Izrael

Izraeli frikësohet nga rikthimi i Perandorisë Iraniane

Ky oficer, i cili është pjesë e kuadros së lartë të ushtrisë së Izraelit përdori fjalë sarkastike që pasqyronin pozicionin e zyrtarëve, brenda aparaturës drejtuese së Izraelit, që e shohin rrezikun Iran-Shii-Hizbullah si shumë më serioz sesa koalicioni radikal Sunni.

Në fillimin e kësaj jave, një oficer i lartë i Izraelit, i cili pranoi të fliste me kushtin që mos i thuhej emri kritikoi me një gjuhë të ashpër veprimet e Rusisë në Siri dhe iu preku edhe rreziqet të cilat burojnë nga aksi radikal Shii që po përballet Izraeli. Ky oficer, i cili është pjesë e kuadros së lartë të ushtrisë së Izraelit përdori fjalë sarkastike që pasqyronin pozicionin e zyrtarëve, brenda aparaturës drejtuese së Izraelit, që e shohin rrezikun Iran-Shii-Hizbullah si shumë më serioz sesa koalicioni radikal Sunni.

Ky zyrtar u shpreh kështu:

Ne ndodhemi në luftën e gjigandëve mes aksit Shii dhe Sunni. Kjo është një ngjarje historike dhe është epopeja më e madhe e brezit tonë. Është e pamundur për ne të përcaktojmë se cilët janë të mirët dhe cilët janë të këqinjtë në këtë ekuacion.  Duhet të jemi të kujdesshëm kundrejt të gjithëve. Pavarësisht kësaj, për mua është mëse e qartë se cili aks është më i rrezikshëm kur krahasojmë aksin radikal Sunni me aksin Shii. Përtej gjithë respektit që kam kundrejt aaritjeve të Shtetit Islamik, rreziku Sunni është i llojit ‘një tjetër i së njëjtës’. Një gjë që e njohim, me të cilën jemi mësuar. Megjithatë, nga ana tjetër, aksi Shii është marrë përsipër në Iran. Po flasim për një fuqi rajonale që zotëron 25% të rezervave të gazit natyror në botë dhe 11% të naftës. Një shtet që zotëron një kapacitet shumë brilant njerëzish, shkence, teknologjie, infrastrukturor, aftësishë operative dhe zhvillimesh kibernetike. Irani, Iraku, Siria, Hizbullahu dhe tashmë veçanërisht edhe Rusia është rreshtuar kundër aksit Sunni dhe këtu në në mënyrë të habitshme përfshihet edhe koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga ShBA, gjë e cila duhet të na shqetësojë. Mos duam që Irani të na ulet në pragun e derës sonë? Mos duam që një shtët si Irani, i cili de facto udhëheq Irakun, Sirinë dhe Libanin dhe që përfiton nga mbështetja e Rusisë të fitojë këtë konflikt? Për më tepër po bëhet fjalë për një shtet i cili ruan pozicionin e një vendi në prag të të qenit shtet nuklear.”

Ky zyrtar ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë përsa i përket temës së ndërhyrjes së Rusisë:

Ky zhvillim ishte shumë negativ për Izraelin, kjo gjendje e forcon faktin që aksi radikal Shii vlen të vihet në vëmendje.

Kjo jo për faktin se rusët janë shumë të interesuar për gjendjen e Shiitëve. Ajo që ata duan vërtetë që të marrin nën kontroll frenat e zgjimit Sunni që gumëzhin në Kaukaze. Rusët janë në luftë në Dagistan dhe Çeçeni dhe duke qenë se duan të ndalojnë dallgën Sunni që përbën rrezik për ta u hodhën në veprim në Siri. Këto ndërhyrje mund të shkatërrojnë gjithçka, madje me ndihmën e Iranit mund t’i hapin rrugë fitores finale të Esadit dhe Hizbullahut.Imagjinoni që kur të gjitha këto ngjarje të përfundojnë, Esadi të vazhdojë të mbajë postin e tij dhe përpos kësaj 7000 luftëtarë të Hizbullahit, 1000-2000 Mbrojtës të Revolucionit dhe mijëra milicë Shii të mbledhur nga gjithë bota të qëndrojnë në Siri. Dhe mendoni që të gjitha këto të ndodhin me fuqinë e Ianit dhe mbështetjen e Rusisë në kopshtin tonë.

Pyetjes së Al-Monitorit drejtuar zyrtarit në formën e këtillë “nëse ndjenin apo jo të njëjtin shqetësim edhe për aksin Sunni, veçanërisht për ISIS-in” iu përgjigj kështu:

Jo. Pavarësisht sukseseve shumë të çuditshme të aksit Sunni, ata gjenden plotësisht të izluar dhe nuk marrin ndihmë nga asnjë forcë e jashtme e rëndësishme. Kanë përballë një aks radikal Shii që mbështetet nga një fuqi rajonale si Irani, nga një fuqi botërore si Rusia dhe nga një koalicion ajëror ndërkombëtar të drejtuar nga ShBA. Pavarësisht se fuqitë më të mëdha botërore luftojnë kundër tyre, nuk kanë mundur t’ia shuajnë fuqinë, ky është një fenomen surprizues. Megjithatë, shqetësohem më shumë nga një aparaturë e parregullt në formën e një çete, sesa nga një sistem i organiuar dhe në formën e një shteti. Po flasim rreth një çështjeje të komplikuar deri në detaje dhe askush nuk e di se kur dhe si do të përfundojë ajo. Këtë e kemi folur edhe me amerikanët.

Dhe besoj se u vërtetua edhe njëherë nga historia se perandoritë e mëdha që vijnë nga Lindja nuk janë fatsjellëse për popullin hebre.  Ajo që ne po dëshmojmë sot është rikthimi mbrapsht i Perandorisë Persiane. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Perëndimit e ka pezulluar për dhjetë vite ose më shumë programin bërthamorë të Iranit, megjithatë i ka hapur rrugë të shndërrohet në perandori dhe në shtimin e fuqisë dhe të aktiviteteve në Lindjen e Mesme. Ky është vërtetë një lajm i keq në prespektivën tonë. Armiqësia e Iranit dhe madhësia e rrezikut me të cilin po përballemi sy më se nuk i ngjason asnjë armiku tjetër. Qytetërimi iranian është shumë më impresionues, i zhvilluar dhe i fortë sot krahasuar me atë që shohim mes shteteve arabe. Të gjitha këto duhet të na shqetësojnë shumë.

Burimi: Al-Monitor