Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tetë
“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.
“Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.
“Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtëtetë, me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar të ftuarin tonë, zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.
“I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.
“Prezantuesi: “Zoti Hajdari, me sa duket ju keni bërë përgatitje të hollësishme, që në hyrje të programittonë. Pra ju jeni i gatshëm që ta sqaroni, versionet e ndyshme tëHadithit Thekalejnose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara)?!”
“I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim dua të sqaroj se, në programet tona paraardhëse,unë iu kam përgjigjur shpesh herë kësaj pyetjeje. Më pas kemi sqaruar se aktorët e mrëfilltë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnëtë dobët versionin e Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”.Gjendja e nderë arriti deri aty sa,dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit, e cilësojnë të vërtetë vetëm versionin e Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,ndërsa versionin tjetër të vërtetë të Hadithit Thekalejn të formës“Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im” e cilësojnë të dobët. Madje dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit shkojnë deri aty sa aludojnë se,vetë i dërguari i Allahut (xh.sh.) Muhammedi (s.a.u.s.) të kishte thënë vetëm versionin e Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,por jo versionin e formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”. Pra ne kemi sqaruar në mënyrën më të bukur, duke iu lutur ndjekësve tanëtë nderuar si në programet paaradhëse, ashtu edhe në programet pasardhëse që të tregoheshin të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, kur kemi sqaruar versionin e vetëm të vërtetë të Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”.Ne kemi gjithsej gjashtë progarame të plota, në të cilat kemi sqaruar deri në hollësitë më të vogla, versionin e Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”. Në programin e gjashtë kemi cituar se, ky version i Hadithit Thekalejn i formës formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, është një transmetim i pashkëputur, i transmetuar nga më shumë se njëzet bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) duke i përmendur ata një për një me emrat e tyre përkatës. Ne ndajmë mendimin tonë, me mendimin e dijetarit musliman shqiptar Shejh Albanit, duke lënë mënjanë ata transmetime, të cilët cilësohen transmetime të vërteta dhe të mira për të tjerët, pohojmë se gjithashtu ndodhen dhjetra burime, në të cilat ky version i formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”është transmetuar në mënyrë të vërtetë dhe të mirë. Më pas kemi sqaruar nëse versioni i formës“Libri i Allahut dhe Sunneti im”,është transmetuar në vërtetëvetënga Muhammedi (s.a.u.s.) ose jo”.
“Tani dua të bëj një sqarim, mbi atë që theksuat dhe ju vëlla inderuar në fillim të programit tonë. Ndjekësit tanë të nderuar do të kuptojnë se, cilët janë ata dijetarë muslimanë, të cilët në të vërtetë zotërojnë dije dhe përgjegjësi fetare dhe cila është forma e vërtetë e versionit të Hadithit Thekalejn, forma që transmetojnë dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Bejtit “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”,ose forma që transmetojnë dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Ndjekësit tanë të nderuar me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: “Vallë përse në fillim të programit tonë theksova se, jam i gatshëm që të sqaroj versionet e ndryshme të Hadithit Thekalejn ose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara)?!” Arsyeja kryesore e theksimit të gatishmërisë sime, është fakti se aktorët e mirëfilltë, imamët që mbushin xhamitë ditë e xhuma, besimtarët muslimanë që bëjnëmbledhje fetare, vërejmëse përqendrohen tek paragjykime: “Shumica e sqarimeve të dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Bejtit janë gënjeshtra, sepse nuk mbështeten në të vërtetën. Këta dijetarë muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit gënjejnë kur thonë se ne gënjyekemi mbi Allahun (xh.xh.) dhe të dërguarin e tij Muhammedin (s.a.u.s.) ata madje gënjejnë edhe mbi anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit. Këta dijetarë kapërcejnë çdo lloj caku dhe kufiri duke e tepruar me një larmi gënjeshtrash kundër nesh. Ne në ditët e sotme jemi duke parë dhe dëgjuar në ekranët e stacionë televizivë se,ne dijetarët e shkollës së Ehli Bejtit nuk zotëruakemi asnjë dije fetare muslimane, për sa u përket shkencave muslimane, siç janë shkenca e hadithit (transmetimet e Muhammedit (s.a.u.s.)) tefsirit (komentimet e Kur’anit Famëlartë) kelamit (apologjetika muslimane) tadilit (baraspesha e drejtësisë muslimane) si dhe shkenca të tjera të ngjashme me këto. Ne kemi kryer hetime mbi zanafillën e burimeve të këtyre aludimeve. Tani duam që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen mbi sqarimet tona, sepse ne kemi arritur në përfundimin tonë. Por iu bëjmë lutje ndjekësve tanë të nderuar, që të mos çuditen dhe të mos habiten nga arritjet e këtij përfundimi. Arsyeja është se ju vetë do ta kuptoni se, të tëra sqarimet tona janë të mbështetura mbi metodën e zbulimit të dijes muslimane”.
“Si rrjedhojë e ndjejmë të arsyeshme që, të nënvizojmë faktin për të zgjidhur prapaskenën historike të sqarimeve akuzuese dhe fajësuese të Ibn Tejmijjes. Në veprën e tij me titull “Minhaxhu’s-Sunneti” (Afrimi me Sunnetin) Ibn Tejmijje shprehet: “Mes dijetarëve rafiditë (kundërshtues) nuk ndodhet asnjë njeri, i cili zotëron dijet e duhura fetare muslimane, për t’u bërë imam. Asnjëri nga këta dijetarë rafiditë, nuk zotëron asnjë dije fetare muslimane si hadithi (transmetimet e Muhammedit (s.a.u.s.)) fikhu (jurisprudenca islame) dhe tefsiri (komentimet e Kur’anit Famëlartë)”. (1)
“Pra Ibn Tejmijje mendon se nuk asnjë dijetar mes dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit, duke i cilësuar këta të fundit si një bashkësi të paditurish. Ibn Tejmijje vijon më tej duke thënë se dijetarët rafidi (kundërshtues) ose janë të paditur ose janë mëkatarë”. (2)
“Këta shpifje të rënda i përkasin Ibn Tejmijjes, me të cilin disa aktorë të mirëfilltë dhe ithtarë krenohen dhe mburren. Por u bëj thirrje këtyre aktorëve të mirëfilltëdhe ithtarëv që të paktën të shkojnë e të shohin veprat e dijetarit tuaj, me të cilin krenoheni dhe mburreni. Ibn Tejmijje citon: “Dijetarët muslimanë shiitë janë të paditur dhe mëkatarë”. Nëse dhe ju jeni të këtij mendimi, atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër për të biseduar ose debatuar. Ndjekësit tanë të nderuar duhet të dinë se, aludime dhe shpifje të këtij lloji u përkasin njerëzve që, zotërojnë qasje fetare emeuiste dhe janë të lidhur me këtë qasje. Tani më duhet të sqaroj se dijetarët e vërtetë muslimanë tëShkollës së Ehli Sunnetit, nuk kanë asnjë lidhje të afërt ose të largët me këtë qasje”.
