Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dhjetë.

“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

“Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

“Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtëdhjetë,me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”.E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, të cilëve u urojmë shëndet të plotë,të ftuarin tonë, zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari.Mirë se erdhët zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Në ditën e sotme do ta drejtoj unë programin, në vend të mikut tim Doktor Salim Xharit. Pra e nisim programin tonë me këtë hadith, i cili kalon në veprën me titull: “Gajbet” (Fshehja) e dijetar Numanit. Fudajl Ibn Jesari transmeton se, pyeti Imam Sadikun (a.s.) mbi ditën në të clën do të mblidhen, prijësit e çdo shoqërie. Imam Sadiku (a.s.) u përgjigj: “Njihe imamin tënd o Fudajl! Njohja jote e imamit, nuk do të dëmtojë nëse ai vjen herët ose vonë”. Më tej Imam Sadiku (a.s.) ka thënë: “Ai i cili e njeh Imam Mehdiun dhe shtegton nga kjo botë, para se të vijë Imam Mehdiu (a.s) atëherë do ta marrë shpërblimin, si të kishte jetuar në epokën e tij. Madje madje, do të marrë shpërblimin si ai, i cili lufton nën flamurin e Imam Mehdiut (a.s.)”. Fudajl Ibn Jesari shton: “Njëri nga bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) thotë: “Ai i cili e njeh Imam Mehdiun dhe shtegton nga kjo botë, para se të vijë Imam Mehdiu (a.s) atëherë do ta marrë shpërblimin, si të kishte jetuar në epokën e Muhammedit (s.a.u.s.)”. E përshëndesim dhe ne nga ana juaj, zotin Sejjid Kemal Hajdarin”.

“Prezantuesi: “Zotëri për hir të kërkimeve dhe studimeve, ju lutemi që të bëni një përmbledhje të shkurtër, me synimin e njohjes sa më të mirë të Imam Mehdiut (a.s.) për të ndihmuar besimtarët muslimanë dhe duke bërë lidhjen me çështjen në programet tona paraardhëse, do t’iu luteshim që bënit një përmbledhje mbi çështjen e versionit të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Alahut dhe Farefisi im”.

“I ftuari: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) si dhe mbi familjen e tij të pastër. Lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, myftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të dobët, formën e versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”. Por tani jemi duke sqaruar në mënyrë të hollësishme, çështjen e Hadithit Thekalejn. Në programet tona paraardhëse kemi shprehur se, sipas agumentëve të padiskutueshëm fetarë (Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik) mund të thuhet se Hadithi Thekalejn, ka dy versione. Më pas kemi shpjeguar se, versioni i parë i tij është transmetuar, në mënyrë të njëpasnjëshme, nga shumë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) ky version është si vijon:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Theksojmë se askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë, mbi vërtetësinë e këtij hadithi. Por fatkeqësisht shumë pseudodijetarë me qasje emeuiste, e kanë ndryshuar këtë version me version e dytë të tij, i cili është si vijon: ““O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Ja pra pikësynimi ynë është sqarimi, që në në vazhdën e programeve tona, jemi orvatur dhe orvatemi që të kryejmë sqarimet e duhura, mbi dallimin mes versionit të parë, i cili është i vërtetë dhe versionit të dytë, i cili është i rremë. Falenderimi i takon Allahut (a.u.xh.) i Cili ka bërë të mundur, qënë programet tona paraardhëse, kemi sqaruar tri zinxhirët e transmetimit e këtij versioni. Në fund të kërkimeve dhe studimeve tona, aritëm në përfundimin se, në zinxhirët e transmetimittë këtij versioni, kishte gënjeshtarë, mashtrues, shpikës dhe vjedhës hadithësh, tradhtarëmadje disa transmetues ishin të cilësuar si “makineri gënjeshtrash”.

“Më pas cekëm dhe sqaruam dhe versionin e tretë, të Hadithit Thekalejn. Por duhet të tregohemi të vëmendshëm, që të mos ngatërrojmë transmetuesin gënjeshtar dhe mashtrues Ismail Ibn Ebi Uejsin, i cili ndodhet në versionin e tretë dhe në transmetimin e tretë të versionit të dytë,të versionit të Hadithit Thekalejn. Tani kam për synim rikujtimin, ndaj ndjekësve tanë të nderuar se, kush ishte transmetues gënjeshtar Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili ndodhet në zinxhirët e transmetimeve të këtyre hadithëve, citojmë se Ibn Haxher Askalani, në veprën e tij me titull: “Duafa” (Dobësitë)pohon: “Kam dëgjuar se Nadr Ibn Seleme Merueziun ka thënë: “Ismail Ibn Ebi Uejsi është një transmetues i dobët dhe një gënjeshtar i madh”. (1)

“Pra Nadr Ibn Seleme Merueziu,as nuk ka shprehur se, Ismail Ibn Ebi Uejsi herë-herëgabohej dhe as nuk ka shprehur se ai herë-herë gënjente. Por e ka thënë pastër dhe qartë: “Ismail Ibn Ebi Uejsi është një gënjeshtar i madh!” Madje unë ju kam shpjeguar se,Ismail Ibn Ebi Uejsi ka rrëfyer: “Dëgjova Ismail Ibn Uejsin të shprehet: “Unë shpikja një hadith, në rastet kur banorët e Medinës së Ndriçuar kishin mosmarrëveshje”. (2)

“Pra ashtu siç mund të shihet qartë, Ismail Ibn Ebi Uejsi, me synimin e bërjes së lumtur të njerëzve dhe me synimin e shitjes së hadithëve, shpikte një hadith kur i shihet njerëzit e mbledhur. Si rrjedhojë theksojmë se,transmetuesi gënjeshtar dhe mashtrues Ismail Ibn Ebi Uejsi, ndodhet në versionin e tretë dhe në transmetimin e tretë të versionit të dytë, të versionit të Hadithit Thekalejn. Duke u mbështur në të vërtetat e sipërcituara kumtojmë se, versioni i dytë dhe versioni i tretë i Hadithit Thekalejn, nuk iavlen të përmendet, sepse kanëzinxhirë transmetimi problematikë ose të rremë”.

“Prezantuesi: “Zotëri, a mund të na thoni se, çfarë kanë bërë dijetarët, me synimin e cilësimit si të vërtetë të këtyre hadithëve?! Me fjalë të tjera,a mund të cilësohen si të vërteta këta hadithë, sipas kushteve të përcakuara nga muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit)?! Çfarë lloj metodash dhe mënyrash, kanë përdorur për t’i cilësuar këta hadithësi tëvërtetë!?”

