Kerkimet Filozofike Fetare

Qortimi nga Ana e Zinxhirit të Transmetimit dhe Tekstit të Versionit të Rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”

Gazetari Ali Ekber Mehdipuri (Shkrimtar Analist)

Turqizoi: Ozan Kemal Sarıalioğlu

“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të shkrimtarit analist të njohur iranian Ali Ekber Mehdipurit, i cili është një pedagog në Univeristetin e Kumit, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është qortimi nga ana e zinxhirit të transmetimit dhe tekstit të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Shkrimtari sqaron se shpikja e hadithëve mbi cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit, është një nga mënyrat e përdorura nga kundërshtarët. Një tjetër shembull konkret është ndryshimi i versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, në versionin e rremë të tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

Përmbledhje

“Besimi në 12 imamët dhe prijësit, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.), si zëvendësit e tij dhe si prijësit e bashkësisë muslimane, rrjedh drejtpërdrejtë nga fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i ka rrënjët shumë të thella, në historinë islame, sepse zgjatet deri tek epoka e parë e shpalljes hyjnore. Pas analizës dhe vërtetimit në mënyrë të hollësishme, të burimeve të kryesorë të transmetimit, të dijetarëve më të njohur sunnitë dhe shiitë, hasim në të paktën tre hadithë, të cilët bëjnë të ditur se vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas meje do të vijnë 12 imamë dhe prijës”. Ne në artikullin tonë, fillimisht do të sqarojmë rrjedhën historike të teksteve, dëshmitarëve dhe zinxhirëve të transmetimit, të këtyre hadithëve dhe më pas do të kryejmë vlerësimin e tyre, të cilët kanë të bëjnë pikërisht me ardhjen e këtyre 12 imamëve dhe prijësve”.

Tekstet e Hadithëve

“Shkrimtari sqaron se shpikja e hadithëve mbi cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit, është një nga mënyrat e përdorura nga kundërshtarët. Një tjetër shembull konkret është ndryshimi i versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, në versionin e rremë të tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Ali Ekber Mehdipuri, pasi ka paraqitur burime të ndryshme transmetimi dhe pasi ka kryer analizat dhe vërtetimet përkatëse, të teksteve, dëshmitarëve dhe zinxhirëve të transmetimit, ka arritur në përfundimin se ky ndryshim, ka nisur që nga gjysma e dytë e shekullit të dytë hixhri (shekulli VIII sipas kalendarit gregorian) dhe ka përfunduar në shekullin e dhjetë hixhri (shekulli XV sipas kalendarit gregorian). Si përfundim ai pohon se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”.

Fjalët Kyçe

“Dy argumentët e pamohueshëm të udhëheqjes, Hadithi Thekalejn, Shkenca e hadithit, dijetarët sunnitë dhe udhëheqja”.

Hyrje

“Shkrimtari sqaron se shpikja e hadithëve mbi cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit, është një nga mënyrat e përdorura nga kundërshtarët. Një tjetër shembull konkret është ndryshimi i versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, në versionin e rremë të tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Por fatkeqësisht gjenden njerëz të paskrupullt, të ndyrë dhe të ulët, të cilët nuk kanë lënë rast pa shfrytëzuar, me synimin e akuzimit, fajësimit, përbaltjes dhe shpifjes kundër Dinastisë së Pafajësisë dhe Ndershmërisë, duke shndërruar gjuhët, mendjet dhe zemrat e tyre, në një punishte të vërtetë prodhimi gënjeshtrash dhe mashtrimesh të hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.). Armiqtë, kundërshtarët dhe këta pseudodijetarë uehhabistë me qasje emeuiste, duke u mbështetur dhe duke u ndihmuar jashtëzakonisht shumë, pikërisht nga bijtë e Umejjes (emeuitët), kanë derdhur mllef dhe vrer për shekuj me radhë, duke shtrembëruar tërësisht hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.) mbi Ehli Bejtin”.

“Madje këta pseudodijetarë uehhabistë me qasje emeuiste, kanë bërë gjithçka që kanë mundur, me synimin e shtrembërimit, nënçmimit, përçmimit dhe përbuzjes së hadithit të njohur, të vërtetë, i cili është transmetuar në mënyrë të pashkëputur nga Muhamedi (p.q.m.t.). Hadithi është si vijon: “Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e djemve të Xhennetit” (الْحَسَنَ وَ الْحُسَينَ سَيِّدا شَبابِ اَهْلِ الّجَنَّةِ). Ndërsa këta njerëz të mjerë dhe të vrerosur, e kanë shtrembëruar hadithin duke gënjyer dhe mashtruar se Hasani dhe Husejni, janë zotërinjtë e të moshuarve të Xhennetit”.

“Unë mbroj fuqishëm mendimin se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), duhet të shkruajnë një vepër me disa vëllime, me synimin e vetëm të ndreqjes nga shtrembërimi, i këtyre hadithëve të vërtetë. Me të vërtetë është diçka e çuditshme se, për çdo hadith të vërtetë, i cili çmon lart cilësitë e fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit, armiqtë dhe kundërshtarët e tyre, kanë shpikur një hadith, i cili ka synuar nënçmimin, përccmimin dhe përbuzjen e këtyre cilësive dhe virtytëve”.

“Ja pra kjo është sjellja e këtyre pseudodijetarëve uehhabistë me qasje emeuiste, të cilët kanë kryer të njëjtën ndyrësi dhe poshtërsi, duke u orvatur me mish e me shpirt, duke futur pothuajse në të tërë përmbledhjet e hadithëve të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, në vend të versionit të vërtetë të tij: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, i cili është një hadith i njohur, i vërtetë, i cili është transmetuar në mënyrë të pashkëputur nga Muhammedi (p.q.m.t.). Ja pra artikulli ynë, do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë, shtjellimit nga ana e tekstit dhe zinxhirit të transmetimit versionit të rremë të Hadithit Thekalejn”.

Pjesa e Parë: “Burimet e Transmetimit të Metë dhe të Rrallë, të Versionit të Rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”

“Burimi i parë në të cilin kalon versioni i metë dhe i rrallë, i versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është vepra me titull: “Muatta” (Lehtësimi), e Malik Ibn Enesit. Lërmëni t’iu citoj se ky hadith, zotëron një zinxhir transmetimi të dobët, të dyshimtë, të panjohur dhe të papranueshëm, i cili ka zënë vend në burimet sunnite, të përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë. Në këtë pikë të programit tonë, do të shtjellojmë burimet e transmetimit të metë dhe të rrallë të këtij versioni”.

I. Malik Ibn Enesi (viti i vdekjes 179 hixhri / viti 795 sipas kalendarit gregorian)

“Transmeturesi i parë i versionit të metë dhe të rremë të Haidithit Thekalejn, është pikërisht Malik Ibn Enesi, ose siç njihet ndryshe Imam Maliku, pra themeluesi i doktrinës sunnite malikite. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Muatta” (Lehtësimi), pa përmendur asnjë zinxhir transmetimi shënon: “Më ka thënë Muhammedi (p.q.m.t.): “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse do të lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këta Dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Sunneti im” (تركت فيكم أمرين لن تضلوا ما تمسكتم بهما:كتاب الله وسنة نبيه)”. (1)

“Malik Ibn Enesit, iu deshën plot 40 vite, për shkrimin e veprës së tij me titull: “Muatta” (Lehtësimi). Gjatë këtyre 4 dhjetravjeçarëve Malik Ibn Enesi, e rishikoi dhe e pastroi me dhjetra herë veprën e tij, nga hadithët e dobët, të shpikur dhe të vjedhur, me zinxhirë të dobët transmetimi, të pabazuar dhe të paqënë. Ja pra kjo është arsyeja kryesore se, përse ai e titulloi veprën e tij, pikërisht me titullin “Muatta” (Lehtësimi). Fillimisht Malik Ibn Enesi shënoi 9000 hadithë në veprën e tij, por më pas duke e rishikuar dhe duke e pastruar vazhdimisht e zbriti këtë numër deri në 700 hadithë”. (2).

“Pasi Muhammed Hasan Shejbani, e ka analizuar dhe vërtetuar veprën e lartpërmendur, kjo e fundit është botuar tri herë në qytetin indian të Hajdarabadit dhe dy herë në kryeqytetin egjiptian të Kajros. Nëse do t’i hedhim një sy këtyre botimeve, do të vërejmë se hadithi i sipërcituar nuk gjendet. Me këtë nënkutpojmë se Malik Ibn Enesi, e ka fshirë këtë hadith nga rishikimi i tij i fundit”.

“Ibn Hazmi citon: “Unë i kam numëruar një për një, të tërë hadithët e shënuar në veprën e mësipërme dhe kam arritur në përfundimin se vetëm 500 nga ata zotërojnë një zinxhir të mirë dhe të vërtetë transmetimi, ndërsa 300 të tjerë janë hadithë të dërguar. Lërmëni t’iu them se mbi 70 hadithë, as vetë Malik Ibn Enesi nuk i ka zbatuar kurrë. Madje shumë dijetarë dhe ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë), kanë ngritur dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre hadithëve”. (3)

“Megjithatë pas analizimit dhe vërtetimit të kësaj vepre, nga një këshill dijetarësh dhe ekspertësh të fushës së hadithit (muhaddithësh), nën udhëheqjen e Muhammed Fuad Abdulbakiut, hadithi i lartpërmendur gjendet në kopjen e Jahja Ibn Jahja Ibn Kethir Mahmudit”.

