Selman El-Farisi
“Selmani
është prej nesh – Ehli Bejtit”
-Muhammedi (a.s.)
Selman
el-Farisi apo Selman Persiani, sipas shumicës së historianëve, lindi në vitin
568, në qytetin Kazerun, në krahinën Fars, Persi.
Babai tij quhej Budëhashan, i cili ishte
kryetar i qytezës Xhijj apo Xhejjan, që ndodhët në afërsi të qytetit të bukur,
Isfahan.
Budëhashani ishte njeriu më i pasur në rrethin
e tij, si në qytezë, njashtu edhe në periferi. Selmanin e donte më shumë se
veten e vet, sepse e kishte djal për hasret, të cilit kur lindi ia ngjiti emrin
Ruzbeh.
I takonte besimit të lashtë persian, besimit
Zaratustrian apo besimit Mexhusi, besim që e trashëguan prej të parit, që ishin
adhurues të zjarrit…!
Në afërsi të qytezës Xhejjan, ku Budëhashani
banonte dhe sundonte, në maje të një kodre ndodhej Shtëpia e Zjarrit apo
Tempulli i Mexhusive. Për popullin persian, i cili ishte ende pagan, ky Tempull
i Mexhusive, pranohej si vend i mrekullive, vend adhurimi, ku prej zjarrit,
dritës së tij, kërkohej shpëtimi…!
Edhe djaloshi Ruzbeh me babën e tij kishin
shërbye në këtë tempull me shumë besnikëri, me shumë përulësi…
Një ditë, djaloshi Ruzbeh e la besimin pagan
dhe e pranoj besimin kristian. Për të hulumtue, studiue rreth besimit të ri,
Ruzbehu shkoi në Siri, ku u vendos në një kishë, duke menduar se e gjeti
vetveten, se e gjeti të vërtetën…!
Mbas disa vitëve studimi, shërbimi me
përkushtim, më në fund u zhgënjye, kur e kuptoi, kur e vërtetoi me hulumtim se
gjithçka ishte hutim, mashtrim…
Me gjithë këtë, ky hulumtues, ky kërkues i së
vërtetës nuk u dëshprue prej sprovave të jetës…Të vërtetën që po e kërkonte, që
po e hulumtonte, më në fund, e gjeti në Medine, ku Muhammedi (a.s.) po e
predikonte, po e praktikonte…
Selman el-Farisiu kishte ardhur në Medinen e
Ndritur si një skllav i shitur, që e kishte ble një tregtar jahudi, apo
hebre…Robi apo skllavi Selman në Yathrib (Medine) kishte ardhur para se
Muhammedit (a.s.) të vinte…
Muhammedi (a.s.) robin apo skllavin e bleu nga
tregtari jahudi, e liroi, kështu skllavi persian e pranoi Allahun një, e pranoi
Muhammedin (a.s.) si të dërguarin e Tij, pra u bë musliman dhe Pejgamberi
(a.s.) i dha emrin Selman…
Selman el-Farisiu ishte shumë i zgjuar, ishte
i kulturuar, ishte i shkolluar, kishte studiuar besimin Zaratustrian apo
Mexhusi, kishte studiuar besimin Kristian, deri në thellësi…
Me këtë parapërgatitje, tashmë me bindje, me
devotshmëri, Selmam el-Faresiu ishte ndër më të dalluarit, ndër më të shquarit,
prej besimtarëve të rinj, në shumë lëmi…
Këtë, përveç tjerash, e dëshmoi, para Betejës
së Hendekut, ku të gjithë i befasoi, miqë dhe armiqë…
Armiqtë nga Mekkeja ishin përgatitur për ta
sulmue Pajgamberin (a.s.) në Medinen e Ndritur. Medineja ishte rrethue veç
pritej momenti për ta sulmue, pushtue…
Selman el-Faresiu ishte ai që priu. Priu me
një propozim, që rreth Medines të hapet një hendek, ku armiku për të sulmue
s’ka asnjë shtek…!
Hendeku rreth e rrotull Medinës u çelë, u
hapë, ndërsa armiku u tërhoqë me turr, me vrap…!
Besimtarët fituen, ndërsa paganët jo vetëm që
humbën por edhe u befasuen, tmerruen, u poshtnuen…!
Kjo strategji e Selman el-Farisiut, e cila
ishte një teknikë e lashtë ushtarake persiane, e panjohur tek fiset arabe, e
befasoi Pejgamberin (a.s.) dhe të gjithë besimtarët, aq më tepër i befasoi dhe
i tmerroi kundërshtarët…!
Për këtë fitore aq madhështore, Pejgamberi
(a.s.) e falënderoi Allahun (xh.sh.) e përqafoi Selmanin, persianin…
Tani të gjithë shokët kishin dëshirë të jenë
sa më afër tij, sa më pranë besimtarit, luftëtarit, strategut persian, me emrin
Selman…! Pejgamberi (a.s.) e vërejti si shtyheshin, e pa dhe iu tha:
“Selmani është prej nesh - Ehli Bejtit”
Pra, me këtë fjalë të Pejgamberit (a.s.) ata u
qetësuen, por prej asaj dite edhe më shumë e vlerësuen, edhe më shumë e çmuen,
edhe më shumë e nderuen…!
Nderohet, çmohet, vlerësohet dhe pranohet Selman el-Farisiu edhe si imam, si jurist dhe
përkthyes i parë i Kur’anit në gjuhën persiane, ka përkthye surën e parë:
El-Fatihah!
Ndrroi jetë në vitin 656, në qytetin Medain,
Irak, ku xhamia, mauzoleu i i tij vizitohet natë e ditë, varg e vi, prej
muslimanëve nga mbarë bota, sunni dhe shi’i.