Jeta e Imam Aliut me Muhammedin (a.s.)
Lindja
Imam 'Ali ibn Ebi Talibi, të cilin më së shpeshti e përmendim si imam Aliu, ose hazreti Aliu, është lindur në vitin 600 ose në vitin 22 para Migrimit (Hixhretit) të muslimanëve prej Mekkës në Medinë. Trupi i tij së pari e preku tokën në hapsirën e shenjtë të Ka'bës (Bejtullahut). Kjo ndodhi në kohën kur babai i tij, Ebu Talibi, dhe kushëriri Muhammedi (a.s.) kishin qëlluar jashtë Mekkës. Fatimja, nëna e tij, ia ngjiti emrat Esed dhe Hajdar, ndërsa kur babai u kthye në qytet, ia ngjiti emrin Zejd. Pasi erdhi në Mekkë, Muhammedi (a.s.) e mbështeti foshnjën në gjoksin e vet dhe e quajti në emër të Zotit Famëlartë me emrin 'Ali. Ngrohtësia e këtij gjoksi dhe drita e misionit për fëmiun u bënë djep i cili do ta luhatë dhe ngritë gjer në përkushtimin shembullor të së vërtetës, drejtës dhe lirisë.
Fëmijëria dhe devotshmëria
Përkujdesjen për fëmiun e morri përsipër Muhammedi (a.s.) Lidhur me këtë imam 'Aliu pastaj deklaron:
Kur isha fëmi, më morri në përkujdesjen e vet. Kishte zakon të më merrte ngrykë dhe të më vendoste pranë tij në shtratin e vet, të afronte trupin e tij pranë timit dhe më mundësonte të shijoja aromën e këndshme të tij.
Çdo ditë më tregonte, në formë të shenjave, disa nga veçoritë e tij dhe më urdhëronte t'i ndjek. Çdo vjet tërhiqej në vetmi në Hira, ku e kam shikuar, por ku asnjëri tjetër nuk e ka shikuar. E kam parë dritën e Shpalljes dhe Porosisë Hyjnore dhe e kam thithur aromën e pejgamberllëkut.
Ai kurrë nuk ka kërkuar burim të ngrohtësisë dhe dritës, pos te Muhammedi (a.s.) Kur Pejgamberit të Zotit, pas tre vjet thirrjesh të fshehta në islam, iu urdhërua që të paraqitet haptas dhe të ftojë farefisin më të afërt që t'i përkushtohen Zotit, ai urdhëroi Aliun që të përgadisë një gosti dhe t'i ftojë të gjithë bijtë dhe nipat e stërgjyshit të përbashkët Abdulmuttalibit. Ftesës iu përgjegjën dyzetë pasardhës të Abdulmuttalibit, mirëpo Abu Lehebi, ai flakënxitësi i mallkuar, e ndërpreu Muhammedin dhe ia bëri të pamundur publikimin e planifikuar. Të nesërmen pasardhësit e Abdulmuttalibit u takuan sërish, kështu që Muhammedi ua publikoi Thirrjen e Zotit dhe detyrën e vet: Nuk ka zot pos Allahut dhe Muhammedi është Pejgamber i Tij! Pastaj u tha: Cili nga ju dëshiron të më ndihmojë në realizimin e amanetit tim? Kush dëshiron të jetë përfaqësues dhe zëvendës imi, siç ka qenë Haruni për Musain ?
Të gjithë qëndronin të hutuar dhe të heshtur. Dhe asnjëri nuk iu përgjegj thirrjes. U ngrit dhe u drejtua vetëm Aliu dhe tha:
“0 Pejgamber, ja ku më ke, unë po pranoj! Edhepse jam më i riu në këtë mes, me sy më të përlotur dhe këmbë më të dobëta, o Pejgamber, dëshiroj të jem zëvendës yti mbi ta!”Në këtë pranim fillon ngritja e guximshme e hazreti Aliut para poshtërimeve dhe padrejtësive, para tentimeve që drita e misionit të shuhet, ndërsa Muhammedi me ithtarët e tij të ndalet dhe pamundësohet. Pasojnë vite të thirrjes për lirimin e njerëzve nga robërimi zotrave të rremë, gjatë të cilëve Muhammedi dhe të afërmit e tij përjetuan poshtërime dhe persekutime, por që i duruan me forcimin e baraspeshës së brendshme, të cilën e shtonte besimi në Zotin Një dhe të Vetëm.
