Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Katërt

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi sahabët e zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qoftë mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

 

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtë katërt, me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Hadithit Thekalejn”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, të ftuarin, Zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.    

 

I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.

 

Prezantuesi: “Zotëri, në programin tonë paraardhës, përmendët dy versionet e para, të Hadithit Thekalejn, më pas vijuat duke thënë se gjendet edhe versioni i tretë i tij. Vallë cili është ky versioni i tretë, i Hadithit Thekalejn?

 

I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Disa nga ndjekësit tanëtë nderuar,nëpërmjet mesazheve të celularit dhe mesazheve tëpostës elektronike, na janë ankuar duke thënë: “Zotëriu ynë, ju po ecni me hapa shumëtëshpejtë,në sqarimin e haditheve dhe të vërtetave. Nëse do të kishit mirësinë, që t’i përsërisni një ose dy herë këto të vërteta, në mënyrë që ne të interesuarit, do të kishim mundësinë që t’i shkruajmë këto të vërteta, për t’i perceptuar më mirë”. Ne u themi se, do të bëjmë vlerësimin e duhur për këto ankesa. Megjithatë, duam t’u sqarojmë ndjekësve tanë të nderuar se, koha jonëështë e kufizuar dhe burimet që ne zotërojmëjanë shumë të dendura, prandaj jemi të detyruar që sqarimin e këtyre të vërtetave, ta bëjmë me hapa të shpejtë. Gjithmonë duke shpresuar se ndjekësit tanë të nderuar, do të na falin për këto mangësitë tona.

 

Në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar gjërësisht përmbajtjen e Hadithit Thekalejn. Fillimisht ne u bëjmë thirrje shkrimtarëve, dijetarëve, intelektualëve, njerëzve të masmedias dhe shënuesve të këtij hadithi që, të mos shënojnë ose paraqisin vetëm versionin e parë, të Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “inni tarikun fikum halifetejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”, por të shënojnë ose paraqisin edhe versionin e dytë, të Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “inni tarikun fikum Thekalejni ose Thiklejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy Porosi ose Amanete të Paçmuara”. Vallë përse, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk u mjaftua vetëm me thënien e versionit të parë, të Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “inni tarikun fikum halifetejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”, por më pas zbuloi edhe versionin e dytë të tij, ku thuhet: “inni tarikun fikum Thekalejni ose Thiklejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy Porosi ose Amanete të Paçmuara”?Është mëse e dukshme se, shprehjet e përdorura në versionin e dytë, të Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “inni tarikun fikum Thekalejni ose Thiklejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy Porosi ose Amanete të Paçmuara), nuk gjenden në versioni e parë, të Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “inni tarikun fikum halifetejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”. Në dashtë Allahu (xh.sh.) do ta sqarojmë më vonë, këtë çështje. Në programet tona paraardhëse, ne e kemi cekur pjesërisht këtë çështje. Duke u nisur nga ky fakt, në dashtë Allahu (xh.xh.) këtej e tutje, në vend të Hadithit Thekalejn, ndonjëherë do të përdorim edhe shprehjen, Halifetejni (dy prijës).

 

Më parë kemi sqaruar se, bëhet fjalë për të njëjtën gjendje, për të dyja versionet e para të Hadithit Thekalejn. Si rrjedhojë ne kemi sqaruar të vërtetën mbi shprehjen, e Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do tëndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye tëlumit (Keuther)”. Ne kemi përmendur se, në versionin e dytë, të Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “inni tarikun fikum halifetejni kamiletejni”, (unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës) të plotë”, jemi përqendruar në një element bazë. Ashtu siç kemi sqaruar edhe në programet tona paraardhëse, në këtë version të dytë të Hadithit Thekalejn gjendet shprehja: “min be’adi” (pas meje).

 

Ne e përfunduam programin tonë të tretë, duke sqaruar dhe cituar versionin e tretë, të Hadithit Thekalejn. Në këtë version të tretë, Muhammedi (s.a.u.s.) tha:“inni kad teraktu fikum ma in temessektum len tadilu”, (me të vërtetë, unë kam lënë në mesin tuaj një porosi, që për sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë). Atëherë themi se, ky hadith përmban këto çështje. Pikë së pari, përmban termin “ehadhe”, që në shqip ka kuptime të ndryshme si “marr, lidhem dhe dua”. (1)

 

Pikë së dyti, çështja ka të bëjë me rëndësinë se, për sa kohë që do t’i përmbahemi këtyre dy porosive, nuk do të shmangemi kurrë. Shpresoj se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se, ne kemi përmendur disa burime të hadithit. Në mënyrë që ata të kujtohen më mirë, po i përmend përsëri.

 

Burimi i parë, ku kalon ky hadith,është vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë) e dijetarit musliman shqiptar Shejh Albanit. Duke u mbështetur në këtë version të hadithit, Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj dy porosi, që nëse lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im qëështë Ehli Bejti im”.

