tyre të prera të këtyre të fundit, së bashku me kokën e prerë të Husejn Ibn Aliut”. (16)
“Në veprën e tij me titull: “Futuh” (Çlirimet), Ibn Ea’dhami përshkruan: “Uelid Ibn Utbe në letrën e dërguar Jezid Ibn Muauijes raportonte në mënyrë të hollësishme, gjithçka që kishte ndodhur mes Husejn Ibn Aliut dhe Abdullah Ibn Zubejrit. Pasi e mori këtë përgjigje Jezid Ibn Muauije i shkroi: “Sapo të arrijë letra ime, nënshtrojë sërish mbarë popullin e Medinës së Ndriçuar dhe këtë nështrim cilësoje si bindje ndaj nënshtrimit të mëparshëm. Tani për tani, lëre të qetë Abdullah Ibn Zubejrin, sepse do të kesh mundësi më vonë, që ta nështrosh ndaj udhëheqjes sime. Për sa kohë që ky i fundit do të jetë i gjallë, nuk ka asnjë shteg për t’ia mbathur. Por mos harro! Kur të më kthesh përgjigje, sillmë dhe kokën e prerë të Ali Ibn Husejnit, së bashku me letrën. Nëse do ta zbatosh urdhrin tim, ti do të jesh komandanti i ushtrisë dhe unë do të të shpërblej me një dhuratë të madhe”. (17)
“Në veprën e tij me titull: “Tarihu’d-Dimeshki” (Historia e Damaskut), Ibn Asakiri shpjegon: “Jeid Ibn Muauije, sapo e mori vesh se Husejn Ibn Aliu, kishte nisur një kryengritje kundër tij, i shkroi një letër prefektit të Irakut, Ubejdullah Ibn Zijadit, në të cilën shkruante: “Sapo të arijë letra ime, duhet të luftosh dhe të vrasësh Husejn Ibn Aliun. Më pas sillmë kokën e tij të prerë”. (18)
“Pra ashtu siç mund ta shihni qartë, ne mund t’i shtojmë shembujt konkretë, të dijetarëve sunnitë dhe shiitë deri në pafundësi dhe secili nga këta shembuj, nuk bën gjë tjetër, vetëm se vërteton se, ishte pikërisht Jezid Ibn Muauije, vrasësi i vërtetë i Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Tani në këtë pikë të artikullit tonë, natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë a nuk ishte pikërisht Jezid Ibn Muauije, ai i cili urdhëroi luftën, vrasjen dhe prerjen e kokës së Imam Husejnit (p.m.t.)?!”
“Nëse ky fakt kokëfortë, nuk do të ishte i vërtetë, atëherë në njërën anë, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si mund t’i shpjegojmë ndryshe, citimet, shënimet, përshkrimet dhe sqarimet e lartpërmendura të dijetarëve sunnitë dhe shiitë?! Ose nëse ky fakt kokëfortë, nuk do të ishte i vërtetë, në anën tjetër, sërish natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë përse Jezid Ibn Muauije, nuk mori asnjë masë ndëshkuese, ndaj Ubejdullah Ibn Zijadit, Umer Ibn Se’adit dhe Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejnit, pas përgjakjes së shpatave të tyre të ndyra, me gjakun e bekuar dhe të pastër të Imam Husejnit (p.m.t.)?!”
“Duke u mbështetur në të vërtetat e pamohueshme të sipërcituara, arrijmë në përfundimin se, nëse Jezid Ibn Muauije me të vërtetë do të ishte kundër vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.), atëherë natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si shpjegohet urdhëri i tij, ndaj banorëvë sirianë të Damaskut, për të pritur kervanin e dëshmorëve të anëtarëve të bekuar, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilin po e sillnin me gëzim dhe hare ushtarët e tij, nga qyteti irakian i Kerbelasë, me aheng, me melodi, me muzikë, me rënie dairesh, daullesh dhe sazesh, pra shkurtimisht me lloj lloj xhingla minglash të mënyrës sufjaniste?!”
“Rrëzimi i Aludimit se Imam Husejni (p.m.t.), i ka Mallkuar Muslimanët Shiitë”
“Tani ne do të orvatemi, t’i japim një përgjigje sa më të hollësishme, rrëzimit të aludimit të përhapur mjaft kohërave të fundit, se Imam Husejni (p.m.t.) paska mallkuar muslimanët shiitë. Por si fillim e nisim duke shtruar pyetjen: “Vallë cili është muslimani shiit?!” Besimi në aludimin se ishin muslimanët shiitë, ata të cilët e vranë imam Husejnin (p.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë, nuk është e aryeshme dhe e logjikshme aspak. Këtë e themi sepse me fjalën “shiit”, nënkuptojmë një njeri të dashur, shok, mik, mbështetës dhe ndjekës. Tani pas këtij përkufizimi, natyrshëm shtrojmë pyetjet: “Vallë si është e mundur, që t’i krahasojmë shokët dhe miqtë e Imam Husejnit (p.q.m.t.) me vrasësit e tij?!” dhe “Vallë si është e mundur, që t’i krahasojmë vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.) si Jezid Ibn Muajien, Ubejdullah Ibn Zijadin, Umer Ibn Se’adin dhe Shimr Dhi’l-Xheushejni, si shokët e miqtë e Imam Husejnit (p.m.t.) ?!”
