Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëmbëdhjetë
“Vijojmë sqarimin e
shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë
bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.
Prezantuesi: “Me emrin e
Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin
besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij
të pastër dhe mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira
dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.
Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen
më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish
me ju, në programin tonëtënjëmbëdhjetë,me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”.Si
fillim lërmëni t’iu rikujtoj se Fudajl Ibn Jesari shton: “Njëri nga
bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) thotë: “Ai i cili e njeh Imam Mehdiun dhe
shtegton nga kjo botë, para se të vijë Imam Mehdiu (a.s) atëherë do ta marrë
shpërblimin, si të kishte jetuar në epokën e Muhammedit (s.a.u.s.)”. E përshëndesim
dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i
urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë Zotëri Sejjid Kemal
Hajdari”.
Prezantuesi: “Zotëri për hir të së vërtetës,
e përsërisim faktin se versioni i rremë i Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”, nuk ka
asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi. Me synimin e sqarimit të ndjekësve tanë
të nderuar, shtrojmë pyetjet: “Vallë a ka ndonjë burim tjetër transmetimi,
versioni i rremë i Hadithit Thekalejn:“Libri
i Allahut dhe Sunneti im”?!” “Vallë a ka ndonjë orvatje, nga ana e
dijetarëve me synimin e cilësimit, si të vërtetë të zinxhirit të transmetimit
të versionit të lartpërmendur?!”
I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju
gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis
me ndihmën e Allahut
Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e
zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) si dhe mbi familjen
e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se
pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët,
myftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë,
të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe
shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të
vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”.
Por ne në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar në mënyrë të hollësishme, se
ky versioni Hadithit Thekalejn, nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi, i
cili mund të përdoret si argument. Si rrjedhojë, themi se aludimi i
pseudodijetarëve uehhabistë me qasje emeuiste, se versioni i rremë i Hadithit
Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im” është thënie e Muhammedit
(s.a.u.s.) dhe është pjesë e sheriatit islam (ligjeve hyjnore islame), nuk
është aspak i vërtetë”.
“Me këtë nënkuptojmë se, ky version i rremë i Hadithit Thekalejn, kishte
pesë burime transmetimi, por në të të pesta këta burime transmetimi, kishte
gënjeshtarë, mashtrues, shpikës dhe vjedhës hadithësh, tradhtarë madje disa
transmetues, ishin të cilësuar si “makineri gënjeshtrash”. Lërmëni t’iu citoj
se, në njërën anë asnjë dijetar, nuk ka të drejtë të gënjejë, duke thënë se
versioni i rremë i Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”
është thënie e Muhammedit (s.a.u.s.), pa bërë më parë krahasimin me analizat
dhe vërtetimet, në veprat e ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), të
cilët kanë arritur në përfundimin se, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk është shprehur
kurrë kështu. Por në anën tjetër nëse një dijetar, pohon se versioni i vërtetë,
i Hadithit Thekalejn është si vijon: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy
Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto
porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, atëherë
theksojmë se, askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë, të gënjejë, të shpifë,
ose të nisë një fushatë mashtrimesh,mbi vërtetësinë e këtij versioni të
Hadithit Thekalejn”.
“Më pas kemi shpjeguar se, versioni i lartpërmendur i Hadithit Thekalejn, pra
“O
ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni
fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe
Farefisi im që është Ehli Bejti im”, është transmetuar në mënyrë të
njëpasnjëshme, nga mëshumë se njëzet bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe
me zinxhirë të vërtetë transmetimi. Tani unë nuk arrij të kuptoj arsyen se, përse
disa dijetarë orvaten, që versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri
i Allahut dhe Sunneti im”, ta cilësojnë si version të vërtetë. Në këtë
pikëunë nuk synoj të përsëris dhe njëherë në mënyrë të hollësishme, sqarimet e
mia të kryera, në programet tona paraardhëse, sepse unë synoj që programi ynë
të ndiqet me dëshirë dhe kënaqësi, nga ndjekësit tanë të nderuar dhe veçanërisht
nga ata ndjekës analistë dhe intelektualë, të cilët janëme edukatë, kulturë dhe
të cilët hulumtojnë dhe mendojnë thellë mbi sqarimet e mia. Duke e lutur
Allahun (xh.sh.) që ndjekësit tanë të nderuar dhe të zgjuar, do të gjejnë udhën
e drejtë, e cila do t’i japë shtysë drejt të vërtetës, duke krahasuar sqarimet
e mia, të cilat janë të mbështetura në veprat e dijetarëve të mëdhenj dhe
ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), do të përmend disa orvatje të
disa dijetarëve, të cilët kanë për qëllim cilësimin si të vërtetë, të versionit
të rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”.
“Tani pa humbur kohë, kërkoj vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, sepse
çështja që do të trajtoj është shumë e rëndësishme. Disa dijetarë të fushës së
hadithit, janë orvatur që ta paraqisin si të vërtetë, këtë version të rremë të
Hadithit Thekalejn. Arsyetimi i këtyre dijetarëve është se, nëse ne hetojmë një
hadith, i cili nuk mund të përdoret si argument në vetvete, sepse zotëron
zinxhir të dobët transmetimi. Por nëse ne e mbledhim tërësinë e këtyre zinxhirëve
të transmetimit, atëherë duke i zëvendësuar zinxhirët e dobët tëtransmetimit,
me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nga hadithët e tjerë atëherë ky hadith mund
të përdoret si argument. Si rrjedhojë ky hadith i dobët, kalon nga kategoria
hadith i mirë në vetvete, në kategorinë hadith i mirë për të tjerët. Pra ashtu
siç mund ta shihni këta dijetarë, kumtojnë se sipas zinxhirëve të transmetimit
të hadithit, ky i fundit kalon nga kategoria hadith i mirë në vetvete, hadith i
vërtetë në vetvete, hadith i mirë për të tjerët dhe hadith i vërtetë për të
tjerët”.
“Natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë çfarë nënkuptojmë me hadith të mirë për
të tjerët?!” Kësaj pyetjeje i përgjigjemi se, me hadith të mirë për të tjerët
nënkuptojmë atë hadith, i cili zotëron zinxhirë të dobët transmetimi. Por nëse
i mbledhim tërësinë e këtyre zinxhirëve të transmetimit, duke i zëvendësuar
zinxhirët e dobët të transmetimit, me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nga
hadithët e tjerë atëherë, ky hadith cilësohet hadith i mirë për të tjerët. Këtë
përkufizim e kanë bërë disa dijetarë të fushës së hadithit. Në veprën e tij me
titull: “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), dijetari
saudit Ibn Uthejmin, e përkufizon kështu hadithin e mirë për të tjerët: “Nëse i
mbledhim tërësinë e këtyre zinxhirëve të transmetimit së bashku dhe më pas i
zëvendësojmë këta zinxhirë të dobët transmetimi, me zinxhirë të vërtetë transmetimi
nga hadithët e tjerë, atëherë ky hadith cilësohet hadith i mirë për të tjerët”.
(1)
“Si rrjedhojë, themi se në këtë mënyrë hadithi i dobët, mund të kalojë në
kategorinë e hadithit të mirë për të tjerët. Gjithashtu në veprën me titull: “Sherhu’l-Usuli
Min Ilmi’l-Usuli”, (Shpjegimi i Metodologjisë Nga Shkenca e Metodologjisë),
dijetari saudit Ibn Uthejmin citon: “Hadithi i dobët, është hadithi i cili nuk
përmbush kushtet e hadithit të mirë ose të vërtetë. Nëse i mbledhim tërësinë e
këtyre zinxhirëve të transmetimit së bashku dhe më pas i zëvendësojmë këta
zinxhirë të dobët transmetimi, me zinxhirë të vërtetë transmetimi nga hadithët
e tjerë, atëherë ky hadith cilësohet hadith i mirë për të tjerët”. (2)
“Duke u mbështetur në këta përkufizime, arrijmë në përfundimin se disa
dijetarë të fushës së hadithit kanë cituar se, versioni i Hadithit Thekalejn:“Libri
i Allahut dhe Sunneti im”, është një hadith i dobët, i cili nuk mund të
përdoret si argument, nëse i hetojmë një për një të tërë zinxhirët e këtyre
transmetimeve, por ata kanë shtuar se,nëse i mbledhim tërësinë e këtyre
zinxhirëve të transmetimit dhe më pas i zëvendësojmë këta zinxhirë të dobët
transmetimi, me zinxhirë të vërtetë transmetimi nga hadithët e tjerë, atëherë
ky hadith cilësohet hadith i mirë për të tjerët dhe mund të përdoret si
argument. Ja pra ky është sqarimi i tyre shkencor. Kur ne ua kemi shtruar
pyetjen: “Vallë cila është arsyeja, që ju nuk e pranoni si argument, versionin
e Hadithit Thekalejn: Libri i Allahut dhe Farefisi im që është
Ehli Bejti im?!” Këta dijetarë të fushës së hadithit na kthejnë
përgjigjen: “Ne jemi të njëzëri se, të pestë burimet e transmetimit të
versionit të sipërcituar, të Hadithit Thekalejn janë të dobëta dhe si
rrjedhojë, nuk mund të përdoren si argument. Por nëse këtu, do të zbatojmë
rregullin e shkencës së hadithit, pra nëse i mbledhim tërësinë e këtyre
zinxhirëve të transmetimit, pra duke i zëvendësuar zinxhirët e dobët të
transmetimit, me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nga hadithët e tjerë, atëherë
ky hadith cilësohet hadith i mirë për të tjerët dhe mund të përdoret si
argument”.
“Tani nuk nuk kam për qëllim, nisjen e debatit mbi këtë rregull, mbi të
cilën janë mbështetur këta dijetarë të fushës së hadithit. Me fjalë të tjerë,
nuk dua të debatoj mbi vërtetësinë, ose dobësinë e këtij rreguli, mbi të cilën
janë mbështetur këta dijetarë. Lërmëni që t’iu bëj të ditur se, pikësynimi im
është shpjegimi i zbatimit të këtij rregulli, mbi këtë version të Hadithit
Thekalejn. Tani dua që për pak çaste le ta marrim si të mirëqënë, faktin e
vërtetësisë së këtij rregulli. Natyshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë a mund të
zbatohet ky rregull mbi versionin e Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti
im?!” Tani u bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të përqendrojnë
vëmendjet e tyre, mbi shpjegimin tim, sepse ky është një shpjegim shkencor”.
Pyetjes së shtruar nga ana jonë, i përgjigjemi në këtë mënyrë: “Edhe nëse
do të marrim si të mirëqënë faktin e vërtetësisë së këij rregulli pohojmë se, ky
rregull nuk mund të zbatohet mbi versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri
i Allahut dhe Sunneti im”. Tani le të kalojmë në shpjegimin tonë
shkencor. Arsyeja e moszbatimit të këtij rregulli, mbi versionin e Hadithit Thekalejn
të lartpërmendur,është shumë e qartë. Ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët)
kanë vënë kushtin, që për zbatimin e këtij rregulli, duhet që në zinxhirët e
transmetimeve të këtij hadithi, të mos ketë transmetues gënjeshtarë,ose të cilësuar
si “makineri gënjeshtrash”, mashtrues, shpikës ose vjedhës hadithësh. Si
rrjedhojë kujtojmë se ky rregull, mund të
zbatohet vetëm nënjë hadith, në zinxhirin e transmetimeve, të të cilit
gjendet një transmetues “i panjohur”. (3)
“Me këtë nënkuptojmë se,
ky rregull zbatohet vetëm në rastet, kur në zinxhirin e transmetimeve të
hadithit, gjendet një transmetues mbi të cilin ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët)
nuk janë të sigurtë nëse ky transmetues “i panjohur” është besnik ose
gënjeshtar. Në rast se nuk gjendet asnjë transmetues “i panjohur”, atëherë ky
rregull nuk zbatohet. Tani e ndiej një detyrim moral shpjegimin ndaj ndjkësve
tanë të nderuar, termin e transmetuesit “të panjohur”.