Aliu në moshën katërmbëdhjetë vjeçare bëhet mbrojtësi më i vendosur i pejgamberllëkut të Muhammedit (a.s.), të cilit gjithënjë e më shumë i kundërviheshin mohuesit e së Vërtetës. Sa persekutoheshin dhe poshtëroheshin, mendjeprehtët dhe sypatremburit në numër gjithënjë e më të madh pranonin Thirrjen e Zotit dhe Pejgamberit të Zotit, kështu rrugët e Mekkës shndërroheshin në vend të persekutimit të njerëzve dhe grave që i përkushtoheshin Zotit dhe i besonin Pejgamberit të Tij. Muhammedi i ishte ekspozuar talljes, shpifjeve dhe keqtrajtimit. 'Aliu i ri vuante; ua kthente me vendosmëri dhe guxim. Jetën e Pejgamberit e çmonte më shumë se të vetën. Në vitet kur Bashkësia e të përkushtuarëve të Zotit ishte e vogël dhe e dobët, përfaqësuesit e saj sapo kishin filluar transformimin e tyre dhe lirimin nga zakonet dhe ndikimi i paditurisë, ndërsa tiranët kryelartë, persekutuesit e aspiratave të njerëzve për t'u liruar nga të shërbyerit e zotrave të rrejshëm, ishin të shumtë dhe të fuqishëm, Pejgamberi i Zotit, duke bartur amanetin famëlartë, mbështetjen më të përzemërt e gjeti në mirëkuptimin e hazreti Hatixhes dhe devocionin e hazreti Aliut. Përkrahja e tyre, në momentet më vendimtare të islamit, u bënë farë druri i cilës do t'u ofrojë hie mbarë njerëzimit sa të jetë koha.Në natën kur Pejgamberi - Selami i Allahut qoftë mbi te dhe të afërmit e tij - bashkë me pjesëtarët e Bashkësisë së tij largohet nga Mekka, pas persekutimeve dhe vuajtjeve trembëdhjetë vjeçare, kur mohuesit e së Vërtetës tentonin ta mbysin dhe kështu të ndërprejnë kryengritjen islame kundër detyrimit të njeriut që të harrojë veten, në shtratin e Pejgamberit dhe nën mbulojën e tij u shtri imam 'Aliu. Besnik ndaj më të mirit, të cilin e ndjente dhe pranonte, njihte dhe adhuronte, prej deklarimit që në Ditën e parë, në vendin e tij u shtri në emër të Zotit. Me modesti merr mbi vete rrezikun e kanosjes së kriminelëve, gjersa Pejgamberi, nën kujdesin e Mëshirës së Zotit, pa u vërejtur nga roja kriminele niset në Mërgim.
Ky udhëtim njerëzimit do t'i shpallë fillimin e epokës së mërgimit prej errësirës së pranimit dhe shërbimit zotrave të rremë. Do të jetë kjo udhëtim drejt Mbretërisë së Zotit, në të cilën do të eliminohet çfarëdo dominim i njëmendët i kujtdo qoftë dhe çkado qoftë mbi njerëz dhe fatet njerëzore, pos Kujdestarit të vërtetë, Sunduesit dhe Zotit të çdo gjëje. Do të jetë kjo kthim i njeriut natyrës së vërtetë dhe përgjërimit burimor të tij ndaj Zotit.
