Disa myslimanë festojnë Vitin Hixhri, disa protestojnë “Për mysliman nuk ka Vit të Ri Hixhri , kemi Matem e Ashura”
Në objektin e Xhamisë së Kralj Abdullahut saudijan në Tuzëll të Bosnjes, sot u mblodhën për të festuar Vitin e Ri të Hixhretit . Pas namazit të akshamit u mbajt një program festiv për hir të Vitit të Ri Hixhri që fillon me datën 1 Muharrem . Mysafirët pos programit u shërbyen me një tortë të madhe 100 x 200cm, si dhe u shpërndanë 1001 paketa, dhurata ( duke simboluar 1001 netët e Hulefai Rashidinëve) për fëmijët e shkollave dhe mektebeve që vijojnë mësim besimin.
Ligjëratën e ka mbajtur kryemami i Tuzllës Hafiz Ahmed Huskanovic, i cili ka folur për ardhjen e dhe rëndësinë e kremtimit të Vitit të Ri të Hixhrit .
Përkundër gjithë këtij manifestimi një shumicë e popullatës në Tuzëll si dhe komentuesit në Internet nuk i përkrahin këto lloj manifestime joshëse me paketa ndihme e dhurata, jo për diç por janë të mllefosur pse Hoxhallarët e Bosnjës nuk e tregojnë Realitetin e asaj , se pse nuk festohet në përgjithësi Festa e Vitit të Ri të Hixhretit , dhe se a duhet të festohet.
Për këtë mospajtim në xhematet myslimanëve më shumë atakohen besimtarët muslimanë përkrahës të Ehli Bejtit përmes tarikateve të ndryshme, të cilët i fyejnë hoxhallarët për turpin që janë duke bërë, sepse ata e fshehin realitetin e Muajit Muharrem. Pasuesit e tarikateve thonë se “ Për mysliman nuk ka Vit të Ri Hixhri, prej ditës së 1 muharremit, kur nipin e Pejgamberit s.a.a. e malltretuan 10 ditë resht deri në Qerbela , ku atje ra dëshmor me 72 burra nga familjarët e Familjes ë Profetit Muhamed s.a. “ Nuk ka ditë feste për muslimanët, duhet të solidarizohemi me nipin e Pejgamberit, si mund të festoni, a nuk është kjo marrëzi “
Vërtet një atmosferë jo e mirë në mesin e myslimanëve, që disa prej tyre nuk ishin vetëdijesuar për të vërtetën e 1 Muharremit dhe Ashuras.