“Në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve) Ibn Haxher Askalani, duke kryer renditjen e kategorive të hadithit, në mesin e tyre radhit dhe kategorinë e “hadithit të pranuar”. Përkufizimi i Ibn Haxher Askalanit, për termin “hadith i pranuar” është si vijon: “Me termin “hadith i pranuar” nënkuptojmë një hadith, i cili është transmetuar nga një ose shumë transmetues, të cilët ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), nuk e kanë vërtetuar nëse ky ose këta janë transmetues besnikë, ose gënjeshtarë. Pra këta hadithë, bëjnë pjesë dhe në kategorinë e “hadithëve të panjohur”. (4)
“Tani le të marrim si shembull se, dy transmetues kanë transmetuar nga Zejd Ibn Thabiti, por dhe këtë të fundit ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), nuk e kanë vërtetuar nëse është një transmetues besnik ose gënjeshtar. Ja pra me termin “hadith të pranuar”, nënkuptojmë një hadith, i cili është transmetuar nga një ose shumë transmetues, të cilët ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), as nuk kanëpohuar dhe as e kanëvërtetuar se, ky ose këta transmetuesjanë shpikës ose vjedhës hadithësh,ose gënjeshtarë”.
“Pa humbur kohë, le të zbatojmë rregullin e sipërcituar, mbi hadithin tonë. Në burimin e parë të transmetimit të këtij hadithi, është Salih Ibn MusaTalhiu, në burimin e dytë të këtij hadithi, është Kethir Ibn Abdullah Ibn Amr Ibn Aufi, në burimin e tretë të transmetimit të këtij hadithi, është Ismail Ibn Ebi Uejsi, në burimin e katërt të këtij hadithi, është Sejf Ibn Umeri, ndërsa në burimin e pestë dhe të fundit tëtransmetimit të këtij hadithi, është Abdullah Ibn Ebi Nuxhejhi. Tani lërmëni t’iu rikujtoj se, në tërësinë e zinxhirëvë të transmetimit të këtyre transmetuesve, nuk mund të zbatohet rregulli i mësipërm, sepse asnjë nga këta transmetues nuk është “i panjohur”. Përkundrazi gjendja e tyre dihet shumë mirë dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri se transmetuesi i burimit të parë, i cili është Salih Ibn Musa Talhiu,është njëtransmetues shumë i dobët dhe hadithët e tij janë të lëna, transmetuesi i burimit të dytë, icili është Kethir Ibn Abdullah Ibn Amr Ibn Aufi, është një shpikës hadithësh dhe një “makineri gënjeshtrash”, transmetuesii burimit tëtretë, i cili është Ismail Ibn Ebi Uejsi, është një shpikësh dhe vjedhës hadithësh, transmetuesi i burimit të katërt, i cili është Sejf Ibn Umeri, është një mëkatar i madh dhe një shpikësh hadithësh, ndërsa transmetuesi i burimit të pestë dhe të fundit, i cili është Abdullah Ibn Ebi Nuxhejhi është një gënjeshtar dhe mashtrues i madh”.
“Duke u mbështetur në këta vlerësime, arrijmë në përfundimin se, dijetari
saudit Muhammed Ibn Salih Uthejmin citon: “Shembulli i hadithit, në të cilin
zëvendësohen zinxhirët e transmetimit, është hadithi në zinxhirin e
transmetimit e të cilit, gjendet një transmetues “i panjohur”. Me këtë term
nënkuptojmë një transmetues, mbi të cilin ekspertët e fushës së hadithit
(muhaddithët), as e kanë pohuar dhe as e kanë vërtetuar nëse ky transmetues
është besnik, gënjeshtar ose mashtrues. Kjo është arsyeja kryesore se, përse
hadithi “i panjohur”, i transmetuar nga transmetuesi “i panjohur”, nuk mund të
kalojë në kategorinë hadith i mirë ose hadith i vërtetë. Hadithi i dobët, është
hadithi i cili nuk përmbush kushtet e hadithit të mirë, ose të vërtetë. Nëse i
mbledhim tërësinë e këtyre zinxhirëve të transmetimit së bashku dhe më pas i
zëvendësojmë këta zinxhirë të dobët transmetimi, me zinxhirë të vërtetë
transmetimi nga hadithët e tjerë, atëherë ky hadith cilësohet hadith i mirë për
të tjerët. Ne mbështetemi në këta vlerësime, sepse kështu kanë gjykuar njëzëri,
ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), duke pohuar se në zinxhirët e
transmetimit të këtij hadithi,mund të gjendet një zinxhir i vërtetë
transmetimi. Por nëse gjendet një transmetues i dobët, në mesin e zinxhirëvë të
transmetimit, atëherë eskspertët e fushës së hadithit (muhaddihët) kanë thënë
se zinxhiri i tij i transmetimit, nuk mund të zëvendësohet, me një zinxhir të vërtetëtë
transmetimi”. (5)
“Nëse një nga këta transmetues është “i panjohur”, atëherë dobësia e këtij
hadithi mund të ndreqet, por nëse nuk është atëherë nuk mund të ndreqet. Besoj
se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se në programet tona paraardhëse,
i kemi sqaruar në mënyrë të hollësishme, gjendjet e transmetuesve, të cilët
gjenden në burimet e transmetimeve, të këtij hadithi”.
“Si rrjedhojë citojmë se, orvatjet e disa pseudodijetarëve me synimin e
cilësimit si të vërtetë, të versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri
i Allahut dhe Sunneti im”, janë tërësisht të dështuara dhe të
papranuara, sepse rregulli i sipërcituar, nuk mund të përdoret në këtë version,
kështu që arrijmë në përfundimin se, nuk mund të përdoret si argument. Nëse
ndonjë dijetar, orvatet që të zbatojë rregullin në fjalë, në këtë version të
Hadithit Thekalejn, atëherë me keqardhje pohoj se, nuk zotëruaka aspak njohuri
mbi rregullat e shkencës së hadithit, të vendosura nga ekspertët e saj
(muhaddithët). Duke u nisur nga këta fakte theksojmë se, orvatjet e këtyre
pseudodijetarëve me synimin e cilësimit si të vërtetë, të versionit të rremë tëHadithit
Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, as që mund të mbështeten dhe
as mund të vërtetohen, pra burojnë nga orekset e tyre uehhabiste me qasje
emeuiste”.
Prezantuesi: “Zotëri Sejjid Kemal
Hajdari. Ju falenderojmë sërish që na ndriçuat mendjet, me sqarimet tuaja të
bukura. Tani kemi dëshirë t’iu pyesim, nëse a ka ndonjë burim transmetimi të
vërtetë, të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, përveç zinxhirit të dobët të
transmetimit të sipërcituar?!”
