Përfundon në Egjipt Konferenca Shkencore: ”Mrekullitë Shkencore të Kur'anit dhe Sunnetit ”
Edicioni i 8-të i Konferencës mbi Mrekullitë Shkencore të Kur'anit të Shenjtë dhe Sunnetit të Pejgamberit (a.s.) u mbajt më 4 dhe 5 tetor 2015 në Egjipt.
Sipas faqes Al-Fajr website, Konferenca u hap nga Muhammed Al-Kenawy, rektor i Universitetit Al-Mansoura.
Shoqata Botërore e Mrekullive Shkencore të Kur'anit të Shenjtë dhe Sunnetit dhe Lidhja Botërore Muslimane bashkëpunuan në organizimin e programit.
Konferenca dy-ditore u mbajt nën mbikqyrjen e Muhammed Al-Kenawy dhe Abdullah Al-Muslih, sekretar i përgjithshëm i shoqatës.
Duke iu drejtuar konferencës, Mustafa Al-Shimi, drejtor i zyrës së shoqatës në Kajro, tha se ne jetojmë në epokën e shkencës dhe Kur'ani nuk është larg nga shkenca.
Ajeti apo verseti i parë i Kur'anit të Shenjtë që iu shpall Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) ishte urdhëri për të lexuar dhe në më shumë se 1800 hadithe flitet për faktet shkencore, shtoi ai.
Husna Hamdan, ekspert i gjeologjisë në Fakultetin Shkencave të Universitetit Al-Mansoura, gjithashtu tha se qartësimi i mrekullive Kur'anore ka pasur ndikim në përhapjen e kulturës Islame dhe paraqitjen e Islamit në Perëndim.
Rektori i universitetit kërkoi themelimin e një qendre të specializuar për botimin e studimeve dhe kërkimeve për mrekullitë shkencore të Kur'anit dhe Sunnetit.
Konferenca ka hulumtuar mrekullitë e Librit Hyjnor, Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit (a.s.) në fusha të ndryshme të shkencës, duke përfshirë mjekësinë, inxhinierinë, biologjinë, astronominë, gjeologjinë si dhe shkencat shoqërore, humane dhe shkencave fetare.
Burimi: IQNA News