“Në një fragment tjetër të veprës së tij “Minhaxhu’s-Sunneti” (Afrimi me Sunnetin)Ibn Tejmijje duke e theksuar paragjykimin e tij pohon: “Në të vërtetë rafiditë (kundërshtues) nuk janë as dijetarë dhe as janë ekspertë në çështjet e krahasimeve, bisedimeve, debateve, zbulimeve dhe përdorimeve të argumentëve, cilësimeve dhe përkufizimeve tëargumentit si i tillë dhe në debatin mes argumentëve. Si rrjedhojë rafiditë (kundërshtuesit) janë njerëzit më të paditur në këtë botë, mbi çështjet e zbulimeve të fakteve të lëvizshme, hadithëve dhe transmetimeve, e dallimeve mes transmetimeve të vërteta nga ata të dobëtat. Ibn Tejmijje vijon më tej duke cituar: “Rafiditë (kundërshtuesit) në çështjen e lajmeve (hadithëve) të lëvizshëm, mbështeten në disa zinxhirë transmetimi, mbi të dhënat ose ngjarjet historike, të cilat dihet se janë të përbëra nga të dhëna gënjeshtare dhe shmangëse”. (3)
“Në veprën e tij me titull “Minhaxhu’s-Sunneti” (Afrimi me Sunnetin)Ibn Tejmijje e ka shpërdoruar dhe shfrytëzuar shumë fjalën “Sunnet” (Sunneti). Kjo është arsyeja kryesore se, përse unë nuk dua ta emërtoj këtë vepër si “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit)) por parapëlqej ta emërtoj si “Minhaxhu’s-Sunneti’l-Emeuijje”” (Afrimi me Sunnetin e Emeuive (Bijve Të Umejjes))ashtu siç është në të vërtetë. Në dashtë Allahu (s.u.t.) do ta sqarojmë më vonë në mënyrë të hollësishme, aludimin e Ibn Tejmijjes se rafiditë (kundërshtuesit) janë njerëzit më të paditur në këtë botë, mbi çështjen e dallimit mes transmetimeve të vërteta nga ata të dobëtat. Nuk dua të zgjatem më, sepse pas sqarimit të kësaj çështjeje do të dalë në dritë se, cilët janë të paditurit e vërtetë, dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, ose ithtarët e Ibn Tejmijjes. Por tani kam dëshirë që të pasqyroj këtu, sërish shprehjet e këtij të fundit, qasjet e tij emeuiste të shkruara, në faqen tjetër të veprës së tij. Ibn Tejmijje ka përdorur fjalë dhe terma fyese, ku ka sharë dhe ofenduar rëndë muslimanët rafiditë. Në këtë pikë dua t’u bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar në përgjithësi dhe analistëve, dijetarëve dhe vërtetuesve muslimanë në veçanti që, të hetojnë të vërtetën ashtu siç i ka hije. U drejtohem këtyre të fundit, që të vizitojnë xhamitë, shoqatat, institucionet, spitalet dhe universitetet e muslimanëve rafiditë, në shkallë botërore dhe do ta kuptojnë shumë lehtë se, këta muslimanë janë pjesë e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Në të vërtetë ithtarët e Ibn Tejmijjes që zotërojnë qasje emeuiste, nuk janë pjesë e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Shikoni se çfarë shkruan një ithtar i tyre “Muemmel Ibn Ihabi tha: “Kam dëgjuar Jezid Ibn Harunin të citojë se, të tëra grupet e Ehli Bidatit mund të shkruajnë hadithë, vetëm grupi i rafiditëve nuk mund të shkruajë”. (4)
“Si rrjedhojë pohojmë se sipas botëkuptimit emeuist, të tëra grupet e Ehli Bidatit, mund të shkruajnë hadithë dhe këta hadithë janë të lejuar për t’u pranuar dhe për t’u shkruar, përveç grupit të rafiditëve, sepse këta cilësohen si gënjeshtarë”.
“Kam nderin që t’ua lë ndjekësve tanë të nderuar, vlerësimin e këtyre rreshtave. Këto fjalë fyese të Ibn Tejmijjes kalojnë në të paktën në dy vende. Aludimet e Ibn Tejmijjes të çojnë në këto tri pika:
- Nuk ka asnjë dijetar të Shkollës së Ehli Bejtit.
- Shumica e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit janë mëkatarë.
- Dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit janë gënjeshtarë.