I ftuari: “Jam i mendimit se ndjekësit tanë të nderuar, do të
kujtohen se, në programet tona paraardhëse, i kemi shpjeguar qartë dhe pastër,
orvatjet e disa pseudodijetarëve, duke lexuar përkufizime dhe thënie, pikërisht
nga veprat e tyre, burimet e rreme të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,
ose “Libri
i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarve”, të cilat pasi i analizuam,
vërtetuam se gjenden transmetues të dobët, gënjeshtarë dhe mashtrues, madje
transmetues të cilët janë cilësuar si “makineri gënjeshtrash”, në zinxhirin e
transmetimit të tyre. Ende sot e kësaj dite, nuk mund të kuptoj se, ndonëse
dijetarët e fushës së hadithit, duhet të hulumtojnë, kërkojnë dhe studiojnë
seriozisht këtë çështje, ata mbështeten vetëm në një hadith, me një zinxhir
jashtëzakonisht të dobët transmetimi, të cilin e ka transmetuar Ebu Hurejre ku
huhet se vetë Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin
tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk
ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit
(Keuther)”. Por nëse do të vështrojmë thellë në analizimin e këtij
hadithi, do të vërejmë se transmetuesi i tij është Ebu Hurejre, ndërsa në
zinxhirine transmetimit të tij, gjendet gënjeshtari dhe mashtruesi i madh Salih
Ibn Musa Talhiu. Nëse do të mbështetemi në veprat e para, të ekspertëve të fushës
së hadithit (muhaddithëve), do tëarrijmë në përfundimin se, as ky version i Hadithit
Thekalejn nuk është shënuar në asnjë vepër. Nëse do të hetojmë me vëmendje, këto
vepra të para të ekpertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), atëherë pohojmë
me bindje të plotë se, versionet e Hadithit Thekalejn, janë të shënuara, por asnjëversion
nuk përmban dhe nuk shënon, versionin e rremë të këtij versioni”.
“Tani le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Bahru’dh-Dhehari
Bi’l-Musnedi’l-Bedhari” (Deti i Qartë Në Zinxhirin e Transmetit të Bedharit),
të Hafidh Bedhdharit (viti i vdekjes
292 hixhri / viti 904 sipas kalendarit gregorian),i cili shënon se Daud
Ibn Umeri transmetoi, nga Salih Ibn Musa Ibn Abdullah Ibn Talhiu, ky i fundit
nga Abdulaziz Ibn Rufej Ebu Salihu, ky i fundit nga Ebu Hurejre, se Muhammedi (s.a.u.s.)
paska thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë
Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa
ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.
Por analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre, Hafidh Bedhdhari pas
transmetimit të këtij hadithi ka shënuar: “Në të vërtetë ky hadith nuk ështëtransmetuar
në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, por në formën: “Libri
i Allahut dhe Farefisi im”.(6)
“Me fjalë tëtjera, shënimii Hafidh Beddharit nënkupton se, versioni
origjinal i këtij hadithi është:“Libri i Allahut dhe Farefisi im”.Por
nëse do të shfletojmë versionin origjinal dhe të vërtetë të Hadithit Thekalejn,
do tëarrijmë në përfundimin se është në formën: “Libri i Allahut dhe Farefisi
im”. Në programet tona pasardhëse, do të sqarojmë nëse ky pohim,të çon
ose nuk të çon drejtprdrejtë, në çështjen se a përfshihen bashkëshortet e
ndershme të Muhammedit (s.a.u.s.) brenda termit“Farefisi im?!” Lërmëni
t’iu citoj se fakti më interesant, i cili na çudit të tërëve është se,
transmetimi i Hafidh Bedhdhari, në veprën:“Musned” (Zinxhiri i Transmetimit)e
Imam Ahmed Ibn Hanbelit,është në formën e vërtetë: “Libri i Allahut dhe Farefisi
im”. Tani është mëse normale që një besimtar musliman, të mendojë se
paska dy versione të Hadithit Thekalejn, njëri i rremë: “Libri iAllahut dhe Sunneti im”
dhe tjetri i vërtetë:“Libri i Allahut dhe Farefisi im”.
Themi me gojën plot: Kurrën e kurrës! Të tërë dijetarëtdhe ekspertët e vërtetë
të fushës së hadithit (muhaddithët), të cilët kanë shkruar vepra, pas Hafidh
Bedhdharit, në veprat e tyre kanë shënuar vetëm versionin e vërtetët të
Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Vepra e dytë e cila mbështet
qëndrimin dhe vlerësimin tonëështë vepra me titull:“Mexhmeu’z-Zeuaidi ue
Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), e
Ibn Hejthemit (viti i vdekjes 807
hixhri / viti 1404 sipas kalendarit gregorian). Ibn Hejthemi pasi shënon
se Ebu Hurejre ka transmetuar se Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “O
njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut
dhe Farefisi im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më
kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Këtë version të Hadithit
Thekalejn e kanë shënuar Hafidh Bedhdhari. (7)
“Pra ky është versionii vërtetë, i Hadithit Thekalejn i shtrembëruar qëllimisht,
nga Salih Ibn Musa Talhiu, i cili transmetohet nga Ebu Hurejre. Kjo është
arsyeja kryesore që Ibn Hejthemi, e ka shënuar këtë hadith në kreun “Virtytet
e Ehli Bejtit”, sepse ky i fundit është pikërisht Farefisi i Pastër i
Muhammedit (s.a.u.s.)”.
“Argumenti i dytëqë vërteton se, ky version nuk është në formën e rreme të
tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është vepra me titull: “Xheuahiru’l-Akidejni
fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui”
(Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë
dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit) e Imam Nuruddin Semhudiut (viti i vdekjes 911 hixhri / viti 1505 sipas
kalendarit gregorian). Imam
Nuruddin Semhudi shënon se, Ebu Hurejreka transmetuar se Muhammedi
(s.a.u.s.) ka thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi
të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im. Këta nuk ndahen
kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit
(Keuther)”. Këtë version të Hadithit Thekalejn e ka shënuar Hafidh
Bedhdhari”. (8)
“Pas analizimit, përkufizimit, sqarimit dhe vërtetimit të Hafidh
Bedhdharit, të tërë brezat e ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithët),
duke u mbështetur në këtë përkufizim, e kanë shënuar versionin e vërtetë tëHadithi
Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” dhe kanë mohuar shënimin
eversionit tërremë të tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.
