İslamofobe

Hollande dënon sulmin zjarrvënës në një xhami në Francë

Kryetari i Francës, Francois Hollande ka dënuar të hënën një sulm me zjarrvënie në një xhami në qytetin Auch, në jugperëndim të Francës,  pas një hetimi u zbulua se djegia ishte e qëllimshme. 

Të dielën xhamia është djegur dhe është shkatërruar në agim. Sipas prokurorit të qytetit Auch, Pierre Aurignac, djegia ishte një akt kriminal.

Në një deklaratë udhëheqësi francez, Francois Hollande tha:

“Dënoi  fuqishëm këtë akt që dëmton vlerat e Republikës sonë dhe respektin për besimet.

Francois Hollande theksoi se:

Muslimanët në Francë duhet të jenë në gjendje për të praktikuar fenë e tyre lirisht dhe të sigurtë.

Çdo gjë është duke u bërë për të siguruar që autorët e krimit të identifikohen dhe të dënohen, shtoi ai.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: World Bulletin