U zbuluan varret më të vjetra muslimane të Mesjetës në Evropë
Një zbulim i ri nga arkeologët zbulon dëshminë e parë se muslimanët jetuan në Nimes, Francë, gjatë fillimit të përhapjes të Islamit për rreth Veriut.
Tri varre muslimane janë zbuluar kohët e fundit në Nimes, Francë dhe rituali i varrimit tregon diversitetin kulturor në fillim të mesjetës në Francë.
I njohur sot për ujrat e saj dhe për arkitekturën romake të ruajtur mirë, qyteti francez Nimes ishte në shekullin e shtatë i njohur për fushë-betejën mes ushtarëve romakë, fiseve gotike, dhe forcave të mirë-organizuara të një superfuqie të re politike të njohur si Islam .
Një zbulim i kohëve të fundit nga arkeologët që kanë zbuluar proven e parë që muslimanët kanë jetuar në Nimes gjatë zgjerimit të hershëm të Islamit në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Evropë. Tre varret e reja të zbuluara janë varret më të vjetra muslimane në Francë- ofrojnë me siguri një paraqitje të shkurtër të asaj se si ishte jeta në një qytet mesjetar, ku vendasit ishin një përzierje e të krishterëve nga Roma, fiset lokale indigjene, dhe muslimanët nga Afrika.
Ekipi i arkeologëve francezë i kanë përshkruar varret që gjendeshin në një zonë që është mbyllur një herë nga një mur i stilit rromak nga ditët kur qyteti Nimes ishte një post kyç në Septimania, në skajet perëndimore të Perandorisë Romake.
Tre muslimanët e varrosur në Nimes janë trajtuar në të njëjtën mënyrë si anëtarët e tjerë të komunitetit, të paktën për sa i përket varreve të tyre ku janë varrosur. Ka pasur disa varrezat formale, kështu që shumica e njerëzve janë varrosur jashtë qytetit. Varret muslimane janë mjaft afër qendrës së qytetit që arkeologët besojnë se këto nuk janë të izoluara apo të shmangura nga njerëz të tjerë, ata duket se kanë qenë tre burra të cilët kanë vdekur nga shkaqet natyrore, të cilët janë varrosur nga një komunitet familjar i njohur me traditën islame.
Të tre trupat u varrosën shtrirë në anët e tyre të drejtë, përball Mekës. Kjo praktikë e varrimit ende sot është e zakonshme në mesin e muslimanëve, por e njëjta praktikë është gjetur në komunitetet mesjetare të muslimanëve në Spanjë. Asnjë nga skeletet nuk tregojnë shenja të pasojave luftarake, dhe trupat e tyre duket se janë trajtuar me respekt pas vdekjes.
Hulumtuesit theksojnë se këto varre konfirmojnë atë që ka qenë, deri më tani, e njohur vetëm nga shkrimet historike rreth periudhës. Shkrimtarë muslimanë si autori anonim i Kronikës së Moissac-ut e përshkruar një qytet të quajtur Nivmshû ose Namûshû, i njohur sot si Nimes, ku ka pasur një prani muslimane në mesin e shekullit të tetë. Në vitin 724 ose 725, qyteti u dorëzua tek Anbasa b. Suhaym al-Kalb, guvernator i rajonit të quajtur Al-Andalus i cila më vonë u bë pjesë e Spanjës.
Bazuar në këtë informacion, së bashku me të dhënat e karbonit të eshtrave në varre, studiuesit mendojnë se individët ishin ushtarë të cilët mund të jenë vendosur në Nimes pas fitores së Anbasa-s. Përkrahëse e këtij interpretimi është analiza gjenetike e eshtrave, e cila sugjeron se ushtarët kishin prejardhje nga Afrika e Veriut. Shumë berberë nga Afrika e Veriut e kanë përqafuar Islamin gjatë asaj kohe, duke u bashkuar me ushtritë e Kalifatit dhe përhapjen në Spanjë, Francë dhe Itali.
Ndërsa studiuesit shënojnë në shkrimet e tyre se këto varre , përkrhahin kompleksitetin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve gjatë kësaj periudhe, të cilat nuk mund të përmblidhen në një opozitë të thjeshtë në mes të krishterëve dhe muslimanëve. dhe tregon një dritë për të kuptuar diversitetin mesjetar se si ishte.
Burimi: arstechnica.com