 

Shejh Albani thotë se, këtë version të Hadithit Thekalejn, e ka shënuar Imam Tirmidhiu dhe Taberaniu. (2) Më pas Shejh Albani, shënon edhe burimet e tjera të hadithit. Dijetari musliman shqiptar, në fund të çështjes thotë se, ky është një hadith i vërtetë. Duke u nisur nga ky fakt, themi se në krye të zinxhirit të transmetimit të këtij hadithi, gjendet Zejd Ibn Erkami, i cili është një dëshmitar i besueshëm.

 

Dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, vijon më tej duke thënë se, e ka shënuar këtë version të hadithit nëpërmjet Ibn Ebi Asim Jezid Ibn Hajjan Temimiut, në veprën me titull “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), e Imam Tahauiut dhe në veprën me titull: “Sunneti” (Sunneti) e Imam Ahmedit.

 

Ky është burimi i parë, ku kalon ky version i Hadithit Thekalejn.

 

Burimi i dytë, ku kalon ky version i hadithit,është vepra me titull: “It’hafu’l-Hireti’l’Muhreti bi’z-Zeuaidi’l-Mesanidi’l-Ashere” (Kushtimi i Karakterit të Përcaktuar në Shtimin e Dhjetë Zinxhirëve të Transmetimit), e Imam Ahmed Busejrit. (viti i vdekjes 840 hixhri / viti 1436 sipas kalendarit gregorian). Ky version i hadithitështë kështu:“Muhammedi (s.a.u.s.) gjendej nën hijen e një peme, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) duke kapur për dore Aliun (a.s.) doli para bashkësisë muslimane. Muhammedi (s.a.u.s.) vijoi më tej: “A nuk dëshmoni se Allahu është Zoti juaj?” Ata thanë: “Po dëshmojmë”.

 

Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) pyeti: “A nuk dëshmoni se Allahu është Zoti juaj? A nuk dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i tij, janë më të shtrenjtë për ju se vetë ju”? Ata thanë: “Po dëshmojmë”. Pastaj Muhammedi vijoi duke pyetur: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Unëpo ju lë në mesin tuaj, dy porosi qëpër sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut, maja e të cilit gjendet në duart e Allahut dhe tjetra është Ehli Bejti im, maja e të cilit gjendet në duart tuaja. (Për sa kohë që do t’u përmbaheni këtyre dy porosive) nuk do të shmangeni kurrë”. 

 

Pastaj, dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, tha se Is’haku e ka cilësuar këtë hadith si të vërtetë. (3) Shpjegimi më i plotë i këtij versioni te hadithit, do të bëhet kur të shpjegojmë hadithin: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Ti do të jesh kujdestari i të tërë besimtarëve pas meje”.Në dashtë Allahu (s.u.t.) kur të arrijmë nëçështjen përkatëse, do të shpjegojmë edhe kuptimin e duhur të fjalëzës “kujdestari”. Duke u nisur nga ky fakt, tani për tani mjaftohemi me sqarimin se, çështja nuk të bëjë aspak me dashurinë ose me ndihmën.

 

Ajeti 6 i Sures Ahzab thotë: “I dërguari i Allahut ishte më i ndjeshëm, ndaj besimtarëve se sa vetë ata ndaj veteve të tyre...”.

 

Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se edhe ky version i tretë, i Hadithit Thekalejn, është transmetuar me një zinxhir transmetimi të vërtetë, njëlloj si dy versionet e para të Hadithit Thekalejn.

 

Ashtu siç kemi përmendur edhe në programet tona paraardhëse, burimi i tretëku kalon ky version i hadithit,është vepra me titull: “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe)e Imam Hafidh Tirmidhiut. Tirmidhiu transmeton nga Xhabir Ibn Abdullahu se ky i fundit thotë: “Kam parë Muhammedin (s.a.u.s.) në ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po thoshte: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im qëështë Ehli Bejti im”.

 

Duke u mbështetur, në analizën e dijetarit musliman shqiptar,Shuajb Arnautit, themi se ky transmetim është i vërtetë për të tjerët. (4)

 

Në dashtë Allahu (a.u.xh.) kur të arrijmë nëveprën me titull: “Musnedi” (Transmetimi)e Imam Ahmedit, do të bëjmë edhe sqarimin tonëpërkatës, mbi vlerësimin e dijetarit musliman shqiptar, Shuajb Arnautit.ne do të hetojmë vlerësimet mbi të, të formës: “Sipas këndvështrimit tonë, nuk gjendet asnjë hadith i vërtetë, i cili na jep siguri se lidhja jonë e fortë, pas Ehli Bejtit është shpëtuese dhe kundër shmangies”.

 

Burimi i katërt, ku kalon ky version i hadithit, është vepra me titull: “Sherhu’s-Sunneti” (Shpjegimi i Sunnetit), e Imam Begauit. Këtë hadith e transmeton Ebu Said Hudriu. Ky i fundit thotë se, e ka dëgjuar Muhammedin (s.a.u.s.) duke thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Njëra nga këto porosi,është më e madhe se tjetra. Këto janë, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore,është zgjatur një litar qëështë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetraështëFarefsi im qëështëEhli Bejti im.