“Tani unë nuk dua t'u përgjigjem në mënyrë të hollësishme këtyre fjalëve fyese dhe ofenduese. Nxënësi i tij më i njohur i Ibn Tejmijjes, i cili ka përhapur mendimet e këtij të fundit, Ibn Kajjim Xheuzijje i ka dhënë një përgjigje përmbledhëse, e cila është e mjaftueshme për ne. Ibn Kajjim Xheuzije në kreun e nëntë citon: “Të tërë juristët e Shkollës së Ehli Bejtit, të doktrinës shiite të dymbëdhjetë imamëve, duke u betuar thonë se nuk mund të kryhet martesa. Këtë vendim e ka transmetuar në mënyrë të pandërprerë, dijetari i Shkollës së Ehli Bejtit, Imam Xhafer Ibn Muhammedi, së bashku me imamët e tjerë të Shkollës së Ehli Bejtit. Këta dijetarë të Shkollës së Ehli Bejtit janë të njëzëri mbi këtë vendim”. (5)
“Analisti i kësaj vepre në përmbledhjen e tij sqaron: “Imam Xhafer Ibn Muhammedi (a.s.) është i gjashti, nga dymbëdhjetë imamët e mëdhenj. Ky i fundit ishte aq zgjuar sa, ka patur nxënës dije të tij edhe dy imamët e mëdhenj të Shkollës së Ehli Sunnetit si Imam Malikun dhe Imam Ebu Hanifen së bashku me një grup dijetarësh të tjerë.” (6)
“Synimi ynë është rrëzimi i aludimit se, nuk ka asnjë dijetar të Shkollës së Ehli Bejtit. Tani le t’i hedhim një sy çfarë thotë Ibn Kajjim Xheuziu: “Le ta zëmë se të tërë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit janë gënjeshtarë. Le ta zëmë se të tërë këta dijetarë janë të njëzëri duke gënjyer dhe mashtruar mbi anëtarët e Ehli Bejtit. Le ta zëmë se këta dijetarë të Shkollës së Ehli Bejtit janë gabuar në çështjen e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) ne nuk mund të mohojmë faktin se në mesin e tyre ka juristë, dijetarë, muxhtehidë dhe krahasues muslimanë. Ne si dijetarë të Shkollës së Ehli Sunnetit, as nuk mund t'i akuzojmë dhe as mund t’i fajësojnë të tërë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, si njerëz gënjeshtarë dhe të paditur. Besimtarët muslimanë sunnitë, i kanë shënuar dhe i kanë përdorur si argumentë, hadithët e transmetuara nga një grup i drejtë dijetarësh shiitë. Juristët sunnitë i kanë transmetuar dhe i kanë përdorur si argumentë mendimet e ndryshme të këtyre të fundit. Ndonëse disa nga dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, kanë gabuar në disa çështje, kjo nuk na jep të drejtën që ne si dijetarë të Shkollës së Ehli Sunnetit, as nuk mund t’i akuzojmë dhe as mund t'i fajësojnë të tërë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, si njerëz gënjeshtarë dhe të paditur, ashtu siç aludon Ibn Tejmijja. Ne as mund t’i akuzojmë dhe as mund t’i fajësojmë këta dijetarë edhe nëse janë veçuar nga bashkësia muslimane ndërkombëtare”. (7)
“Ne më lart pasqyruam mendimet akuzuese të Ibn Tejmijjes, duke i cilësuar të tërë dijetarët shiitë si gënjeshtarë, të paditur dhe mëkatarë. Më pas sqaruam se Ibn Kajjim Xheuzije është nxënës i Ibn Tejmijjes, e ka kundërshtuar këtë të fundit, përsa u përket çështjes së cilësimit të dijetarëve shiitë. Unë synoj për hir të Allahut ndjekësit tanë të nderuar të dinë të vërtetën dhe të dëshmojnë mbi këtë të vërtetë. Unë nuk kam për qëllim shndërrimin e një muslimani sunnit në një musliman shiit, unë dua vetëm që e vërteta të dalë në dritë.Fillimisht ithtarët e Ibn Tejmijjes, duhet t’i hedhin një sy veprave të tij dhe më pas duhet t’u vijë turp që akuzojnë dhe fajësojnë në mënyrë të pandërprerë dijetarët shiitë, si të paditur dhe si gënjeshtarë, duke mbushur ekranët e stacionëve televizivë si papagaj. Megjithatë nxënësi i Ibn Tejmijjes, Ibn Kajjim Xheuziu nënvizon faktin se mësuesi i tij i kishte bërë këto akuza, si rrjedhojë e xhelozisë dhe inatit. Unë jam i mendimit se këta aktorë të mirëfilltë, të cilët akuzojnë dhe fajësojnë muslimanët shiitë ditë e natë, kërkojnë vrasjen e këtyre të fundit dhe ndjekësve të Ehli Bejtit. Ne i dimë shumë miratimet dhe vendimet e këtyre aktorëve të mirëfilltë të ditëve tona, të cilët kanë mbushur Xhaminë e të Dërguarit në Medinën e Ndriçuar, në Mesxhidu’l-Haramin, në Mekkën e Nderuar dhe faqet e ndryshme të internetit, ku kërkojnë vrasjen e ndjekësve të Ehli Bejtit. Të tërë ne i dimë mirë sulmet kamikaze terroriste të këtyre njerëzve, të kryera kundër besimtarëve dhe xhamive shiite irakiane. Me të vërtetë këta njerëz, ushqejnë ndjenja xhelozie kundër muslimanëve. Tani që të vështroni gjeografinë e shteteve muslimane. Këta njerëz kanë masakruar me qindra mijëra muslimane. Si rrjedhojë themi se këta njerëz nuk kanë probleme dhe shqetësime vetëm me muslimanët shiitë, por kanë probleme me mbarë bashkësinë ndërkombëtare muslimane. Tani dua që të cek thelbin e çështjes.Ndjekësit tanë të nderuar do të kuptojnë se, cilët janë ata dijetarë muslimanë, të cilët në të vërtetë zotërojnë dije dhe përgjegjësi fetare dhe cila është forma e vërtetë e versionit të Hadithit Thekalejn, forma që transmetojnë dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Bejtit “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”, ose forma që transmetojnë dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit “Libri i Allahut dhe Sunneti im””.
“Prezantuesi: “Zoti Hajdari, në programin tonë paraardhës ju emërtuat disa dijetarë, të cilët e cilësojnë si të dobët formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im” e Hadithit Theakalejn. Vallë a do të kishit mirësinë që të përmendit edhe emrat e dijetarëve të tjerë të cilët ndajnë të njëjtin mendim?!”
I ftuari: “Në programin tonë paraardhës sqaruam burimet e ndryshme, në të cilat kalonin versionet e Hadithit Thekalejn. Më pas cituam se hetuesi i parë i këtij versioni ishte Salih Ibn Musa Talhiu. Pastaj theksuam se një grup dijetarësh kanë pohuar se, hadithët e transmetuar nga ky njeri cilësohen si të mohuara dhe të dobëta dhe se nuk mund të përdoren si argument”.
