Gjermani

Gjermania paralajmëron Arabinë Saudite

Gjermania publikisht i ka tërheq vërejtjen Arabisë Saudite që të ndal së financuari radikalët religjioz në glob, dhe se ky paralajmërim i tillë nuk mund shpesh të dëgjohet nga Perëndimi.

Në të vërtetë, zëvendës i kancelares gjermane, Sigmar Gabriel, ka thënë se Arabia Saudite duhet të ndërpresë financimin e bashkësive vehabite, pasi që disa deputet gjerman janë të shqetësuar për shkak të financimit saudit të xhamive radikale vehabiste.

Më tej, thuhet se pushtetarët saudit financojnë xhamit nëpër botë, për të cilin dihet se punojnë në radikalizmin e popullatës myslimane, duke përfshirë edhe vende të shumta në Evropë.

“Duhet qartë të porosisim sauditët se ka kaluar koha kur i kemi kthyer kryet nga kjo në të kaluarën. Xhamitë vehabite nëpër botë financohen nga ana e Arabisë Saudite. Shumë islamik të cilët janë kërcënim për sigurinë publike në Gjermani, pikërisht vijnë nga këto bashkësi vehabite”, ka thënë zëvendësi i kancelares gjermane Sigmar Gabriel në intervistën për gazetën gjermane Bild am Sonntag.

Burimi: advance.hr