 

Imam Begaui, vijon më tej duke thënë se, këtëversion tëhadithit e kanë shënuar edhe Imam Ahmedi me Imam Tirmidhiun. Analisti i këtij versioni tëhadithit thotë se, është gjendur dëshmitari i transmetimit, të Zejd Ibn Thabitit. Më pas i njëjti analist, vijon duke thënë se, “ky version i hadithitështë i vërtetë”. (5)

 

Ky version i hadithit, i transmetuar nga Ebu Said Hudriu përmban një cilësi gjithëpërfshirëse të dy versioneve paraardhëse të hadithit. Ky versioni i tretë i hadithit, pikësëpari përmban thënien: “unë po lë në mesin tuaj dy porosi,  që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë”, pikësëdyti përmban thënien: “njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra” dhe pikësëtreti përmban thënien: “nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit këto porosi nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua, në krye të lumit (Keuther)”.

 

Unë dua që të tërheq vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, mbi këtë çështje. Për sa i përket vlerësimit të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, më lart sqaruam se, ky është një hadith i mirë dhe i huaj. Megjithatë në shënimet e burimeve tona, sqaruam edhe se analisti i këtij hadithi thotë se, ky version i hadithit është i mirë. Duke u mbështetur në analizat dhe vlerësimet e analistit të këtij hadithi, arrijmë në përfundimin se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë.

 

Burimi ynë i fundit, ku kalon ky version i hadithit është vepra me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Vërteta të  Tirmidhiut) e Imam Tirmidhiut, analiza dhe shënimi i së cilës, është kryer nga Shejh Albani. Këtë hadith e transmeton Xhabir Ibn Abdullahu. Ky i fundit thotë se: “Kam parë Muhammedin (s.a.u.s.) në ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po thoshte: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Ky transmetim është i vërtetë. (6)

 

Dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, sqaron se ky transmetim i këtij versioni të hadithit, është i vërtetë. Unë dua që të tërheq vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, mbi këtë çështje. Nëse unë kur sqaroj se, ky transmetim i këtij versioni të hadithit është i vërtetë, do të thotë se unë kam arritur në një përfundim bazë të mbështetur në autenticitetin, e këtij transmetimi. Megjithatë këtu hasim, në një hollësi të padukshme. Analisti dhë shënuesi i këtij transmetimi Shejh Albani, transmeton edhe një transmetim edhe një hadith tjetër, pas transmetimit të lartpërmendur. Hadithi paraardhës është hadithi nr: 3786, ndërsa hadithi pasardhës është hadithi nr: 3787. Unë dua që të tërheq vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, mbi këtë çështje.

 

Sahabiu dhe djali i birësuar i Muhammedit (s.a.u.s.) Umer Ibn Ebi Seleme (r.a.) thotë se: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tijFatimen (a.s.) Hasanin (a.s.) dhe Husejnin (a.s.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (7)

 

Si rrjedhojë themi se, Muhammedi (s.a.u.s.) e ka bërë tërësisht të qartë se, për cilët vetë ka përdorur shprehjen “kisa” (mbulesë, copë) dhe shprehjen “Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Imam Tirmidhiu e ka shënuar këtë transmetim, menjëherë pas shënimit të hadithit që, përmban shprehjen “farefisi im”. Pra Imam Tirmidhiu sqaron se, vetëte përfshirë në shprehjet “Farefisi im” dhe “Ehli Bejti im”, janë pesë sahabët e mbuluar me mbulesë, duke përfshirë këtu edhe vetë Muhammedin (s.a.u.s.) Pra këta vetë të përfshirë në këto shprehje janë Muhammedi (s.a.u.s.) dhe Imamët e Ehli Bejtit. Duke u nisur nga fakti se, Muhammedi (s.a.u.s.) ka shtegtuar nga kjo botë në tjetrën, kanë mbetur vetëm katër vetë.

 

Do t’u bëja thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të përqendrohen në vlerësimin, e Shejh Albanit kur thotë: “Hadithi është i vërtetë!” Në dashtë Allahu (xh.sh.) këto termasi “Farefisi” dhe “Ehli Bejti”do t’i sqarojmë në mënyrë të hollësishme, në programin tonëme titull:“Konceptet e Farefisit dhe Ehli Bejtit në Këndvështrimin e Ajetit të Pastrimit dhe të Hadithit Thekalejn”. Vallë termi “Farefisi im që është Ehli Bejti im” që kalon në Hadithin Thekalejn, është i kufizuar vetëm me këta katër vetë, ose përfshin edhe vetë të tjerë jashtë këtyre katër vetëve? Themi se termi i “Ehli Bejtit” zotëron një gamë të gjërë shtrirjeje, të paktën ka tre ose katër fusha shtrirjeje, saqë ndonjëherë përfshin edhe vetë, të cilët janë jashtë anëtarëve të Ehli Bejtit, siç është transmetimi i Muhammedit (s.a.u.s.) ku thuhet se: “Selman Farisiu është nga Ehli Bejti”. Si rrjedhojë arrijmë në përfundimin se, termi i “Ehli Bejtit” zotëron një gamë të gjërë shtrirjeje, gamë të cilën do ta sqarojmë më mënyrën më të bukur, në vendin e duhur. Vallë cili është identiteti i këtyre vetëve, të cilët kalojnë në transmetimet e Ehli Bejtit? Me lejen e Allahut (xh.xh.) këtë çështje më vonë, do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme.