Analiza e Këtij Hadithi

“Duke u nisur nga faktët e sipërcituar, pohojmë se ky hadith nuk mund të përdoret si argument, sepse pikë së pari ky hadith nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi, pikë së dyti vetë Malik Ibn Enesi, e ka fshirë këtë hadith nga rishikimi i tij i fundit, pikë se treti Imam Sujuti ka theksuar se ky është një hadith i shpikur”. (4)

“Pikë së katërti analisti dhe vërtetuesi i veprës së mësipërme, Muhammed Ibn Abdulberri, i cili ka kyer ndreqjen, rregullimin dhe sistemin një për një, të të tërë hadithëve, ka shpikur një zinxhir transmetimi, duke ia veshur një transmetuesi gënjeshtar dhe mashtrues siç është Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri. Gjatë shqyrtimit të hadithit të gjashtë, do të sqarojmë dhe gjendjen e këtij transmetuesi”.

“Pikë së pesti këtë hadith, nënvizohet rëndësia ndaj lidhjes fort pas Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik, por ky aludim rrëzohet tërësisht, ashtu siç do ta sqarojmë shkurtimisht, pas hadithit të dhjetë, duke u mbështetur në vetë në hadithin e Muhammedit (p.q.m.t)”.

II. Ibn Hishami (viti i vdekjes 213 sipas kalendarit hixhri / viti 828 sipas kalendarit gregorian)

“Abdulmelik Ibn Hishami në veprën e tij me titull: “Siretu’n-Nebeuijje” (Autobiografia Profetike), në kreun e hutbes së Muhammedit (p.q.m.t.) shënon: “Me të vërtetë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort past tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të tij” وقد تركت فيكم ما ان اعتصمتم به فلن تضلوا ابدا امرا بینا، کتاب الله و) سنت نبیه)”. (5)

“Ky hadith nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi. Në këtë hadith, nënvizohet rëndësia ndaj lidhjes fort pas Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik, por ky aludim rrëzohet tërësisht, sepse prijësit emeuistë (bijtë e Umejjes) dhe abbasitë (bijtë e Abbasit) të bashkësisë muslimane, i kanë shkelur tërësisht këto Dy Porosi të Paçmuara, pas shtegmit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë”.

III. Darekutniu (viti i vdekjes 385 sipas kalendarit hixhri / viti 995 sipas kalendarit gregorian)

“Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është shënuar për herë të parë duke zotëruar një zinxhir transmetimi, në veprën me titull: “Sunnen” (Sunnetët), Ali Ibn Umer Darekutniu. Ky hadithi është si vijon. Ebu Bekr Shafiu, e ka transmetuar këtë hadith, nga Ebu Hurejre. Ky i fundit, transmeton se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, të cilat janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther” ( خلفت فیکم شیئین لن تضلوا بعدهما: کتاب الله وسنتی ولن یتفرقا حتی یردا علی الحوض)”. (6)

“Teksti i mësipërm i këtij hadithi, nuk mund të përdoret si argument, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një gënjeshtar, një mashtrues dhe shumica e dijetarëve dhe eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, hadithët e tij nuk mund të pranohen si argumentë”.

“Ndërsa disa dijetarë dhe eskpertë të tjerë të fushës së hadithit (muhaddithë) janë të mendimit:

1.      Xhuzxhani citon se ky është një hadith i dobët.

2.      Ebu Hatimi thotë se ky është një hadith i dobët, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe si rrjedhojë hadithët e tij, janë të mohuar dhe të lënë. (7)

3.      Buhariu shprehet se ky është një hadith i dobët dhe i mohuar. (8)

4.      Ibn Maini kumton se ky hadith, nuk vlen pesë qindarka, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili cilësohet si një “makineri gënjeshtrash” dhe si rrjedhojë hadithët e tij janë të lëna.

5.      Nesaiu nënvizon faktin se, ky është një hadith i dobët dhe i lënë.

6.      Ibn Adiu thekson se ndonëse, Salih Ibn Musa Talhiu ka transmetuar shumë hadithë, askush as nuk ka i ka pranuar dhe as nuk i ka zbatuar hadithët e tij.

7.      Tirmidhiu sqaron se disa dijetarë dhe eskpertë të tjerë të fushës së hadithit (muhaddithë), janë të mendimit se Salih Ibn Musa Talhiu, është një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar, i cili cilësohet si një “makineri gënjeshtrash”.

8.      Ahmed Ibn Hanbeli thotë troç se nuk e njeh se kush është.

9.      Akili është i mendimit se hadithët e tij, janë të mohuar dhe të lënë.

10.  Ibn Hibbani përsërit se Salih Ibn Musa Talihu është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili ka transmetuar hadithë jo të besueshëm dhe si rrjedhojë këta të fundit, nuk mund të përdoren si argumentë.

11.  Ebu Naimi citon se Salih Ibn Musa Talhiu, ka transmetuar hadithë të mohuar dhe të lënë. (9)

12.  Dhehebiu thotë se ky është një hadith i dobët (10) dhe se hadithët e tij nuk mund të përdoren si argumentë. (11)

IV. Hakim Nishaburiu (viti i vdekjes 405 sipas kalendarit hixhri / viti 1014 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Mustedreku Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë), Ebu Abdullah Nishaburiu transmeton dy hadithë të metë dhe të rrallë:

I. Hadithi i parë është si vijon. Ibn Abbasi transmeton se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.), gjatë Haxhit të Lamtumirës duke thënë: “O ju njerëz! Me të vërtetë unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të tij” (“یا ایها الناس! انی قد ترکت فیکم ما ان اعتصمتم به فلن تضلوا ابدا: کتاب الله و سنة نبیه)”. (12)

“Teksti i mësipërm i këtij hadithi, nuk mund të përdoret si argument, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është një gënjeshtar, një mashtrues dhe shumica e dijetarëve dhe eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, hadithët e tij nuk mund të pranohen si argumentë”.

“Ibn Haxher Askalani shkruan:

1.      Ibn Ebi Hejthemi citon se Ismail Ibn Ebi Uejsi ndonëse është një transmetues i drejtë, zotëron një intelekt dhe kujtesë shumë të dobët.  Ai nuk di se çfarë thotë dhe nuk e njeh mënyrat e transmetimit.

2.      Muaujije Ibn Salihu thotë se Ismail Ibn Ebi Uejsi, së bashku më të atin, janë transmetues të dobët dhe si rrjedhojë, hadithët e tyre nuk mund të përdoren si argumentë.

3.      Ibn Maini shprehet se ky hadith, nuk vlen pesë qindarka, sespe sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili cilësohet si një vjedhës hadithësh dhe si rrjedhojë hadithët e tij janë të lëna.

4.      Jahja kumton se Ismail Ibn Ebi Uejsi, nuk e dinte as vetë së çfarë thoshte, sepse ai  i ngatërronte shpesh herë zinxhirët e transmetimit dhe se nuk vlente as pesë qindarka si njeri.

5.      Ebu Hatimi nënvizon faktin se Ismail Ibn Ebi Uejsi, ndonëse është një transmetues i drejtë, zotëron një intelekt dhe kujtesë shumë të dobët. Ai nuk di se çfarë thotë dhe nuk e njeh mënyrat e transmetimit.

6.      Nesaiu thekson se Ismail Ibn Ebi Uejsi, transmeton hadithë të dobët dhe zotëron një kujtesë shumë të dobët.

7.      Ibn Adiu sqaron se Ismail Ibn Uejsi, ka transmetuar hadithë të çuditshëm nga daja i tij, të cilat askush as nuk i ka pranuar dhe as nuk i ka zbatuar.

8.      Akili thotë troç se Ismail Ibn Ebi Uejsi, zotëron një intelekt dhe kujtesë shumë të dobët dhe se hadithët e tij janë të dobët dhe të lënë.

9.      Dulabiu është i mendimit se hadithët e tij, janë të dobët, të mohuar dhe të lënë.

10.  Darekutniu i ka cilësuar hadithët e tij të dobët.

11.  Në veprën e tij me titull: “Irshad” (Drejtimi), Halili shpjegon: “Ismail Ibn Ebi Uejsi, mori në formën e mitmarrjes nga një tregtar 20 dirhemë. Më pas ai bleu një këmishë 50 dirhemë, të cilën ia shiti prijësit të bashkësisë muslimane për 100 dirhemë”.

12.  Në veprën e tij me titull: “Medhel” (Hyrja), Ismaili shënon: “Transmetuesi në fjalë ishte aq mendjelehtë, sa nuk ia vlen t’i përmend as emrin”.

13.  Në veprën e tij me titull: “Muhala” (Zgjidhja), Ibn Hazmi citon: “Ismail Ibn Ebi Uejsi, ishte një shpikës dhe vjedhës hadithësh”.