“Në veprën e tij me titull: “Ajanu’sh-Shia” (Të Vërtetat Mbi Shiitët), Sejjid Muhsin Emini thekson: “Falenderimi i takon Allahut (s.u.t.) i Cili ka bërë të mundur, që vrasësit e imam Husejnit (p.m.t.) të mos jenë assesi muslimanët shiitë. Përkundrazi e vërteta është së vrasësit e tij, ishin disa njerëz të pafe, lakmitarë dhe ziliqarë, të cilët ishin dashakeqës, ligj, mëkatarë dhe të prishur, të cilët askush s’i donte. Vrasësit e tij ishin disa njerëz të pafe, kapitalistë dhe materialistë, të dashuruar pas jetës së kësaj bote. Lërmëni t’iu bëj të ditur se, asnjëri nga vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.) nuk ishte musliman shiit. Përkundrazi këta ta të fundit, ishin shokët dhe miqtë më të ngushtë të tij, të cilët nuk ngurruan për asnjë çast të vetëm, që të fliojehshin së bashku me të, duke luftuar si luanë deri në frymën e tyre të fundit. Gjithashtu është e vërtetë së disa muslimanë shiitë, nuk e ndihmuan Imam Husejnin (p.m.t.). Por për hir të së vërtetës, duhet të themi se, ata nuk pandehën se puna, do të shkonte deri në vrasjen e tij. Ndërsa disa të tjerë, duke rrezikuar jetët e tyre, arritën të çajnë shtetrrethimin e Ubejdullah Ibn Zijadit, në qytetin irakian të Kufes dhe arritën që t’i bashkangjiteshin vëllezërve të tyre shiitë, nën udhëheqjen heroike të Imam Husejnit (p.m.t.). Madje ata u shuan dalëngadalë nga faqja e dheut, duke rënë dëshmorë, në qytetin irakian të Kerbelasë. Tani dua t’iu vë në dijeni të faktit se asnjë musliman shiit, nuk e ka ngritur dorën kundër Imam Husejnit (p.m.t.) Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si është e mundur që një musliman shiit, i cili ushqen nje dashuri kaq të madhe, ndaj Imam Husejnit (p.m.t.) të luftojë kundër tij?!” Ja pra kjo është ë vërteta lakuriqe dhe çdo aludim tjetër nuk ëhtë gjë tjetër vetëm se një gënjeshtër, mashtrim dhe tradhti. Ajo që dua të them është se, gjithmonë numri i besimtarëve të vërtetë, ishte dhe do të jetë i vogël. Kjo është arsyeja se përse Allahu (a.u.xh.) në Kur’anin Famëlartë thotë: “Me të vërtetë sa pak falenderues është njeriu”. (19)
“Identeti i Banorëve të Qytetit Irakian të Kufes, në Epokën e Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Ndonëse gjakatarët e pamëshirshëm, të cilët erdhën dhe u dergjën në qytetin irakian të Kerbelasë, me synimin e vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.), ishin banorë të qytetit irakian të Kufes, nuk duhet të harrojmë faktin se askush nga këta të fundit, nuk ishte musliman shiit. Këtë fakt e themi më bindje të plotë, duke u mbështetur në faktin se, që nga epoka kur Muauije Ibn Ebi Sufjani, uzurpoi pushtetin ky i fundit kishte caktuar Zijad Ibn Ebihin, si prefekt të qytetit irakian të Kufes dhe i kishte ngarkuar detyrën e ndjekjes, persekutimit, torturimit, burgosjes, shfarosjes dhe zhdukjes, së të tërë muslimanëve shiitë. Si rrjedhojë, demografia e qytetit irakian të Kufes, ishte pastruar plotësisht nga muslimanët shiitë”.
“Duke u mbështetur në të dhënat historike, arrijmë në përfundimin se pas këtyre masave ndëshkuese të spastrimit fetar, nuk kishte mbetur me asnjë banor musliman shiit, në qytetin irakian 15.000 banorësh të Kufes. Banorët muslimanët shiitë, duke mbetur të pafrymë, pas këtyre masave ndëshkuese të zbatuara nga diktatori Muauije Ibn Ebi Sufjani dhe i biri i tij mizori Jezid Ibn Muauije, u detyruan të endeshin, të mërgonin dhe të shpërnguleshin në qytetët irakianë të Musulit dhe Kirkukut dhe ata iranianë të Hurasanit dhe Kumit”.