“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrojnë vëmendjet e tyre,
në sqarimin tim vijues. Në këtë pikë të programit tonë, pohojmë me keqardhje se,
pseudodijetarët e fushës së hadithit, të cilët synojnë cilësimin si të vërtetë,
të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”,
nuk zotërojnë asnjë dije, sepse flasin pa u mbështetur në ndërgjegjien dhe
përgjegjësinë fetare islame. Themi me bindje të plotë se, pseudodijetarët,
analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, myftitë,
thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët
mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në
burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e
rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,do
të kishin vërtetuar të kundërtën, atëherë do të duhej t’i përmendnin, të dyja
versionet e Hadithit Thekalejn, të transmetuara nga Ebu Hurejre”.
“Ja pra sërish arrijmë në përfundimin se, këta pseudodijetarë flasin pa u
mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare islame. Tani kam shumë
dëshirë, që t’i bëj ftesë të tërë analistëve, dijetarëve, besimtarëve,
hulumtuesve dhe studiuesve, duke iu këshilluar shoqërisht dhe vëllazërisht, që
të mos marrin si argument fjalët dhe thëniet e këtij ose atij dijetari, të
marrin si argument fjalët dhe thëniet e dijetarit shqiptar Shuajb Arnautit, ose
dijetarit tjetër shqiptar Nasiruddin Albanit. Ndonëse këta të fundit, janë
ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë), kjo nuk nënkupton seata janë të
pagabueshëm, sepse në fund të fundit dhe këta kanë qenë njerëz. Lërmëni t’iu
sqaroj se unë këtu nuk kam për synim, nënçmimin ose përçmimin e tyre, sepse
kanë qenë analistë, dijetarë dhe vërtetues të njohur dhe të shquar, por kam për
qëllim gabimet që kanë bërë pa qëllim, nëzinxhirët e transmetimit, të cilët ose
i kanë anashkaluar, ose i kanë lënë pas dore, ose i kanë lënë në harrresë”.
“Tani një besimtar musliman mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse këta
pseudodijetarë, e fshehin të vërtetën?!” “Vallë përse këta pseudodijetarë
uehhabistë, me qasje emeuiste nuk i përmendin të dyja versionet e Hadithit
Thekalejn, pra si versionin e rremë: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe
versionin e vërtetë: “Libri i Allahut dhe Farefisi im?!”
“Sipas mendimit tim, arsyeja kryesore e fshehjes, së versionit të vërtetë
të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”,janë
orvatjet e tyre me synimin e cilësimit të tij si të dobët, ndërsa arsyeja e
trumpetimit me të madhe të versionit të rremë, të Hadithit Thekalejn: “Libri
i Allahut dhe Sunneti im”, është se ky hadith nuk ka asnjë zinxhir të
vërtetë transmetimi. Tani për hir të vërtetës, dua që ndjekësit tanë të nderuar
ta kenë të qartë se, forma e rreme e Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,
është bërë e njohur vetëm në kohërat e fundit, nga pseudodijetarët uehhabistë,
me qasje emeuiste. Me keqardhje duhet të pohojmë se në ditët tona, po bëhen
orvatje të mëdha, për cilësimin si të vërtetë versionin e rremë të Hadithit
Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe kur them këtë mbështetem
në një argument të qartë. Fatkeqësisht disa dijetarë uehhabistë, me qasje
emeuiste, po mundohen masivisht që ta cilësojnë si vërtetë, versionin e rremë
të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.
Tani dua t’i drejtohem pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët
bëjnë sikur pranojnë dijetarin Imam Ahmed Ibn Hanbel si imamin e tyre, pra
ndjekësve të rremë tëdoktrinës fetare muslimane hanbelite. Të tërë ne e dimë
shumë mirë faktin se, kur këta besimtarë muslimanë kanë hasur në një problem si
ky, janë mbështetur në sqarimin e hollësishëm, të Imam Ahmed Ibn Hanbelit, të
cilin e kanë pranuar si një argument të pamohueshëm. Tani për hir të së
vërtetës, dua që të tërë ndjekësit tanë të nderuar, të jeni në dijeni të
sqarimit të bukur të Imam Ahmed Ibn Hanbelit, mbi këtë çështje”.
“Në veprën e tij me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimeve tëAhmed
Ibn Hanbelit), Imam Ahmed Ibn Hanbeli sqaron: “Nëse keni ndonjë dyshim
nëse Muhammedi (s.a.u.s.), ka cituar një hadith ose nuk e ka cituar, shikoni në
veprën time, sepse aty gjenden të tëra hadithët e cituara të Muhammedit
(s.a.u.s.). Tani një besimtar musliman me të drejtë, mund të pyesë: “Vallë a e
ka cituar Muhammedi (s.a.u.s.) versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri
i Allahut dhe Sunneti im”, ose nuk e cituar?!”Por para se t’i japim
përgjigje kësaj pyetjeje, i ftoj ndjekësit e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, pra
ndjekësve të doktrinës fetare muslimane hanbeli, të mësojmë së bashku se si është
përgjigjur në veprën e tij”. (9)
“Fillimisht le të shpjegojmë nëse, a e ka zbatuar Imam Ahmed Ibn Hanbeli, këtë
rregull ose nuk e ka zbatuar?!” “Lërmëni t’iu bëj të qartë se dijetari saudit,
Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Bazi, kur i kërkoi dijetarit shqiptar Muhammed
Nasiruddin Albanit, shkrimin e një vepre mbi vlerësimin e hadithëve, ky i
fundit u mbështet në veprën me titull: “Dhebbu’l-Ahmedi An
Musnedi’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Ahmedi” (Mbrojtja e Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i
Transmetimit të Imam Ahmedit), e dijetarit shqiptar Muhammed Nasiruddin
Albanit. Në këtë të fundit, mes të tjerash shkruhet: “Hanbel Ibn Ishaku citon
se, Ahmed Ibn Hanbeli, së bashku me dy xhaxhallarët Salihun dhe Abdullahun,
mblodhën dhe shënuan shumë hadithë. Më pas ai na lexoi veprën e tij, duke na
thënë: “Unë kam shënuar në veprën time, hadithët me zinxhirë më të mirë dhe më
të vërtetë transmetimi, nga 750.000 hadithë gjithsej. Nëse keni ndonjë dyshim
nëse Muhammedi (s.a.u.s.), ka cituar një hadith ose nuk e ka cituar, shikoni në
veprën time, sepse aty gjenden të tëra hadithët e cituara të Muhammedit
(s.a.u.s.). dhe të tërë këta hadithë mund të përdoren si argumentë”.