14.  Seleme Ibn Shebibi thotë: “Ismail Ibn Ebi Uejsi më rrëfeu: “Unë shpikja një hadith, në rastet kur banorët e Medinës së Ndriçuar kishin mosmarrëveshje”.

15.  Berkaniu bën te qartë: “Kur Nesaiu mësoi se Ismail Ibn Ebi Uejsi, ishte një shpikës dhe vjedhës hadithësh, e ndërpreu shënimin e hadithëve, nga ky i fundit dhe pohoi se Ismail Ibn Ebi Uejsi është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”. (13)

“Më pas Hakim Nishaburiu, pasi e shënoi këtë hadith shtoi: “Me të vërtetë është i çuditshëm fakti se si në këtë hutbe, nënvizohet rëndësia ndaj lidhjes fort pas Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik. Më tej Hakim Nishaburi vijon të thotë: “Unë mendoj se kam gjetur një dëshmitar, i cili gjendet në hadithin e Ebu Hurejres”.

II. Hadithi i dytë është si vijon. Ebu Bekr Ibn Ishaku transmeton se Ebu Hurejre, ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Me të vërtetë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”انى قد ترکت فیکم شیئین لن تضلّوا بعدهما: کتاب الله و سنتى ولن یفترقا حتى یردا علىَّ الحوض) )”. (14)

“Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, as ky dëshmitar nuk e ndryshon këtë gjendje të mjerë dhe të nderë. Të tërë dijetarët dhe eskpertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, Salih Ibn Musa Talhiu është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”.

V. Bejhakiu (viti i vdekjes 458 sipas kalendarit hixhri / viti 1065 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Sunenu’l-Kubra” (Sunnetët e Mëdhenj), Ebu Bekr Bejhakiu transmeton dy hadithë të metë dhe të rrallë:

I. Hadithi i parë është si vijon. Ismail Ibn Ebi Uejsi transmeton nga Ibn Abbasi, se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.), duke thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të tij” (یا ایها الناس! انی قد ترکت فیکم ما ان اعتصمتم به فلن تضلوا ابدا، کتاب الله و سنة نبیه)”. (15)

II. Hadithi i dytë është si vijon. Salih Ibn Musa Talhiu transmeton nga Ebu Hurejre, se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Me të vërtetë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther” انی قد خلفت فیکم ما لن تضلوا بعدهما، ما اخذتم بهما، او عملتم بهما: کتاب الله و سنتی، و لن) تفرقا حتی یردا علیّ الحوض)”. (16)

“Lërmëni t’iu bëj të qartë se këta dy hadithë, nuk zotërojnë zinxhirë të besueshëm transmetimi. Në zinxhirin e transmetimit të hadithit të parë, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, mbi të cilin të tërë dijetarët dhe eskpertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se ai është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”.

“Ndërsa në zinxhirin e transmetimit të hadithit të dytë, gjendet Salih Ibn Musa, mbi të cilin të tërë dijetarët dhe eskpertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se ai është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili cilësohet si një “makineri gënjeshtrash”.

“Këta dy hadithë janë tërësisht të dobët dhe të shpikur, sepse nuk përputhen me formën e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im”, të cilën Bejhakiu e ka shënuar nga Ebu Hajjan Tejmiu”.

VI. Ibn Abdulberri (viti i vdekjes 463 sipas kalendarit hixhri / viti 1070 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Istiab” (Pendimi), Muhammed Ibn Abdulberri, i cili ka kyer ndreqjen, rregullimin dhe sistemin një për një, të të tërë hadithëve të veprës me titull: “Muatta” (Lehtësimi), e Malik Ibn Enesit ka shkruar veprën e tij me titull: “Temhid Lima fi’l-Muattai Mine’l-Menai ue’l-Esanidi” (Paralajmërimi në Lehtësimin e Kuptimeve dhe Zinxhirëve të Transmetimit). Më pas Muhammed Ibn Abdulberri, ka shpikur një zinxhir transmetimi duke ia veshur atë, një transmetuesi gënjeshtar dhe mashtrues siç është Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri”. (17)

“Para së gjithash, dua t’iu sqaroj se në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjendet Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, mbi të cilin të tërë dijetarët dhe eskpertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se ai është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”.

“Shumica e dijetarëve dhe eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithë) janë të mendimit:

1.      Ahmed Ibn Hanbeli citon se ky është një hadith i dobët dhe i mohuar, i cili nuk vlen pesë qindarka.

2.      Ahmed Ibn Hanbeli i ka thënë Ebu Hejthemit: “Mos transmeto asnjë hadith nga Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri!”

3.      Ibn Maini shprehet se ky është një hadith i dobët dhe i mohuar, i cili nuk vlen pesë qindarka.

4.      Ebu Daudi kumton se Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, është një gënjeshtar dhe mashtrues.

5.      Shafiu nënvizon faktin se ai, është një gënjeshtar dhe mashtrues.

6.      Ebu Dhuraja thekson se Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, transmeton vetëm hadithë të dobët.

7.      Ebu Hatemi sqaron se ai, trasnmeton vetëm hadithë të dobët.

8.      Nesaiu, thotë troç se Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, transmeton vetëm hadithë të dobët dhe se ishte një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar.

9.      Darekutinu, është i mendimit se hadithët e tij janë të dobët, të lënë dhe të mohuar.

10.  Neueuiu cilëson se Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, ka transmetuar vetëm hadithë të dobët dhe të shpikur nga i ati dhe gjyshi i tij, me synimin e vetëm të përhapjes së përçarjes, në mesin e bashkësisë muslimane.

11.  Matrefi shpjegon se, asnjë nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ka shënuar asnjë hadith nga ai.

12.  Ibn Abdulberri shënon se, të tërë dijetarët dhe eskpertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri se Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, është një transmetues gënjeshtar, mashtrues, tradhtar, i cili transmeton vetëm hadithë të dobët, të lënë dhe të mohuar”. (18)

13.  Ibn Haxher Askalani pohon se, shumica e dijetarëve dhe eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri se Kethir Ibn Abdullah Ibn Amri, është një transmetues gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar. (19)

VII. Gjykatës Ijadi (viti i vdekjes 554 sipas kalendarit hixhri / viti 1159 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Ilm fi’d-Dabti’r-Riuajeti ue Takjidi’s-Sema” (Shkenca në Përforcimin e Transmetimeve dhe Regjistrimi i Lajmeve Qiellore”, e gjykatës Ijadit ose siç njihet ndryshe Ijad Ibn Musa Jahsubiu, ka transmetuar këtë hadith të rrallë dhe të metë, nga Ebu Said Hudriu se Muhammedi ka thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të tij” (یا ایها الناس! انی قد ترکت فیکم ما ان اعتصمتم به فلن تضلوا ابدا، کتاب الله و سنة نبیه)”. (20)

“Në këtë pikë të artikullit, dua të theksoj se në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjenden transmetues shumë të dobët siç është Sejf Ibn Umeri. Kjo është arsyeja kryesore se, Ibn Haxher Askalani shpjegon se, disa dijetarë dhe eskpertë të fushës së hadithit (muhaddithë) janë të mendimit:

1.      Ibn Maini citon se ky është një hadith i dobët dhe i mohuar, i cili nuk vlen pesë qindarka.

2.      Merreja thotë: “Dua që askush të mos transmetojë asnjë hadith nga Sejf Ibn Umeri!”.

3.      Ebu Hatimi shprehet se Sejf Ibn Umeri, është një gënjeshtar dhe mashtrues.

4.      Ebu Daudi kumton se ky është një hadith i dobët dhe i mohuar, i cili nuk vlen pesë qindarka.

5.      Nesaiu nënvizon faktin se ai, është një gënjeshtar dhe mashtrues, i cili transmeton vetëm hadithë të dobët.

6.      Darekutniu thekson se ky është një hadith i dobët, i mohuar dhe i lënë, i cili nuk vlen pesë qindarka.

7.      Ibn Adiu sqaron se Sejf Ibn Umeri, ka transmetuar vetëm hadithë të dobët, të cilët askush as nuk i ka pranuar njeri dhe as i ka zbatuar njeri.

8.      Ibn Hibbani thotë troç se Sejf Ibn Umeri, transmeton vetëm hadithë të dobët dhe të lënë dhe si rrjedhojë, kjo është arsyeja kryesore se përse është akuzuar dhe fajësuar si i pafe. 