“Në veprën e tij me titull: “Sherhu’n-Nahxhi’l-Belagati” (Shpjegimi i Shpëtimit Gjuhësor), dijetari mutezilit Ibn Hadidi nënvizon: “Muauije Ibn Ebi Sufjani, menjëherë pas vitit të zisë së bukës, i dërgoi një letër njërit nga nëpunësit e tij, në të cilën shkruante: “Ai i cili shpik transmetime nënçmuese, përçmuese dhe poshtëruese për “Ebu Turabin” (Babain e Dheut ose Imam Aliun (p.m.t.)) dhe për cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të familjes së tij, do t’i lejoj të sillet si të dojë dhe t’i bëjë si të dojë këtij të fundit. Pas këtij urdhëri oratorët, imamët dhe muftitë, sapo dilnin për të mbajtur vazë ose hutbe në minber, ia nisnin me gjithë qejf nga të sharat, ofendimet dhe mallkimet mbi Imam Aliun dhe anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Në këtë epokë të errët dhe të zymtë, njerëzit më të dhunuar dhe më të shtypur, ishin pikërisht banorët e qytetit irakian të Kufes, sepse ata ishin muslimanë shiitë, të cilët ushqenin dashuri të madhe ndaj Imam Aliut (p.m.t.). Më pas Muauije Ibn Ebi Sufjani, caktoi si prefekt të qytetëve irakianë të Kufes dhe të Basrës, Zijad Ibn Sumejjen. Ky i fundit, nisi një fushatë të egër dhe të pamëshirshme ndjekjeje, persekutimi, torturimi, burgosjeje, shfarosjeje dhe zhdukjeje, kundër bashkësisë së muslimanëve shiitë. Mizoritë e Zijad Ibn Sumejjes, arritën deri në atë shkallë, sa ky i fundit i gjymtonte dhe i masakronte muslimanët shiitë, njëlloj siç i masakronte faraoni i mallkuar, çifutët besimtarë në epokën e Musait (p.m.t.). Zijad Ibn Sumejje fillimisht ia nxhirrte sytë, më pas i priste duart dhe këmbët dhe në fund ia vartë gjymtyrët e prera në degët e hurmave. Pas zbatimit të këtyre masave mizore ndëshkuese, muslimanët shiitë, u detyruan të endeshin, të mërgonin dhe të shpërnguleshin me rrënjë dhe me degë, jashtë trojeve irakainae në qytetët iranianë të Hurasanit, Kumit, Isfahanit dhe Kazuinit”. (20)
“Në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Taberaniu transmeton me një zinxhir të vërtetë transmetimi nga Junus Ibn Ubejdi, ndërsa ky i fundit transmeton nga Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) se: “Zijad Ibn Sumejje, i përndiqte egërisht muslimanët shiitë dhe sapo i shtinte në dorë, i kalonte në tehun e shpatës. Kur e mësosi këtë mynxyrë Hasan Ibn Aliu (p.m.t.), u lut: “O Allahu im! Bëje vdekjen e tij një shembull të pashoq për të tërë! Bëje vdekjen e tij shpagim, për tërë këto vrasje të kryera!” (21)
“Hejthemiu pasi e transmeton këtë transmetim shton: “Këtë transmetim e ka transmetuar Taberaniu dhe është një transmetim i vërtetë”.
“Në veprën e tij me titull: “Alamu’n-Nubela” (Shenjat e Lajmëtarëve), Dhehebiu gjithashtu pohon: “Ebu Shasa më ka cituar se Zijad Ibn Ebihi, ishte më i ashpër dhe më i egër, se dhunuesi dhe vrasësi famëkeq Haxhxhaxh Thekafiu, ndaj kryengritësve dhe kundërshtarëve të tij”.
“Ndërsa Hasan Basriu shënon: “Imam Aliu (p.m.t.) pasi ia morën udhëheqjen nga duart, në qytetin irakian të Kufes, u orvat që të zhdukte një risi të Umer Ibn Hattabit, atë të faljes së namazit të terauihësë të tërë së bashku. Kjo është arsyeja kryesore se, përse Imam Hasani (p.m.t.) shkoi në xhami dhe synoi që ta zhdukte këtë. Pasi ia shpjegoi muslimanëve sunnitë të Kufes, se kjo është një risi, këta të fundit nisën të bërtisnin me zë të lartë: “Mjerë Umeri. Si na paska mashtruar”. Më pas Umer Ibn Hattabi ulëriti: “Vijoni faljen e namazit!” (22)
“Sipas transmetimit të vërtetë, në një natë nga netët e muajit të Ramazanit, Umer Ibn Hattabi doli jashtë dhe pa dritat e ndezura të xhamisë. Më pas pyeti: “Vallë çfarë po bëhet?!” Dikush iu përgjigj: “Muslimanët sunnitë janë mbledhur dhe po falin së bashku namazin e pëlqyer (terauih)”. Më tej Umer Ibn Hattabi shtoi: “Kjo është një risi, por është një risi e bukur”. Pra ashtu siç shihet qartë, vetë Umer Ibn Hattabi, ka pranuar se kjo është një risi. Por Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Çdo risi është shmangie”. Gjithashtu duke u mbështetur në rrëfimin e Umer Ibn Hattabit, arrijmë në përfundimin se, pas pranimit të kësaj risie, muslimanët sunnitë të Kufes, vendosën të shkonin tek Umer Ibn Hattabit një imam, i cili do t’u printe në faljen e namazit të terauihësë. Por Imam Aliu (p.m.t.) i ndaloi ata, që të kryenin këtë kërkesë, me arsyetimin e drejtë se kjo ishte një risi dhe si rrjedhojë ishte kundër sunnetit të Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas ata hoqën dorë nga vajtja tek Umer Ibn Hattabi dhe caktuan një imam nga mesi i tyre. Kur e mësoi këtë Imam Aliu (p.m.t.), dërgoi të birin e tij, Imam Hasanin (p.m.t.) me një kërbaç në dorë, me synim e udhëzimit në udhë të drejtë të këtyre njerëzve. Muslimanët sunnitë, kur e panë Imam Hasanin (p.m.t.) në këtë gjendje, në njërën anë nisën të vraponin të frikësuar, ndërsa në anën tjetër nisën të gërthisnin: “Mjerë ne. Na u zhduk sunneti i Umer Ibn Hattabit”.
“Ndërsa gjatë një hutbeje të gjatë, Imam Aliu (p.m.t.) citonte: “Unë u frikësova nga nisja e një kryengritjeje të përgjithshme, kundër meje në qytetin e Kufes dhe nga rrëzimi i plotë udhëheqjes mbi themelet e fesë islame”. Kjo gjendje e mjeruar dhe e nderë tregon qartë se, shumica dërrmuese e muslimanëve sunnitë, të qytetit irakian të Kufes, ishin mbështetës dhe përkrahës të flaktë të Umer Ibn Hattabit. Si rrjedhojë, kumtojmë se ky fakt kokëfortë, rrëzon tërësisht aludimin e pabazuar dhe të paqënë, se banorët e qytetit irakian të Kufes, të cilët sulmuan Imam Husejnin (p.m.t.), së bashku me anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë ishin muslimanë shiitë”.