“I ftuari: “Në të vërtetë për zinxhirin e transmetimit të kaluar, ose për dytransmetimet e lartpërmendura, as që bëhet fjalë që të cilësohen si hadithë tëvërtetë dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoren si argumentë. Këtu bëhet fjalë për orvatjet e disa dijetarëve, me synimin e cilësimit si të vërtetë, të transmetimit të versionit të tretë të Hadithit Thekalejn. Para se të kaloj në çështjen e vërtetësisë së hadithit, dua të sqaroj diçka, që ka të bëjë me qasjen fetare emeuiste, ndaj anëtarëve të Ehli Bejtit. Qasja fetare emeuiste, gjatë tërë historisë islame, është orvatur mbi asgjësimin, cilësimin si të dobët, madje cilësimin si hadithë të shpikur, të hadithëve, lajmeve të vërteta, rrëfimeve dhe tregimeve mbi anëtarët e Ehli Bejtit, pra Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.). Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen mbi sqarimet tona të hollësishme të Ibn Tejmijjes, kur shpjeguam se si ky i fundit, zinxhirët e transmetimeve të vërtetë, i cilësonte si të dobët, duke aluduar se “dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit, këta zinxhirë transmetimi i kanë cilësuar si të dobët”. Ibn Tejmijje i ka cilësuar si transmetime të dobët, veçanërisht transmetimet e Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) të cilat janë të lidhura me Ehli Bejtin (a.s.). Madje Ibn Tejmijje ka bërë dhe të kundërtën, sepse ai është orvatur, në cilësimin si të vërtetë të transmetimeve të dobët, të cilat kanë patur për synim uljen e virtyteve dhe vlerave të anëtarëve të Ehli Bejtit, pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.). Ne kur lexojmë veprat e shkruara me këtë synim, sidomos në veprat e shkrimtarëve bashkëkohorë, hasim në shembuj të shumtë të këtij lloji”.

“Ja pra pikërisht këtë mbrëmje të këndshme, dua t’ua kushtoj shqyrtimit të thënieve të një dijetari bashkëkohor, i cili aludon se mbështetet gjërësisht, në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë e dijeve fetare. Jam i mendimit se të tërë ju e njihni, këtë dijetar i cili ka kryer një sërë analizash dhe vërtetimesh, bëhet fjalë pra pikërisht për dijetarin e njohur shqiptar, Shuajb Arnautin. Ashtu siç e dini dhe ju ndjekësit tanë të nderuar, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, ka shkruar shumë vepra, të cilat merren si pika mbështetjeje, në shkencën e analizës dhe vërtetimit. Në dashtë Allahu (xh.sh.) fillimisht do t’i dëgjoni me vëmendje dhe më pas, do t’ia përcillni dijetarit të lartpërmendur sqarimet e mia. Dijetar Shuajb Arnauti, ndonëse e pranon vërtetësinë e versionit të Hadithit Thekalejn të formës: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”,ai kundërshton pranimin si të vërtetë dhe e cilëson si të dobët pjesën:“Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Madje dijetari Shuajb Arnauti, i ka kushtuar një kapitull të tërë, cilësimit si të dobët dhe të pjesës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, me synimin e anashkalimit dhe lënies tërësisht në errësirë të analistëve, dijetarëve, hulumtuesve, studiuesve dhe vërtetuesve, të cilët kur lexojnë veprën me titull:“Musnedu’l-Imami’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Tranmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), hasin në këtë kapitull”.

“Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, ndonëse e pranon vërtetësinë, e versionit të Hadithit Thekalejn të formës: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi. Ata janë Libri i Allahut ose nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im”,ai kundërshton pranimin si të vërtetë dhe e cilëson si të dobët pjesën: “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Më tej pasi ka cituar të shtata burimet e vërteta të transmetimit, i ka cilësuar të tëra këta burime të dobëta”. (3)

Në burimin e parë,të transmetimit të këtij versioni, të Hadithit Thekalejn gjendet Atijje Ibn Se’ad Aufi (4) të cilin ndonëse disa muhaddithë (ekspertë të fushës së hadithit) e kanë cilësuar si besnik, dijetar Shuajb Arnauti, e ka cilësuar si trasnmetues të dobët. Për shembull Ebu Israil Mulaiu, e ka cilësuar si transmetues besnik, ndërsa Ibn Maini e ka cilësuar si transmetues besnik (5) i cili transmeton hadithë të vërtetë (6).

“Ndonëse muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) nuk janë të njëzëri, mbi vlerësimin e tyre mbi Atijje Ibn Se’ad Aufin, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti,është i mendimit të prerë se, ai është një transmetues i dobët”.

“Dijetar Shuajb Arnauti pohonse burimi i dytë, i transmetimit të këtij versioni, të Hadithit Thekalejn është i dobët, sepse në veprën e tij me titull: “Tabakat” (Klasifikimi) citon se Atijje Ibn Ibn Se’adi thotë se ky zinxhir transmetimi është i dobët. Gjithashtu dhe Ibn Maini ndan të njëtjin mendim”. (7)

“Ndërsa për sa i përket burimit të tretë, të katërt, të pestë, të gjashtë dhe të shtatë të këtij transmetimi, dijetar Shuajb Arnauti thekson se, këta zinxhirë transmetimi janë të dobët”. (8)

“Ndërsa në faqen 175 të veprës së tij me titull: “Tabakat” (Klasifikimi)ai kumton: “Tërësia e zinxhirëve të transmetimeve të hadithëve, të cilët bëjnë fjalë për bindje, respektim, sjellje të mirë dhe ushqim dashuriendaj Ehli Bejtit, pra ndaj Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) si dhe besimi se ndjekja dhe lidhja fort pas udhës së tyre, është udha e vetme shpëtuese kundër shmangies, janë të plotësisht të dobëta dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoren si argumentë fetarë”. (9)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, pikësynimi i tij i vetëm është anashkalimi, lënia në errësirë dhe aludimi se kjo pjesë e versionit e Hadithit Thekalejn është e dobët:“Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.  Pra pikësynimi i dijetar Shuajb Arnautit, ka të bëjë me ndarjen e Librit të Allahut dhe Farefisit të Pastër, në Ditën e Kijametit. Tani dua që ju ndjekësit tanë të nderuar, tëmëdëgjojnë me vëmendje, deri në fund të programit tonë. Kur vjen puna mbi vlerësimin e versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dijetar Shuajb Arnauti, ndryshon tërësisht qëndrim, duke thënë se ky transmetim është i vërtetë. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se Shuajb Arnauti,është një analist dhe njëvërtetues i njohur në fushën e hadithit, i cili e di shumë mirë se tërësia e zinxhirëve tëtransmetimit të këtij versioni janë të dobëta. Ndërsa për sa i përket formës së vërtetë të Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”,pohojmë se të tërë zinxhirët e transmetimit të këtij versioni, janë tëvërteta dhe nuk ka asnjë shpikës ose vjedhës hadithësh në mesin e tyre”.