9.      Hakimi është i mendimit se, ai është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar dhe si rrjedhojë është akuzuar dhe fajësuar si i pafe. (21)

VIII. Ibn Halduni (viti i vdekjes 808 sipas kalendarit hixhri / viti 1405 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Mukkadime” (Paraqitja), e sociologut Abdurrahman Ibn Halduni, ka transmetuar këtë hadith të rrallë dhe të metë, i cili i vishet Muhammedi se ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im” ترکت فیکم امرین، لن تضلوا ما تمسکتم بهما، کتاب الله و سنتی))”. (22)

“Pikë së pari, themi me gojën plot se teksti i mësipërm i këtij hadithi, nuk mund të përdoret si argument, sepse ky hadith nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi. Pikë së dyti shtojmë se Abdurrahman Ibn Halduni, nuk i përket fushës së hadithit, pra nuk është një muhaddith, por është një sociolog, si rrjedhojë fjalët e tij nuk lënë shumë mbresa në fushën e hadithit. Pikë së treti, një tjetër gabim i sociologut Abdurrahman Ibn Halduni, është se ai ka hedhur poshtë, të tërë hadithët mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.)”. (23)

“Një dijetar dhe ekspert sunnit i fushës së hadithit (muhaddith), i ka dhënë një përgjigje mjeshtërore, aludimeve të pabazuara dhe të paqëna të Ibn Haldunit”. (24)

“Pikë së katërti Ibn Halduni, ka futur hundët dhe në një fushë tjetër, së cilës nuk i përket asaj të historisë. Ai duke shkelur me këmbë, të vërtetat e pamohueshme historike, ka cituar se besimtarët shiitë, të doktrinës shiitë të dymbëdhjetë imamëve, besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është zhdukur, pasi ka hyrë në bodrumin e shtëpisë së tij në qytetin iranian të Hilesë. Më tej ai ka bërë gabime trashanike, duke thurur gojëdhëna dhe legjenda, të cilat më pas ua ka veshur, padrejtësisht besimtarëve shiitë”. (25)  

“Madje Ibn Halduni, ka arritur kulmin e gabimeve të tij, duke mbajtur një qëndrim me prirje te theksuar emeuiste, në tregimin e zhvillimit të Luftës së Siffinit, duke mbajtur dukshëm krahun e mizorit Muauije Ibn Ebi Sufjanit, duke bërë të qartë se qëndrimi i këtij të fundit, është qëndrimi i përbashkët i të të tërë bashkësisë muslimane, ndërsa Imam Aliu (p.m.t.) ka mbajtur krah të gabuar”. (26)

“Ndërsa në ngjarjen e hidhur të Kerbelasë, Ibn Halduni ka shprehur hapur dhe qartë se, Jezid Ibn Sufjani ishte në duhë të drejtë, ndërsa Imam Husejni (p.m.t.) ishte në udhë të gabuar”. (27)

IX. Sujuti (viti i vdekjes 911 sipas kalendarit hixhri / viti 1505 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Hasaisu’l-Kubra” (Çështjet e Mëdha), Xhelaluddin Sujuti transmeton këtë hadith të rrallë dhe të metë, nga Bejkhakiu se Muhammedi (p.q.m.t.), në Haxhin e Lamtumirës ka thënë: “Dëgjoni fjalën time. Me të vërtetë unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im” اسمعوا قولی، فانی قد ترکت فیکم ما ان اعتصمتم به لن تضلوا: کتاب الله و سنتی))”. (28)

“Ibn Haxher Askalani shkruan:

1.      Ibn Ebi Hejthemi citon se Ismail Ibn Ebi Uejsi ndonëse është një transmetues i drejtë, zotëron një intelekt dhe kujtesë shumë të dobët.  Ai nuk di se çfarë thotë dhe nuk e njeh mënyrat e transmetimit.

2.      Muaujije Ibn Salihu thotë se Ismail Ibn Ebi Uejsi, së bashku më të atin, janë transmetues të dobët dhe si rrjedhojë, hadithët e tyre nuk mund të përdoren si argumentë.

3.      Ibn Maini shprehet se ky hadith, nuk vlen pesë qindarka, sespe sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili cilësohet si një vjedhës hadithësh dhe si rrjedhojë hadithët e tij janë të lëna.

4.      Jahja kumton se Ismail Ibn Ebi Uejsi, nuk e dinte as vetë së çfarë thoshte, sepse ai  i ngatërronte shpesh herë zinxhirët e transmetimit dhe se nuk vlente as pesë qindarka si njeri.

5.      Ebu Hatimi nënvizon faktin se Ismail Ibn Ebi Uejsi, ndonëse është një transmetues i drejtë, zotëron një intelekt dhe kujtesë shumë të dobët. Ai nuk di se çfarë thotë dhe nuk e njeh mënyrat e transmetimit.

6.      Nesaiu thekson se Ismail Ibn Ebi Uejsi, transmeton hadithë të dobët dhe zotëron një kujtesë shumë të dobët.

7.      Ibn Adiu sqaron se Ismail Ibn Uejsi, ka transmetuar hadithë të çuditshëm nga daja i tij, të cilat askush as nuk i ka pranuar dhe as nuk i ka zbatuar.

8.      Akili thotë troç se Ismail Ibn Ebi Uejsi, zotëron një intelekt dhe kujtesë shumë të dobët dhe se hadithët e tij janë të dobët dhe të lënë.

9.      Dulabiu është i mendimit se hadithët e tij, janë të dobët, të mohuar dhe të lënë.

10.  Darekutniu i ka cilësuar hadithët e tij të dobët.

11.  Në veprën e tij me titull: “Irshad” (Drejtimi), Halili shpjegon: “Ismail Ibn Ebi Uejsi, mori në formën e mitmarrjes nga një tregtar 20 dirhemë. Më pas ai bleu një këmishë 50 dirhemë, të cilën ia shiti prijësit të bashkësisë muslimane për 100 dirhemë”.

12.  Në veprën e tij me titull: “Medhel” (Hyrja), Ismaili shënon: “Transmetuesi në fjalë ishte aq mendjelehtë, sa nuk ia vlen t’i përmend as emrin”.

13.  Në veprën e tij me titull: “Muhala” (Zgjidhja), Ibn Hazmi citon: “Ismail Ibn Ebi Uejsi, ishte një shpikës dhe vjedhës hadithësh”.

14.  Seleme Ibn Shebibi thotë: “Ismail Ibn Ebi Uejsi më rrëfeu: “Unë shpikja një hadith, në rastet kur banorët e Medinës së Ndriçuar kishin mosmarrëveshje”.

15.  Berkaniu bën te qartë: “Kur Nesaiu mësoi se Ismail Ibn Ebi Uejsi, ishte një shpikës dhe vjedhës hadithësh, e ndërpreu shënimin e hadithëve, nga ky i fundit dhe pohoi se Ismail Ibn Ebi Uejsi është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”. (29)

 X. Sujuti (viti i vdekjes 975 sipas kalendarit hixhri / viti 1567 sipas kalendarit gregorian)

“Në veprën e tij me titull: “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar) transmeton dy hadithë të metë dhe të rrallë:

I. Hadithi i parë është si vijon. Në veprën e tij me titull: “Gajlanijat Min Exhazi’l-Ehadithi” (Qëllimet e Pjesëve të Hadithëve), Ebu Bekr Shafiu transmeton nga Ibn Abbasi, se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.), duke thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të tij” (یا ایها الناس! انی قد ترکت فیکم ما ان اعتصمتم به فلن تضلوا ابدا، کتاب الله و سنة نبیه)”. (30)

II. Hadithi i dytë është si vijon. Në veprën e tij me titull: “Ibane” (Sqarimi), Ebu Nasr Sexhziu, transmeton nga Salih Ibn Musa Talhiu, ky i fundit nga Ebu Hurejre, se ka dëgjuar Muhammedin (p.q.m.t.) duke thënë: “Me të vërtetë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther” انی قد خلفت فیکم ما لن تضلوا بعدهما، ما اخذتم بهما، او عملتم بهما: کتاب الله و سنتی، و لن) تفرقا حتی یردا علیّ الحوض))”. (31)

“Tekset e mësipërme të këtij hadithi, nuk mund të përdoren si argumentë, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij gjenden Ibn Abbasi dhe Salih Ibn Musa Talhiu, të cilët janë gënjeshtarë, mashtrues dhe shumica e dijetarëve dhe eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, hadithët e tyre nuk mund të pranohen si argumentë”.

“Pikë së pari, vepra me titull: “Gajlanijat Min Exhazi’l-Ehadithi” (Qëllimet e Pjesëve të Hadithëve), e Ebu Bekr Shafiut, i cili ka ndërruar jetë në vitin 354 hixhri / viti 965 sipas kalendarit gregorian, nuk ka arritur në ditët e sotme dhe se autori i veprës me titull: “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), nuk e ka transmetuar zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi”.

“Pikë së dyti, dy vëllezër të cilët ishin bashkëkohës dhe zotëronin të njëjtin pseudonimin Ebu Nasri dhe mbiemin Sexhziu. Njëri nga këta është Abdullah Ibn Said Ibn Hatimi, i cili ka ndërruar jetë në vitin 469 hixhri / viti 1076 sipas kalendarit gregorian dhe Ubejdullah Ibn Said Hatimi, i cili ka ndërruar jetë në vitin 444 hixhri / viti 1052 sipas kalendarit gregorian. Si rrjedhojë, ne nuk e dimë se cilit nga këta dy vëllezër, i është referuar Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar)”.