 

Kjo çështje është shumë e rëndësishme, sepse ky version i hadithit përmban, disa dobi dhe cilësi dalluese ndryshe nga dy versionet paraardhëse të hadithit. Njëra nga cilësitë më dalluese, të këtij versioni të hadithit është fakti se, ky version i Hadithit Thekalejn ua mbyll të tëra dyert, komentimit të formës se përgjegjësia e ngarkuar, mbi bashkësinë muslimane, kufizohet vetëm më ushqimin e dashurisë ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) Pas këtij sqarimi përkatës, askush nuk mund të bëjë ndonjë koment të formës se, përgjegjësia e ngarkuar, mbi bashkësinë muslimane, është vetëm ushqimi i dashurisë, lidhja fort pas dhe bindja ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) Ky version i hadithit, kundërshton në mënyrë të prerë këndvështrimin se, përgjegjësia e vetme e bashkësisë muslimane, është ushqimi i dashurisë, lidhjes fort pas dhe madhërimit ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) Duke u mbështetur në këtë sqarim, arrijmë në përfundimin se, këndvështrimi i atyre që orvaten të thonë se, përgjegjësia e vetme e bashkësisë muslimane, është lidhja fort pas, madhërimi dhe sjellja e mirë ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) pra ndaj Aliut (a.s.) Fatimes (a.s.) Hasanit (a.s.) dhe Husejnit (a.s.) rrëzohet tërësisht.

 

Mbi besimin e quajtur:“Muteharatu fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos Islame) të programeve tona paraardhëse, kemi sqaruar më së miri se, qasja fetare emeuiste nuk pranonte ushqimin e dashurisë, lidhjen fort pas, madhërimin dhe sjelljen e mirë ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) Si rrjedhojë bijtë e umejes (emeuitë) jo vetëm që nuk e kanë madhëruar dhe respektuar farefisin e Muhammedit (s.a.u.s.) përkundrazi i kanë vrarë, i kanë sharë dhe ofenduar rëndë këtë të fundit. Ne në programet tona paraardhëse, në mënyrë të veçantë i kemi sqaruar të tëra keqtrajtimet dhe masakrat e bijve të umejjes (emeuive) kundër farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) Duke u mbështetur në sqarimet tona dhe atyre të dijetarëve të mëdhenj muslimanë, si Shejh Albani dhe Imam Begauiu, të cilët kanë vërtetuar autenticitetin e këtij versioni të hadithit, arrijmë në përfundimin se, këto sqarime të marra së bashku rrëzojnë plotësisht,këndvështrimin e lartpërmendur të veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Qasja me Sunnetin e të Dërguarit) e Ibn Tejmijjes.

 

Ashtu siç jemi orvatur të shpjegojmëedhe në programet tona paraardhëse, kur kemi pohuar se sipas këndvështrimit të Ibn Tejmijjes se, argumentët e padiskutueshëm fetarë (Kur’ani Famëlartë dhe Hadithet Profetikë)duke u mbështetur në thëniet, e versioneve të ndryshme të Hadithit Thekalejn, Ibn Tejmijje arrin në përfundimin se: “shpëtimi nga shmangia nuk arrihet, me lidhjen fort pas farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) por arrihet vetëm duke u lidhur fort, pas mësimeve të Kur’anit Famëlartë!”

 

Për t’ua bërë sa më të qartë ndjekësve tanë të nderuar, këtë çështje e ndiejmë të domosdoshme të sqarojmë se, ne jemi të mendimit sevlerësimi ynë, mbi këtë këndvështrim të Ibn Tejmijjes, është tërësisht i papranuar dhe i gabuar. Si rrjedhojë, argumentët e padiskutueshëm të vërtetë fetarë (Kur’ani Famëlartë dhe Hadithët Profetikë)nuk kanë për qëllim aspak një kuptim të tillë.

 

Në hadithin e shënuar, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithët e Vërtetë të Muslimit) e Imam Muslimit, Ibn Tejmijje bën këtë vlerësim: “Kjo fjalëz, na argumenton se Kur’ani Famëlartë është i vetmi burim, tek i cili ne duhet të lidhemi fort dhe ai që lidhet fort pas Kur’anit Famëlartë nuk do të shmnaget kurrë!” (8) Sipas Ibn Tejmijjes, ne nuk qenkemi urdhëruar që, të lidhemi fort pas Farefisit të Pastër! Farefisi i Pastër nuk zotëruaka asnjë cilësi, që nëse lidhemi fort pas tij atëherë, do të arrijmë shpëtimin nga shmangia.

 

Pra është më se e qartë se, të tëra aludimet e Ibn Tejmijjes bien ndesh, me versionin e tretë të Hadithit Thekalejn.