“Ndjekësit tanë të nderuar duhet të kenë parasysh faktin se, ekspertët e hadithit (muhaddithët) nuk e kanë cilësuar të dobët, këtë version të Hadithit Thekalejn. Këta ekspertë të hadithit (muhaddithë) kanë cilësuar jashtëzakonisht të dobët dhe të lënë zinxhirin e transmetimit të versionit të Hadithit Thekalejn, të transmetuar nga Salih Ibn Musa Talhiu, i cili shkon deri tek Ibn Hurejre. Hetuesi i parë i këtij transmetimi është Doktor Beshar Auuad Marufi, vërtetuesi dhe shënuesi i veprës me titull “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut. Ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se në programet tona paraardhëse se, ne kemi sqaruar në se ky version i Hadithit Thekalejn, për herë të parë ka kaluar në veprën e lartpërmendur, si një hadith i dërguar dhe pa zinxhir trasmetimi. Vërtetuesi dhe shënuesi i veprës “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut, Doktor Beshar Auuad Marufi në hadithin nr: 2618 shënon: “Më pas zinxhiri i transmetimit ka përfshirë Ebu Hurejren. Por në këtë zinxhir transmetimi gjendet Salih Ibn Musa Talhiu dhe kjo dukuri e bën këtë një hadith të lënë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse Ebu Hurejre e ka cilësuar shumë të dobët këtë hadith”. (8)
“Një dijetar tjetër i cili këmbëngul se, ky hadith është i dobët është Salih Ahmed Muslih Uaili, i cili është analisti dhe vërtetuesi i veprës me titull: “Tergibu fi’l-Fedaili’l-Ea’mali ue’th-Theuabi Dhalike” (Nxitja në Vepra të Mira dhe Shpërblimet e Ngjashme) e Imam Hafidh Ibn Shahinit (viti i vdekjes 385 / viti 995 sipas kalendarit gregorian)”.
“Imam Hafidh Ibn Shahini thotë: Salih Ibn Musa Talhiu transmeton nga Abdulaziz Ibn Refiu, ky i fundit nga Ebu Salihu pronari i Ummu Habibes, bashkëshortes sëMuhammedit (s.a.u.s.) ky i fundit nga Ebu Hurejre se: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.
“Analisti i kësaj vepre mbi këtë hadith citon: “Në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi gjendet Salih Ibn Musa Ibn Ishak Tejmiu”. (9) “Pra është tërësisht e pamundur që ky hadith të përdoret si argument”.
“Hafidh Ali Ibn Umer Darekutniu është një dijetar tjetër, i cili ka theksuar se ky zinxhir transmetimi është i dobët (viti i vdekjes hixhri 385 / viti 995 sipas kalendarit gregorian). Ky dijetar në veprën e tij me titull: “Sunenu’d-Darekutni” (Vëllimet e Sunneteve të Darekutniut) pasi ka transmetuar këtë hadith shënon: “Në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një njeri me probleme, ai është gënjeshtar dhe mashtrues i madh, pra hadithi i transmetuar nga ky njeri, nuk mund të përdoret si argument”. (10)
“Nuk ka rëndësi se, cilave shtresa u përkasin ndjekësit tanë të nderuar, le të jenë njerëz intelektualë, akademikë, të ditur ose të lexuar unë dua t’u tërheq vëmendjen në këtë pikë: “Nuk mund të kuptoj dukurinë se si thirrësit muslimanë, ndonëse e dinë shumë mirë faktin se, këta pseudodijetarë kanë vendosur se ky hadith nuk mund të përdoret si argument, në veprat më të rëndësishme të përmbledhjeve të hadithit, ende vijojnë ta përdorin si të tillë?! Vallë ku humbi ndërgjegjësia dhe përgjegjësia e tyre shkencore?!” Këta thirrës, të cilët na akuzojnë dhe na fajësojnë ne se, nuk e shpalosim të vërtetën fillimisht duhet të hedhin vështrimin tek vetvetja, sepse janë pikërisht këta të fundit, që po shkelin të vërtetën me të dyja këmbët. Tani le ta shohim këtë të vërtetë, të mbështetur në ajetin e shtatë të Sures Hashr: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon largohuni”. Natyrshëm shtrohet pyetja se, në cilën formë urdhëroi i dërguari i Allahut (s.u.t.): “Libri i Allahut dhe Sunneti im”ose “Libri i Allahut dhe Farefisi im?!”
“Natyrshëm shtrohet pyetja se: “Përse ju nuk e pranoni njërin nga versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn, i cili është në formën: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, por këmbëngulni në pranimin e vetëm të versionit tjetër të tij “Libri i Allahut dhe Sunneti im?!”Jam shumë kureshtar të di se, nga buron kjo armiqësia dhe urrejtja juaj, mbi fjalën “Farefisi im?!” Përse i urreni kaq shumë anëtarët e Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.)?!”