“Pikë së treti, të dy këta vëllezër kanë shkruar dy vepra me titull: “Ibane” (Sqarimi). Abdullah Ibn Said Hatimi ka shkruar veprën me titull: “Ibane fi’r-Reddi Ala’r-Rafidini” (Sqarimi Mbi Kundërshtimin e Refuzuesve), ndërsa Ubejdullah Ibn Said Hatimi, ka shkruar veprën me titull: “Ibane Kubra fi’l-Meseleti’l-Kur’ani” (Sqarimi i Madh Mbi Çëshjet e Kur’anit). Si rrjedhojë, ne nuk e dimë se cilës nga këto dy vepra, i është referuar Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar)”. (32)

“Pikë së katërti, asnjë nga veprat e lartpërmendura, nuk ka arritur në ditët e sotme dhe Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), nuk e ka transmetuar zinxhirin e transmetimit të këtyre hadithëve”.

“Pikë së pesti, sipas transmetimit të Alauddin Mutteki Hindiut (Indianit të Përkushtuar), autori i veprës “Ibane” (Sqarimi), pasi ka transmetuar hadithin e sipërcituar, ka shtuar se ky i fundit është me të vërtetë i çuditshëm”. (33)

“Pika e gjashtë, në veprën e tij me titull: “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), ndonëse e ka transmetuar me dhjetra herë, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im”, nuk mund të kuptojmë arsyen se, përse i ka dhënë vend dhe transmetimeve të versionit të rremë të tij”. (34)

Pjesa e Dytë: “Shqyrtimi i Transmetimit të Metë dhe të Rrallë, të Versionit të Rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”

“Tani do të kalojmë në pjesën e dytë të artikullit tonë, do të cekim shqyrtimin e transmetimit të metë dhe të rrallë të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

1. “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, nuk kalon as në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), e Buhariut dhe as në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Muslimit. Ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit”, e Muslimit”. (35)

2. “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, nuk kalon në asnjë nga katër Sunnetët e Mëdhenj, ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, kalon në veprën me titull: “Suneni” (Sunnetët) e Tirmidhiut”. (36)

3. “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, kalon pa zotëruar asnjë zinxhir transmetimi, në veprën me titull: “Muatta” (Lehtësimi), e Malik Ibn Enesit, (37) ndërsa ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, kalon në shumë burime dhe vepra të njohura sunnite, duke zotëruar zinxhirë të mirë dhe të vërtetë transmetimi, disa nga të cilat i kemi përmendur më lart”.

4. “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, kalon pa zotëruar asnjë zinxhir të besueshëm dhe të mirë transmetimi, (të tërë zinxhirët e transmetimit të tij, janë të dobët dhe të rremë), në burimet dhe veprat e njohura sunnite. Në këtë pikë të artikullit tonë, do të përmendim vetëm disa nga këto burime dhe vepra:

4.a. “Dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se hadithi i transmetuar nga Darekutniu, është një hadith i lënë, i mohuar dhe i ndërprerë që nuk zotëron ansjë zinxhir transmetimi, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili cilësohet si një “makineri gënjeshtrash”. (38)

4.b. “Dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se hadithi i transmetuar nga Hakim Nishaburiu, është një hadith i lënë, i mohuar dhe i ndërprerë që nuk zotëron ansjë zinxhir transmetimi, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është një bixhozçi, gënjeshtar, mashtrues, mendjelehtë, mitmarrës, shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe tradhtar”. (39)

4.c. “Dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se hadithi i transmetuar nga Ibn Abdulberri, është një hadith i lënë, i mohuar dhe i ndërprerë që nuk zotëron ansjë zinxhir transmetimi, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Kethir Ibn Abdullah Ibn Amr Kurtubiu, i cili është një gënjeshtar, mashtrues, mendjelehtë, shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe tradhtar”. (40)

4.ç. “Dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se hadithi i transmetuar nga Gjykatës Ijadi, është një hadith i lënë, i mohuar dhe i ndërprerë që nuk zotëron ansjë zinxhir transmetimi, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Sejf Ibn Umeri, i cili është një bixhozçi, gënjeshtar, mashtrues, mendjelehtë, shpikës dhe vjedhës hadithësh, i ndyrë, i ulët, tradhtar, i cili cilësohet si i pafe”. (41)

5. “Ndërsa në veprën e tij me titull: “Salatu’n-Nebijji” (Namazi Profetik), dijetari dhe eksperti i hadithit (muhaddithi) bashkëkohor jordanez Hasan Ibn Ali Thekkafiu, shkruan: “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, nuk zotëron asnjë zinxhir të besueshëm dhe të mirë transmetimi, (të tërë zinxhirët e transmetimit të tij, janë të dobët dhe të rremë) dhe si rrjedhojë, nuk mund të përdoret si argument. Ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, kalon në shumë burime dhe vepra të njohura sunnite, duke zotëruar zinxhirë të mirë dhe të vërtetë transmetimi”. (42)

“Duke u mbështetur në faktet kokëfortë të lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), e kanë vërtetuar autenticitetin, në burimet dhe veprat e tyre, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, si vijon:

1.      “Hakim Nishaburiu, (viti i vdekjes 405 sipas kalendarit hixhri / viti 1014 sipas kalendarit gregorian), “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet e Vërteta), (vëll. 3, fq. 109)

2.      Hafidh Ibn Kethiri, (viti i vdekjes 774 sipas kalendarit hixhri / viti 1372 sipas kalendarit gregorian), “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), (vëll 5, fq. 209)

3.      Hafidh Ali Ibn Bekr Hejthemiu, (viti i vdekjes 807 sipas kalendarit hixhri / viti 1404 sipas kalendarit gregorian), “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja E Madhe), (vëll. 9, fq. 164)

4.      Haidh Ibn Haxher Askalaniu, (viti i vdekjes 852 sipas kalendarit hixhri / viti 1448 sipas kalendarit gregorian), “Metalibu’l-Ilmijje” (Kërkesat e Dijes), (vëll. 4, fq. 65)

5.      Xhelaluddin Sujuti, (viti i vdekjes 911 sipas kalendarit hixhri / viti 1505 sipas kalendarit gregorian), “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë), (fq. 157)

6.      Ibn Haxher Mekkiu, (viti i vdekjes 974 sipas kalendarit hixhri / viti 1566 sipas kalendarit gregorian), “Sauaiku’l-Muhrika” (Prapashtesat e Ndezura), (fq. 150)

7.      Munauiu, (viti i vdekjes 1030 sipas kalendarit hixhri / viti 1620 sipas kalendarit gregorian), “Fejdu’l-Kadiri” (Këndvështrimi i Vlerësimit)”.

6. Dijetari dhe eksperti i hadithit (muhaddithi) bashkëkohor jordanez Hasan Ibn Ali Thekkafiu, në një tjetër vepër të tij shkruan: “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, jo vetëm që nuk zotëron asnjë zinxhir të besueshëm dhe të mirë transmetimi, por është një hadith i shpikur nga prijësit emeuitë, i cili është shpikur me qëllimin e vetëm, të largimit të besimtarëve sunnitë, nga versioni i vërtetë i tij: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”. (43)

7. “Më tej ai e mbyll përkufizimin e tij duke shtuar: “Versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është një hadith i shpikur nga prijësit emeuitë, me qëllimin e vetëm, të largimit sa më shumë të jetë e mundur e besimtarëve sunnitë, nga versoni i vërtetë i tij: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”. (44)

8. “Tani në këtë pikë të artikullit tonë, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a nuk kemi të drejtë që të mësojmë sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.) nga anëtarët e Ehli Bejtit, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” Për më tepër për të cilët, Allahu i Madhëruar, në ajetin 33 të Sures Ahzab thotë: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ose duhet t’i marrim nga i ushtari Ebu Hurejre, të cilin Muauije Ibn Ebi Sufjani, e lau në ar dhe argjend, me synimin e vetëm, që të shpikte me qindra mijëra hadithë, për lartësuar figurën e ulët të Muauije Ibn Ebi Sufjanit dhe për të përulur figurën e lartë të Imam Aliut (p.m.t.), i cili ishte prijësi i katërt i ligjëruar i bashkësisë muslimane?!”

9. “Duke u nisur nga versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Me të vërtetë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, arrijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.) na ka lajmëruar hapur dhe qartë: “Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”. Ndërsa për sa i përket versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, pohojmë me bindje të plotë se, arrijmë në një përfundim të gabuar dhe në një qorrsokak, sepse vetë bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) e kanë kundërshtuar shkrimin dhe shënimin e hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.), për gati një shekull pas shtegimit të tij nga kjo botë, me synimin e fshehjes së të vërtetës hyjnore. Ndërsa pas këtij shekulli, ata jo vetëm që kanë vijuar në fshehjen e së vërtetës hyjnore, por në mënyrë të paturpshme kanë shpikur hadithë të reja, duke ia veshur Muhammedit (p.q.m.t.) si për shembull: “Mos shkruan asgjë tjetër, përveç ajetëve kuranorë, pas shtegtimit tim nga kjo botë. Nëse dikush shkruan diçka tjetër përveç ajetëve kuranorë, le ta zhdukë. Por ju mund të transmetoni tekste teuratore dhe ungjillore nga çifutët” (لا تَكْتُبُوا عَنِّي شَيْئًا الّا الْقُرْآنِ فَمَنْ كَتَبَ عَنِّي شَيْئًا الّا الْقُرْآنِ فَلْيَمْحُهُ. و حدّثوا عن بنی إسرائیل و لا حرج)”. (45)

“Prijësit emeuitë të bashkësisë muslimane, me zbatimin e këtyre masave keqdashëse dhe të pacipa, në njërën anë parandaluan mësimin e sunnetit dhe mohuan transmetimin e hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa në anën tjetër lejuan dhe nxitën përhapjen e teksteve teuratore dhe ungjillore nga çifutët”.