Në shtratin e Pejgamberit hazreti 'Aliu e pret këtë mëngjes të mërgimit dhe etjen e thikave, shpatave kriminele. I ngarkuar që bashkëvendësve t'ua shpëmdajë sendet që ata ia kishin besuar për t’i ruajtur tek Pejgamberi të Zotit, pastaj të mbrojë dhe sjellë nga Mekka në Medinë katër Fatimet - bijën e Pejgamberit të Zotit, bijën e hazreti Hamzës, nënën e vet dhe motrën e babait - hazreti 'Aliu largohet nga qyteti ditën e tretë pas ndarjes nga Pejgamberi i Zotit. Me shpatë e mbron Mërgimin e tij për hir të Zotit dhe Pejgamberit të Zotit dhe katër bashkëudhëtaret, katër përkushtueset e sinqerta të Zotit. Në Kuba, në afërsi të Medinës, atij i doli para Pejgamberi i Zotit dhe ia lidhi këmbët e përgjakura. Bashkë hyrën në Medinë, në qytetin i cili në ditët më të vështira ua hapi portat duke i siguruar vetit famë, kështu që përgjithmonë u mbulua me emrin famëlartë Qyteti i Pejgamberit të Zotit.
Mërgimi dhe vëllazërimi
Ishte ky mërgim drejt dritës së shërbimit Atij, i Cili nuk mund të krahasohet me asgjë. Ishte kjo shkëputje e prangave të realitetit të rremë dhe përkushtim Urdhërave të Atij në krijimin e Cilit nuk ka kurrëfarë disharmonie. Dhe siç ka qenë atëherë, po ashtu është edhe sot dhe njësoj do të jetë përjetë! Kjo është Shembull dhe Thirrje e Mërgimit nga padrejtësitë e botës, drejt shpëtimit dhe rivendosjes së drejtësisë. Mes mërgimtarëve dhe vendësve krijohet vëllazëria, masa e cilës ishte të shërbyerit Zotit. Me këtë këputen lidhjet farefisnore, të cilët nuk janë farefisni në bazë të shërbimit Zotit.
Siç do të tregojnë qartë ngjarjet e ardhshme, vëllazëria islame bashkon njerëzit e racave të ndryshme, gjuhëve të ndryshme dhe pozitës së ndryshme shoqërore, gjersa, përkundër tyre, si armiq më të ashpër i paraqet farefisin e tyre më të afërt. Ka qenë kjo ndarje e botës në anën e të mirës dhe në anën e të keqes, në anën e drejtësisë dhe anën e padrejtësisë, ndarje në të cilën nuk janë të pranueshme kurrëfarë masash, pos të Zotit.
Vëllazëria islame, e cila nënkupton bashkim në dallime dhe dallim në bashkim, është shënuar pëgjithmonë në shpalljen e Pejgamberit të vëllazërimit të mërgimtarëve mekas dhe bashkëpunëtorëve medinas, kështu që çdonjëri mërgimtar ka një vëlla ndihmës, më të afërt se çdo mërgimtar tjetër. Mirëpo, pejgamberi Muhammedi (a.s.) nga kjo përjashton veten, Aliun, Zejdin dhe Hamzain. Vetë vëllazërohet me Aliun, ndërsa Zejdi me Hamzain. Këtë e bëri për të shuar shkëndijën e zilise së mundshme ndër shokët dhe ithtarët e vet.
Zemra, besa dhe martesa
Zemra e Bashkësisë në Medinë bëhet xhamia e ngritur sipas idesë dhe në bashkëpunim me Pejgamberin. Rreth saj shokët e tij ngritën shtëpitë e tyre. Në fillim dyert e shtëpive ishin të hapura nga xhamia. Një ditë Pejgamberi urdhëroi që të mbyllen të gjitha dyert, pos e tij dhe e Aliut. Kështu edhe u bë. Dhe siç bëhet e qartë nga jetëshkrimi i imam Aliut, dera e tij gjatë tërë jetës ka qenë e hapur për përkushtim ndaj Zotit dhe ndjekjen e Pejgamberit të Zotit.
Bëheshin pesëmbëdhjetë vjet vuajtje dhe persekutime, pësime dhe poshtërime, pesëmbëdhjetë vjet në të cilët të përkushtuarit ndaj Zotit kishin fituar përshtypjen se besimi është vuajtje dhe pësim, pa mundësi që t'i kundërvihen kriminelëve dhë shtypësve. Të përkushtuarit përkufizohej në flijim pa kundërshtim, andaj edhe më të përkushtuarit mendonin mbi ndihmën e Allahut që u ishte premtuar. Dhe atëherë, për herë të parë pas pesëmbëdhjetë vjetëve, kur persekutimet dhe kanosjet ishin në kulminacion, Pejgamberi proklamoi të drejtën për luftë dhe vetëmbrojtje.