“Më tej Imam Aliu (p.m.t.), pasi falenderoi Allahun (xh.sh.) dhe përshëndeti Muhammedit (p.q.m.t.) vijoi hutben: “Prijësit e tjerë të bashkësisë muslimane para meje, kanë kryer veprime të urryera në kundërshtim me sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.). Këta prijës, e thyen zotimin e dhënë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe e ndryshuan sunnetin e tij. Në rast se unë e detyroj popullin, që të largohet nga këta risi, pra në rast se unë i detyroj që t’i rikthehet sunnetit të vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.), e tërë ushtria ime do të shpërndahet. Atëherë unë do të mbetesha fillikat i vetëm, me një grusht muslimanësh shiitë, në udhën e drejtë të Allahut (xh.xh.) dhe të udhës së sunnetit të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Betohem në Allahun (s.u.t.) se, unë i kam paralajmëruar njerëzit, që të mos falin namazin e pëlqyer (terauih), së bashku pas namazit të jacisë, gjatë netëve të Ramazanit, sepse falja e namazit të pëlqyer (teraiuh), së bashku është një risi. Pas kësaj disa nga ushtarët e mi, kundërshtuan me zë të lartë: “O ju besimtarë muslimanë! Tanimë u ndryshua, sunneti i Umer Ibn Hattabit! Tanimë po na pengojnë që të falim namazin e pëlqyer (terauih) së bashku!”
“Unë u frikësova nga nisja e një kryengritjeje nga ana e ushtarëve të mi. Më tej vërtetova se këta njerëz, i nënshtrohen verbërisht dhunuesve dhe shtypësve, të cilët i thërrasin në përçarje dhe në zjarr”. (23)
“Qyteti Irakian i Kufes, i Pastruar Tërësisht nga Muslimanët Shiitë”
“Duke shfletuar fletët e historisë, na shfaqet përpara sysh, tabloja famëkeqe e vrasësve më të spikatur, të Imam Husejnit (p.m.t.) të cilët janë si vijon:
“Umer Ibn Se’ad Ibn Ebi Uekkasi, Shimr Ibn Dhi’l-Xhushejni, Shebs Ibn Rabiu, Haxhxhar Ibn Ebxheri, Hermele Ibn Kahili, etj... Ja pra ashtu siç shihet qartë, të tërë këta vrasës ordinerë, janë të tërë muslimanë sunnitë dhe se askush nga këta nuk është musliman shiit”.
“Qyteti Irakian i Kufes, Si Një Qendër e Muslimanëve Hanefitë”
“Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, sa herë që lexojmë në burimet dhe veprat e jurisprudences islame shprehjen: “Ky është mendimi i banorëve të Kufes”, nënkuptojmë se ky mendim i përket Imamit të Madh Ebu Hanifes. Si rrjedhojë, disa vite pas rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), qyteti irakian i Kufes, u shndërrua në qendrën e muslimanëve hanefitë. Kështu që është tërësisht e pamundur, të themi se në këtë qytet, jetonin dhe muslimanë shiitë”.
“Vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.), Ishin Mbështetësit e Familjes së Sufjanit”
“Në këtë pikë të artikullit tonë, lërmëni t’iu sqaroj se duke u mbështetur në fjalët, dokumentët dhe materialet e Imam Husejnit (p.m.t.), ose të babait të tij (Imam Aliut (p.m.t.)), arrijmë në përfundimin se, asnjë nga vrasësit e këtyre te fundit, nuk ishte musliman shiit. Përkundrazi ishin pikërisht muslimanët shiitë, mbështetësit dhe përkrahësit më të zjarrtë, të Imam Husejnit (p.m.t.), të cilët luftuan deri në frymën e tyre të fundit duke rënë dëshmorë, në ngjarjen e hidhur të Kerbelasë”.
