Liban

Zyrtari i Hizbullahut: Regjimi i Mbretërisë Saudite në prag të shkatërrimit

Sejjid Ibrahim Amin al-Sejjid
Sejjid Ibrahim Amin al-Sejjid

Kryetari i Këshillit të Lëvizjes së Rezistencës Hizbullah për çështje politike ka kritikuar politikën e luftënxitës të Arabisë Saudite, duke thënë se regjimi Al Saud është në rrugën e kolapsit – shkatërrimit.

Kryetari i Këshillit për çështje politike libaneze të Lëvizjes Hizbullah tha se Mbretëria Saudite është një shtet terrorist dhe tekfirist nga perspektiva e fesë, politikës dhe medias për shkak të të gjitha luftërave që ka zhvilluar në rajonin e Lindjes së Mesme, tha Sejjid Ibrahim Amin al-Sejjid në një fjalim të hënën.

Regjimi e quan vetën  shteti Halifat dhe Kujdestar i Dy Xhamive të Shenjta (në Mekke dhe Medine)  dhe  konsideron  se çdo konfrontim me të si kufër  dhe shirk, deklaroi ai.

Me miratimin e një praktike dhe politike të tillë, Mbretëria Al Saud është në rrugë të shkatërrimit, tha zyrtari i Hizbullahut, duke shtuar se me vullnetin e Zotit, rënia e regjimit do të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët.

Vërejtjet vijnë ndërsa tensionet janë  shtuar midis Hizbullahut dhe Arabisë Saudite.

Në zhvillimin e fundit, mbështetësit e Hizbullahut bllokuan  shkurtimisht rrugët rreth Bejrutit dhe në lindje të Libanit për të protestuar kundër një transmetimi të një skeçi ofendues,  në një kanal në pronësi të saudëve, për  Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes së Rezistencës Libaneze , Sejjid Hassan Nasrallah. 

Të rinjt u mblodhën në jug të Bejrutit, në rrethin e periferisë të Msharrafieh të shtunën për të protestuar kundër skeçit prej dy minutash e gjysmë  në programin MBC-së WiFi një komedi  që e përqeshë Nasrallahun.

Atje, ata thërrisnin slogane  për vdekjen e familjes mbretërore saudite dhe shprehin besnikërinë e tyre ndaj Nasrallahut.

Protestat u përhap me shpejtësi në zona të tjera përreth Bejrutit, ku disa protestues bllokuan rrugët me goma të djegura.

Nuk është përdorur dhuna as dëmtim i pronës është raportuar gjatë protestave, dhe të gjitha rrugët përreth kryeqytetit u rihapën pas  pak.

Burimi: Tasnim