Por në këta zinxhirë transmetimi, gjenden transmetues me kujtesë të dobët, gënjeshtarë të cilët kanë ngatërruar transmetimet, ndërsa në versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn, të formës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” nuk gjendet asnjë transmetues me kujtesë të dobët, gënjeshtar, mashtrues ose i cilësuar si “makineri gënjeshtrash” jo si transmetuesit e versionit të rremë të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Me të vërtetë eshtë për t’u çuditur fakti se, si ky dijetar ndryshon menjëherëqëndrim, kur vjen puna mbi mbrojtjen, e versionit të rremë të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,duke aluduar se e mban këtë qëndrim, duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Dijetar Shuajb Arnauti, duhet të tregonte përkushtimin, përpikmërinë dhe saktësinë e duhur dhe në analizën dhe vërtetimin e versionit të rremë, të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Dijetar Shuajb Arnauti në veprën e tij me titull: “Sunenu’d-Darekutni” (Sunnetet e Darekutnit) pasi ka transmetuar hadithin shton: “Na ka transmetuar Salih Ibn Musa Talhiu, nga Abdulaziz Ibn Rufeji, ky i fundit nga Ebu Salihu, ky i fundit nga Ebu Hurejre se i dërguari i Allahut Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

“Këtë hadith e ka transmetuar Imam Maliku, në veprën e tij me titull:“Muatta” (Lehtësimi). Ndërsa Hakim Nishaburiu e ka transmetuar këtë hadith nga Ibn Abbasi. Më tej Hakim Nishaburiu (nëfaqen 93 të vëllimit të parë) ka shtuar se zinxhiri i transmetimit, të këtij hadithi është i vërtetë”. (10)

“Lërmëni t’iu rikujtoj se,ky transmetim i shënuar në veprën “Muatta” (Lehtësimi)e Imam Malikut nuk vlen asnjë qindarkë. Ndërsa në zinxhirin etransmetimit, në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) e Hakim Nishaburit gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është një gënjeshtar i madh. Dijetar Shuajb Arnauti nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, mbi hadithin e transmetuar nga Ibn Abbasi duke cituar se, Hakim Nishaburi e ka pohuar vërtetësinë e tij. Besoj se nuk kemi nevojë, që të shpjegojmë qëndrimin negativ tëShuajb Arnautit. Në ditët e sotme e hasim shpesh herë këtë dukuri, në mesin e dijetarëve bashkëkohorë, të cilët aludojnë se qëndrimet e tyre, i kanë të mbështetura në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare”.

“Por tani le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Fetaua Lexhneti'd-Daime li’l-Buhuthi’l-Ilmijje ue’l-Ifta” (Miratimet Këshillit të Përhershëm të Çështjeve dhe Njohurive Shkencore) e përmbledhur dhe e përpunuar nga Ahmed Ibn Abdurrezak Duejshiu. Ky i fundit shtron pyetjen: “Vallë cilat janë këshillat e të dërguarit të Allahut Muhammedit (s.a.u.s.) ndaj bashkësisë muslimane?” Më pas ai jep përgjigjen: “I dërguari i Allahut Muhammedi (s.a.u.s.) në Ditën e Arefatit (Njohjes së Ademit dhe Hauuasë (a.s.)) në Haxhin e Lamtumirës ka thënë:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.Ndërsa në një version tjetër transmetimi ka thënë: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. (11)

“Mbështetësit e këtij miratimi janë: “Abdullah Ibn Kaudi, Abdullah Ibn Kadiani, Abdurrezzak Afifi dhe ish kryetari i shoqatës së dijetarëve sauditë Abdullah Ibn Bazi, të cilët aludojnë se qëndrimet e tyre, i kanë të mbështetura në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Prasipas këtyre dijetarëve sauditë me qasje emeuiste, Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe nuk ka thënë “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Si rrjedhojë pohojmë se, qëndrimet e këtyre dijetarëve sauditë me qasje emeuiste, nuk janë të mbështetura aspak, në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare”.

“Duke u mbështetur në këta faktë, arrijmë në përfundimin se, këta dijetarë kanëshumë prirje dhe dëshirë, që të pranojnë vërtetësinë e këtij hadithi, të transmetuar nga Hakim Nishaburiu. Ndërsa tani ka ardhur çasti i duhur, qëtë kalojmë në vlerësimin, e dhënë nga ish kryetari i shoqatës së dijetarëve sauditë Ibn Bazi, ndaj qëndrimit të mbajtur të dijetar Shuajb Arnautit, i cili aludon se qëndrimin e tij, e ka të mbështtur në ndërgjegjien dhe përjegjësinë fetare. Le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Mustedrek Ala Sahihajni” (Perceptimi Mbi Përmbledhjet e Vërteta) e Hakim Nishaburit. Në këtë vepër gjendet dhe një kapitull me titull: “Talhisu’l-Mustedrek” (Analiza e Perceptimit) e Imam Dhehebiut, në të cilën gjenden dy transmetues. Transmetuesi i parëështë Salih Ibn Musa Talhiu, të cilin nga hadithi i EbuHurejres në programin tonë paraardhës, e përcaktuam si “një makineri gënjeshtrash”. Por tani ne kemi për synim, shqyrtimin e hadithit të transmetuar, nga djali i xhaxhait të Muhammedit (s.a.u.s.) Ibn Abbasi dhe Ikrime Ibn Ebi Xhehli, të transmetuar nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, për të cilin në programin tonë paraardhës sqaruam se, është një transmetues i dobët, gënjeshtar dhe mashtues i madh”.

