Takimi i vendeve të GCC në Riad
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite Abdel Jubeir ka ripërsërit ftesën kryetarit sirian Bashar al Assadit të tërhiqet në të kundërtën me force do të largohet nga pushteti. Këtë e ka deklaruar gjatë takimit të vendeve anëtare të GCC në Riad të Arabisë Saudite, gjersa në të njëjtën kohë në Riad krerët opozitar kanë diskutuar për zgjidhjen e krizës siriane dhe përgatitjeve për bisedime paqësore me qeverinë e Assadit në Vjenë. Ka shprehur shpresën se opozita siriane mund të arrijë gjer te vizioni i përbashkët për Sirinë, dhe bëri ftesë përfaqësuesve të opozitës të vërtetojnë se nuk kanë të drejtë ata që theksojnë se opozita siriane është tepër e ndarë, por se paraqet frontin e bashkuar në bisedimet e ardhshme paqësore. Pjesëtarët e opozitës siriane, të bashkuar në Riad, janë pajtuar rreth formimit të Këshillit të përbashkët i cili do të duhej të ketë 23 anëtar. Nga 6 anëtar do të ketë Këshillit nacional sirian, opozita siriane dhe kandidatët e pavarur, ndërsa 5 anëtar do të ketë Këshilli koordinues për ndryshime demokratike.
Janë pajtuar që të themelohet edhe ekipi për bisedime i përbërë nga 15 anëtar të cilët do të marrin pjesë në bisedimet paqësore të parashikuara të mbahen në Vjenë në të cilët bisedime do të duhej përfunduar kriza siriane. Takimi i opozitës në Riad vie në çastin e eskalimit të konfliktit në Siri dhe përpjekjeve të përforcuara diplomatike për gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në vend.
Në takimin e Këshillit për bashkëpunim të vendeve të gjirit arab(GCC) të mbajtur në Riad është theksuar se lufta kundër të gjitha formave të terrorizmit do të jetë në krye të prioriteteve të vendeve arabe të gjirit.
Në proklamatën pas takimit është dhënë edhe mbështetje zgjidhjes politike të konfliktit në Siri. Këshilli në tërësi konsideron të papranueshme përzierjen iraniane në çështjet rajonale të vendeve arabe. Në këtë kumtesë po ashtu është dhënë mbështetja e plotë pushtetarëve legjitim në Jemen, poashtu janë përshëndetur edhe përpjekjet politike të cilët po mbahen nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e krizës në Libi.
Burimi: Al Jazeera