 

Në “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithët e Vërtetë të Muslimit)Tirmidhiu transmeton nga Xhabir Ibn Abdullahu se ky i fundit thotë: “Kam parë Muhammedin (s.a.u.s.) në ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po thoshte: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy gjëra, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Ky transmetim është i vërtetë për të tjerët. (9)

 

Kur Ibn Tejmijje dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli, u pyetën mbi vlerësimin e tyre mbi këtë version të hadithit, ata u përgjigjën se është i dobët. Madje sipas Ibn Tejmijjes edhe disa dijetarë muslimanë, kanë thënë se ky version i hadithit është i dobët. (10) Megjithatë ky version i tretë, i Hadithit Thekalejn është i vërtetë. Në veprën me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë) e dijetarit musliman shqiptar Shejh Albanit, pohon se ky version i hadithit është i vërtetë. Edhe dijetari tjetër musliman shqiptar Shuajb Arnauti, pohon se ky version i hadithit është i vërtetë për të tjerët.

 

Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se, “dijetari” Ibn Tejmijje nuk është aspak një muhaddith, ashtu si aludojnë uehhabitë dhe sauditët, i cili dinte përmendësh të tëra hadithet dhe sunnetet e Muhammedit (s.a.u.s.) por në të vertëtë është një i paditur! Për t’ua bërë sa më të qartë ndjekësve tanë të nderuar, këtë çështje e ndiejmë të domosdoshme të bëjmë të ditur, vlerësimin e dijetarit musliman shqiptar, Shejh Albani, mbi këtë këndvështrim të Ibn Tejmijjes.

 

Shejh Albani vlerësimin e tij, mbi këtë këndvështrim të Ibn Tejmijjes, e bën duke shtruar pyetjen: “Cili mund të jetë arsyetimi yt (o Ibn Tejmijje) mbi kundërshtimin tënd, të bërë kundër muhaddithëve të vjetër, disa nga të cilët e kanë cilësuar këtë transmetim si të vërtetë dhe disa të tjerë si të dobët?” (11)

 

Si rrjedhojë, ne jemi dëshmitarë se Shejh Albani, në vlerësimin e tij, këtë transmetim e ka cilësuar si të vërtetë, ndërsa Ibn Tejmijje në vlerësimin e tij, këtë transmetim e ka cilësuar si të dobët. Por cili mund të jetë arsyetimi i këtyre dy vlerësimeve të bëra?

 

Përgjigjia e dijetarit musliman shqiptar Shejh Albani është: “Njeriu ka një natyrë gabuese dhe bën gabime. Mbi këtë vlerësim të transmetimit, mes muhaddithëve të vjetër dhe muhadithëve pasardhës së tyre, nuk ka ndonjë dallim. Njëri nga muhaddithët e vjetër mund të ketë bërë ndonjë gabim, mund të jetë hutuar, por njëri nga muhaddithët pasardhës së tyre, duhet të ketë diktuar dhe ndrequr gabimin e muhaddithit të vjetër. Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se, dijetarët muslimanë kanë thënë: “gjenden shumë vlerësimeqë muhaddithët e vjetër, ua kanë lënë muhaddithëve pasardhës së tyre”. Atëherë ne duhet të mbështetemi në ato vlerësime, të cilat janë të argumentuara dhe të faktuara”. (12)

 

Ne pohojmë se, dijetarët muslimanë të epokave paraardhëse, nuk janë njerëz të pafajshëm. Ata ose mund të kenë gabuar ose mund të kenë harruar.

 

Pikë së dyti: “Nëse një ekspert i kësaj fushe, do të bëjë ndonjë kërkim mbi udhët e transmetimit, të një hadithi ose sunneti në përmbledhjet e haditheve, para tij shtrihet një gamë e gjërë mundësish. Për të bërë më të vërtetë autenticitetin e një hadithi, është e domosdoshme që të dihen, dëshmitarët dhe transmetuesit e tij. Tek e fundit, bërja e ditur e dëshmitarëve dhe e transmetuesve, është metoda e zbatuar në shënimin e haditheve”. (13)

 

Në ditët e sotme, mundësitë e kërkimit të udhëve të një transmetimi, janë shumë herë më të zhvilluara se, mundësitë e ofruara të epokave paraardhëse. Duke u nisur nga ky fakt, themi sealudimi i Ibn Tejmijjes, i Imam Ahmed Ibn Hanbelit dhe i disa dijetarëve muslimanë, kur kanë bërë vlerësimin e tyre mbi këtë version të hadithit, duke thënë se është i dobët, është vetëm një paragjykim i paqënë dhe një gënjeshtër e madhe. Aludimi i këtyre dijetarëve është vetëm një mashtrim, ose një fjalë e paqënë që rrjedh nga padija e tyre.

 

Ibn Tejmijje thotë: “Disa dijetarë muslimanë, këtë transmetim e kanë cilësuar si të dobët”.