“Ismail Ibn Ebi Uejsi kumton se ka dëgjuar babin e tij, të thotë se ka dëgjuar nga Theur Ibn Jezid Dili, ky i fundit nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ky i fundit nga Ibn Abbasi se, ka dëgjuar të dërguarin e Allahut Muhammedin (s.a.u.s.) që t’i drejtohej muslimanëve, në Haxhin e Lamtumirës duke cituar: “Tanimë shejtani i mallkuar, i ka prerë shpresat nga adhurimi i tij... “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Por pyetja e parë,që dua të shtroj unë është kjo: “Ku e kanë gjetur këta dijetarë, shënimin e Hakim Nishaburit, mbi pohimin e vërtetësisë, së zinxhrit të transmetimit të këtij hadithi?!” Ndjekësit tanë të nderuar, tanimë e dinë shumë mirë faktin se, kur Hakim Nishaburi transmetonte një hadith, menjëherë shënonte se ky hadith është i dobët ose i vërtetë. Në rast se Hakim Nishaburi, mendonte se ky hadith është i vërtetë, atëherë ai shënonte se ky hadith është i saktë, sipas dy muhaddithëve kryesorë (Imam Buhariut dhe Imam Muslimit). Por në rast se Hakim Nishaburi, ishte i mendimit se ky hadith është i dobët, atëherë ai nuk shënonte asgjë dhe si rrjedhojë, kjo nënkuptonte se zinxhiri i transmetimit, të këtij hadithi ishte problematik. Por lërmëni t’iu shpjegoj se Hakim Nishaburi, në fund të këtij hadithi ka shtuar: “Me të vërtetë është i çuditshëm fakti se, në këtë hutbe është përmendur termi:“Lidhja fort pas Sunnetit të Muhammedit (s.a.u.s.)...” Ndërsa Imam Dhehebiu, nuk ka shënuar asgjë mbi këtë hadith”. (12)

Tani kam për synim, rikthimin në çështjen e dijetar Shuajb Arnautit, prandaj dua që ndjekësit tanë të nderuar, të dëgjojnë me kujdes dhe me vëmendje. Dijetar Shuajb Arnauti thotë: “Hakim Nishaburi këtë hadith, e ka shënuar nga Ibn Abbasi dhe më pas ka thënë se, zinxhiri i transmetimit të tij është i vërtetë”. Tani u bëj thirrje dijetarëve, analistëve, akademikëve, oratorëve, hulumtuesve, imamëve, thirrësve, studiuesve dhe vërtetuesve të botës muslimane, të cilët aludojnë se, qëndrimet e tyre janë të mbështetura, në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, se po veprojnë tërësisht të kundërtën. Këta dijetarë sauditë me qasje emeuiste, po orvaten me tërë mënyrat dhe mjetet që mendimet e tyre, t’ua veshin vlerësimeve të Hakim Nishaburit, i cili ka mbajtur një qëndrim plotësisht të kundërt me ta. Nuk mund të arrij të kuptoj se, si këta pseudodijetarë sauditë të pacipë, në veprën e përpiluar nga Këshilli i Përgjithshëm i Miratimeve, nga Shoqëria e Dijetarëve Sauditë, kanë venë mendimet e tyre në veprën “Mustedrek” (Perceptimi) të Hakim Nishaburit, në një kohë kur i ky i fundit, nuk është shprehur kështu. Ja pra kjo është pyetja e parëe shtruarndaj këtyre dijetarëve, të cilët aludojnëse qëndrimet e tyre, i kanë të mbështetura në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare dhe ne jemi në pritje të përgjigjes sëtyre”.

“Pyetja e dytë, që dua të shtroj është: “Le ta marrim për një çast, si të mirëqënë faktin se Hakim Nishaburi, ka pohuar vërtetësinë e këtij hadithi. Tani nuk mund të perceptoj se, vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, nuk e ka shprehur hapur dheqartë, vlerësimin e tij mbi këtë hadith?! Vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, fshihet pas vlerësimeve të kryera, nga Hakim Nishaburi?! Vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, është bërë imituesi i miratimeve të Hakim Nishaburit?! Vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, tregon me krenari se, ka shtatë burime transmetimi, për versionin e vërtetë, të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”,të cilat i ka cilësuar të tëra “të dobëta”, duke shkruar një kapitull të plotë, me synimin e vërtetimit të “dobësisë” së këtyre tranmetimeve, ndërsa për versionin e rremë të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ka heshtur me paturpësi të pashembullt?! Vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, nuk ka hetuar me hollësi, versionin e rremë të hadithit, të transmetuar nga Hakim Nishaburi, në zinxhirin e të cilit, gjenden transmetues gënjeshtarë, mashtrues dhe tradhtarë, si Salih Ibn Musa Talhiu, Ismail Ibn Ebi Uejsi dhe Kethir Ibn Abdullahu?! Vallë përse ky dijetar, ka heshtur me paturpësi të pashembullt?! Tani le t’i rikthehemi edhe njëherë pyetjes së fillimit. Le ta marrim për një çast, si të mirëqënë faktin se Hakim Nishaburi, ka pohuar vërtetësinë e këtij hadithi. Tani nuk mund të perceptoj se, vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, nuk e ka shprehur hapur dhe qartë, vlerësimin e tij mbi këtë hadith?!”

“Pyetja e tretë, që dua të shtroj është: “Hakim Nishaburi, jo vetëm që nuk ka pohuar vërtetësinë e hadithit, por në fund të këtij hadithi ka shtuar: “Me të vërtetë është i çuditshëm fakti se, në këtë hutbe është përmendur termi: “Lidhja fort pas Sunnetit të Muhammedit (s.a.u.s.)...” Kjo është pika e tretë të cilën ose nuk e kanë parë, ose e kanë anashkaluar qëllimisht”. (13)

“Si rrjedhojëdhe ju mbështeteni në paragjykimin e Hakim Nishaburit. Që kur keni filluar t’i besoni vlerësimet e Hakim Nishaburit, i cili ka pohuar vërtetësinë e hadithëve i vetëm?! Vallë kur keni filluar t’i besoni vlerësimeve të Hakim Nishaburit, të cilin ju e keni cilësuar si “një rafidi i ndyrë?!” Vallë çfarë ndodhi që ju shtyu, mbi ndryshimin e mendimit tuaj rrënjësisht?! A nuk ishit ju ata të cilët, ngrinit zërin lart duke thënë se, nuk u duhet besuar vlerësimeve të Hakim Nishaburit, i cili ka pohuar vërtetësinë e hadithit i vetëm?! Vallë çfarë ndryshimi keni pësuar, që tani papritur i besuakeni vlerësimit të Hakim Nishaburit, i cili ka pohuar vërtetësinë e hadithit i vetëm?! Ju jeni kapur me dhëmbë e me dhëmballë pas këtij burimi të vetëm transmetimi, sepse nuk ju gjendet një burim i dytë”.