(10)
“Ndërsa dijetari shqiptar, Muhammed Nasiruddin Albani shpreh se, në veprën
me titull: “Hasais” (Çështjet Delikate) e Hafidh Medinit dhe në veprën me
titull: “Menakibu’l-Imami’l-Ahmedi” (Hadithët e Imam Ahmedit),pranojnë
dhe vërtetojnë me bindje të plotë përkufizimin e mësipërm të Imam Ahmed Ibn
Hanbelit”. (11)
“Tani pohojmë me bindje të plotë se, citimet, sqarimet, shprehjet dhe
përkufizimet e sipërcituara janë tregues i qartë, i numrit të lartë marramendës
të shpikësve të hadithit, në mesin e muslimanëve të asaj epoke. Tani natyrshëm
shtrohet pyetja: “Vallë është shënuar, ose nuk është shënuar versioni i rremë,
i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, në
veprën me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimeve të Ahmed Ibn Hanbelit), e
Imam Ahmed Ibn Hanbelit?!”
“Në këtë pikë të programit tonë, do të orvatemi që të zbatojmë rregullin e
përcaktuar nga ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), mbi versionin e
lartpërmendur tëHadithit Thekaljen. Tani dua t’i bëj thirrje të tërë
analistëve, besimtarëve, dijetarëve, hulumtuesve, studiuesve dhe vërtetuesve, që
të përqendrohen në vërtetime e kryera, nga dy ekspertët më të njohur të fushës
së hadithit (muhaddithëve), shqiptarit Shuajb Arnautit dhe Ahmed Zejnit, në
veprën me shumë vëllime me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimeve të Ahmed
Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Dijetari shqiptar Shuajb
Arnauti, në analizimin dhe vërtetimin e kësaj vepre, ka gjetur përdorimin e
versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi
im”,në hadithët me numër 11104, 11131, 11211, 11561, 21578 dhe 21654 të
vëllimit të shtatëmbëdhjetë të kësaj vepre. Ndërsa dijetar Ahmed Zejni në
analizimin dhe vërtetimin e kësaj vepre, ka gjetur përdorimin e versionit të
vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”,
në hadithët me numër 11046, 11073, 11154, 11499, 21470 dhe 21547 të vëllimit të
shtatëmbëdhjetë të kësaj vepre”.
“Pra ritheksoj faktin se, në njërën anë në të tërë këta hadithë, hasim
vetëm në versionin e vërtetë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi
im”. Ndërsa nëanën tjetër, nuk hasim qoftë dhe në një hadith të vetëm
të versionit të rreme të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”.Ja
pra ky është niveli i cekët i dijes mbi shkencën e hadithit, niveli i
papërfillshëm i ndërgjegjies dhe përgjegjësive fetare të këtyre
pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët pretendojnë se
pranojnë dijetarin Imam Ahmed Ibn Hanbelin si imamin e tyre, pra ndjekësve të
rremë të doktrinës fetare muslimane hanbelite. Ja pra këto janë orvatjet e
këtyre“aktorëve të mirëfilltë”, të cilët mbushin ekranët e stacionëve
televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës, vazet dhe hutbet në ditën e bekuar
të xhumasë dheburimet e veprave të tyre. Lërmëni që t’iu përsëris faktin se
këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët pretendojnë se
pranojnë dijetarin Imam Ahmed Ibn Hanbelin si imamin e tyre, pra ndjekësve të
rremë të doktrinës fetare muslimane hanbelite, për hir të së vërtetës dhe
burrërisë së tyre, besnikërisë ndaj ndërgjegjies dhe përgjegjësive fetare, të
paktën duhet të bënin të ditur se në veprën me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i
Transmetimeve të Ahmed Ibn Hanbelit),e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, nuk
hasim qoftë dhe në një hadith të vetëm të versionit të rreme të Hadithit
Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.
Prezantuesi: “Zotëri Sejjid Kemal
Hajdari. Ju falenderojmë rishtas që na ndriçuat mendjet, me sqarimet tuaja të
bukura. Tani kemi dëshirë t’iu pyesim, cili është qëndrimi i dijetarëve dhe
shkrimtarëve bashkëkohorë, ndaj versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im?!”
I ftuari: “Tanimë në këtë pikë kritike dhe deri në fund të
programit tonë, kam për synim shpjegimine qëndrimit të dijetarëve dhe
shkrimtarëve bashkëkohorë, ndaj versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri
i Allahut dhe Sunneti im”.Fatkeqësisht në ditët e sotme, disa dijetarë
uehhabistë, me qasje emeuiste, po mundohen masivisht që ta cilësojnë si vërtetë,
versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.Në
dashtë Allahu (xh.sh.) në minutat e mbetura të programit tonë, do të orvatem të
sqaroj qëndrimin e dijetarëve dhe shkrimtarëve bashkëkohorë, ndaj versionit të
rremë të Hadithit Thikalejn: “Libri i Allhut dhe Sunneti im”. Por
para së gjithash jemi të detyruar që të shprehim njëherë e përgjithmonë, me
bindje dhe vendosmëri të plotë se, versioni i sipërcituar i Hadithit Thekalejn,
nuk mund të përdoret si argument kurrën e kurrës, sepse është i rremë dhe nuk
mbështet qoftë dhe në një zinxhir transmetimi të mirë ose tëvërtetë. Megjithatë
me keqardhje të thellë shprehim se, në ditët tona jemi ballë përballë, disa
orvatjeve masive të disa dijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët po
mundohen në mënyrë masive, duke përdorur të tëra mjetet dhe mënyrat që
zotërojnë, me synimin e rrënjosjes në mendjet e ndjekësve tanë të nderuar, që
në njërën anë, duke u orvatur që të krijojnë përshtypjen se, në përmbledhjet e
mëdha të hadithëve të vërtetë, është shënuar versioni i rremë i Hadithit
Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa në anën tjetër, duke u
orvatur që të krijojnë përshtypjen se, versioni i vërtetë i tij: “Libri
i Allahut dhe Farefisi im”, hhab nuk është shënuar në asnjë hadith, të
mirë ose të vërtetë. Kjo është arsyeja kryesore, e cila na jep fuqi dhe na
nxit, që të vërtetojmë tërësisht të kundërtën, me synimin e shfarosjes dhe
zhdukjesnjëherë e përgjithmonë, këtyremendimeve të errëta dhe qëllimeve të
dashakeqe, duke e rrëzuar nga themelet e rërës, kështjellën e tyre të gënjeshtarve
dhe mashtrimeve të pafund. Tani do të sjellim dy burime të këtyre dijetarëve
uehhabistë, me qasje emuite, të cilët do të na ndihmojnë shumë, në zbardhjen
përfundimtare të çështjes sonë”.