 

Ne i drejtohemi Ibn Tejmijjes duke i thënë: “Nëse i qëndroje besnik fjalës tënde dhe nëse kishe besim të plotë tek vetvetja, duhet të kishe përcaktuar edhe emrat e dijetarëve të tjerë muslimanë që e kanë cilësuar këtë transmetim si të vërtetë. Pra ne pohojmë se, ky aludim i Ibn Tejmijjes është i paqënë dhe i pabazë.

 

Dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, në vlerësimin e tij mbi “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit) i rrëzon plotësisht aludimet e Ibn Tejmijjes. Ndërsa në veprën e tij me titull: “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe) dijetari tjetër musliman shqiptar Shuajb Arnauti, pohon se ky transmetim është i vërtetë për të tjerët. Shihni me vëmendje se, çfarë është shkruar në një vend të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit) “Ata orvaten që, thënien “farefisi im” të zëvendësojnë me vendin e Muhammedit (s.a.u.s.) Si rrjedhojëata orvaten qësiç e vlerësuan, vendin e Muhammedit (s.a.u.s.) pranë Kur’anit Famëlartë dhe profetësisë së tij, për sa kohë që ishte ne këtë botë, në të njëjtën mënyrë të vlerësojnë tani edhe vendin e Ehli Bejtit, pas shtegtimit të tij nga kjo botë. Megjithatë çështja mbi sjelljen, ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) qëndron në faktin se ne duhet të ushqejmë dashuri, të sillemi mirë dhe të kujdesemi për ta, ne nuk duhet të ndjekim udhën e dhe këndvështrimin e tyre. Ne duhet të veprojmë vetëm duke u mbështetur, në mësimet e Kur’anit Famëlartë dhe të Sunnetit”. (14)

 

Dijetari musliman shqiptar, Shuajb Arnauti thekson se, disa dijetarë muslimanë e kanë vendosur farefisin e Muhammedit (s.a.u.s.) në vendin e Muhammedit (s.a.u.s.) Vlerësimet e Shuajb Arnautit mbi shprehjet“ma in ehadhtum / nëse u përmbaheni” dhe “ma in temessektum / nëse lidheni fort pas”janë tërësisht në kundërshtim,me tekstin e Hadithit Thekalejn. Duke u nisur nga kjo, arrijmë në përfundimin se, shprehjet e qarta të Hadithit Thekalejn kanë kuptimin “nëse u përmbaheni” dhe “nëse lidheni fort pas”.

 

Nuk mund të arrij ta kuptoj, se nëse ne duhet të mbështetemi në Sunnetin, atëherë Muhammedi (s.a.u.s.) bashkë me shprehjen, Kur’ani Famëlartë duhet të kishte thënë edhe Sunneti im.

 

Ka gjasa që dijetari musliman shqiptar Shuajb Arnauti, beson se versioni i Hadithit Thekalejn i formës, “dhe Sunneti im”është më i vërtetë se, versioni i Hadithit Thekalejn i formës, “dhe Farefisi im”.Me lejen e Allahut (s.u.t.) më vonë do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme, nëseversioni i Hadithit Thekalejn i formës “dhe Sunneti im” zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi ose jo. Si rrjedhojë duke u mbështetur mbi këto vlerësime,arrijmë në përfundimin se edhe shprehja “pas meje nuk do të shmangeni kurrë”janë tërësisht të kundërta, me tekstin e Hadithit Thekalejn.

 

Dijetari musliman shqiptar, Shuajb Arnautimë tej vijon duke thënë: “Ne pohojmë se: “Gjenden shumë transmetime të qarta, mbi çështjen e Ehli Bejtit, kur thuhet se: “Farefisi im që është Ehli Bejti im” të cilat na e bëjnë të detyruar kujdesjen, ushqimin e dashurisë, ndalimin nga gjërat hidhëruese dhe ndalimin nga gjërat shqetësuesembi Ehli Bejtin. Ne nuk duhet të veprojmë në ndjekjen dhe duke u mbështetur në fjalët e Ehli Bejtit”. (15)

 

Ashtu siç mund ta shihni, ky është një krim i dukshëm dhe është plotësisht në kundërshtim, me shprehjet shumë të qarta të transmetimit të vërtetë, të Hadithit Thekalejn.

 

Dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, se çfarë thotë dijetari juristi dhe analisti musliman Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiu (viti i vdekjes 974 hixhri / viti 1566 sipas kalendarit gregorian) në veprën e tij me titull:“Mihnetu’l-Mekijje fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve). Dijetari juristi dhe analist Shafiu thotë: “Në hadithin e shenjtë thuhet: “Betohem në Allahun, i Cili ka në dorë shpirtin tim! Për sa kohë që një rob, nuk ushqen dashuri ndaj meje, nuk ka mundësi që të më besojë. Për sa kohë që një rob, nuk ushqen dashuri ndaj të afërmve të mi, nuk ka mundësi të ushqejë dashuri as ndaj meje. Unë jam në gjendje lufte, me njerëz tëtillë. Unë ushqej armiqësi me ata që ata Ai që shqetëson të afërmit e mi, më ka shqetësuar edhe mua. Ndrsa ai që më ka shqetësuar mua, ka shqetësuar Allahun e Madhëruar”.