“Një dijetar tjetër, i cili e cilëson të dobët versionin tjetër, të Hadithit Thekalejn në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” është autori i veprës “Kamilu fi’d-Duafa’r-Rixhali” (Plotësimi i Dobësive të Burrave (Muhaddithëve))e Imam Hafidh Ibn Adiut. Ky i fundit në nenin 918 citon se, ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) kanë arritur përfundimin se, ky ëdhtë një hadith i dobët dhe i lënë. Imam Hafidh Ibn Adiu transmeton se Salih Ibn Musa Talhiu, ky i fundit nga Abdulaziz Ibn Rafiu, ky i fundit nga Ebu Salihu, ky i fundit nga Ebu Hurejre se Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.(11)
“Imam Hafidh Ibn Adiu pas shënimit të disa hadithëve, nga Salih Ibn Musa Talhiu sqaron se: “Nuk jemi të sigurtë nëse, referimet e kryera në emër të Abdulaziz Rafiut janë të vërteta, sepse në zinxhirin e trasmetimeve ndodhet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili i ka transmetuar këta hadithë në emër të Abdulaziz Ibn Rafiut”. (12)
“Pra zinxhiri i transmetimit të versionit, të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” nuk gjendet askund, pra nuk ekziston. Por me të vërtetë është për të ardhur keq fakti se në ditët e sotme disa pseudodijetarë sauditë, të rajonit të Hixhazit dhe pseudodijetarët, oratorët, hatibët, imamët, myftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët ndjekin këtë rrymë, pra rrymën uehhabiste përdorin vetëm formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe pothuajse nuk e përdorin kurrë formën “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Tani shfrytëzoj rastin për të nënvizuar sërish ndjekësve tanë të nderuar, se Muhammed Ibn Abduluehhabi nuk ishte dijetar, prandaj ideologjia shkatërruese uehhabiste, nuk mund të cilësohet si shkollë muslimane. Por çështja ndryshon kur synojmë ndjekësit e Ibn Tejmijjes, sepse këta zotërojnë një botëkuptim emeuist. Këta ndjekës zbatojnë metodën emeuiste dhe ndihen krenarë për këtë”.
“Pra është mëse e qartë se, kjo formë e Hadithit Thekalejn, të cilën uehhabistët e përdorin gjërësisht në veprat e tyre nuk mbështetet askund, pra nuk ekziston sepse nuk ka asnjë zinxhir transmetimi, përveç këtij të sipërcituarit, i cili është një hadith i lënë, i mohuar dhe nuk mund të përdoret si argument. Pseudodijetarët të cilët, orvaten që ta përdorin si argument të vërtetë duke thënë se, edhe ky është një tjetër version i hadithit thekalejn mbështeten vetëm në këtë zinxhir transmetimi”.
“Tanimë është bërë e zakonshmeqë këta pseudodijetarë, mbështeten vetëm në transmetimin e Ebu Hurejres, të cilin e ka transmetuar gënjeshtari Salih Ibn Musa Talhiu. E thënë ndryshe këta pseudodijetarë nuk kanë asnjë argument tjetër përveç këtij transmetimi, i cili nuk ka asnjë zinxhir transmetimi tjetër”.
“Prezantuesi: “Zoti Hajdari, a mund të na thoni se cili është zinxhiri i dytë i transmetimit të versionit të Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahu dhe Sunneti im?!”
I ftuari: “Për sa i përket zinxhirit të transmetimit të dytë, pohojmë se gjenden pesë burime të tilla. Për të së vërtetës do t’i sqaroj të tëra një për një. Ndonëse mund të bie ndesh me përbërjen e programit tonë, dua që t’i përmend këtu ajetin kuranor:“Përkujto të mirat e Zotit Tënd”. Në këtë mënyrë ndjekësit tanë të nderuar do ta kenë të qartë se, dijetarët muslimanë të Shkollës së Ehli Bejtit, të cilët nuk e cilësojnë si të vërtetë Hadithin Thekalejn, nuk janë dijetarë të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Prandaj kam dëshirë që ndjekësit tanë të nderuar, të hulumtojnë mbi të vërtetat e paraqitura, të dijetarëve të shkollës së Ehli Bejtit”.
“Burimi i parë ku kalon zinxhiri i dytë i transmetimit është vepra me titull:“Temhidu lima fi’l-Muattai mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Sqarimi i Lehtësimit të Kuptimeve dhe të Zinxhirëve) e Imam Hafidh Ibn Abdullberr Endulusiut. Ky i fundit transmeton nga Hunejni, ky i fundit nga Kethir Ibn Abdullah Ibn Amr Ibn Aufi, ky i fundit nga i ati Abdullah Ibn Amr Ibn Aufi, ky i fundit nga i ati Amr Ibn Aufi, se Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (13)
“Ky transmetim i përket Kethir Ibn Abdullahut, i cili shënon se shumë dijetarë janë të njëzëri se ky hadith është i lënë dhe ka përdorur termin “Hadith Daif” (Hadith i Dobët). Tani lërmëni t’iu shpjegoj vetëm një gjendje të përkthyer të tij, me synimin e demaskimit të këtij hadithi, sepse vetë Hunejni i cili është transmetuesi i parë i këtij hadithi është një njeri me probleme. Tani e shohim të mjaftueshme shpjegimin e vetëm të gjendjes së përkthyer të Kethir Ibn Abdullahut”.
Dijetari Hafidh Dhehebiu në veprën e tij me titull: “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës) citon: “Kethir Ibn Abdullah Ibn Amr Ibn Auf Ibn Zejd Muzeni Medeniu, nuk vlen asnjë qindarkë si njeri dhe se nuk mund të shkruhet ose të shënohet hadith nga ai”. Ndërsa analisti Muhammed Berekati,shënon se gjuhëtari dhe leksikografi i njohur Ibn Maini, ndan tënjëjtin mendim me Hafidh Dhehebiun”. (14)
“Ndërsa Imam Shafiu dhe Ebu Daudi pohojnë: “Këta transmetues janë gënjeshtarë dhe mashtrues të mëdhenj”. (15)
“Citojmë se është e një rëndësie jetike, njohja e identitetit të transmetuesve, të cilët kanë transmetuar formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Gjykimin mbi këtë po ua lën në duart tuaja ndjekës të nderuar. Më tej Imam shafiu dhe Ebu Daudi theksojnë se, këto transmetime jo vetëm që janë të rreme dhe të paqëna, por transmetuesit e tyre janë makineri të vërteta prodhuese gënjeshtrash! Hafidh Ali Ibn Umer Darekutniu së bashku me disa dijetarë të tjerë, ka përcaktuar se ky hadith është i lënë, ndërsa Imam Nesaiu ka pranuar se ky hadith është i pabazuar”. (16)
“Tani dua t’i bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të mos e marrin si të mirëqënë hadithin e transmetuar nga Kethir Ibn Abdullahu: “Paqja është elejuar në mesin e muslimanëve” ndonëse e ka shënuar dhe cilësuar si një hadith të vërtetë. Imam Dhehebiu shprehet se, ndonëse Tirmidhiu e ka cilësuar si të vërtetë këtë hadith, pjesa tjetër e dijetarëve nuk është i këtij mendimi”. (17)
“Tani në duart e mia kam veprën me titull: “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Transemtimit të Hadithëve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, Hadithi: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara). Kjo vepër shënon hadithin e lartpërmendur dhe synon mbështetjen e këtij të fundit. Kjo vepër të çon drejt hadithit më të shpikur, të pseudodijetarëve bashkëkohorë dhe thirrësve të degës së rajonit të Hixhazit. Ja pra ky është niveli i ndërgjegjies dhe përgjegjësisë së dijes së tyre fetare!”