“Madje prijësit emeuitë të bashkësisë muslimane, nuk u mjaftuan me kaq, por morën masa dhe më të rrepta. Ata arrestuan dhe burgosën padrejtësisht, bashkëkohësit më të ditur dhe më të njohur të Muhammedit (p.q.m.t.), si Abdullah Ibn Mes’udin, Ebu Derdanë dhe Ebu Mes’ud Ensariun, me akuzimin dhe fajësimin e shënimit dhe të transmetimit të hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (46)

“Më tej prijësit emeuitë të bashkësisë muslimane, këta përmbledhje të hadithëve të vërtetë, i bënë shkrumb e hi”. (47)

“Këto masa tejet të rrepta, vijuan deri në epokën e shkurtër, të udhëheqjes dy vjeçare të Umer Ibn Abdulazizit”.

10. “Lërmëni t’iu sqaroj se shumë dijetarë sunnitë dhe të tërë dijetarët shiitë, të cilët janë dhe ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë), janë të njëzëri mbi faktin se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Me të vërtetë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, shpjegon se udhëheqja e anëtarëve të Ehli Bejtit, do të vijojë deri në fundin e jetës së kësaj bote. Kjo është arsyeja kryesore se, përse besimtarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, duhet t’i nënshtrohen gjithmonë anëtarëve të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Ndërsa ne ajetët 3, 4 të Sures Nexhm: “Ai nuk flet nga vetvetja, por flet vetëm atë që i shpallet” (وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى)”. (48)

“Ashtu siç e shihni qartë, vetë ajetët kuranorë, e kanë vërtetuar autenticitetin e fjalëve dhe thënieve të Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, pohojmë me bindje të plotë se, arrijmë në një përfundim të gabuar dhe në një qorrsokak, sepse vetë bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) e kanë kundërshtuar shkrimin dhe shënimin e hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.), për gati një shekull pas shtegimit të tij nga kjo botë, me synimin e fshehjes së të vërtetës hyjnore”.

Pjesa e Tretë: “Shembujt e Kundërshtimit dhe të Ndalimit të Prijësve Emeuitë, Ndaj Sunnetëve të Fortë të Muhammedit (p.q.m.t.)”

1. “Haxhi Temettu’”, (kryerja e ritualit të umres, brenda muajit të haxhit). “Në të vërtetë kryerja e ritualit të haxhi temettu’ (kryerja e ritualit të umres, brenda muajit të haxhit), gjendet në ajetët kuranorë dhe është një sunneti i fortë, i transmetuar nga Muhammedi (p.q.m.t.), në Haxhin e Lamtumirës. Por prijësi i dytë emeuit, Umer Ibn Hattabi, e ka ndaluar këtë ritual duke thënë: “Allahu (xh.sh.) i ka lejuar të dërguarit të tij gjithçka por jo për ju, pra kujdesuni të ruani vetveten dhe kryejeni umren vetëm në muajt jashtë haxhit”. (49)

2. “Martesa Mut’e”, (martesa e përkohshme). “Në të vërtetë edhe martesa mut’e (martesa e përkohshme), gjendet në ajetët kuranorë dhe është një sunnet i fortë, i Muhammedit (p.q.m.t.). Por prijësi i dytë emeuit, Umer Ibn Hattabi, e ka ndaluar këtë ritual duke thënë: “Unë do të gurëzoj atë musliman, i cili kryen martesën e përkohhme”. (50)

“Më pas Umer Ibn Hattabi vijoi: “Në epokën e Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të lejuar dy rituale, të cilët unë sot po i ndaloj që të dyja. Rituali i parë është kryerja e ritualit të umres brenda muajit të haxhit dhe rituali i dytë është kryerja e martesës së përkohshme. Unë do të ndëshkoj atë musliman, i cili kryen këto të dy rituale”. (51)

3. “Tre Shkurorëzimet Brenda një Kuvendi”, (cilësimi i tre shkurorëzimeve, si një shkurorëzim i vetëm, brenda një kuvendi). “Në të vërtetë është një sunnet i fortë, i Muhammedi (p.q.m.t.), cilësimi i tre shkurorëzimeve, si një shkurorëzim i vetëm, brenda një kuvendi. Por prijësi i dytë emeuit, Umer Ibn Hattabi, e ka ndaluar këtë ritual duke thënë: “Në epokën e Muhammedit (p.q.m.t.), ishte i lejuar rituali, i cilësimit të tre shkurorëzimeve, si një shkurorëzim i vetëm, brenda një kuvendi, të cilin unë sot po e ndaloj përfundimisht”. (52)

4. “Tejemmumi dhe Lënia e Namazit”, (prekja e gjymtyrëve me dhe, rërë, gëlqere të shuar dhe lënia e namazit). “Në të vërtetë edhe rituali i tejemmumit (prekja e gjymtyrëve me dhe, rërë, gëlqere të shuar), gjendet në ajetët kuranorë dhe është një sunnet i fortë, i Muhammedit (p.q.m.t.). Por kur disa njerëz e pyetën prijësin e dytë emeuit, Umer Ibn Hattabin: “Ndonjëherë ndodh që nuk mund të gjejmë ujë për dy muaj rresht, vallë çfarë duhet te bëjmë?!” Ndërsa Umer Ibn Hattabi u përgjigj: “Unë kur nuk mund të gjej ujë atëherë nuk fal namaz’. (53)

5.“Shkurtimi i Namazit Gjatë Udhëtimit”. “Në të vërtetë edhe rituali i shkurtimit të namazit gjatë udhëtimit, gjendet në ajetët kuranorë dhe është një sunnet i fortë, i Muhammedit (p.q.m.t.). Ky i fundit kur ishte në vendet e quajtura Mina, Taife, gjatë udhëtimit ose gjatë luftës, i shkurtonte namazët katër rekatësh (“dhuhrin” (drekën), “asrin” (pasditen) dhe “’ishanë” (natën)) në dy rekatë. Por prijësi i tretë emeuit Uthman Ibn Affani, e ndaloi këtë ritual, sepse ai i fali pa i shkurtuar aspak namazët katër rekatësh”. (54)

6. “Konsumimi i Pijeve Alkoolike”. “Ky veprim është i ndaluar në mënyrë të kategorike, në Kur’anin Famëlartë si dhe gjithashtu cilësohet si një nga mëkatët e mëdhenj. Por prijësi i pestë emeuit, Muauije Ibn Ebi Sufjani, e ka shkelur këtë ndalesë me të dyja këmbët, sepse në sofrën e tij në sytë e të tërë bashkësisë muslimane, ka konsumuar verë, madje ua ka ofruar këtë të fundit dhe të pranishmëve”. (55)

7. “Cilësimi i Fëmijës së Jashtëligjshëm”, (cilësimi i fëmijës së jashtëligjshëm, si një foshnjë e të zotërve të shtëpisë në të cilën lind). “Në të vërtetë edhe rituali i cilësimi i foshnjës së jashtëligjshëm, si një foshnjë e të zotërve të shtëpisë në të cilën lind, dhe më pas ndëshkimi i imoralit ose imorales, është një sunnet i fortë, i Muhammedit (p.q.m.t.). Por prijësi i pestë emeuit, Muauije Ibn Ebi Sufjani, e ka shkelur këtë ndalesë me të dyja këmbët, sepse e ka cilësuar Zijad Ibn Ebihin, si fëmijën e jashtëligjshëm të Ebu Sufjanit, vetëm duke përdorur dëshminë e rremë të një shitësi verërash”. (56)

8. “Ushqimi i Armiqësisë dhe i Urrejtjes Ndaj Muhammedit (p.q.m.t.).  “Në të vërtetë edhe rituali i ftesës së bashkësisë muslimane, ndaj ushqimit të dashurisë dhe respektit, ndaj prijësit të saj dhe ndalimi i bashkësisë muslimane, ndaj fjalës dhe sjelljes së keqe, ndaj prijësit të saj, është një sunnet i fortë i Muhammedit (p.q.m.t.). Ky i fundit ka thënë: “Ai i cili më shan mua ka sharë edhe Aliun”. (57)

“Por prijësi i pestë emeuit, Muauije Ibn Ebi Sufjani, e ka shkelur këtë ndalesë me të dyja këmbët, sepse ka urdhëruar që për gjatë 1000 muajve (58) hatibët, imamët dhe muftinjtë, në mbi 7000 vazë dhe hutbe, të shajnë dhe të mallkojnë në mënyrë të pacipë, të paskrupullt dhe të paturpshme Imam Aliun (p.m.t.)”. (59)