Në luginën e Bedrit, vitin e dytë pas migrimit (hixhretit) u ndeshën dy ushtëri: njëra e vogël dhe e papërgaditur, tjetra e madhe e armatosur mirë. Për herë të parë pas pesëmbëdhjetë vjetëve thirrja që nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij u dëshmua me jetët e treqind e trembëdhjetë luftëtarëve trima kundruall më se njëmijë mohues të së vërtetës.
Flamurin e Islamit e barti 'Aliu. Me fitoren e korrur këtu fillon një epokë e re në të përkushtuarit ndaj Zotit. Nga thellësitë e panjohura dhe të përkshtuarit ndaj Zotit. Nga thellësitë e panjohura dhe të papritura të zemrës së pjesëtarëve të bashkësisë islame rrodhi një lumë. Klithjet e luftarëve u shndërruan në agime. Fjala e Zotit nga ai vend u përhap në të gjitha anët e botës. Në këtë betejë, bashkë me Pejgamberin dhe shokët e tij, Aliu tregoi trimëri të jashtëzakonshme, tregoi fillimin e pjesëmarrjes ngadhnjimtare në betejat për islam, tregoi atë anë të personalitetit të tij të pastër, në të cilën janë gërshetuar virtytet e shkencëtarit dhe udhëheqësit, oratorit dhe shkrimtarit, predikuesit dhe sunduesit, mjekut dhe mendimtarit. Shpata e tij dytehëshe u ngrit lart mbi kokat e përkushtuesëve të Zotit, si mbështetje dhe inkurajim, dhe mbi kokat e mohuesëve të së Vërtetës, si thirrje dhe kanosje. Deri në përsosmëri është përshtatur hovi i kësaj shpate me zërin e tij, shikimin dhe pikëpamjen e botës përplot me padrejtësi. Kurse flamuri të cilin e morri e barti dhe ia dorëzoi, tubon ushtëritë e Islamit.
Kjo shpatë e tij ishte farkuar sipas urdhërit të Pejgamberit të Zotit -Selami i Allahut qofshin mbi te dhe me të afërmit e tij! - nga dy shpata. Pjesa ballore me teh tregon mbi Pejgamberin, i cili me atë që Zoti i zbriti në zemër dhe me shembullin që pason nga ajo që i është zbritur, prenë dredhitë dhe depërton në kuptimin e thellë të çdo gjëje. Tjetra, e farkuar ngjit me të parën, tregon mbi imam Aliun, i cili duke qenë i pandashëm nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) - vëzhgon me vigjëlencë nga depërtimi i jashtëm i Pejgamberit në brendi, duke ndjekur mësuesin e vet në gjithëçka dhe duke e thelluar në çdo gjë që thellohej ai.
Dhe atëherë, kur në Medinë ngritej brezi më i mirë që kishte ekzistuar ndonjëherë, hazreti Aliu martohet me hazreti Fatimen, bijën e Pejgamberit të Zotit. Fatimja atëherë kishte njëzet vjet. Pejgamberi, Muhammedi (a.s) kishte paralajmëruar edhe më herët përshtatshmërinë e kësaj martese, mirëpo vetëm një javë pas betejës së Bedrit e këshilloi Aliun të kërkojë dorën e Fatimes. 'Aliu ishte në dilemë, me që e dinte varfërinë e vet. Ai nuk kishte trashëguar asgjë nga babai, nga se vet babai i Imam Aliut ishte i varfër. Ndërsa Fatimja ishte e bija e Pejgamberit të Zotit dhe Hatixhes, njërës nga femrat më të pasura të hapsirës arabe.