“Burimi i parë,ështëështë vepra akademike me titull: “Eseru’l-Ilmi fi’d-Daueti Ile
All-llahi”, (Vepra e Dijes së Thirrjes Tek Allahu), e Doktor Merzuk Ibn
Selim Jubit, i cili ëshëaktualisht është një akademik dhe një profesor në
universitet. Në kapakun e veprës së tij ai ka vënë mbishkrimin:
“Resailu’l-Xhamiati” (Shkrime Akademike). Doktor Merzuk Ibn Selim Jubi në
veprën e tij citon: “Çelësi i suksesit të vërtetë është se Muhammedi (s.a.u.s.),
na siguron se besimtari musliman, i cili lidhet fort pas shpalljes, pra pas
Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik, do të udhëhohet në udhë të drejtë dhe
do të shpëtojë si në këtë botë shtu dhe në botë tjetër, pra nuk do të shmanget
kurrë drejt shkatërrimit”. Argumenti i tij është se Muhammedi (s.a.u.s.) paska
thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse do të
lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë! Këta Porosi të Paçmuara janë Libri
i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit”. (12)
“Tani themi se Doktor Merzuk Ibn Selim Jubi, ka përdorur formën e shkuar të
foljes “them”, pra “tha”, me synimin e cilësimit si të
vërtetë, të versionit të rremë, të Hadithit Thekalejn të sipërcituar. Më pas ai
ka shënuar veprën, në të cilën e ka shkruar këtë hadith përkatësisht, vepra me
titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit)
e Imam Muslimit, Hadithi Numër 1218”. (13)
“Në këtë pikë interesantedhe të nxehtë të programit tonë, lërmëni të shtroj
pyetjen: “Vallë a ka vepruar ashtu siç duhet Doktor Merzuk Ibn Selim Jubi, pra
a është mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësitë fetare, osenuk është
mbështetur?!’ Le t’i bëjmënjë analizë dhe vërtetim të menjëhershëm, duke i
hedhur një sy citimit të tij. Në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e
Hadithëve të Vërtetë të Muslimit) e Imam Muslimit, Hadithi Numër 1218 është
si vijon: “... Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) gjatëhutbes, iu drejtua bashkësisë
muslimane duke i thënë: “Me të vërtetë jetët dhe pasuritë tuaja, janë të
ndaluara në këtë ditë të këtij muaji. Unë po lë në mesin tuaj Një Porosi të Paçmuar,
përderisa nëse do të lidheni fort pas tij, nuk do të shmangeni kurrë. Unë po lë
në mesin tuaj Librin e Allahut! “Vallë si do të përgjigjeni kur t’iu pyes për këtë?!”
Bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) u përgjigjën njëzëri: “Ne do të dëshmojmë
se na e përcolle shpalljen, e përmbushe detyrën tënde dhe na këshillovenë mënyrën
më të bukur”. (14)
Pra ashtu siç shihet qartë në këtë hadith, të transmetuar nga Imam
Muslimi, nuk është shënuar as versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri
i Allahut dhe Sunneti im” dhe as versioni i vërtetë i Hadithit
Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Ja pra se çfarë gënjeshtrash
dhe mashtrimesh, shkruan në veprën e tij akademike, profesor doktor Merzuk Ibn
Selim Jubi. Në të vërtetë ai gënjen hapur kur shkruan se, hadithi i transmetuar
nga Imam Muslimi është si vijon: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi
të Paçmuara, që nëse do të lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë!
Këta Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit”, sepse
ky version nuk është i shënuar, në asnjë hadith të Imam Muslimit. Një besimtar
musliman kur lexon veprën e profesor doktor Merzuk Ibn Selim Jubit, do t’i
krijohet përshtypja se ky i fundit, ose është një i paditur i pashkolluar, i
cili nuk nuk zotëron aspak njohuri, mbi shkencën e hadithit, ose një “aktor i
mirëfilltë” qëluan me numrat e hadithëve, si “numra cirku”. Ja pra ndjekës të
nderuar, ky është qëndrimi qesharak, i këtij dijetari dhe shkrimtari
bashkëkohor”.
“Burimi i dytë është vepra me titull: “Tahdhiru’l-Muslimin Ani’l-Ibtidai
ue’l-Bidai fi’d-Dini” (Sqarimi i Muslimanëve Mbi Fillimin dhe Parimet e Fesë),e
dijetarit kataras Shejh Ahmed Ibn Haxherit. Ky i fundit është gjykatës, në
Gjykatën së Sheriatit të Shkallës së Parë të Mbretërisë së Katarit. Dijetari
dhe shkrimtari kataras Ahmed Ibn Haxheri në veprën e tij citon: “Ebu Hurejre ka transmetuar se
Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi
të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk ndahen kurrë nga
njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.