“Për më tepër, Imam Husejni (p.m.t.), në Ditën e Ashures, këtë kriminelë dhe vrasës ordinerë, i ka cilësuar dhe i ka thirrur si “mbështetësit e familjes së Sufjanit”. Ai është shprehur në këtë mënyrë: “Mjerë për ju o mbështetësit e familjes së Ebu Sufjanit! Nëse jeni të pafe dhe nëse nuk frikësoheni nga bota tjetër, të paktën jetoni të lirë të në këtë botë dhe kthehuni zakoneve të epokës arabe, para islame!”. (24)
“Shprehjet e Përdorura Nga Vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Shprehjet e përdorura, në Ditën e Ashures, nga vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.), në Ditën e Ashures, janë një dëshmi e qartë, e cilësive të tyre të egra dhe identitetit të tyre brutal. Këta shprehje shfaqin qartë, armiqësinë dhe urrejtjen e madhe, kundër Imam Husejnit (p.m.t.). Disa nga këta shprehje janë si vijon:
“Ne luftojmë kundër teje, për shkak të armiqësisë që ushqejmë ndaj babait tënd”. (25)
“O Husejn! Ti je një gënjeshtar, i biri i gënjeshtarit!” (26)
“O Husejn! Ti do të digjesh në zjarrin e Xhehennemit!” (27)
“O Husejn! Allahu (a.u.xh.) nuk i pranon namazet e tua dhe ato të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)!” (28)
“Veprimet dhe Krimet që Pasqyrojnë Cilësitë e Vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Pra ashtu siç shihet qartë, kriminelët dhe vrasësit ordinerë, të cilët vranë Imam Husejnin (p.m.t.), së bashku me anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), jo vetëm që nuk ishin muslimanë shiitë, por ishin mbështetësit dhe përkrahësit më të zjarrtë, të familjes së Ebu Sufjanit. Si rrjedhojë, pohojmë me bindje të plotë se, këta kriminelë dhe vrasës ordinerë, ishin armiqtë më të përbetuar të Imam Husejnit (p.m.t.). Këta kafshë më fytyrë njeriu, nuk kursyen as vrasjen e foshnjëve të pafajshme, të cilat ishin duke pirë qumësht, në gjirin e nënës. Më pas këta ndyrësira dhe fëlliqësira, ua gjymtuan dhe ua poshtëruan kufomat e shenjta, duke ua lidhur në këmbët e kuajve dhe i copëtuan më katërsh, në mënyrë të pamëshirshme. Më pas qefinët e tyre të pastër, i fëlliqën me jashtëqitje dhe i shkelën nën këmbët e kuajve. Më tej këta shtazë parahistorike, ua prenë kokat nga trupi dhe ua robëruan fëmijtë dhe bashkëshortet e nderuara, duke ua shitur për pesë qindarka, si plaçka lufte, në tregun e gjësë së gjallë. Ja pra duke u nisur nga këta faktë kokëfortë dhe të vërteta të pamohueshme historike, pohojmë me bindje të plotë se, vrasësit e vërtetë të Imam Husejnit (p.m.t.), ishin mbështetësit dhe përkrahësit më të zjarrtë, të familjes së Ebu Sufjanit”.
“Në veprën e tij me titull: “Kamil fi’t-Tarihi” (Historia e Plotë), Ibn Ethiri shënon: “Umer Ibn Se’adi, duke bërtitur me zë të lartë ofshau: “Kush është ai cili, dëshiron që të shkelë, nën këmbët e kuajve, kufomën e Husejnit?!” Pas kësaj dolën dhjetë burrecë bënë një hap përpara dhe ia hoqën kësmishën nga kufoma e Husejnit. (Më vonë këta dhjetë burrecë, do të sëmureshin rëndë, nga sëmundja e tokës, duke përfshirë këtu dhe Ishak Ibn Hiue Harezmin). Këta burrecë e shkelën aq rëndë kufomën e Husejnit, nën këmbët e kuajve, deri në atë shkallë sa, kraharori dhe kurrizi i Husejnit, u bë njësh me tokën”. (29)
“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Kamil fi’t-Tarihi” (Historia e Plotë), Ibn Ethiri përmend: “Këta burrecë, pra llumi i shoqërisë, grabitën dhe plaçkitën gjithçka që zotëronte Husejni. Veshjet e tij i vodhën (i përmend të tërë vjedhësit, me emra dhe mbiemra, në mënyrë të hollësishme). Njëri nga fisi arab i Darimit, i vodhi shpatën e tij të shenjtë, ndërsa tjetri i vodhi këmishën e përgjakur, ndërsa një i tretë i plaçkiti gjërat e çmuara që zotëronte. Më pas këta burrecë, u dergjën si të babëzitur, mbi kufomat e bashkëshorteve të nderuara të Husejnit dhe i plaçkitën të tërë gurët e çmuar, pasuritë dhe veshjet e tyre”. (30)
“Ndërsa ne veprën me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Ibn Ethiri transmeton nga Ebu Mihnefi: “Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejni dhe disa të tjerë, pasi grabitën dhe plaçkitën gjithçka në çadrën e tij, i ndanë në mesin e tyre. Madje këta të fundit, vodhën dhe veshjet e bashkëshorteve të nderuara të Husejnit. Më pas erdhi Umer Ibn Se’adi dhe tha: “Të tërë le ta dini se, askush nuk ka të drejtë të dhunojë kufomat e këtyre grave dhe se askush nuk ka të drejtë, të vjedhë gjërat e çmuara të këtij djaloshi. Por transmetuesi shton me bindje: “Betohem në Allahun (xh.sh.), se askush nuk ktheu mbrapsht asgjë”. (31)
“Emrat që Pasqyrojnë Cilësitë e Vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Deri më tani, kemi bërë të qartë dhe ju kemi vënë në dijeni të faktit se, vrasësit e vërtetë të Imam Husejnit (p.m.t.) në ngjarjen e hidhur të Kerbelasë, nuk ishin muslimanët shiitë, por ishin pikërisht mbështetësit dhe përkrahësit më të zjarrtë, të familjes së Ebu Sufjanit. Vallë a u mund të cilësohen si muslimanë shiitë, vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.), të cilët janë si vijon: “Jezid Ibn Muauije, Ubejdullah Ibn Zijadi, Umer Ibn Se’adi, Shimr Ibn Dhi’l-Xheueshejni, Kajs Ibn Eshas Ibn Kajsi, Amr Ibn Haxhxhaxh Ibn Dhubejdi, Abdullah Ibn Dhahir Ezdiu, Urue Ibn Kajs Ehmesiu etj...?!”