“Njëherë Muauije Ibn Ebi Sufjani, e kishte urdhëruar Mugire Ibn Shu’ben që të shante rëndë në publik, Imam Aliun (p.m.t.)”. (60)

9. “Sulmet e Pamëshirshme Ndaj Dy Qytetëve të Shenjtë Arabe, Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”. “Por prijësi i gjashtë emeuit, Jezid Ibn Muauije, duke konsumuar verë, në sy të mbarë bashkësisë muslimane, urdhëroi një ushtri 12.000 ushtarësh muslimanë, nën udhëheqjen e Muslim Ibn Ukbes, që të niseshin të sulmonin, të masakronin medinasit dhe të rrënonin shtëpitë e tyre. Më pas Muslim Ibn Ukbe, masakroi dhe terrorizoi të tërë medinasit, më të përkushtuar muslimanë, për tri ditë e tri netë rresht në mënyrë të pamëshirshme. Më tej u nis, drejt masakrimit të mekkasve, të cilët i shkoi në tehun e shpatës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, e rrënoi dhe Kaben e bekuar, me goditjene gurëve gjigantë, të hedhur nga katapultat. Si dhe për t’i vënë kapakun kësaj mizorie të pashoqe, Muslim Ibn Ukbe i vuri zjarrin dhe mbulesës së shenjtë të Kabes së bekuar”. (61)

“Lërmëni t’iu citoj se tërësia e këtyre fatkeqësive, krimeve, masakrave, mizorive, mynxyrave dhe terorrizimeve, u kryen sipas urdhrit të prijësit të gjashtë emeuit, dështakut, pijanecit, tiranit dhe tradhtarit Jezid Ibn Muauijes, i cili e cilësonte veten si “mbrojtësi më i madh i sunnetit të Muhammedit (p.q.m.t.)”. Kulmi i dyfytërësisë së kësaj epoke të errët dhe të zymtë emeuite, të historisë islame ishte kur Abdullah Ibn Umeri dha miratimin se cilido, që ndërronte jetë pa i dhënë besën si prijës Jezid Ibn Muauijes, cilësohej si të kishte ndërruar jetë në epokën e padijes”. (62)

10. “Konsumimi i Pijeve Alkoolike në Çatinë e Kabes së Bekuar”. “Si për t’i vënë kapakun të tërë këtyre fatkeqësive, krimeve, masakrave, mizorive, mynxyrave dhe terorrizimeve, prijësi i shtatë emeuit, Uelid Ibn Jezid Ibn Abdulmeliku, të cilin Ibn Haxher Askalani, e ka cilësuar si prijësin dhe udhëheqësin e 12 të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk la asnjë mëkat të madh dhe të vogë pa kryer”. (63) “Njëri nga mëkatet e kryera, nga prijësi i shtatë emeuit, Uelid Ibn Jezid Ibn Abdulmeliku, ishte dhe konsumimi i pijeve alkoolike, në çatinë e Kabes së bekuar”. (64)

“Duke u mbështetur në argumentët e mësipërm kokëfortë, arrijmë në përfundimin se, si të tërë prijësit emeuitë të cilët, e cilësonin kot së koti vetveten si “mbrojtësit më të mëdhenj të sunnetit të Muhammedit (p.q.m.t.), e shkelën me të dyja këmbët, dhe e tradhtuan në mënyrën më të pacipë, më të paskrupullt dhe më të paturpshme, porosinë e tij duke e tradhtuar sunnetin e Muhammedit (p.q.m.t.). Madje këtu nuk përmendëm, as grabitjen e udhëheqjes me dhunë dhe mizori, nga duart e anëtarëve të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit  (p.q.m.t.), (Imam Aliut (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) dhe grabitjen padrejtësisht të truallit të Fedekut, nga duart e Fatime Zehrasë (p.m.t.)”.

Pjesa e Katërt: “Një Përfundim i Rëndësishëm, i Versionit të Vërtetë të Hadithit të Vërtetë: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”

“Ja pra ne si besimtarët shiitë, besojmë fuqishëm në faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.), është i gjallë dhe se së shpejti do të shfaqet, për të mbushur botën me dritë dhe drejtësi, pasi kjo e fundit ishte e mbushur me dhunë dhe mizori”.

“Tani në fund të artkullit tonë, do të mjaftohemi me përmendjen e dy dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve), të cilët kanë sqaruar rëndësinë e madhe, që bart nënshtrimi dhe respektimi, ndaj versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”.

1. “Ibn Haxher Hejthemiu, (viti i vdekjes 974 sipas kalendarit hixhri / viti 1566 sipas kalendarit gregorian). Ky i fundit pasi ka shënuar, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn shënon: “Ne si besimtarë muslimanë, duhet të lidhemi fort pas Dy Porosive të Paçmuara, të cilat përmenden pastër dhe qartë në këtë hadith. Ne duhet të besojmë fuqishëm në faktin se, anëtarët e Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhamedit (p.q..m.t.), janë njerëz që zotërojnë cilësi dhe virtyte të larta, pikërisht ashtu siç është Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t), i cili me të drejtë, është cilësuar si pika, dera dhe si oqeani i dijes islame”. (65)

2. “Muhammed Abdurrauf Munauiu, (viti i vdekjes 1030 sipas kalendarit hixhri / viti 1620 sipas kalendarit gregorian). Ky i fundit pasi ka shënuar, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn shënon: “Ne si besimtarë muslimanë, duhet të lidhemi fort Dy Porosive të Paçmuara, të cilat përmenden pastër dhe qartë në këtë hadith. Ne duhet ta kemi të qartë se anëtarët e Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), janë njerëz që zotërojnë cilësi dhe virtyte të larta, pikërisht ashtu siç thuhet në ajetin 33 të sures Ahzab: ““Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. Si rrjedhojë, ne duhet të respektojmë jashtëzakonisht shumë, anëtarët e famijes së bekuar të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Ja pra ky është kuptimi i vërtetë, i versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn ku citohet: “O ju njerëz! Me të vërtetë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këto Dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do të ndahen kurrë nga njera-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”. (66)

Burimet e Referuara në Këtë Artikull:

1.      Malik Ibn Enesi, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 899, Vërtetimi nga Muhammed Fuad Abdulbakiu, (viti i botimit 1393 sipas kalendarit hixhri / viti 1973 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

2.      Malik Ibn Enesi, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 12, (viti i botimit 1399 sipas kalendarit hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Paraqitja nga Abduluehhab Abdullatifi, Kajro, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Kajro, Egjipt.

3.      Malik Ibn Enesi, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 19, (viti i botimit 1399 sipas kalendarit hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Citim nga vepra me titull: “Meratibu’d-Dijaneti” (Rregullimi i Çështjeve Fetare) e Ibn Hazmit, Kajro, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Kajro, Egjipt.

4.      Xhelaluddin Sujuti, “Lejali’l-Methnua” (Netët Përsëritëse), vëll. 1, fq. 86, (viti i botimit 1417 sipas kalendarit hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

5.      Abdulmelik Ibn Hishami, “Siretu’n-Nebeuijje” (Autobiografia Profetike), vëll. 6, fq. 10, (viti i botimit 1400 sipas kalendarit hixhri / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qartësia”, Bejrut, Liban.

6.      Ali Ibn Umer Darekutniu, “Sunnen” (Sunnetët), vëll. 4, fq. 245, (viti i botimit 1386 sipas kalendarit hixhri / viti 1966 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

7.      Ibn Ebi Hatem Radiu, “Xherh ue’t-Tadili” (Analiza dhe Vërtetimi), vëll. 4, fq. 415, (viti i botimit 1371 sipas kalendarit hixhri / viti 1951 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”,  Hajdarabad, Indi.

8.      Imam Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 291, (viti i botimit 1421 sipas kalendarit hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 540, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

10.  Shemsuddin Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Barashpeshës), vëll. 2, fq. 302, (viti i botimit 1382 sipas kalendarit hixhri / viti 1962 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

11.  Shemsuddin Dhehebiu, “Sejru’l-Alami’n-Nubela” (Rrjedha e Madhe e Rrugëve), vëll. 8, fq. 180, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

12.  Ebu Abdullah Nishaburiu, “Mustedreku Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 93, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

13.  Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Filluesit në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 197, (viti i botimit 1421 sipas kalendarit hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

14.  Ebu Abdullah Nishaburiu, “Mustedreku Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 93, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

15.  Ebu Bekr Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Sunnetët e Mëdhenj), vëll. 10, fq. 114, (viti i botimit 1387 sipas kalendarit hixhri / viti 1967 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

16.  Ebu Bekr Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Sunnetët e Mëdhenj), vëll. 10, fq. 114, (viti i botimit 1387 sipas kalendarit hixhri / viti 1967 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

17.  Ebu Umer Ibn Abdulberri, “Temhid Lima fi’l-Muatta Mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Paralajmërimi mbi Lehtësimin në Këndvështrimin e Kuptimeve të Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 24, fq. 331, (viti i botimit 1387 sipas kalendarit hixhri / viti 1967 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucionet e Ministrive”, Rabat, Marok.