“Burimi i dytë ku kalon ky version i Hadithit Thekalejn, të kësaj forme është vepra me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” e Hafidh Ibn Haxher Askalaniut.titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve) e Hafidh Ky i fundit citon: “Hadithi i Kethir Ibn Abdullahut, është një hadith i mohuar, i cili nuk vlen asnjë qindarkë”.
“Ebu Hejthemi thotë: “Imam Ahmedi shpreh se nuk mund të shënohet hadith nga Kethir Ibn Abdullahu.
“Deuriu sqaron: “Ibn Maini thotë se gjyshi i Kethir Ibn Abdullahut ishte bashkëkohës i Muhammedit (s.a.u.s) por ai vetë transmeton hadithë të dobët”.
“Darimiu shpjegon: “Hadithi i Kethir Ibn Abdullahut është një hadith i mohuar, i cili nuk vlen asnjë qindarkë”.
“Axhuriu thekson se, është përgjigjur me të njëjtën përgjigje që ka dhënë Ebu Daudi: “Kethir Ibn Abdullahu është një gënjeshtar”.
“Imam Shafiu nënvizon: “Kethir Ibn Abdullahu është një gënjeshtar dhe është një makineri e vërtetë prodhuese gënjeshtrash”.
“Ibn Hibbani shpreh: “Kethir Ibn Abdullahu, transmeton nga i ati dhe nga gjyshi i tij vetëm hadithë të çuditshëm, të rremë dhe të paqënë”.
“Hakim Nisaburiu thotë: “Kethir Ibn Abdullahu, transmeton nga i ati dhe nga gjyshi i tij vetëm hadithë të mohuar”.
“Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberri tregon: “Ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) janë të njëzëri mbi faktin se, hadithi i Kethir Ibn Abdullahu është i dobët”. (18)
“Në këtë gjendje përballë të tërë këtyre të sqarimeve, të hemi të drejtën as unë s’di ç’të të them më. Mund të them se këta pseudodijetarë, janë njerëz që ndjekin hapat e liga të shejtanit të malkuar. Gjykimin mbi këtë sjelle të shëmtuar dhe të keqe, po ua lë në duart e ndjekësve tanë të nderuar, akademikëve, dijetarëve dhe vërtetuesve. Ata do ta gykojnë vetë se si këta kanëluajtur, me fenë tonë për shekuj me radhë”.
“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar të përqendrohen në teksti e veprës me titull: “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhja e Sqarimit të Dijes), e Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberrit. Ky i fundit thotë se i dërguari i Allahut Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Analisti i kësaj vepre Ebu Eshbal Dhuhejriu shënon: “Ndonëse hadithi është i vërtetë, zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët, sepse transmetuesi i tij është kethir Ibn Abdullahu”. (19)
“Thënia e Ebu Eshbal Dhuhejriut se, ndonëse hadithi është i vërtetë nënkupton se transmetuesit dhe dëshmitarët e tjerë janë njerëz të sigurtë. Por vlerësimi i kërtij analsiti ne nuk na interson aspak. Fakti që na intereson ne është se, transmetuesit Hunejni dhe mësuesi i tij Kethir Ibn Abdullahu janë dy transmetues të dobët. Ndonëse ky hadith është transmetuar nga disa bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) me zinxhirë të vërtetë transmetimi”. (20)
“Duke u mbështetur në tërë këta transmetime, nuk mund të mos çuditemi hdhe të habitemi jashtë mase! Natyrshëm shtrojmë pyetjet: “Ku humbi ndërgjegjia dhe përgjegjësia juaj fetare?! Ku humbi përkushtueshmëria juaj ndaj dijeve fetare?! Vallë përse i mashtroni ndjekësit dhe lexuesit tanë të nderuar duke i cilësuar si të metë?!” Nëse me të vërtetë pretendoni se thoni të vërtetën, atëherë na i sillni argumentët tuaj, por pa mashtrime dhe hile. Ju lutemi që të të reshtni së na mashtruari, duke thënë se edhe forma “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,është e vërtetë sa dhe forma “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Pohoj me bindje të plotë se, ndjekësit dhe lexuesit tanë të nderuar, e kanë më se të qartë se forma e versionit të Hadithit Thekalejn nuk është“Libri i Allahut dhe Sunneti im”,por është vetëm forma “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Analisti i veprës së sipërcituar Ebu Eshbal Dhuhejriu shpreh: “Fakti se këtë hadith e kanë transmetuar disa bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nuk të lë asnjë shteg dyshimi”. (21)
“Themi se këta aktorë të mirëfilltë,duke mbushur ekranët e stacionëve televizivë, e kanë shndërruar në të mirqënë këtë version të Hadithi Thekalejn, deri në atë masë sa kur ndjekim ndonjë program fetar menjeherë ëgjojmë formën “Libri i Allahut dhe sunneti im” dhe nuk dëgjojmë formën “Libri i Allahut dhe Farefi im”. Ja pra analisti i mësipërm Ebu Eshbal Dhuhejri, këtë dukuri e pranon si fakt të mirëqënë. Ky pra është një dijetar bashkëkohor, i cili është i këtij mendimi”.
“Burimi i tretë ku kalon ky version i Hadithit Thekalejn, të kësaj forme është vepra me titull: “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Urdhëra të Paçmuara)e Doktor Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiriut. Ky i fundit në vend të fjalëzave “Thekalejni” (Porosive të Paçmuara) ose “Halifetejni” (Dy Prijësve) parapëlqen përdorimin e fjalëzës “Emrejni” (Dy Urdhërave) duke nënkuptuar se, këtë hadith e transmeton Kethir Ibn Abdullahu. Një tjetër fakt interesant është se, ky dijetar në kapakun e veprës së tij ka shënuar: “Një Hulumtim Mbi Mësimin e Fesë Islame”.
