Ajetullah Nuri-Hamadani –dijetarëve musliman sunnitë Ndarjet dhe mosmarrëveshjet midis muslimanëve janë goditjet më të mëdha ndaj Islamit
Ajetullah Nuri-Hamadani ka theksuar se parimet më të rëndësishme të Islamit janë uniteti dhe solidariteti i muslimanëve dhe shtoi se në qoftë se komuniteti Islamik kërkon lavdinë dhe fuqinë atëherë duhet lënë mënjanë dallimet e veta dhe duhet të bashkohen.
Islami është një përmbledhje parimesh. Nëse ato zbatohen ato rezultojnë në sigurimin e dinjitetit të fesë, tha Ajetullah Nuri-Hamadani, në një takim me një grup të dijetarëve muslimanë sunnitë nga India dhe Mauritania.
Duke iu referuar së pari këtyre parimeve efektive, besim dhe bindje, shkëlqesia e tij, Ajetullah Nuri-Hamadani shpjegoi se në Kur'an, Allahu thotë se në qoftë se besimi i besimtarëve është i fortë, ata nuk do të përballen me dobësi dhe probleme dhe Bashkësia Islame do të bëhet më e madhja e komuniteteve të botës:
“E mos u dobësoni (fizikisht dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert. (Kur’an, 3: 139)
Shkëlqesia e tij shtoi se forcimi i besimit, i bindjeve së besimtarëve dhe dashurisë ndaj Zotit ishte objektivi i të gjithë të pejgamberëve të Zotit në mënyrë që komuniteti Islamik mund të ketë një rol të rëndësishëm dhe efektiv në komunitet duke pasur besim.
Ajetullah Nuri-Hamdani theksoi se parimi i dytë është që muslimanët duhet të jenë të fuqishëm në të gjitha fushat - duke përfshirë edhe fushat kulturore, politike, të sigurisë dhe ekonomisë.
Shtetet e Bashkuara, Turqia, Arabia Saudite u mblodhën në Vjenë për të zgjidhur krizën që ata vetë e krijuan.
Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare për Sirinë, në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, ai tha se disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Turqia janë mbledhur së bashku për të zgjidhur krizën në këtë vend që ata kanë krijuar vetë.
Nëse muslimanët nuk kanë fuqi, si mund ata të qëndrojnë kundër armiqve të tyre të cilët janë të gjithë duke punuar kundër Islamit?, tha ai.
Mësuesi i mirënjohur në Seminarin Islam të Kum-it theksoi se uniteti dhe solidariteti në mesin e muslimanëve është parimi më i rëndësishëm i të gjitha parimeve të Islamit, duke shtuar se në Kur’an dhe në hadithe, uniteti është theksuar në lidhje me të gjitha çështjet dhe nga ana tjetër, mosmarrëveshjet prishja e marrëdhënieve mes myslimanëve është goditje e madhe për Islamin sepse ajo mund t’i shkaktojë dëm fesë.
Ajetullah Nuri-Hamadani tha se qëllimi kryesor i armiqve tanë është për të krijuar përçarje në mesin e muslimanëve dhe ata i kanë krijuar dhe forcuar grupet terroriste tekfiriste në mënyrë që të zbatojnë qëllimet e tyre.
“Nëse komuniteti Islamik në të gjithë botën punon së bashku si vëllezër, ata mund të bëjnë përparim të mirë [kundër armiqve], tha ai.
Ai tha se identifikimi i armiqëve dhe planet e tyre është një tjetër parim i rëndësishëm i Islamit, dhe shtoi se Kur’ani paraqet tri grupe si armiqtë kryesorë të Ummetit Islam - jobesimtarët, hipokritët dhe çifutët. Kur'ani gjithashtu u bën thirrje muslimanëve që të mos lënë pas dore këto tri grupe dhe të mos dorëzohen që të sundohen prej tyre.
Kështu pra, ne duhet të jemi shumë vigjilent, sidomos në botën e sotme, ku fjalët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit dëgjohen me vëmendje, kurse zërat e të vrarëve në Jemen, Palestinë, Irak dhe Siri nuk dëgjohen, tha ai.
Burimi: RASA