Rusia aplikon viza për Turqinë nga 1 janari 2016
Rusia nga 1 janari 2016 do të ndërpret regjimin pa viza me Turqinë, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrovi.
“Udhëheqësia e Rusisë ka miratuar vendimin që të ndërpresë regjimin pa viza i cili tani është në fuqi në mes Rusisë dhe Turqisë. Ky vendim do të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar në pres konferencën Sergej Lavrovi në fund të bisedimeve me kolegun sirian Valid Mualemin. Ministri ka cek se nuk bëhet fjalë për kërcënimin e supozuar.
“Pikërisht, këto akuza janë plotësisht reale dhe me përgjegjësi të plotë ne bisedojmë
për te”, ka shtuar ai. Lavrovi ka vlerësuar se kryetari i Turqisë Tajib
Erdogani ka përvetësuar të drejtën në trajtimin e posaqshëm në situatën me aeroplanin
luftarak rus SU-24 të rrëzuar. “Ai ka përvetësuar të drejtën në eksluzivitetin
e punës kur deklaroi se eventualisht rrëzimi i aeroplanit turk në hapësirën
ajrore siriane do të trajtohet si akt agresioni.
Prandaj Turqisë i është lejuar, e vet Turqia pa
kurrfarë vërejtje do të rrëzojë çdo aeroplan i cili do të gjendej bile disa
sekonda,në hapësirën ajrore turke”, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse
Sergej Lavrovi.