Tani le të rikthehemi tek qëndrimi i Ibn Tejmijjes, i cili thotë: Ky vlerësim i Hakim Nishaburit, i cili ka pohuar vërtetësinë e hadithit i vetëm, së bashku me vlerësimet e tij të tjera, në përgjithësi nuk janë pranuar nga nga muhaddithët e mëdhenj (ekspertët e fushës së hadithit)... Kjo është arsyeja kryesore se, përse muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) nuk e kanë cilësuar të mjaftueshme vlerësimin e Hakim Nishaburit, i cili ka pohuar vërtetësinë e një hadithi i vetëm. (14)

“Pra e thënë ndryshe, nëse Hakim Nishaburi, ka pohuar vërtetësinë e një hadithi i vetëm, muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) nuk e kanë cilësuar të mjaftueshme. Kjo është thënia e Ibn Tejmijjes. Por kur vjen puna tek pohimi i vërtetësisë së këtij hadithi, nga ana e Hakim Nishaburit, ju pa ngurruar aspak i besoni, sepse keni frikë që të dilni jashtë loje, nga përdorimi i termave të vyera, siç janë Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.) dhe Ehli Bejti. Me fjalë të tjera, vallë a është më i rëndësishëm, pohimi i vërtetësisë së këtij hadithi, nga ana e Hakim Nishaburit, ose pranimi virtytshmërisë së Ehli Bejtit?! Pra për ju ka më shumë rëndësi, pranimi i pohimit të vërtetësisë së këtij hadithi, nga ana e Hakim Nishaburit se, pranimi virtytshmërisë së Ehli Bejtit, sepse në këtë mënyrë ju largoheni ngahadithët, lajmet e vërteta, rrëfenjat, tregimet dhe urtësitë e Ehli Bejtit”.

“Tani dua që të dëgjoni me kujdes se çfarë fjalësh, kanë përdorur këta pseudodijetarë me qasje emeuiste mbi Hakim Nishaburin, në veprën me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës):Muhammed Ibn Abdullah Nishaburi Hakim Ebu Abdullah Hafidhi, është një imam besnik, i drejtë, i ndershëm dhe një transmetues i vërtetë, i cili ka fituar famë me përhapjen e doktrinës shiite”. (15)

“Unë nuk mund të perceptoj se si Hakim Nishaburi, paska fituar famë me përhapjen e doktrinës shiite, në një kohë kur ai, ka përdorur shprehje mëshire dhe respekti, ndaj bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) si ndaj Ebu Bekrit (r.a.) dhe Umerit (r.a.)”.

“Ashtu siç kemi shpjeguar dhe në progamet tona paraardhëse,përhapja e doktrinës shiite sipas këtyre dijetarëve sauditë ne qasje emeuiste, buron nga fakti se ai, ka ndjekur udhën e bekuar të Allahut (a.u.xh.) dhe të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe bashkëkohësve të tij të nderuar dhe nuk ka ndjekur udhën e shëmtuar të tradhtarit të bijve të umejjes Muauije Ibn Sufjanit. Pra ai nuk ka përmendurasnjë nga cilësitë e këtij të fundit, por është shprehur kështu për të në veprën e tij: “Kur përmenden të ashtuquajtura cilësi të Muauijes, mua nuk më ngrohet zemra aspak, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri se, në tëvërtëtë ai nuk zotëron asnjë cilësi të vërtetë”.

“Tani lërmëni t’iu sqaroj se, ndonëse Hakim Nishaburi nuk ka përdorur fjalë fyese ose sharëse, për Muauije IbnSufjanin këta peudodijetarë sauditë, e kanë cilëuar si “një rafidi të ndyrë” që përhap doktrinën shiite. Unë nuk mund ta përshkruaj habinë time se, ndonëse Hakim Nishaburi nuk ka përdorur fjalë fyese ose nënçmuese për Ebu Bekrin ose Umerin (r.a.) qënka bërë i njohur duke përhapur doktrinën shiite”. (16)

“Tani nuk mund të kuptoj se, si qenka shndërruar në një shiit ky dijetar?! Pra ju kundërshtoni thëniet, shprehjet dhe përkufizimet tuaja, sepse sipas mendimit tuaj, kriteri i të qënit shiit na qënka vetëm fyerja dhe sharja e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) Ebu Bekrit dhe Umerit (r.a.)”.

“Muhammed Ibn Tahir Berzenxhi thotë se, kur e pyeti Hakim Nishaburin, mbi Ebu Ismail Abdullah Ensariun, ai u përgjigj: “Ai është një transmetues i vërtetë ndonesëështë“një rafidi i ndyrë!”

“Ibn Haxher Askalani ka thënë: “Allahut (xh.sh.) është i Drejtë. Ky njeri (Hakim Nishaburi) nuk është një rafidi, por është një shiit... ndonëse të tërë dijetarët janë të njëzëri se ai,është një transmetues besnik, i drejtë, i ndershëm dhe i vërtetë...” (17)

“Pra duke u mbështetur në këta sqarime, nukmund të arrij të kuptoj se, si ju e akuzoni dhe e fajësoni këtë dijetar si një shiit?! Pra si mund t’i besoni pohimit të vërtetësisë së këtij hadithi, nga ana e Hakim Nishaburit?! Si rrjedhojë shtrohet pyetja: “Vallë si ka mundësi, që ju i besoni pohimit të vërtetësisë së Hadithit Thekalejn të këtij dijetari të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” të cilin ju e akuzoni dhe e fajësoni si një shiit?!”

“Tani për t’i bërë një përmbledhje përkufizimit, tëvlerësimit të shumicës së dijetarëve, mbi Hakim Nishaburin, citojmë se ju nuk keni asnjë të drejtë, që të përdorni si argument, jo vetëm hadithët e cilësuar si të vërtetë nga ana e Hakim Nishaburit,por edhe hadithët e cilësuar si të dobët. Ju nuk keni asnjë të drejtë të përdorni si argument këtë hadith, sepse në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është një shpikës dhe vjedhës hadithësh, gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar”.

“Prezantuesi: “Vallë a ka ndonjë burim tjetër transmetimi, të versionit tëHadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”?!