 

Këtë hadith të shenjtë, e shënojnë edhe Ibn Hibbani dhe Tirmidhiu.

 

Tirmidhiu transmeton nga Xhabir Ibn Abdullahu se ky i fundit thotë: “Kam parë Muhammedin (s.a.u.s.) në ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po thoshte: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Ky hadith përmban të njëjtin kuptim, me hadithin e lartpërmendur. (16)

 

Disa dijetarë kanë përmendur se, nuk ka ndonjë lidhje mes ushqimit të dashurisë dhe kredos islame. Por, në hadithin e shenjtë, Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “Betohem në Allahun, i Cili ka në dorë shpirtin tim! Për sa kohë që një rob, nuk ushqen dashuri ndaj meje, nuk ka mundësi që të më besojë...” Pra domosdoshmëria e ushqimit të dashurisë nuk është pjesë e veprave të jurisprudencës islame por është pjesë e kredos islame. Ky hadith i shenjtë, në mënyrë të tërthortë shfaq hapur se, Muhammedi (s.a.u.s.) është armik i bijve të umejjes (emeuive) me në krye Muauijen.

 

Dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, se çfarë thotë dijetari juristi dhe analisti musliman Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiu, mbi vlerësimin e tij pas hetimit të këtij hadithi të shenjtë: “Fakti se Muhammedi (s.a.u.s.) e ka përmendur bashkë si shprehjen e Farefisit të Pastër edhe shprehjen e Kur’anit Famëlartë, arrijmë në përfundimin se shpëtimi nga shmangia arrihet vetëm duke u lidhur fort, pas Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe mësimeve të Kur’anit Famëlartë!” (17) Atëherë themi se realizimi i shpëtimit nga shmangia, arrihet vetëm duke u lidhur fort, pas Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe duke iu përmbajtur mësimeve të Kur’anit Famëlartë. Si rrjedhojë ata të cilët aludojnë se, detyra jonë e vetme ndaj Farefisit të Pastër, është vetëm ushqimi i dashurisë ashtu siç aludon Ibn Tejmijje dhe ata të cilët e ndjekin atë, bien ndesh me këndvështrimin e dijetari musliman shqiptar Shuajb Arnautit.

 

Ka shumë mundësi që, dijetari musliman Ibn Haxher Askalaniu, në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Parashtesat e Ndezura) ka cituar: “Po ta bëj të ditur se, thënia: “lidhja fort pas” ka ardhur në udhë të ndryshmetransmetimi”. (18)

 

Nëse ndjekësit tanëu kushtojnë rëndësinë e duhur, do të kuptojnë se, dijetari Ibn Haxher Askalani këtë hadith ose këta hadithë i cilëson si “hadithi i lidhjes fort pas Farefisit të Pastër”. Përmbajtja kryesore e hadithit, nuk është vetëm ushqimi i dashurisë ndaj Farefisit të Pastër, por është edhe lidhja fort pas, ndjekja dhe respektimi i Farefisit të Pastër. Si rrjedhojëthemi se, gjenden shumë ajete dhe transmetime, të cilat argumentojnë domosdoshmërinë e ushqimit të dashurisë ndaj Farefisit të Pastër. Ndonëse transmetimet e ndryshme, të Hadithit Thekalejn dhe Halifetejn (Dy Prijësve)nuk të çojnë, vetëm në konceptimin e ushqimit të dashurisë ndaj Farefisit të Pastër. Këto transmetime të çojnë, në formimin e konceptimit të lidhjes fort pas dhe ndjekjes së Farefisit të Pastër. Kjoështë arsyeja kryesore që, dijetari Ibn Haxher Askalaniu këtë hadith e cilëson si “hadithi i lidhjes fort pas Farefisit të Pastër”. Duke u mbështetur në këto sqarime, arrijmë në përfundimin se, si aludimi i Ibn Tejmijjes dhe aludimi i dijetarit musliman Shuajb Arnauti, dalin se janë një mashtrim, ose të kota dhe të rreme. Kjo është çështje e tretë e versionit të Hadithit Thekalejn.

 

Prezantuesi: “Zotëri pas sqarimeve tuaja të shkëlqyera dhe tëqarta shtrohet pyetja: “Vallë a përmban ky hadith, nga ana shkencore dije të sakta?”

 

I ftuari:“Çështja që do të sqarojmë sonte, përmban disa gjendje të veçanta. Për këtë arsye kërkoj ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar. Në mesin e muhaddithëve, gjendet një çështje që ka të bëjë me zinxhirët e transmetimeve. Ekspertët e kësaj fushe transmetimet e hadithevepër shkak të natyrës së tyre, i ndajnë në dy kategori. Në kategorinë e parë, bëjnë pjesë vetëm transmetimet haditheve të vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një ose dy transmetues besnikë me një zinxhir të vërtetë. Ndërsa në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë transmetimet e haditheve të vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga shumë transmetues të njëpasnjëshëm besnikë, me zinxhirë të vërtetë. Duke u mbështetur në veprën më titull: “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithëve) e dijetarit musliman Shejh Muhammed Uthejmini, themi se ky i fundit transmetimet e haditheve i ka ndarë në dy kategori, në transmetimet haditheve të vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një ose dy transmetues besnikë me një zinxhir të vërtetë dhe në transmetimet e haditheve të vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, me zinxhirë të vërtetë.