“Shprehjet e Jezid Ibn Muauijes, Ndaj Vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Ndonëse gjatë tërë historisë islame, gishti i akuzës është ngritur gjithmonë kundër Jezid Ibn Muauijes, ky i fundit asnjëherë nuk është shprehur se, vrasësit e vërtetë të Imam Husejnit (p.m.t.) ishin muslimanët shiitë. Si rrjedhojë shtojmë se, në rast se Jezid Ibn Muauije, do të kishte gjetur mundësinë më të vogël, për ta bërë publike këtë gënjeshtër të madhe, do ta kishte bërë këtë fakt të kryer, që në atë epokë po iu dridhur qerpiku, po nuk e bëri. Përkundrazi Jezid Ibn Muauije, u orvat që ta hiqte barrën e përgjegjësisë, së vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.) nga kurrizi i tij dhe t’ia vishte prefektit, të qytetit irakian të Kufes Ubejdullah Ibn Zijadit”.
“Ibn Kethiri në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) shkruan: “Në kohën kur Ubejdullah Ibn Zijadi, ia solli kokat e prera, të Husejnit dhe të bashkëkohësve të tjerë të Muhammedit (p.m.t.) Jezid Ibn Muauijes, ky i fundit u gëzua shumë. Por pas njëfarë kohe, ndjeu keqardhje dhe u pendua nga urdhëri i tij mizor. Më pas ai e shprehte pikëllimin e tij në këtë mënyrë: “Nëse do të isha në dijeni të faktit se njerëzit e mi, si fillim do t’i torturonin dhe më pas do të vrisnin, duke i masakruar Husejnin dhe të bashkëkohësit e tjerë të Muhammedit (p.m.t.), nuk do t’i kisha lejuar kurrë. Unë për hir të respektit ndaj Muhammedit (p.q.m.t.), do ta kisha ftuar me gjithë qejf Husejnin në praninë time dhe do të kishim udhëhequr bashkë, ndonëse e dija se do të më shanin dhe do të më ofendonin. Allahu (xh.xh.) e mallkoftë përjetësisht Ibn Merxhanin (Ubejdullah Ibn Zijadin), i cili masakroi dhe vrau barbarisht Husejnin, ndonëse ky i fundit nuk synonte aspak pushtetin dhe nuk ushqente asnjë epsh ose oreks për të. Ibn Merxhani (Ubejdullah Ibn Zijadi), me veprimin e tij kriminel, nuk bëri gjë tjetër vetëm se, ushqeu rritjen e zemërimit dhe urrejtjes së bashkësismë muslimane ndaj meje, duke mbjellur kështu pikërisht farërat e armiqësisë në zemrat e tyre!” (32)
“Pra ashtu siç shihet qartë Jezid Ibn Muauije, u orvat që ta hiqte barrën e përgjegjësisë, së vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.) nga kurrizi i tij dhe t’ia vishte prefektit, të qytetit irakian të Kufes Ubejdullah Ibn Zijadit”.
“Grupimi i Njerëzve në Ngjarjen e Hidhur të Kerbelasë, Nxori në Shesh Identitetin e Vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Grupimi i njerëzve në ngjarjen e hidhur të Kerbelasë, me të vërtetë bart një rëndësi të madhe historike, sepse bëri të mundur nxjerrjen në shesh, të identitetit të vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.). Për ta ilustruar sa më mirë këtë shembull, lërmëni t’iu bëj të qartë, faktin kokëfortë se në njërën anë shokët, miqtë dhe mbështetësit e Imam Husejnit (p.m.t.), e emërtonin vetveten si muslimanë shiitë, ndërsa në anën tjetër armiqtë e tij, nuk e emërtonin vetveten kurrë me këtë emër. Për shembull Dhuhejr Ibn Kejni, i cili filimisht krjoi një bashkësi të vogël muslimane, nën emrin doktrina uthmanite, sapo iu bashkangjit ushtrisë së Imam Husejnit (p.m.t.), e braktisi këtë emërtim dhe e emërtoi vetveten si musliman shiit, në mbështetje absolute të Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Në veprën e tij me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), Taberiu shprehet kështu për Dhuhejr Ibn Kejnin: “Dhuhejr Ibn Kejni shkoi tek Husejn Ibn Aliu dhe pasi i dha betimin i tha: “O Husejn! Allahu (s.u.t.) me dhuntinë dhe mirësinë e Tij të ka pastruar, të ka lartësuar dhe të ka udhëzuar! Kije frikë Allahun (a.u.xh.) dhe ms dysho mbi besnikërinë time! Lus Allahun (xh.sh.) që të të ruajë nga derdhja e gjaqeve të pafajshme! Ndërsa Husejni iu përgjigj: “O Dhuhejr. Unë nuk e dija që edhe ti qenke një musliman shiit, sepse ti bëje pjesë në doktrinën uthmanite!”. (33)
“Orvatja Për Ndihmë i Disa Shiitëve Ndaj Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Të tërë shembujt e ilustruar të mësipërm, nuk kanë të bëjnë aspak me burgosjen, dëbimin, masakrimin, torturimin dhe vrasjen e kryer nga Muauije Ibn Ebi Sufjani, ndaj muslimanvë shiitë, të cilët ishin mbështetësit dhe përkrahësit më zjarrtë të Imam Hasanit (p.m.t.). Por krahas këtyre masave ndëshkuese drastike dhe të rrepta, disa muslimanë shiitë, kishin mundur që të orvateshin për ndihmë, ndaj Imam Husejnit (p.m.t.), duke ardhur deri në qytetin irakian të kufes. Por pasi kishin hasur në rezistencën e fortë, të trupave gjakatare të Ubejdullah Ibn Zijadit, kishin pësuar disfatë dhe kishin rënë rob të këtij të fundit. Nga këta muslimanë shiitë, vetëm Dhuhejri dhe Medhahiri bashkë më një grusht njerëzish, kishin arritur që të çanin shtetrrethimin e egër dhe të shkonin deri në qytetin irakian të Kerbelasë, në ndihmë ndaj Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Nuk Mund të Cilësohet si Një Musliman Shiit, Ai Njeri i Cili Vetëm se Është Ftuar Për t’i Dhënë Betimin Ndaj Imam Husejnit (p.m.t.)”