“I ftuari: “Në të vërtetë ka edhe dy orvatje të tjera, mbi cilësimin si të vërtetë, tëversionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Alahut dhe Sunneti im”. Ne në programet tona paraardhësekemi sqaruar se, tre burimet e para të transmetimit ishin të rremë dhe nuk mund të përdoreshin si argument. Arsyeja kryesore e mos përdorimit si argument, të këtyre transmetimeve nuk është se transmetuesit e tyre, kishin kujtesë të dobët ose ngatërronin transmetimet me njëri-tjetrin, por ishin plotësisht shpikës hadithësh, gënjeshtarë, mashtrues dhetradhtarë”.

“Tani kërkoj vëmendjen e plotë, të ndjekësve tanë të nderuar, mbi sqarimin tim të këtyre dy burimeve. Unë e kam cekur shpesh herë këtë pikë. Pikësynimi im është nxjerrja në dritë të së vërtetës. Më pas kur e vërteta të dalë plotësisht në dritën e Diellit, atëherë “i shkatërruari do të shkatërrohet me një argument të qartë, dhe jetuesi do të vijojë të jetojë gjithashtu me një argument të qartë”. Kur e vërteta të shpaloset tërësisht me tërë shkëlqimin e saj, si rrjedhojë ai i cili nuk i bindet ose nuk i nënshtrohet kësaj të vërtete, do të shndërrohet në armikun e Allahut (xh.xh.) dhe do të cilësohet në mesine të shmangurve nga udha e drejtë. Si rrjedhojë u bëj thirrje dijetarëve, analistëve, akademikëve, hulumtuesve, studiuesve, muhaddithëve (ekspertëve të fushës së hadithit) që të kryejnë analiza, kërkime, hulumtime dhe vërtetime mbi këtë çështje. Pasi t’i kryejnë të tërë këta kërkime, ata të cilët nuk do t’i binden sqarimeve tona, atëherë mundt’i drejtohen autoriteve, dijetarëve me synimin e sqarimit, largimit të dyshimeve dhe zbulimit të së vërteteës. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cila është arsyeja e këtyre pseudodijetarëve, të cilët kanë fshehur të vërtetën për shekuj me radhë?!” Tani dijetarët bashkëkohorë, këmbëngulin në zhvillimin e një programi, mbi trajtimin e kësaj çështjeje. Unë nuk kam për synim, që ata të thonë vetëm versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn të fomës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, por të thonë dhe versionin e rremë të tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Unë nuk mund të kuptoj arsyen e këtyre dijetarëve, të cilët këmbëngulin se, forma e e vetme e vërtetë e Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Në të vërtetë ka edhe dy orvatje të tjera, mbi cilëimin si të vërtetë, të këtij versioni të Hadithi Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Burimi i parë gjendet në veprën “Fakih ue’l-Mutefakkih” (Juristi dhe Kadeti)e dijetarit Hatib Bagdadi (392-462 sipas kalendarit gregorian) nëkreun e lajmeve dhe hadithëve të Muhammedit (s.a.u.s.) nëtë cilin thuhet: “Sunneti i Muhammedit (s.a.u.s.) nuk do të ndahet asnjë pëllëmbë nga Libri i Allahut”. Transmetimi është si vijon: “Abdullah Ibn Umeri na rrëfeu se, Shuajb dhe Ibn Ibrahim Temimi treguan nga Sejf Ibn Umeri dhe Eban Ibn Ishak Esedi, këta të fundit nga Sabbah Ibn Muhammedi, ky i fundit Ebu Hadhmi, ky i fundit nga Ebu Said Hudriu se ka thënë: “Ne ishim duke falur namazin e fexhrit (sabahut) kur pranë nesh erdhi Muhammedi (s.a.u.s.) ndonesë dergjej në shtratin e vdekjes. Ebu Bekri (r.a.)u orvat të tërhiqej nga vendi i imamit dhe të udhëhiqte namazin vetë Muhammedi (s.a.u.s.) por ky i fundit i bëri me shenjë që të mos lëvizte nga vendi, duke u falur kështu me besimtarët e tjerë. Pas faljes së namazit të sabahut, Muhammedi (s.a.u.s.) falenderoi ashtu siç i ka hije Allahun (s.u.t.) vijoi: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Duhet të keni parasysh se nëse i zbatoni të dyja, pra nëse lidheni fort pas tyre sytë tuaj nuk do të bëheni të vërbër, këmbët tuaja nuk do të rrëshqasin dhe duart tuaja nuk do të kryejnë veprime të ndaluara.  Këto Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (18)

“Ne nga kjo ngjrje nxerrim dy mësime, mësimii parëështë se ky hadith përmban termin: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa mësimi i dytëështë se Ebu Bekri (r.a.)paska falur namazin e sabahut, në vend të Muhammedit (s.a.u.s.).”

“Tani u bëj ftesëndjekësve tanë të nderuar, që t’’i shqyrtojmë me kujdes këta dy mësime. Ndonëse në këtë hadith ka shumë transmetues problematikë, të cilët duhet t’i sqaronim një për një, unëdo të ndalem vetëm në sqarimin e dy transmetuesve. Pikë së pari do të merrem me e sqarimin e Sejf Ibn Umer Temimit”.

“Duke u nisur nga dëshira e mirë,për sqarimin e këtij transmetuesi, do të mbështetemi në veprën: “Mugni fi’d-Duafa” (Pasuria në Dobësi) e Hafidh Dhehebiut, i cili shënon: “Ndonëse Sejf Ibn Umer Temimi ka transmetuar shumë transmetime, dijetarët muslimanë janë të njëzëri se transmetimet e tij janë të lëna”. (19)

“Asnjë muhaddith (eskpert i fushës së hadithit) nuk e ka cilësuar si një transmetues besnik, të drejtë ose të ndershëm. Sejf Ibn Umer Temimi,është pikërisht transmetuesi i cili, ka transmetuar se Ebu Bekri (r.a.) ka drejtuar faljen e namazit të sabahut. Tani do të shqyrtojmë më hollësi, nëse kjo ngjarje ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur në të vërtetë. Njëbesimtar musliman, mund të thotë se, ngjarja e drejtimit të faljes së namazit të sabahut nga Ebu Bekri (r.a.) shënohet në:“Përmbledhjen e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit”, por ne në programet tona paraardhëse, kemishpjeguar me hollësi se, si Imam Buhariu dhe Imam Muslimi kanë transmetuar hadithë dhe nga shpikës dhe vjedhës hadithësh. Njëri nga transmetuesit, i cili zë vënd në“Përmbledhje e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut”është dhe Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili fymëzimin mbi transmetimet e tij, e ka marrënga kryetari i “harixhive” (kryengritësve) Imran Ibn Hattani”. (20)

“Ibn Hibbani thotë: “Muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) e kanë akuzuar Sejf Ibn Umer Temimim, si njëmëkatar i madh”.

