Liban

Autoriteti i lartë fetar libanez: Irani është 'flamurtari' i unitetit islamik

Kryetari i Shoqatës së Dijetarëve Muslimanë në Liban, Shejh Ahmed Alzain
Kryetari i Shoqatës së Dijetarëve Muslimanë në Liban, Shejh Ahmed Alzain

Kryetari i Shoqatës së Dijetarëve Muslimanë në Liban ka lavdëruar Iranin për përpjekjet e tij për të nxitur unitetin mes shkollave të ndryshme juridike  Islame.

Sot, Republika Islamike e Iranit është flamurtari i unitetit të shkollave juridike islame, ka thënë Shejh  Ahmed Alzain në një fjalim të marten, në një konferencë për afërsinë e shkollave jurudike Islame në qytetin Zahedan të Iranit.

Kjo do të thotë se drejtimet e ndryshme fetare, duke përfshirë muslimanët Shiitë, Hanefi, Shafi'i, Maliki dhe Zejdi, janë duke vepruar në unison për të çuar përpara objektivat e Islamit, shtoi ai.

Në vende të tjera në fjalën e tij, autoriteti fetar musliman sunnit  ka theksuar mbështetjen e Republikës Islamike për Palestinën, duke thënë se Irani sot gëzon një vend të veçantë në botë ndërmjet kërkuesve të lirisë në përgjithësi, dhe me mbështetjen e tij për palestinezët e shtypur, në veçanti.

Irani ka vazhduar të angazhohet për përkrahjen e Palestinës që prej fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979. 

Kryetari i Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani javën e kaluar u zotua për mbështetjen e palëkundur Teheranit për popullin palestinez, duke thënë se Republika Islamike e Iranit e konsideron mbrojten e popullin palestinez kundër regjimit sionist të Izraelit si detyrë fetare të tij.

Duke folur në një takim me anëtarët e grupeve të ndryshme palestineze, Ali Larixhani tha se çështja e Palestinës ka qenë gjithmonë e lartë në agjendën e Republikën Islamike të Iranit.

Çështja e mbrojtjës të Palestinës është një çështje e rëndësishme në Iran dhe tek të gjitha partitë (politike) dhe grupet në Republikën Islamike të Iranit kanë të njëjtin qëndrim në këtë drejtim, tha ai.

Ali Larixhani më tej theksoi nevojën për unitetin e vendeve muslimane në mbështetje të popullit të Palestinës.

Burimi: Tasnim