Kryqi në Butel, parandalohet të ndërtohet përmes protestave
“Ne do të përpiqemi që të ndërmarrim të gjitha masat demokratike për ta parandaluar ndërtimin e këtij kryqi duke përfshirë ndoshta edhe organizimin e një referendumi të votuesve në Komunën e Butelit, ankesave pranë institucioneve përkatësve, përfshi edhe gjykatës administrative, për arsye se vendimi për të ndërtuar atë kryq është i padrejtë dhe cenon bashkëjetesën në Shkup”, u shpreh Artan Grubi, nga BDI.
Shefi i kabinetit të kryetarit të Bashkimit
Demokratik për Integrim, Artan Grubi ka deklaruar se projekti për kryqin në
Butel kërcënon bashkëjetesën në vend dhe paralajmëroi se këshilltarët e BDI-së
në Komunën e Butelit do të luftojnë deri në fund për të parandaluar përfundimin
e ndërtimit të tij.
Qindra qytetarë dhe funksionarë të
Bashkimit Demokratik për Integrim dje dolën rrugëve të Çairit për të protestuar
kundër ndërtimit të kryqit në Butel. Sipas kryesisë së BDI-së, vendosja e
kryqit mund të ndikojë në prishjen e raporteve mes dy komuniteteve më të mëdha
në Maqedoni, transmeton Aktuale.mk.
Ndërsa sot
dhjetëra të rinj, supozohet të jenë të nacionalitetit maqedonas kanë
tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe të përleshen me palën tjetër.
Këta të fundit tanimë kanë vendosur tenda dhe po qëndrojnë aty që nga dita e djeshme.
Raportohet se policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet që çojn drejt vendit ku është paraparë vendosja e kryqit.
Policia deri më tani ka shmangur kontaktet mes palëve, derisa Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë thirrje që protestuesit të qëndrojnë në tenda dhe të mos dalin në rrugë.