Kulturë

Lëvizja Islamike Palestineze nderon përkthyesin e Kur'anit në hebraisht

Një delegacion i Lëvizjes Islamike Palestineze u takua me Subhi Adavi, një mësues palestinez i Kur'anit i cili e ka përkthyer Kur'anin e Shenjtë në gjuhën hebraishte.

Ata vlerësuan përpjekjet e mësuesit të Kur’anit, Subhi Adavi për përkthimin e Kur’anit për herë të parë në Palestinë.

Anëtarët e delegacionit e konsideruan punën e tij si një vepër të lavdërueshme, nga e cila do të përfitojnë shumë folësit e gjuhës hebraishte të cilët dëshirojnë të lexojnë  Kur’anin.

Mësuesi i Kur’anit, Subhi Adavi  e bëri përkthimin e Kur’anit nën mbikëqyrjen e Zejd el-Ais, drejtor i Institutit Bajjinat  të Studimeve Kur'anore në Aman, Jordani.

Përkthimin e Kur’anit në gjuhën hebraishte e bëri brenda 1.000 ditëve, i cili synon për të prezantuar librin e shenjtë të Islamit, Kur’anin tek hebrenjtë.

Sipas ekspertëve, përkthimi i Kur’anit në hebraisht me saktësi përcjell mesazhet e Kur’anit.

Ka pasur përkthime të tjera, të mëparshme të Kur’anit në hebraisht, por Subhi Adavi thotë se ato përkthime janë të ndikuar nga gjuha e Teuratit.

Burimi: IQNA News