“Tani disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste aludojnë se, duke u nisur thjesht dhe vetëm nga fakti se Imam Husejni (p.m.t.), ka ftuar disa vetë për t’i dhënë betimin atij, duhet të cilësohen si muslimanë shiitë, të qytetit irakian të Kufes, është tërësisht i gabuar. Por lërmëni t’iu sqaroj se, dhënia e betimit ndaj Imam Husejnit (p.m.t.), nuk është një dëshmi e mjaftueshme se ai njeri, është një musliman shiit, sepse si rrjedhojë ky aludim, do të çonte në mendimin se të tërë muslimanët, të cilët i dhanë betimin Imam Aliut (p.m.t.) ishin msulimanë shiitë. Por ky aludim nuk është i vërtetë aspak, sepse shumica e muslimanëve, të cilët i dhanë betimin Imam Aliut (p.m.t.), kishin luftuar në radhët e ushtrive armike më parë”.
“Pra ashtu siç shihet qartë, pas dhënies së tërë këtyre argumentëve bindës, aludimi se disa vetë për t’i dhënë betimin atij, duhet të cilësohen si muslimanë shiitë, të qytetit irakian të Kufes, është tërësisht i gabuar, i pabazuar dhe i paqënë. Për më tepër, dua t’iu vë në dijeni të faktit, se banorët e qytetit irakian të Kufes, pasi kishin bërë krahasimin e tyre farefisnor, fetar, logjik dhe moral mes cilësive të Jezid Ibn Ibn Muauijes dhe Imam Husejnit (p.m.t.), kishin zgjedhur pikërisht këtë të fundit, si njeriun më të përshtatshëm për t’u bërë prijësi i drejtë i bashkësisë muslimane, prandaj i kishin dërguar këtij të fundit, një thes me letra të shkruara ftuese në këtë qytet dhe jo sepse besonin në doktrinën shiite, e cila mbështet faktin se Imam Husejni (p.m.t.), cilësohet si Imam i Tretë i Pafajshëm, nga Dymbëdhjetë Imamët e Pafajshëm të Ehli Bejtit”.
“Klasifikimi i Banorëve të Qytetit Irakian të Kufes, ne Epokën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) Bëhet Në Këtë Mënyrë:
1. Banorët e Kufes në Këndvështrimin e Veçantë Shiit: “Me termin banorët në këndvështrimin e veçantë shiit, nënkuptojmë muslimanët, të cilët ushqenin afrimitet dhe dashuri të pamasë, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) si ndaj Imam Aliut (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.). Si rrjedhojë, këta muslimanë, nuk ishin pjesëtarë të ushtrisë gjakatare të Umer Ibn Se’adit, sepse këta ose ishin bashkangjitur ushtrisë së Imam Husejnit (p.m.t.) ose po kalbeshin në burgjet dhe birucat e Ubejdullah Ibn Zijadit dhe Jezid Ibn Muauijes, ose ishin rrethuar dhe ishin zënë rob nga ushtria e Umer Ibn Se’adit, sepse u orvaten t’i vinin në ndihmë Imam Husejnit (p.m.t.), ose kishin mbërirtur në qytetin irakian të Kerbelasë, pas rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), ose ose nuk e kishte as idenë më të vogël se, çfarë kishte ngjarje e hidhur kishte ndodhur, në qytetin irakian të Kerbelasë”.
2. Banorët në Këndvështrimin e Përgjithshëm Shiit: “Me termin banorët në këndvështrimin e përgjithshëm shiit, nënkuptojmë muslimanët asnjanës, të cilët nuk ushqenin as afrimitet dhe as dashuri, por as armiqësi dhe as urrejtje, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) si ndaj Imam Aliut (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.). Si rrjedhojë, mund të themi se një pjesë e vogël e këtyre muslimanëve, të cilët as nuk besonin në pafajësinë e Dymbëdhjetë Imamë të Ehli Bejtit, mund edhe të kenë marrë pjesë në ushtritë gjakatare dhe mizorë të Jezid Ibn Muauijes, Ubejdullah Ibn Zijadit Umer Ibn Se’adit”.
Burimet e Referuara në Këtë Artikull:
1. http://kheimehnews.com/vdcd.k0s2yt0sfa26y.html
2. Munauiu, Muhammed Ibn Abdullahu, “Fejdu’l-Kadri (Këndvështrimi i Vlerësimit), “Sherhu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Vogël të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 265, (viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Botimi nga Ahmed Abdusselami Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Liban, Bejrut; Mir Sejjid Hamid Husejn Nekauiu, “Hulasat Abekatu’l-Enuari” (Përfundimet e Qëndrueshme të Dritave), “Telhisu’l-Milani” (Cilësimi i Shpalljes), vëll. 4, fq. 237, 238, Shtëpia Botuese: “Lehtësimi”, Kum, Republika Islame Iraniane.