Besnikëria e Aliut ndaj Pejgamberit dhe besimi në këshillën e tij zgjidhi të gjitha dilemat. Pasi u legalizua martesa, Pejgamberi urdhëroi të organizohet një kremte për dasmën. Therrën një dash si kurban ndërsa disa nga bashkëpunëtorët sollën edhe grurë si shpërblim. Ebu Seleme kusheri edhe i dhëndrrit edhe i nuses dëshironte fort të ndihmonte në përgaditjen e dasmës, pasi që i kishte borxh babait të Aliut, i cili e kishte marrë në mbrojtje nga Ebu Xhehli dhe armiqët tjerë të familjes së tij. Umm Seleme dhe Aishja erdhën të përgadisin shtëpinë dhe gjellët për dasëm. Në dyshemenë prej dheut shtruan rërë të butë të sjellur nga bregu i lumit. Shtratin e bënë nga lëkurat e deleve, pëlhurës së bardhë dhe batanies jemenase, ndërsa jastëkun e shtratit nga lëkura e mbushur me lesh palmash. Mysafirëve, pos gjellës kryesore, iu ofrua fik dhe hurme...
Aliut, Fatimes dhe të pranishëmve me një fjalim të shkurtër iu drejtua i Zgjedhuri i Zotit. I udhëzoi t'i përkushtohen Zotit si kuptim dhe masë për të gjitha ndryshimet jetësore. Foli edhe Aliu. Ai shprehu kënaqësi duke lartësuar Zotin dhe duke potencuar virtytet e Pejgamberit të Tij. Me këtë rast Pejgamberi me pikëllim kujtoi nënën e Fatimes, e cila në atë çast nuk ishte në mesin e të gjallëve:
Hatixhja!? Ku është Hatixhja? Dhe kush mund të jetë si Hatixhja? Ajo më delte krah kur bota më akuzonte. Ajo më ka lehtësuar shumë barrën e amanetit të besuar. Më ka ndihmuar kur të tjerët më pengonin në kryerjen e misonit të pejgamberllëkut. gruas së tij gjersa ky të kthehet. Kur u kthye Pejgamberi (a.s.) i tha Aliut të ulet pranë tij. Pastaj, pasi morri një grusht ujë, Pejgamberi stërpiku Aliun dhe Fatimen. Pastaj, u lut për bekimin e tyre dhe pasardhësve të tyre.
Vitin e tretë pas Mërgimit, Aliut dhe Fatimes u lindi fëmiu i parë. E morrën ngrykë edhe Muhammedi edhe Aliu dhe ia ngjitën emrin Hasan. Po këtë vit u zhvillua edhe beteja në Uhud. Edhe Kur'ani (3:152-153) dëshmon mbi te: Zoti e përmbushi premtimin e Vet kur armiqët tuaj, me dëshirën e Tij,i asgjësuat pa mëshirë. Mirëpo kur u dekurajuat dhe filluat të diskutoni rreth pozitës tuaj, kur nuk dëgjuat, ndërsa Ai u kishte udhëzuar për atë që e dëshironit; disa prej jush dëshironit këtë botë, të tjerë botën tjetër. Atëherë Ai, për t'ju provuar, bëri që të zbrapseni para tyre. Dhe ai tani më ju fali, nga se Zoti është shumë i mirë ndaj atyre që e arrijnë të vërtetën! Kur u tërhoqët, duke mos përfillur asgjë, gjersa Pejgamberi ju ftonte prapa, Zoti ju dënoi me disfatë, nga se edhe ju atij i shkaktuat hidhërim që të dëshpëroheni për atë që e keni humbur dhe për atë që ju gjeti. Ndërsa Zoti e din mirë atë çka veproni! Në këtë betejë Pejgamberi ishte plagosur. Menduan se kishte vdekur. Shumë nga ithtarët e tij u shpartlluan nga frika dhe pikëllimi. Aliu u vërsul mbi kriminelët rreth Pejgamberit, i largoi dhe e barti trupin e plagosur rrëzës së malit. Kur arritën në majë të kodrinës, Aliu u largua për të kërkuar ujë. Së shpejti u kthye dhe me mburojën e vet ia afroi Pejgamberit pak ujë të gjetur në një plasë shkëmbore. Edhe përkundër etjes, Pejgamberi nuk mundi të pinte nga se ky ujë kundërmonte erë bajate. Me te vetëm pastroi gjakun nga fytyra, e që ishte gjak nga plaga në gojë. Aliu nga bregorja i ftonte luftarët, duke i trimëruar me lajmin se Pejgamberi ishte gjallë. Në këtë betejë shpata dytehëshe e hazreti Aliut shkëlqeu me mëshirën e Zotit, duke mbrojtur edhe një herë Pejgamberin e dashur.