Më pas ka shtuar se Imam Maliku e ka shënuar si një hadith të dërguar, ndërsa Hakim Nishaburi e ka shënuar si një hadith të vërtetë”. (15)
“Tani me synimin e analizimit dhe vërtetimit, le te’i hedhim një sy veprës
me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) të Hakim Nishaburit. Nëzinxhirin e
transmetimit të këtijhadithi, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu dhe i transmetuar
nga Ebu Hurejre, ka transmetuar se
Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi
të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk ndahen kurrë nga
njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.(16)
“Por është interesant fakti se, as Hakim Nishaburi dhe as Imam Dhehebiu, as
nuk kanë shënuar dhe as kanë shtuar asgjë mbi këtë hadith. Ajo që më çudit më
shumë është fakti se, ndonëse Hakim Nishaburi nuk ka shënuar asgjë mbi këtë
hadith, dijetari, shkrimtari dhe gjykatësi bashkëkohës kataras Ahmed Ibn
Haxheri citon se Hakim Nishaburi, e ka shënuar si një hadith të vërtetë”. Më
tej Ahmed Ibn Haxheri vijon të shtojë: “Në të vërtetë ky zinxhir transmetimi
është i dobët, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij gjendet Salih Ibn Musa
Talhiu, i cili është një gënjeshtar dhe mashtrues i madh”. Për sa i përket
hadithit të transmetuar nga Imam Maliku, ky i fundit në veprën e tij “Muatta”
(Lehtësimi) e ka transmetuar këtë, por ky është një “hadith mudal”, pra
në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, mungojnë dy ose më shumë
transmetues, duke e cilësuar si një hadith të dobët, sepse hadith i vërtetë
është versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im
që është Ehli Bejti im”. (17)
“Tani dua që t’i vë në dijeni ndjekësit tanë të nderuar se, me termin
“hadith mudal” nënkuptojmë një hadith, në zinxhirin e transmetimit të të cilit
mungojnë dy ose më shumë transmetues. Ndonëse kjo është një analizë dhe
vërtetim shumë i saktë, fatkeqësisht kohërat e fundit hasim në veprat e shumë
dijetarëve uehhabistë, me prirje emeuiste, të cilët nuk mbështeten aspak në
ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, por i shkruajnë veprat e tyre duke u
mbështetur në epshet, dëshirat dhe orekset e tyre vetjake”.
Prezantuesi: “Por në ajetin 32 të Sures
Teube (Pendimi), të Kur’anit Famëlartë Allahu xh.xh. thotë: “Më të vërtetë ata orvaten që me gjuhët e
tyre, të shuajnë dritën e Allahut, ndërsa Allahu do ta plotësojë dritën e Tij,
ndonëse këtë gjë e urrejnë të pafetë!”
“Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga zemra edhe ne nga ana
e ndjekësve tanë të nderuar, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur
nga ju. Do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes
së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.
Burimet e Referuara:
1. Dijetari Saudit Muhammed Ibn Salih Uthejmini,
“Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 15, Shtëpia Botuese “Ibn
Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
2. Dijetari Saudit Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Sherhu’l-Usuli Min Ilmi’l-Usuli”, (Shpjegimi i Metodologjisë Nga Shkenca e Metodologjisë), fq. 511, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Botimi i Parë, (viti i botimit 1431 hixhri / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
3. “Me Termin Transmetues Në“Gjendje Të Panjohur”, Nënkuptojmë Një Hadith Të Transmetuar Nga Një Transmetues “Mukil” (i Panjohur). Por Më Pas Duke Bërë të Ditur Emrin e Dy, Ose Më Shumë Transmetuesve të Drejtë, Të Cilët Transmetojnë Këtë Hadith, Pra As Transmetuesit Të Cilët e Kanë Transmetuar Këtë Hadith Dhe As Transmetuesit e Tjerë, Të Cilët As e Kanë Analizuar Dhe As e KanëVërtetuar, Themi Se Ky Ttransmetues Është Një Transmetues, Në “Gjendje Të Panjohur”. Vetëm Disa Dijetarë Të Fushës Së Hadithit, Janë Të Mendimit Se Hadithi i Transmetuar, Nga Transmetuesi “Në Gjendje Të Panjohur” Mund Të Përdoret Si Argument”.
4. Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), fq. 81, Analiza, Vërtetimi dhe Paraqitja Nga Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
5. Dijetari Saudit Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Sherhu’l-Usuli Min Ilmi’l-Usuli”, (Shpjegimi i Metodologjisë Nga Shkenca e Metodologjisë), fq. 511, 512, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Botimi i Parë, viti 1431 Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
6. Hafidh Imam Ibn Abdulhalik Bedhari, “Bahru’dh-Dhehari Bi’l-Musnedi’l-Bedhari” (Deti i Qartë Në Zinxhirin e Transmetit të Bedharit), viti i vdekjes 292 hixhri vëll. 5, fq. 285, Hadithi Nr: 8992, Vërtetimi Nga Adil Ibn Se’adi, Shtëpia Botuese “Dija dhe Urtësia”, Medineja e Ndriçuar, Botimi i Parë, (viti i botimit 1430 hixhri / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Mbretëria e Arabisë Saudite.
7. Ibn Hejthemi, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 183.
8. Imam Nuruddin Semhudi, “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit) fq. 239, Vërtetimi dhe Analiza nga Mustafa Abdulkadir Ata, Botimet e Muhammed Ali Bajdunit, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.
9. “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 174, Vërtetimi Nga Dijetar Shqiptar Shuajb Arnauti.
10. Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu’l-Ahmedi An Musnedi’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Ahmedi” (Mbrojtja e Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmedit), fq. 12, Shtëpia Botuese “Besniku”.
11. Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu’l-Ahmedi An Musnedi’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Ahmedi” (Mbrojtja e Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmedit), fq. 12, Shtëpia Botuese “Besniku”.
12. Doktor Merzuk Ibn Selim Jubi, “Eseru’l-Ilmi fi’d-Daueti Ile All-llahi”, (Vepra e Dijes së Thirrjes Tek Allahu), Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
13. Doktor Merzuk Ibn Selim Jubi, “Eseru’l-Ilmi fi’d-Daueti Ile All-llahi”, (Vepra e Dijes së Thirrjes Tek Allahu), Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
14. Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll 2, fq. 386, Hadithi Nr: 1218, “Kreu i Haxhxhit të Muhammedit (s.a.u.s.)”, Hadithi Nr: 1218, Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheri, Shtëpia Botuese “Mirësia”, Shtëpia Botuese “Mirësia”.
15. Shejh Ahmed Ibn Haxher Butami Elbin Ali, “Tahdhiru’l-Muslimin Ani’l-Ibtidai ue’l-Bidai fi’d-Dini” (Sqarimi i Muslimanëve Mbi Fillimin dhe Parimet e Fesë), fq. 102, Vërtetimi Nga Halil Ibn Muhammed Arabi, Shtëpia Botuese “Imam Buhari”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
16. Hakim Nishaburi, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet e Vërtetë Të Hadithëve), vëll. 1, fq. 93.
17. Shejh Ahmed Ibn Haxher Butami Elbin Ali, “Tahdhiru’l-Muslimin Ani’l-Ibtidai ue’l-Bidai fi’d-Dini” (Sqarimi i Muslimanëve Mbi Fillimin dhe Parimet e Fesë), fq. 102, Vërtetimi Nga Halil Ibn Muhammed Arabi, Shtëpia Botuese “Imam Buhari”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
Vijon...