“Imam Dhehebiu shprehet: “Ndonëse Sejf Ibn Umer Temimi, ka njohur ndjekësit e bashkëkohësvë të Muhammedit (s.a.u.s.) por është akuzuar si një mëkatar i madh. Ibn Hibbani ndonëse ka transmetuar hadithë nga ai, tërësia e hadithëve të tij është e rreme”.

Pikë së dyti, do të merremi me sqarimin e Sabbah Ibn Muhammedit. Ibn Haxher Askalani tregon: “Sabbah Ibn Muhammed Ibn Ebi Hadhm Bexheli Kufiu, është një shpikës hadithësh”. Ndërsa Ukajli rrëfen se hadithët e tij janë “të dyshimta dhe mashtruese”. (21)

“Duke u mbështetur në këta fakte, arijmënë përfundimin se, Sabbah Ibn Muhammedi është një shpikës hadithësh gënjeshtar dhe mashtrues. Burimi i katërt i transmetimit, të këtij versioni tëHadithit Thekalejn, tëformës: “Lbri i Allahut dhe Sunneti im” ka të paktën dy transmetues problematikë. Ata janë Sejf Ibn Umer Temimi dhe Sabbah Ibn Muhammedi, si rrjedhojë pohojmë me plot gojën se, jo vetëm që ky burim transmetimi është plotësisht i rremë, por as që mund të përdoret siargument”.

“Burimi i fundit i transmetimit, të këtij hadithi është në veprën: “Sahihu’t-Tarihu’t-Taberi” (Përmbledhja e Vërtetë e Historisë së Taberiut) e Ibn Xherir Taberiut. Në të cilin thuhet: “Humejdi na tha se Seleme Ibn Ishaku, transmetoi nga Abdullah Ibn Nuxhejhi se Muhammedi (s.a.u.s.) tha: Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Duhet të keni parasysh se nëse i zbatoni të dyja, sepse nëse lidheni fort pas tyre sytë tuaj nuk do të bëhentë vërbër, këmbët tuaja nuk do të rrëshqasin dhe duart tuaja nuk do të kryejnë veprime të ndaluara. Këto Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.(22)

“Tani do të hasim në shtjellimin e kapitullit mes Abdullah Ibn Ebi Nuxhejhut dhe Muhammedit (s.a.u.s.). Kjo është një pyetje retorike, nëse ky zinxhir transmetimi është i dërguar ose i lënë”.

“Ibn Haxher Askalani citon kështu mbi Abdullah Ibn Ebi Nuxhejhun: “Imam Nesaiu e ka cilësuar sinjë njeri gënjeshtar dhe mashtrues”. (23)

“Si rrjedhojë citojmë se, transmetuesi në fjalë është një gënjeshtar dhe kjo do të thotë se transmetimi është ose i dërguar, ose i prejardhur, ose i lënë”. (24)

“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen të kujdesshëm në sqarimin tim vijues. Abdullah Ibn Ebi Nuxhejhu ka ndërruar jetë në vitin 131 hixhri, ndërsa Muhammedi (s.a.u.s.) ka shtegtuar nga kjo botë në vitin 11 hixhri, pra plot 120 vite para tij. Jam më se i bindur se, ndjekësit tanë të nderuar tanimë e kanë kuptuar se ky hadith, nuk mund të jetë as i dërguar dhe as i prejardhur”. (25)

“Ndoshta kjo është arsyeja kryesore, që vërtetuesi i këtij hadithi Berzenxhi, e ka cilësuar si të dobët zinxhirin e këtij transmetimi. Por ne shkojmë më tej,dukeshtuar se ky zinxhir transmetimi, nuk është vetëm i dobët por nuk ka asnjë lloj logjike. Por fakti që na çudit më shumëështë se vërtetuesi Berzenxhi, ndonëse e ka cilësuar si të dobët zinxhirin e transmetimit, të këtij hadithi e ka shënuar këtë të fundit, në veprën me titull: “Sahihu’t-Tarihu’t-Taberi” (Përmbledhja e Vërtetë e Historisë së Taberiut) e Ibn Xherir Taberiut, duke e shënuar këtëhadith,në pjesën e hadithëve të vërtetë dhe nuk e ka shënuar këtë të fundit, atje ku e ka vendin, pra në pjesën e hadithëve të dobët”.

“Ja pra këta janë pesë burimet e transmetimit, të versionit të Hadithit Thekalejn. Lërmëni që t’iu sfidoj në mënyrë të drejtpërdrejtë ju ndjekësit tanë të nderuar, dhe nëse jeni dijetarë, akademikë, analistë, hulumtues, kërkues, studiues, vërtetues ose besimtarëtë thjeshtë. Nëse ju gjeni ndonjë burim tjetër transmetimi, përveç këtyre pesë burimeve të sipërcituara, ju lutem ejani dhe silliniata burime, të debatojmë sebashku”.

“Në burimin e parë të transmetimit,të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, mbi të cilin muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) janë të njëzëri se,është një gënjeshtar i madh dhe hadithët e tij janë të lëna. Në burimin e dytë të transmetimit, të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet Kethir Ibn Abdullah Ibn Amr Ibn Aufi, mbi të cilin muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) janë të njëzëri se është një shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe është“një makineri gënjeshtrash”. Në burimin e tretë të transmetimit, të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, mbi të cilin muhadithët (ekspertët e fushës së hadithit) janë të njëzëri se është një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar. Në burimin e katërt të transmetimit, të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet Sejf Ibn Umeri, mbi të cilin muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) anë të njëzëri se është një mëkatar i madh dhe një shpikës hadithësh. Në burimin e pestë të transmetimit, të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet Abdullah Ibn Ebi Nuxhejhu, mbi të cilin muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) janë të njëzëri se është një gënjeshtar i madh dhe hadithët e tij janë të dërguara. Ndërsa në burimin e gjashtë të transmetimit, të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, në veprën “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut, mbi të cilin muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) janë të njëzëri se është një hadith i dërguar. Ja pra kjo është tërësia e burimeve të transmetimittë këtij transmetimi”.