18.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 4, fq. 583, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

19.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 4, fq. 584, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

20.  Ijad Ibn Musa Jahsubiu, “Ilm fi’d-Dabti’r-Riuajeti ue Takjidi’s-Sema” (Shkenca në Përforcimin e Transmetimeve dhe Regjistrimi i Lajmeve Qiellore”, fq. 8, 9. (viti i botimit 1379 sipas kalendarit hixhri / viti 1959 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Kajro, Egjipt.

21.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 470, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

22.  Abdurrahman Ibn Halduni, “Mukaddime” (Paraqitja), fq. 543, (viti i botimit 1416 sipas kalendarit hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

23.  Abdurrahman Ibn Halduni, “Mukaddime” (Paraqitja), fq. 311, 312, (viti i botimit 1416 sipas kalendarit hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

24.  Ahmed Ibn Muhammed Ibn Siddik Hedhremiu, “Ibradu’l-Uehmi’l-Meknuni Mine’l-Kelami’l-Ibni’l-Halduni” (Përshtypja e Vegimit të Krijuar Nga Fjalët e Ibn Haldunit), fq. 199, (viti i botimit 1380 sipas kalendarit hixhri / viti 1960 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Halduni”, Damask, Siri.

25.  Ahmed Ibn Muhammed Ibn Siddik Hedhremiu, “Ibradu’l-Uehmi’l-Meknuni Mine’l-Kelami’l-Ibni’l-Halduni” (Përshtypja e Vegimit të Krijuar Nga Fjalët e Ibn Haldunit), fq. 199, (viti i botimit 1380 sipas kalendarit hixhri / viti 1960 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Halduni”, Damask, Siri.

26.  Ahmed Ibn Muhammed Ibn Siddik Hedhremiu, “Ibradu’l-Uehmi’l-Meknuni Mine’l-Kelami’l-Ibni’l-Halduni” (Përshtypja e Vegimit të Krijuar Nga Fjalët e Ibn Haldunit), fq. 218, (viti i botimit 1380 sipas kalendarit hixhri / viti 1960 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Halduni”, Damask, Siri.

27.  Ahmed Ibn Muhammed Ibn Siddik Hedhremiu, “Ibradu’l-Uehmi’l-Meknuni Mine’l-Kelami’l-Ibni’l-Halduni” (Përshtypja e Vegimit të Krijuar Nga Fjalët e Ibn Haldunit), fq. 218, (viti i botimit 1380 sipas kalendarit hixhri / viti 1960 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Halduni”, Damask, Siri.

28.  Xhelaluddin Sujuti, “Hasaisu’l-Kubra” (Çështjet e Mëdha), vëll. 2, fq. 65, (viti i botimit 1417 sipas kalendarit hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

29.  Xhelaluddin Sujuti, “Hasaisu’l-Kubra” (Çështjet e Mëdha), vëll. 2, fq. 84, (viti i botimit 1417 sipas kalendarit hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

30.  Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 1, fq. 173, (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

31.  Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 1, fq. 187, (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

32.  Umer Rida Kehhaleja, “Muxhemu’l-Muelifini” (Përmbledhjet e Shkrimtarëve), vëll. 6, fq. 59, 239, (viti i botimit 1376 sipas kalendarit hixhri / viti 1956 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban

33.  Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 1, fq. 188, (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

34.  Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 1, fq. 172, 188, (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

35.  Ebu Abdullah Nishaburiu, Muslim Ibn Haxhxhaxhi “Sahih” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërteta), vëll. 4, fq. 1873, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

36.  Tirmidhiu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 5, fq. 442, (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

37.  Malik Ibn Enesi, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 899, Vërtetimi nga Muhammed Fuad Abdulbakiu, (viti i botimit 1370 sipas kalendarit hixhri / viti 1950 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”, Bejrut, Liban.

38.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 540, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

39.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 197, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

40.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 4, fq. 583, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

41.  Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 470, (viti i botimit 1412 sipas kalendarit hixhri / viti 1991 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ringjallja”, Bejrut, Liban.

42.  Hasajn Ibn Ali Thekkafiu, “Sahihu’sh-Sherhi’l-Akideti’t-Tahauijje” (Shpjegimi i Vërtetë i Kredos Tahauijje), fq. 289, (viti i botimit 1416 sipas kalendarit hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Neueuiu”, Amman, Jordani.

43.  Hasan Ibn Ali Thekkafiu, “Sahihu’sh-Sherhi’l-Akideti’t-Tahauijje” (Shpjegimi i Vërtetë i Kredos Tahauijje), fq. 654, (viti i botimit 1416 sipas kalendarit hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Neueuiu”, Amman, Jordani.

44.  Hasan Ibn Ali Thekkafiu, “Salatu’n-Nebijji” (Namazi Profetik), fq. 290, (viti i botimit 1387 sipas kalendarit hixhri / viti 1967 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Neueuiu”, Amman, Jordani.

45.  Alauddin Mutteki Hindiu (Indiani i Përkushtuar), “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 1, fq. 199, (viti i botimit 1409 sipas kalendarit hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

46.  Shemsuddin Dhehbiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia islame), vëll. 1, fq. 7, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Arabe”, Bejrut, Liban.

47.  Ibn Se’adi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 5, fq. 188, (viti i botimit 1393 sipas kalendarit hixhri / viti 1973 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Arabe”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

48.  Ajetët 3, 4 të Sures Nexhm.

49.  Tahauiu, “Mushkilu’-Asari” (Çështjet e Pazgjidhura), vëll. 6, fq. 146, (viti i botimit 1400 sipas kalendarit hixhri / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Tahauiu”, Kum, Republika Islame Iraniane.

50.  Ebu Bekr Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Sunnetët e Mëdhenj), vëll. 7, fq. 204, (viti i botimit 1387 sipas kalendarit hixhri / viti 1967 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

51.  Tahauiu, “Mushkilu’-Asari” (Çështjet e Pazgjidhura), vëll. 2, fq. 146, (viti i botimit 1400 sipas kalendarit hixhri / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Tahauiu”, Kum, Republika Islame Iraniane.

52.  Ebu Abdullah Nishaburiu, Muslim Ibn Haxhxhaxhi “Sahih” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërteta), vëll. 2, fq. 1099, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

53.  Imam Nesaiu, “Sunen” (Sunnetët), vëll. 1, fq. 168, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Tahauiu”, Kum, Republika Islame Iraniane.

54.  Ebu Abdullah Nishaburiu, Muslim Ibn Haxhxhaxhi “Sahih” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërteta), vëll. 1, fq. 482, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

55.  Ahmed Ibn Hanbeli, “Musendi” (Zinxhiri i Transmetimit), vëll. 9, fq. 5, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

56.  Imam Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 291, (viti i botimit 1421 sipas kalendarit hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

57.  Ebu Abdullah Nishaburiu, Muslim Ibn Haxhxhaxhi “Sahih” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërteta), vëll. 3, fq. 130, (viti i botimit 1414 sipas kalendarit hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

58.  Thibt Ibn Xheuziu, “Tedhkiretu’l-Hauaisi” (Përmendja e Ndjenjave), vëll. 1, fq. 360, (viti i botimit 1426 sipas kalendarit hixhri / viti 2005 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Imam Tahauiu”, Kum, Republika Islame Iraniane.

59.  Xharullah Zemahsheriu, “Rabiu’l-Ebrari” (Zotëria e i Mirësive), vëll. 2, fq. 186, (viti i botimit 1395 sipas kalendarit hixhri / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

60.  Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara), vëll. 5, fq. 30, (viti i botimit 1390 sipas kalendarit hixhri / viti 1970 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

61.  Shemsuddin Dhehbiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia islame), vëll. 5, fq. 25, (viti i botimit 1410 sipas kalendarit hixhri / viti 1989 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Arabe”, Bejrut, Liban.

62.  Halife Ibn Hajjati, “Tarih” (Historia), fq. 25, (viti i botimit 1385 sipas kalendarit hixhri / viti 1965 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

63.  Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Filluesit në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 13, fq. 214, (viti i botimit 1421 sipas kalendarit hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

64.  Dijarbekriu, “Tarihu’l-Hamsine” (Historia e të Pesëdhjetëve), vëll. 2, fq. 320, (viti i botimit 1421 sipas kalendarit hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kraharori” Bejrut, Liban.

65.  Ibn Haxher Mekkiu, “Sauiku’l-Muhrika” (Prapashtesat e Ndezura), fq. 151, (viti i botimit 1380 sipas kalendarit hixhri / viti 1960 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

66.  Abdurrauf Munauiu, “Fejdu’l-Kadri” (Këndvështrimi i Vlerësimit), vëll. 3, fq. 20, (viti i botimit 1422 sipas kalendarit hixhri / viti 2001 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.

 

(p.m.t.) paqja mbi të

(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të

 

“Ky Kryeartikull Është Shkëputur Nga Revista e Teologjisë dhe Jurisprudencës Islame me titull: “Anija”, Stina e Verës, (viti i botimit 1389 sipas kalendarit hixhri / viti 1969 sipas kalendarit gregorian), Numri 26, Kum, Republika Islame Iraniane”

Burimi: Medya Şafak