Ekspozita e Kur’anit në Festivalin Islamik Ndërkombëtarë në Malajzi
Zbulimi i thesareve të legjendës së Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës së Erëzave të Botës Islame, Festivali Ndërkombëtar Putrajaya i Artit dhe Kulturës Islame do të mbahet në Dataran Putrajaya, më 29 tetor deri më 1 nëntor 2015.
Festivali tre-ditor përmban ekspozitën me fotografi, kaligrafi, armë dhe Kur'anin e Shenjtë nga pjesë të ndryshme të botës.
Festivali përfshin një ekspozitë të fotografive të rralla të Mekes dhe Medines gjatë administrimit të Perandorisë Osmane.
Ekspozita është paraqitur nga Qendra Kërkimore për Historinë Islame, Artin dhe Kulturën (IRCICA) nën Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.
Qendra Kërkimore për Historinë Islame, Artin dhe Kulturën (IRCICA) do të shfaq 20 pllaka kaligrafike të punuara nga fituesit e një konkursi të organizuar.
Kontributi i muslimanëve të Malajzisë për artet Islamike mund të shihet në kolekcionin e veprave punë-dore dhe të dorëshkrimeve Kur'anit që do të paraqitën në ekspozitën Musafi – Kur’ani, të punuara në Tanah Melayu (Gadishulli i Malajzisë dhe nga Malajzia, kurse disa prej dorëshkrime
të Kur'anit datojnë që nga koha e Sulltanatit Malacca.
Në ekspozitë janë paraqitur edhe armë të vjetra malajziane dhe nga Indonezia dhe vende të tjera të Azisë.
Pavioni në qendër të festivalit ka një treg, me mallra nga tregtarët nga Turqia, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani, Kuvajti, Algjeria, Irani, Indonezia, Kina, Tunizia dhe Malajzia.
Korporata Putrajaya është bashkuar me projektuesin e njohur të modës Datuk Radzuan Radziwill për të organizuar një shfaqje të modës Islame nga dizajnerët të modës lokale.
Dizajnerët e modës nga Indonezia, Kazakistani dhe Kirgistani gjithashtu do të paraqesin veprimtarinë e tyre.
Kuvajti, Kazakistani, Kirgistani, Turqia dhe Tunizia do të paraqesin shfaqje kulturore. Barat Dikir Kelantan do të përfaqësojë Malajzinë në festival.
Zyra fetare,Umno Putrajaya, Gajir Kaligrafi, dhe SMK Agama Putrajaya do të përpiqen për të hyrë në Librin e Rekordeve Malajzisë me kaligrafi që shtrihet një kilometër në frontin e sallës të Konferencave të Korporatës Putrajaya.
Ata që janë në kërkim të dijes mund të shfletojnë 110 kabinat për shitjen e librave nga Indonezia, Singapori, Mbretëria e Bashkuar, Maroku dhe Arabia Saudite.
Organizatori ka siguruar një zonë, qendër për fëmijë, për të mësuar dhe për t’u argëtuar me aktivitete të ndryshme, derisa prindërit, të rriturit, janë në festival.
Burimi: Malaysian Inside