Zgjidhet presidenti i Kosovës mes gazit lotsjellës dhe përleshjeve të qytetarëve
Mes gazit lotësjellës, koktejëve të molotovit dhe përleshjeve mes sigurimit të kuvendit dhe opozitës, Hashim Thaçi është zgjedhur presidenti I ri I Kosovës.
Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës për pesë vjet të ardhshme. 81 deputet ishin në seancë gjatë votimit të tretë për President të Kosovës. 10 fletëvotime u shpallën të pavlefshme, ndërsa për Thaçin President votuan 71 deputetë.
Nën masa të rrepta të sigurimit për brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, përherë të parë Kosova shpalli një president në tension.
Thaçi do të marri pozitën e shefit të shtetit me datë 7 prill, një datë pasi t’i përfundoj mandati presidentes aktuale Atifete Jahjaga.
Kryetari i PDK-së është zgjedhur tek në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës. Në të dyja raundet e para Thaçi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaçit u vu në pikëpyetje në votimin e parë, pasi 27 prej fletëvotimeve ishin të pavlefshme.
Seanca për president u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, pasi gazi lotsjellës ishte prezent gjatë gjithë kohës.
Opozita ishte vendosur që ta pengonete zgjedhjen e tij, porse Brenda kuvendit nuk arritën ta ndalonin