Rusia: Hizbullahu, Hamasi nuk janë grupe terroriste
Moska nuk e pranon grupin libanez shiit Hizbullah si një organizatë terroriste, tha zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov.
Komenti erdhi ndërsa Kremlini është duke kërkuar për të siguruar konsensus ndërkombëtar se cilat forca në luftën civile siriane duhet të quhen grupe terroriste si pjesë e negociatave politike që synojnë përfundimin e konfliktit gati pesë-vjeçar.
Disa thonë se Hizbullahu është një organizatë terroriste, citohet të ketë thënë Bogdanov. Ne mbajmë kontakte dhe marrëdhënie me ta, sepse ne nuk e konsiderojmë Hizbullahun një organizatë terroriste.
Zyrtari rus vuri në dukje se pjesëtarët e krahut politik të grupit musliman shiit u zgjodhën në mënyrë të ligjshme në Parlament e Libanit dhe se organizata nuk ka kryer sulme në tokën ruse. Ai shtoi se grupi është një forcë e ligjshme sociopolitike .
Mihail Bogdanov tha gjithashtu se Rusia nuk e konsideron Hamasin në Gaza dhe Partinë Kurde të Unitetit Demokratik si grupe terroriste.
Nën presionin e regjimit sionist, disa shtete evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë emrat e Hamasit dhe Hizbullahut në listën e organizatave terroriste.