Hazreti Aliut dhe hazreti Fatimes, vitin e katërt pas Mërigmit u lindi djali i dytë, cilit Pejgamberi ia ngjiti emrin Husein. Përpos bijve Zoti ua fali edhe dy vajza, Zejneben (e vjetër) dhe Zejneben (e re), e njohur me ofiqin Umm Kulsum. Edhe këto dy faqebardha, si edhe vëllezërit e tyre, sinqerisht i kanë shërbyer të Vërtetës.
Vitin e ardhshëm u zhvilluan tri beteja të mëdha në mbrojtje të Islamit. Në të trijat komandant i përkushtuesëve të Zotit ishte Aliu. Me guxim nxiste shokët e vet dhe mohuesëve të së Vërtetës u shkaktuan disfata të reja. Luftërat vazhduan, nga se fjalën e butë të Shpalljes, amanetin e çiltër të Porosisë dhe shembëlltyrën e të garantuarit e së Vërtetës duhej mbrojtur me hekurin e armëve dhe gjakun fisnik të dëshmitarëve në sytë e gjithë popujve. Vitin tjetër Pejgamberi u priu ithtarëve të paarmatosur në drejtim të Mekkës me qëllim të kryerjes së haxhit. Para se të arrinin në Mekkë, në vendin e quajtur Hudejbijje, u doli para ushtrisë e mohuesëve të së Vërtetës dhe ua pamundësoi realizimin e qëllimit. Atëherë të gjithë besimtarët, nën murrizin shkretinor, u betuan për besnikëri të pathyeshme ndaj Zotit, duke ia dhënë besën Pejgamberit të Zotit. Pejgamberi pastaj e autorizoi Aliun, që në emër të Zotit dhe Pejgamberit të pranojë betimin e të gjitha grave. Ato me radhë prekën litarin, të cilin pas Aliut e preku Pejgamberi. Këtu u nënshkruajt marrëveshja e Hudejbijjës, të cilën e kishte hartuar hazreti Aliu. Me këtë marëveshje, në mes tjerash, vërtetohej heqja dorë nga haxhi, por edhe pranimi se besimtarët e Zotit vitin që vjen mund të vizitojnë vendet e shenjta në Mekkë. Betimi i Hudejbijjës ishte mburojë për besimtarët pas ndjenjës së pikëllimit dhe zemërimit për atë që iu ishte ndaluar haxhi në Bejtullahun e Shenjtë. Mirëpo, koha e zbuloi fshehtësinë e kësaj marrëveshje që atëherë ishte e panjohur për shumicën.
Zoti i Mëshirshëm ua shpalli besimtarëve të ditës së Hudejbijjës dhe të gjithë të gjallëve dhe atyre që do të vijnë deri në Ditën e Gjykimit. Zoti është i kënaqur me ata besimtarë të cilët nën dru të bënë betimin; nga se, Ai e ka ditur ç'ka në zemrat e tyre dhe Ai atyre ua lëshoi qetësinë e brendshme, dhe me fitore të afërt Ai do t'i shpërblejë (48:18).
Viti shtatë pas Hixhrit solli dy beteja. Njëra nga to, beteja për Hajberin, ishte edhe një fitore e të përkushtuarëve të Zotit nën udhëheqjen e hazreti Aliut. Pas shumë përpjekjesh për të pushtuar kështjellën e Hajberit, Pejgamberi i Zotit ia dorëzoi hazreti Aliut flamurin e luftës. Fjalët dhe shembulli tij u dhanë zemër luftarëve, kështu që pas sulmit të tyre Flamuri i Islamit valoi edhe mbi këtë pjesë të botës. Në tregimet mbi pushtimin e kështjellës së Hajberit përmendet mrekullia e Aliut me rastin e hapjes së portës së kështjellës dhe lëshimi i portës së rëndë në tokë, për ç'punë, përndryshe, ishte e nevojshme fuqia e dhjetra njerëzve.