3. “Fetaua Hadithijje” (Miratimet e Hadithëve), fq. 193; “Risaletu’l-Ibni Tejmijje” (Shpallja e Ibn Tejmijjes, Pyetja e Shtruar Mbi Jezid Ibn Muauijen, fq. 14, 15, 17; Ibn Arabiu, “Auasim Mine’l-Kauasimi” (Kryeqytetët e të Betuarve), fq. 232, 233; Gazzaliu, “Ihja Ulumi’d-Dini” (Ringjallja e Dijeve Fetare), vëll. 3, fq. 125; Ibn Haxher Askalani, “Sauaiku’l-Muhrika” (Prapashtesat e Ndezura), fq. 221, “Hututu’sh-Shami” (Gabimet e Sirisë), vëll. 1, fq. 145, Bejrut, Liban.
4. Muhammed Hidriu, “Muhadharat fi’t-Tarihi’l-Umemi’l-Islamijje” (Botëkuptimet e Historisë së Popujve Muslimanë), vëll. 2, fq. 129, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.
5. Kryemuftiu Sirian Ebu Jesr Abduddini, “Egalitu’l-Muerrihini” (Fitimi i Aktivistëve), fq. 120, (viti i botimit 1390 sipas kalendarit hixhri / viti 1970 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.
6. http://www.youtube.com/watch?v=AhWUEHMrGdk&feature=related
7. Ebu Hajr Shafii Kazuini, “Teraxhimu’r-Rixhali’l-Kazuini” (Përkthimet e Muhaddithëve të Kazuinit), fq. 6, (viti i botimit 1420 sipas kalendarit hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian), Kazuin, Republika Islame Iraniane.
8. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), vëll. 4, fq. 549, (viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
9. Sujuti, “Tarihu’l-Hulefa” (Historia e Prijësve), fq. 193, (viti i botimit 1394 sipas kalendarit hixhri / viti 1974 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.
10. Ibn Ethiri, “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), vëll. 3, fq. 324, Bejrut, Liban.
11. Dijetar Mexhlisi, “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 44, fq. 383; Ibn Ea’dhami, “Maktelu’l-Aualimi” (Vrasja e Dijetarëve) fq. 243 dhe “Futuh” (Çlirimet), vëll. 3, fq. 85.
12. Jakubi, “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), vëll. 2, fq. 242, (viti i botimit 1420 sipas kalendarit hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kraharori”, Bejrut, Liban.
13. Jakubi, “Tarihu’l-Muntehabi” (Historia e Paralajmërimeve), vëll. 3, fq. 304, Shtëpia Botuese: “Dhjetë Netët”, Bejrut, Liban.
14. Harezmi, “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), vëll. 1, fq. 178, 180; “Menakib Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfenjat e Ali Ibn Talibit), vëll. 4, fq. 88; “Mektebu’l-Mustafeuijji” (Biblioteka e të Përzgjedhurve), vëll. 5, fq. 10, Kum, Republika Islame iraniane.
15. Jakubi, “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), vëll. 2, fq. 241, Shtëpia Botuese: “Kraharori”, Bejrut, Liban.
16. Shejh Saduku, “Ea’mal” (Veprat), fq. 134, 135, (viti i botimit 1389 sipas kalendarit hixhri / viti 1969 sipas kalendarit gregorian), Kum, Republika Islame Iraniane.
17. Ibn Ea’dhami, “Futuh” (Çlirimet), vëll. 3, fq. 18, (viti i botimit 1400 sipas kalendarit hixhri / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.
18. Ibn Asakiri, “Tarihu’d-Dimeshki” (Historia e Damaskut), vëll. 14, fq. 213, (viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.
19. Sejjid Mushin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (Të Vërtetat e Shiitëve), vëll. 1, fq. 585, (viti i botimit 1425 sipas kalendarit hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian), Kum, Republika Islame Iraniane.
20. Dijetari Mutezilit Ibn Hadidi, “Sherhu’n-Nahxhi’l-Belagati” (Shpjegimi i Shpëtimit Gjuhësor), vëll. 11, fq. 44, Kum, Republika Islame Iraniane.
21. Taberani, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 1, fq. 68, (viti i botimit 1426 sipas kalendarit hixhri / viti 2005 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
22. Hasan Basriu, “Shënimet e Hasan Basriut”.
23. Imam Aliu (p.m.t.), “Rrëfimet e Imam Aliut”.
24. Harezmi, “Mektelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), vëll. 2, fq. 38, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Kum, Republika Islame Iraniane.
25. Kunduziu, “Jenaibu’l-Meueddeti” (Afrimi i Dashurisë), fq. 346, (viti i botimit 1417 sipas kalendarit hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Kum, Republika Islame.
26. Ibn Ethiri, “Kamil fi’t-Tarihi” (Historia e Plotë), vëll. 4, fq. 67, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
27. Ibn Ethiri, “Kamil fi’t-Tarihi” (Historia e Plotë), vëll. 4, fq. 66, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
28. Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 8, fq. 185, (viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
29. Ibn Ethiri, “Kamil fi’t-Tarihi” (Historia e Plotë), vëll. 4, fq. 80, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
30. Ibn Ethiri, “Kamil fi’t-Tarihi” (Historia e Plotë), vëll. 4, fq. 79, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
31. Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 8, fq. 190, (viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
32. Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 8, fq. 35, (viti i botimit 1415 sipas kalendarit hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri.
33. Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), vëll. 4, fq. 316, (viti i botimit 1420 sipas kalendarit hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.
(p.m.t.) paqja mbi të
(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të
“Ky Kryeartikull Është Shkëputur Nga Revista e Teologjisë dhe Jurisprudencës Islame me titull: “Emel” (Shpresa), Stina e Vjeshës, (viti i botimit 1400 sipas kalendarit hixhri / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Numri 26, Kum, Republika Islame Iraniane”
Burimi: Medya Şafak