Gjermania nuk do të deportojë refugjatë nga Siria
Refugjatët nga Siria nuk duhet të kenë frikë
nga deportimi në rast se kanë kërkuar azil në Gjermani, pasi që Zyra federale
gjermane për migrim dhe refugjatë ka vendos që në rastin e refugjatëve nga
Siria nuk do të zbatojë rregullat të rregullores së Dublinit. Ky vendim është
sjellë në kohën kur mijëra refugjatë nga Lindja e Afërt dhe Afrika përpiqen të
arrijnë në shtetet e pasura të Bashkimit Evropian nëpërmjet Mesdheut dhe
Ballkanit.
“Nga tash refugjatët sirian nuk do të kthehen në vendin e tyre” ka thënë zëdhënësi i Zyrës federale për migrim dhe refugjat, përcjellin mediat gjermane. Kjo është bërë për shkak të krizës humanitare, por edhe dëshirës që proceset e përpunimit të kërkesave për azil të shpejtohen. Rregullat nga Rregullorja e Dublinit parashikojnë që kërkuesit e azilit duhet dërguar kërkesën për azil në shtetin anëtar të Bashkimit Evropian, në të cilin kanë hyrë së pari.
Berlini zyrtar kohë të gjatë ankohej se Rregulloren e Dublinit e shfrytëzojnë shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian që të shmangin që në territorin e tyre të pranojnë refugjatë dhe janë përpjekur për pezullimin e saj. Angela Merkel dhe Francois Hollande pas takimit gjatë kësaj jave, kanë bërë thirrje në krijimin e listë së Bashkimit Evropian për”shtetet e sigurta” për të ndarë refugjatët nga imigrantët ekonomik. Dy liderë poashtu kanë kërkuar që qendrat e reja të Bashkimit Evropian për regjistrimin e refugjatëve, të planifikuara për ndërtim në Itali dhe Greqi në të cilin vijnë numri më i madh i refugjatëve pas kalimit të Mesdheut të ndërtohen gjer në fund të vitit.
Ata kanë folur pas demonstratave të dhunshme të pjesëtarëve të djathtës ekstreme kundër vendosjes të një strehimore për refugjat në Gjermani me ç’rast 30 polic gjerman janë lënduar. Gati dukuria e përditshme është bërë në kohën e fundit, nga sulmet në strehimoret e refugjatëve në qendrat e azilantëve, e i fundit ka ndodh mbrëmë në vendin Salchemendorf në Saksoninë e Ultë kur persona të panjohur kanë gjuajtur kokteje Molotovi në ndërtesën e një shtëpi azilantësh në të cilin jetonin një somaleze dhe tre fëmijët e saj, raportojnë mediat gjermane.”Nisemi nga ajo që në prapavi të këtij rasti është urrejtja ndaj të huajve”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Nëna dhe tre fëmijët e saj nuk janë lënduar, pasi që në momentin e sulmit gjendeshin në një hapësirë më të sigurt.

Burimi: Al Jazeera