Këtë vit të përkushtuarit e së Vërtetës, pa armë, me gratë dhe fëmijët e tyre, të prirë nga Pejgamberi, vizituan Mekkën. Ishte kjo agimi i lirisë mbi qytetin e Shenjtë dhe simbol i pastrimit të shpejtë të tij nga ngritja e thirrjes çlirimtare mbi Qabe: Nuk ka zot pos Allahut dhe Muhammedi është Pejgamber i Tij!
Erdhi e vërteta dhe u zhdukë gënjeshtra
Vitin e tetë pas Mërgimit, mohuesit e së Vërtetës thyen marrëveshjen e Hudejbit për paqë, kështu që Muhammedi (a.s.) me dhjetë mijë luftarë u nis për në qytetin e Shenjtë. Në krye të ushtrisë ishte Aliu. Në emër të Zotit dhe në emër të Pejgamberit të Zotit, ai shpalli se falen nga dënimi të gjithë ata që do të përmbahen nga përdorimi i forcës. Qyteti i cili nuk kishte pasur mëshirë dhe mirëkuptim ndaj Pejgamberit të Zotit dhe ithatrëve të tij, cili e kishte poshtëruar dhe persekutuar, ishte çarmatosur me falje dhe mëshirë. Qyteti i cili me frikë priste gjakderdhje, priti mija besimtarë të Zotit të këputur nga lodhja, të cilët pranë Qa'bës kërkonin mëshirën e Zotit dhe mëshirën e shpërndanin në botë. Pejgamberi së pari shkoi në Qabën Famëlartë, pastaj, pa zbritur nga devja, me shkop rrënoi të gjitha statujat që e rrethonin Ka'bën, duke kënduar ajetin:
Erdhi e vërteta dhe u zhdukë gënjeshtra, gënjeshtra njëmend tretet! Disa nga statujat Pejgamberi ia besoi për shkatërrim Aliut. Ai përkulej në ato vende ku vetë nuk i arrinte dot këto statuja lugetër dhe Aliu i hipte në shpinë për ta përfunduar pastrimin.
Pas pak kohe, të përkushtuarit e Zotit u ndeshën me ushtrinë e fuqishme të mohuesëve arabë të së vërtetës. Beteja u zhvillua në Hunejn dhe për pak qe e humbur. Kur u nisën në betejë, disa nga paria e të përkushtuarëve të Zotit të mashtruar nga numri i madh i tyre krekoseshin. Në realitet, ishin rreth dymbëdhjetë mijë besimtarë kryesisht të rinj, tek të cilët besimi sapo kishte lëshuar rrënjë. Mirëpo fuqia e sulmit të mohuesëve të së vërtetës i detyroi shumicën e luftarëve të Islamit të zbrapsen duke ikur. Me Pejgamberin mbetën vetëm dhjetë ithtarët më besnikë. Ata, të udhëhequr nga Aliu, ndalën përparimin e armikut. Kur arritën në ndihmë edhe të tjerët që ishin zbrapsur, i dhanë armikut grushtin vendimtar dhe kështu disfatën, e cila dukej e pashmangëshme, e shndërruan në fitore të madhe.
Menjëherë pas betejës në Hunejn, Aliu udhëhoqi ekspeditën e Taifës ku i mundi mohuesit e së vërtetës dhe rrënoi statujat e tyre. Kur pastaj u kthye te Pejgamberi (a.s.) biseduan gjatë sy më sy.
Po këtë vit, Pejgamberi i Zotit e dërgoi Aliun në Jemen me detyrë që popullit të atjeshëm t'ia transmetojë Thirrjen e Zotit. Me fjalimet dhe argumentimin e tij, Aliu përfitoi Jemenasit e ditur kështu që ata pranuan islamin, ndërsa shembullin e tyre e pasuan shumë njerëz tjerë.