“O ju besimtarë muslimanë, tani ne nuk kemi se çfarë të bëjmë dhe nuk është faji ynë, se pas tërësisë së sqarimeve tona se disa pseudodijetarë, analistë, akademikë, hatibë, hulumtues, imamët dhe moderatorë, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, formën e rremë të versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë Ebu Ammarin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

“Ebu Ammari: “Es-selamu alejkum, zotëri i nderuar Ajetullah Kemal Hajdari. Fillimisht kërkoj falje nga Allahu (a.u.xh.) për sjelljen e vëllait tonë Abdullahut. Unë dua të përmbledh pyetjen time në dy pika kyçe dhe dua të shtoj sendonëse versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn i formës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Buhariut) dhe Shkolla e Ehli Sunnetit nuk e ka përgënjeshtruar këtë hadith. Problemi qëndron në faktin se si duhet kuptuar ky hadith. Ndonëse termi “Farefis” kalon në këtë hadith, ky term nuk nënkupton domosdoshmërisht, vërtetësinë e kredos në “imamët”, sipas besimit të Shkollës shiite të “Ithna Asherijes” (Dymbëdhjetë Imamëve). Ajo që ne duhet të kuptojmë, nga termi i besimit në“imamët”, është besimi ynë në“imamët” (prijësit) e bijve të Abbasit, madje ne duhet t’u japim më tepër përparësi, anëtarëve të bekuar dhe të nderuar të Ehli Bejtit, por gjithmonë duke mosharruar faktin se,“imamët” të cilët duhet të udhëheqin, bashkësinë ndërkombëtare muslimane, përfshirë këtu dhe besimtarët shiitë, duhet të jenë medoemos nga të bijtë e Abbasit”.

“I ftuari: “Alejkum selam vëlla. Tani përballë qëndrimit tuaj të sinqertë, pikë së pari unë dua t’iu shtroj një pyetje fare të thjeshtë: “Vallë përse ju nuk e pohoni të vërtetën, por e fshihni atë?!” Pikë së dyti në dashtë Allahu (xh.sh.) në programet tona pasardhëse, do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme se, cilët përfshihen tek anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit dhe nëse përfshihen ose nuk përfshihen, brenda këtyre anëtarve të nderuar dhe të bijtë e Abbasit. Por si fillim kam për qëllim, hedhjen e themeleve të forta dhe më pas ngritjen e kolonave të sigurta, të cilat do të mbajnë ndërtesën e së vërtetës”.

“Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi sërish bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”.Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

 

1.      Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 158. “Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”. 

2.      Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 158. “Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”. 

3.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

4.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5.      “Me Termin “Hadith Sahih”, Nënkuptojmë se, Ky Hadith Është i Vërtetë dhe se Mund të Përdoret si Argument”.

6.      “Me Termin “Hadith Sahih”, Nënkuptojmë se, Ky Hadith Është i Vërtetë dhe se Mund të Përdoret si Argument”.

7.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, vëll. 17, fq. 171, 172, 173, 174, 175, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 176, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Imam Darekutni, “Sunenu’l-Meuduati’l-Hadithijje” (Përmbledhjet e Çështjeve të Hadithit), vëll. 5, fq. 440, Hadithi Nr: 4606, Analiza, Përmbledhja dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11.  “Fetaua Lexhneti’d-Daime li’l-Buhuthi’l-Ilmijje ue’l-Ifta” (Miratimet Këshillit të Përhershëm të Çështjeve dhe Njohurive Shkencore), vëll. 4,Përmbledhja dhe Përpunimi nga Ahmed Ibn Abdurrezak Duejshiu, Shtëpia Botuese: “Theksimi”, Botimi i Pestë, (viti i botimit 1424 hixhri / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Rijad,Mbretëria e Arabisë Saudite.

12.  Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 1, fq. 93.

13.  Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 1, fq. 93.

14.  “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 1, fq. 182, 183, Shënimi dhe Vërtetimi nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi.

15.  “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 7, fq. 256, Hadithi i Përkthyer Nr: 7020, Shtëpia Botuese: “Përgëzimet Islame”.

16.  “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 7, fq. 256, Hadithi i Përkthyer Nr: 7020, Shtëpia Botuese: “Përgëzimet Islame”.

17.  “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 7, fq. 256, Hadithi i Përkthyer Nr: 7020, Shtëpia Botuese: “Përgëzimet Islame”.

18.  Hafidh Ebu Bekr Ahmed Ali Ibn Ali Ibn Thabit Hatib Bagdadi, “Fakih ue’l-Mutefakkih” (Juristi dhe Kadeti), fq. 213, Vërtetimi nga Ebu Abdurrahman Adil Ibn Jusuf azazi, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Botimi i Dytë, (viti i botimit 1430 hixhri / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Rijad,Mbretëria e Arabisë Saudite.

19.  Imam Dhehebiu, “Mugni fi’d-Duafa” (Pasuritë e Dobësive), vëll. 1, fq. 460, Hadithi i Përkthyer Nr: 2716, Paraqitja dhe Sqarimi nga Ebu Zehra Hadhim Kadi, Shtëpia Botuese e Librave Shkencorë”.

20.  Imam Dhehebiu, “Mugni fi’d-Duafa” (Pasuritë e Dobësive), vëll. 1, fq. 460, Hadithi i Përkthyer Nr: 2716, Paraqitja dhe Sqarimi nga Ebu Zehra Hadhim Kadi, Shtëpia Botuese e Librave Shkencorë”.

21.  Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 203. “Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

22.  Ibn Xherir Taberiu, “Sahihu’t-Tarihu’t-Taberi” (Përmbledhja e Vërtetë e Historisë së Taberiut), vëll. 2, fq. 343, Analiza, Shënimi dhe vërtetimi nga Muhammed Ibn Tahir Berzenxhi, Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Bejrut, Liban.

23.  “Me Termin “Tedlis”, Kuptojmë një Transmetues, i Cili Ndonëse ka Jetuar në të Njëjtën Kohë me një Transmetues Tjetër, nuk është Takuar Kurrë me të, ose Ndonëse Mund të jetë Takuar me të, nuk ka Marrë Asnjë Hadith nga ai dhe ka Aluduar se, e ka Dëgjuar këtë Hadith nga një Muhaddith (Ekspert i Fushës së Hadithit) i Caktuar”.

24.  Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 2, fq. 244. “Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

25.  “Me Termin “Hadith i Prejardhur”, Kuptojmë një Transmetues, i Cili Ndonëse ka Transmetuar një Hadith, nuk ka Përcaktuar Asnjë Emër Transmetuesi Gjatë Transmetimit të tij, por Thjesht Wshtë Mjaftuar Duke Cituar Termin “An Fulanin” (Nga Dikushi), “An Fulanin”, (Nga Dikushi).

Vijon...