Izrael

Ushtria Izraelite Vrau Më Shumë Palestinezë Në “Ditën e Zemërimit”

“Sipas të përditshmes iraniane“Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian) ditën e djeshme, ushtria izraelite,vrau më shumë palestinezë, gjatë rritjes së ndjeshme të tensioneve dypalëshe, të cilat kanë arritur kulmin në “Ditën e Zemërimit” të shpallur nga palestinezët”.

“Ditën e djeshme ushtria izraelite, vrau një palestinez, gjatë përleshjeve në hyrje të qytetit palestinez të Bejtu’l-Lahmit (Betlehemit) në qendër të trojeve palestineze të Çisjordanisë”.

“Ushtria izraelite, vrau dy palestinezë, gjatë një sulmi kundërnjë autobuzi palestinez, në vendin e quajtur Armon Hanetziv, në anën lindore të kryeqytetit palestinez të Kudsit Sherif”.

“Ndërsa në një rast tjetër, ushtria izarelite, vrau një palestinez, pasi ky i fundit kishte vrarë një ushtar izraelit, i cili po ia mbathte nga një sulm izraelit, i nisur në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif”.

“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian) ditën e djeshme palestinezët, kryen një sërë sulmesh kundër ushtrisë izraelite, në kryeqytetinizraelit të Tel Avivit dhe në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif. Protestuesit palestinezë, të cilët banojnë afër postbllokut izraelit të Kalendijes, në afërsi të qytetit palestinez të Ramallahut, i vunë flakën gomave dhe u përleshën me ushtrinë izraelite”.

“Disa protestues të tjerë palestinezë, kryen një sulm të ngjashëm, në qytetin e pushtuar palestinez të Bejtu’l-Hanunit, në trojet e izoluara palestineze të Rripit të Gazzës. Ushtria izraelite, plagosi pesë palestinezë, njëri nga të cilët është në rrezik serioz jete. Dëshmitarët okularë shprehën se, ushtria izraelite, hapi zjarr kundër dhjetëra palestinezëve, nga kullat e vrojtimit, në anën veriore të qytetit palestinez të Gazzës. Disa burime të tjera të brendshme palestineze pohuan se, ushtria izraelite, vrau më shumë se 30 protestues palestinezë”.

“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian) ditën e djeshme, lëvizjet për çlirimin e trojeve palestineze si “Hamas” (Entuziazmi) e cila e ka selinë nëtrojet palestineze të Rripit tëGazzës, së bashku me lëvizjen tjetër palestineze“Feth” (Çlirimi) e cila e ka selinë nëtrojet palestineze të Çisjordanisë dhe lëvizjete tjera fetare dhe kombëtare palestineze, bënë të ditur se ushtria izraelite “po i përshkallëzon krimet eluftës” kundër palestinezëve dhe shpallën njëzëri “Ditën e Zemërimit” në trojete sipërcituara”.

“Ministria e Shëndetësisë Palestinezesqaroi se, gjatë përleshjeve të ditëve të fundit, ushtria izraelite, vrau 29 palestinezë, nga të cilët 9 të mitur dhe me qindra të tjerë u plagosën, kur regjimi cionist i kryeqytetit izraelit të Tel Avivit, nisi të kundërpërgjigjej me egërsi dhe dhunë palestinezëve,në fillim të muajit tetor. Që kur regjimi cionist, ndryshoi status quonë e Xhamisë Aksa, ushtria izraelite dhe kolonët e saj, kanë shtuar rastet e dhunës kundër protestuesve palestinezë, të cilët synojnë me çdo kusht hyrjen në Xhaminë Aksa. Vetëm gjatë këtyre përleshjeve, ushtria izraelite vrau 11 palestinezë”.

“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian) ditën e djeshme, bashkësia ndërkombëtare, nuk i kurseu qortimet e ashpra, mbi hakmarrjen e egër dhe të dhunshme të ushtrisë izraelite, ndërsa disa vëzhgues të kësaj bashkësie, paralajmëruan se provokimet dhe sulmet e vazhdueshme të regjimit të kryeqytetit izraelit tëTel Avivit, mund t’i hapin derën një “Intifade” (Kryengritje) të re palestineze”.

“Ndërkohë zëdhënësi i lëvizjes palestineze të “Hamasit” (Entuziazmit) Sami Ebu Dhuhriu, mirëpriti me nderim dhe respekt, aktet heroike të palestinezëve në trojet palestineze të Çisjordanisë”.

“Ndërsa oficer Halid Batashiu, i Lëvizjes së Xhihadit Islam (Luftës së Shenjtë Islame) shprehu se, ushtria dhe kolonët izraelitë, do të përballen me një atmosferë të madhe pasigurie, nëse ende refuzojnë “njohjen e të drejtave të palestinezëve”.

Burimi: Press TV