Vitin e ardhshëm hazreti Aliu me sukses e përfundoi eskpeditën në Zatu-s-Selasil. Pejgamberi i Zotit doli për t'i pritur atë dhe luftarët e tij dhe për t'u shprehur mirëseardhje. Kur po atë vit Pejgamberi i Zotit u nis me luftarët ne Tebuk, për t'iu kundërvënë ushtrisë së bashkuar bizantine dhe arabe, e la Aliun që ta zëvendësonte në Medinë dhe të kujdesej për familjen e tij. Aliu me mall e përcolli Pejgamberin dhe tridhjetë e pesë mijë luftarët e tij, në mesin e cilëve ishin edhe dhjetë mijë kalorës. Lajmet e vëzhguesëve dhe dëshira për të qenë mes luftarëve e cytën Aliun, kështu që ai u shtrëngua dhe e arriti Pejgamberin në vendqëndrimin e parë. Pejgamberi i tha: Të kam urdhëruar të mbetesh për shkak të asaj që kam lënë pas vete. Kthehu dhe më përfaqëso në familjen time dhe në familjen tënde. A nuk je i kënaqur, o Ali, që për mua je siç ka qenë Haruni për Musain, pos që pas meje nuk ka pejgamber?
Këtë vit Pejgamberi e dërgoi Aliun që para mohuesëve mekkas të së vërtetës të lexojë suren e nëntë të Kur'anit. Po këtë vit në Medinë vjen kryeprifti Haris, i cili ishte në krye të bashkësisë krishtere të Nexhranit; me te kishin ardhur katërmbëdhjetë priftër. Të gjithë ata qëndronin në Medinë si mysafirë të Pejgamberit të Zotit. U zhvilluan diskutime mbi Njësinë e Zotit, mbi trininë dhe Isai (Jezuin), birin e Mejremes (Marisë). Diskutimet treguan që priftërit nuk kishin afinitet ndaj Islamit; nuk mund të liroheshin nga paragjykimet rreth Thirrjes së Zotit. Atëherë Zoti Pejgamberit të Vet i shpalli ajetin. E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos dysho! Kurse atyre që polemizojnë me ty lidhur me atë, Isain (Jezuin), me që e ke mësuar të vërtetën e dëshmuar, thuaju:
'Ejani t'i ftojmë fëmijët tanë dhe fëmijët tuaj, dhe gratë tona dhe gratë tuaja, dhe do të vijmë edhe na, pastaj do të lutemi me gjithë zemër dhe mallkimin e Zotit do ta kërkojmë për ata që nuk e flasin të vërtetën!' Kjo njëmend është dëshmi e vërtetë dhe nuk ka zot pos Allahut! Dhe Zoti është vërtetë i Plotëfuqishëm dhe i Urtë!(3: 60-62): Pejgamberi i Zotit atëherë morri Aliun dhe Fatimen, pastaj morri Hasanin dhe Huseinin. Kur Pejgamberi ra përmbys për t'iu drejtuar Zotit, para së të kërkonte mallkimin e përmendur, priftërit krishterë ngurruan dhe hoqën dorë nga pranimi i thirrjes kur'anore. Pra, me përemrin na Pejgamberi kishte nënkuptuar atë dhe hazreti Aliun, me fjalën gratë kishte nënkuptuar Fatimen, ndërsa me fëmijët - Hasanin dhe Huseinin.
Në Kur'an shkruan: Thuaj Nuk kërkoj për këtë kurrëfarë shpërblimi, pos dashurisë ndaj familjes.(42:23) Kur zbriti kjo shpallje, shokët e Pejgamberit e pyetën:
“0 Pejgamber i Zotit, kush janë këta të afërm cilëve ua kemi obligim dashurinë tonë? Ai u përgjegj:
Aliu, Fatimja dhe bijtë e tyre.”Kurse, meqë Pejgamberët nuk kërkojnë shpërblim nga asnjeri pos nga Zoti (34:47), atëherë në këtë përgjigje duhet shikuar udhëzimin për të mirën e të devotshmëve. Mbi udhëzimin dhe qëllimin e dashurisë ndaj familjes së pastër shkruan edhe në Kur'an...