“Doktor Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiriu citon se, ne duhet të ndjekim dy burime, burimi i parë është Kur’ani Famëlartë dhe burimi i dytë është Sunneti i Muhammedit (s.a.u.s.). Pyetjes se ç’është Sunneti ky i fundit i përgjigjet kështu: “Transmetimi cili gjendet në duart tona: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Pastaj tregon si burim referimi veprën “Muatta” (Lehtësimi) të Imam Malikut”. (22)
“Pra ky dijetar na tregon si burim referimi, një transmetim i cili është i dërguar, ose zotëron një zinxhir transmetimi të rremë. Vëllezërit e mi muslimanë! Shihni se si na mashtrojnë dijetarët dhe thirrësit uehhabistë të rajonit të Hixhazit, të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Nëse do të ishin mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë e dijeve fetare, atëherë fillimisht duhet të kishin thënë se versioni i parë i vërtetë i Hadithit Thekalejn është forma “Libri i Allahut dhe Farefisi im” më pas duhet të kishin cituar versionin e dytë “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe më pas duhet të kishin përmendur zinxhirin e transmetimit për të dyja versionet. Ndërgjegjia dhe përgjegjësia e dijeve fetare, nuk duhet ta lejojë akademikun e kësaj vepre, që ta paraqisë këtë dukuri negative. Kjo e fundit mund të shpjegohet vetëm duke ndjekur hapat e shejtanit të mallkuar dhe duke patur mungesë mbi ndjenjën e ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare. Në këtë pikë pohoj me bindje të plotë se, ndjekësit tanë të nderuar janë tërësisht të aftë, për të bërë dallimin thelbësor se, janë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, ose janë dijetarët me botëkuptimet emeuiste, ata të cilët kanë të drejtë”.
“Prezantuesi: “Ndjekësit tanë të nderuar tanimë u bindën se, versioni i vetëm i vërtetë i Hadithit Thekalejn është forma “Libri i Allahut dhe Farefisi im” i cili zotëron një zinxhirë të vërtetë transmetimi, është një hadith i vërtetë i pashkëputur dhe është një hadith i transmetuar nga të paktën 20 bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) transmetimet e të cilëve përforcojnë njëri-tjetrin. Ndërsa përsa i përket formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”themi se ky transmetim zotëron një zinxhir të dobët transmetimi. Vallë cila është arsyeja se këta pseudodijetarë këmbëngulin kaq shumë në versionin e formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”?!”
“I ftuari: “Të themi të drejtën as unë nuk mund ta kuptoj se, cila është arsyeja e kësaj këmbënguljeje. Por mund të citoj se lidhja e fortë pas një këndvështrimi të caktuar, zotërimi i një besimi të caktuar dhe ndjekja e hapave të shejtanit të mallkuar, mund t’i ketë çuar drejt kësaj dukurie negative. Në dashtë Allahu (a.u.xh.) në programin tonë pasardhës do të kemi mundësinë që të sqarojmë në mënyrë të hollëishme veprë me titull: “Muxhmua Fetaua ue Mukalatun Muteneuuiati” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Mendimet Ndryshme)e dijetarit Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazit. Kjo eckilopedi me 30 vëllime forma “Libri i Allahut dhe Farefisi im” kalon shumë rrallë, ndërsa forma “Libri i Allahut dhe Sunneti im” pothuajse kalon në të tëra vëllimet”. (23)
“Ky imam ishte njëri nga dijetarët baskëkohorë, icili ndoqi mësimete Ibn Tejmijjes. Ky i funditishte një njeri djallëzor, i shmangur nga mësimet e Shkolës së Ehli Bejtit dhe nismëtari një udhe shkatërruese. Në dashtë Allahu (xh.sh.) në programin tonë pasardhës, do të orvatemi që të sarojmë në mënyrë të hollësishme,boëkuptimin emeusit dhe orvatjet e tyre në krijimin e formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Këta pseudodjetarë e dinë shumë mirë faktin se, forma e vërtetë dhe e vetme e Hadithit Thekalejn është “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cila është arsyeja se këta pseudodijetarë, këmbëngulin kaq shumë në versionin e formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im”?!”
Prezantuesi: “Unë mendoj se nëse emeuitë (të bijtë e umejjes) do të kishin përdorur formën e vërtetë të versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” për arsye se nuk i përkisnin Farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) sundimi i tyre nuk do të zgjaste 90 vite. Si rrjedhojë pohojmë se, ata e ndryshuan këtë formë, duke i detyruar të tjerët të besonin se, forma e vërtetë ishte “Libri i Allahut dhe Sunneti im” në mënyrë që të tjerët të besonin se të bijtë e umejjes ishin sunnitë”.
“I ftuari: “Ju lumtë!” Kjo është pikërisht përgjigjia e duhur. Ja pra kjo është arsyeja se, përse emeuitë shpikën termin “Ehli Sunnet”, ndërsa kur Muauije u vetëshpall mbreti i mislimanëve, atë vit e emërtoi si “Viti i Xhematit” (Viti i Bashkësisë Muslimane). Ndonëse ne kemi disa çështje, mbi të cilat nuk jemi të njëzëri me vëllezërit tanë sunnitë, ne nuk kemi asnjë lloj problemi ose shqetësimi me vëllezërit tanë sunnitë. Këta të fundit nuk besojnë në pafajësinë e anëtarëve të Ehli Bejtit, ndërsa ne besojmë. Por tek e fundit ata i duan dhe i respektojnë anëtarët e Ehli Bejtit. Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, asnjë nga dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit, nuk i ka cilësuar kurrë si të paditur ose si mëkatarë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit. Përveç Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij, dijetarët e Ehli Sunnetit nuk kanë sharë, nënçmuar, përbuzuar ose ofenduar dijetarët e Shkollës së Ejli Bejtit”. (24)
“Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës”.
“Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.
Burimet e Referuara:
1. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 236, Vërtetimi nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese Islame “Virtyti”, Botimi i Parë.
2. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 236, Vërtetimi nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese Islame “Virtyti”, Botimi i Parë.
3. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 1, fq. 37, Vërtetimi nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese Islame “Virtyti”, Botimi i Parë.
4. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 1, fq. 38, Vërtetimi nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese Islame “Virtyti”, Botimi i Parë.
5. Ibn Kajjim Xheuziu, “Sauaiku’l-Mursele Ale’l-Xhehmijje ue’l-Muattile” (Parashtesat e Dërgesave Mbi Sektet Xhehmijje dhe Muattile), vëll. 1, fq. 616, Analiza, Shënuesi dhe Vërtetimi nga Ali Ibn Muhammed Dahilullahi, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit, Botimi i Tretë, (viti i botimit 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Mbretëria e Arabisë Saudite.
6. Ibn Kajjim Xheuziu, “Sauaiku’l-Mursele Ale’l-Xhehmijje ue’l-Muattile” (Parashtesat e Dërgesave Mbi Sektet Xhehmijje dhe Muattile), vëll. 1, fq. 616, Analiza, Shënuesi dhe Vërtetimi nga Ali Ibn Muhammed Dahilullahi, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit, Botimi i Tretë, (viti i botimit 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Mbretëria e Arabisë Saudite.
7. Ibn Kajjim Xheuziu, “Sauaiku’l-Mursele Ale’l-Xhehmijje ue’l-Muattile” (Parashtesat e Dërgesave Mbi Sektet Xhehmijje dhe Muattile), vëll. 1, fq. 616, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Ali Ibn Muhammed Dahilullahi, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit, Botimi i Tretë, (viti i botimit 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Mbretëria e Arabisë Saudite.
8. Imam Maliku, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618.
9. Imam Hafidh Ibn Shahini, “Tergibu fi’l-Fedaili’l-Ea’mali ue’th-Theuabi Dhalike” (Nxitja në Vepra të Mira dhe Shpërblimet e Ngjashme), fq. 406, Vërtetimi nga Ahmed Muslih Uaili, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Botimi i Dytë, Mbretëria e Arabisë Saudite.
10. Hafidh Ali Ibn Umer Darekutniu, “Sunenu’d-Darekutni” (Vëllimet e Sunneteve të Darekutniut), vëll. 5, fq. 371, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Musliman Shqiptar Shuajb Arnauti në Veprën “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
11. Imam Hafidh Ebu Ahmed Abdullah Ibn Adil Xhurxhani, “Kamilu fi’d-Duafa’r-Rixhali” (Plotësimi i Dobësive të Burrave (Muhaddithëve)) vëll. 4, fq. 68, Shtëpia Botuese “Mendimi”, Botimi i Tretë.
12. Imam Hafidh Ebu Ahmed Abdullah Ibn Adli Xhurxhani, “Kamilu fi’d-Duafa’r-Rixhali” (Plotësimi i Dobësive të Burrave (Muhaddithëve)) vëll. 4, fq. 68, Shtëpia Botuese “Mendimi”, Botimi i Tretë.
13. Imam Hafidh Ibn Abdulberr Endulusiu (Andaluziani), (viti i vdekjes 463 hixhri, viti 1070 sipas kalendarit gregorian) “Temhidu Lima fi’l-Muattai Mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Sqarimi i Lehtësimit të Kuptimeve dhe të Zinxhirëve të Transmetimeve) vëll. 14, fq. 384, Vërtetimi nga Usame Ibn Ibrahimi dhe Hatim Ebu Zejdi.
14. Hafidh Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali fi’n-Nakdi’r-Rixhali” (Peshorja e Baraspeshës në Transmetimet e Burrave (Muhaddithëve)), vëll. 3, fq. 402, Hadithi i Përkthyer Nr: 6561, Vërtetimi nga Muhammed Berekati në Veprën “Risaletu’l-Alemijje” (Shpallja Botërore).
15. Hafidh Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali fi’n-Nakdi’r-Rixhali” (Peshorja e Baraspeshës në Transmetimet e Burrave (Muhaddithëve)), vëll. 3, fq. 402, Hadithi i Përkthyer Nr: 6561, Vërtetimi nga Muhammed Berekati në Veprën “Risaletu’l-Alemijje” (Shpallja Botërore).
16. Hafidh Ibn Haxher Askalaniu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”.
17. Hafidh Ibn Haxher Askalaniu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”.
18. Hafidh Ibn Haxher Askalaniu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 3, fq. 403, Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”.
19. Hafidh Ibn Haxher Askalaniu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 3, fq. 403, Fjala e Shtuar në Etapën e Gjashtë të Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, Tregon Qartë se, Transmetuesi i Këtij Hadithi Është një Gënjeshtar i Madh. Duke u Mbështetur në Këtë Fakt Arrijmë në Përfundimin se, si Transmetuesi Ashtu dhe Hadithët e Tij Janë të Rremë dhe të Paqënë”.
20. Hafidh Ibn Haxher Askalaniu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 3, fq. 462,463.
21. Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberri, “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhja e Sqarimit të Dijes), vëll. 1, Hadithi Nr: 1389, Vërtetimi nga Ebu Eshbal Dhuhejriu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Mbretëria e Arabisë Saudite.
22. Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberri, “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhja e Sqarimit të Dijes), vëll. 1, Hadithi Nr: 1389, Vërtetimi nga Ebu Eshbal Dhuhejriu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Mbretëria e Arabisë Saudite.
23. Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberri, “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhja e Sqarmit të Dijes), vëll. 1, Hadithi Nr: 1389, Vërtetimi nga Ebu Eshbal Dhuhejriu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Mbretëria e Arabisë Saudite.
24. Doktor Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiriu, “Silsiletu’l-Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Thirrjes dhe Këndvështrimit), (viti i botimit 1426 hixhri / viti 2005 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese “Ibn Kethiri”, Botimi i Parë, Mbretëria e Arabisë Saudite.
Vijon...