 

Shejh Muhammed Ibn Uthejmini, përsa u përket transmetimeve të haditheve të vërteta, thekson se këto transmetime janë të transmetuara nga një ose dy transmetues besnikë me një zinxhir të vërtetë.

 

Pra këto transmetime të haditheve të vërteta, janë ata lloj transmetimesh që janë të transmetuara nga një, dy, tre ose katër transmetues besnikë me një zinxhir të vërtetë. Kjo ndodh në rast se, nuk e pranojmë transmetuesin e katërt të hadithit si besnik.

 

Shejh Muhammed Ibn Uthejmini, përsa u përket transmetimeve të haditheve të vërteta, thekson se këto transmetimejanë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga shumë transmetues besnikë të njëpasnjëshëm, me zinxhirë të vërtetë.

 

Nëse transmetimi është i vërtetë, ose nëse është transmetuar nga një ose dy transmetues, nga shkencore ky transmetim nuk përmban ndonjë dije të saktë, por vetëm paragjykim. Sonte dua pikërisht që të ndalem pak, tek kjo çështje. Nëse do të pranojmë të tria versionet e transmetimeve të vërteta, tëHadithit Thekalejn, tëcilat i kemi shpjeguar më parë, atëherë a mund të themi për transmetimet, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, se këto transmetime nga ana shkencore përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta ose përmban paragjykime dhe pandehje? Pikërisht sonte do të citojmë, disa nga shpjegimet e dijetarëve muslimanë të Ehli Sunnetit mbi këtë çështje.

 

Vepra me titull: “Baithu’l-Hasisi’sh-Sherhi’l-Ihtisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Kreu i Përcaktimit të Shpjegimit të Përcaktimeve të Shkencave të Hadithit), e dijetarit musliman Hafidh Ibn Kethiri,është një burim i mirëfilltë orientimi.

 

Unë duke lexuar disa fragmente nga kjo vepër, do të bëj sqarimet e duhura. Fragmenti thotë: “Dijetarët muslimanë, janë ndarë në dy kategori për sa i përket çështjes, se këto transmetime të vërteta nga ana shkencore përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta ose përmbajnë paragjykime dhe pandehje. Kjo është një çështje e një rëndësie të madhe, e cila kërkon sqarim të menjëhershëm. Dijetarët muslimanë janë të njëzëri, për sa i përket çështjes, sëtransmetimeve të vërteta,të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, nga ana shkencore përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta. Por për sa i përket çështjes, së transmetimeve të vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues, kategoria e parë e dijetarësve muslimanë thotë se, nga shkencore këto transmetime të vërteta përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta. Ndërsa kategoria e dytë e dijetarëve muslimanë thotë se, nga shkencore këto transmetime të vërteta përmbajnë paragjykime dhe pandehje. Madje edhe dijetari musliman Imam Neueuiu, në veprën e tij me titull: “Takribi” (Përafrimi) e ka zbatuar këtë metodologji. Ndërsa dijetarët e tjerë muslimanë, për sa i përket kësaj çështjeje së transmetimeve të vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, pohojnë se nga ana shkencore përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta. Disa dijetarë muslimanë, të cilët i përkasin këtij këndvështrimi janë: “Daud Dhahiriu, Husejn Ibn Ali Keraisiu, Harith Ibn Esed Muhasibiu, Ibn Huejdhi Malikiu, Ibn Salahu dhe Ibn Hazmi. Dijetari musliman Ibn Hazmi, në veprën e tij me titull: “Ihkamu fi’l-Usuli-Ahkami” (Gjykimi Mbi Metodologjinë e Gjykimeve) sqaron: “Me transmetimin e transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) nga një njeri i drejtë, të cilit gjithashtu ia ka transmetuar një tjetër njeri i drejtë si ai, arrijmë në përfundimin se, nga ana shkencore përmban dije të sakta dhe të vërteta”.

 

Që një hadith i vërtetëtë arrijë në shkallën e autentincitetit, është e domosdoshme që mbi të, të zbatohet “shkenca e këndvështrimit të prerë”. Shumë pak hadithë janë përjashtuar, nga ky rregull i përgjithshëm sepse disa muhaddithë, kanë qortuar disa dijetarë muslimanë. Disa dijetarë muslimanë, të cilët i përkasin këtij këndvështrimi janë: “Ibn Salahu, Irakiani, Hafidh Ebu’l-Fadli Muhammed Ibn Tahir Makdisiu dhe Ebu Nasriu. Disa dijetarë muslimanë të tjerë, të cilët i përkasin këtij këndvështrimi janë: “Bulkini, Ebu Is’haku, Ebu Hamid Isferajini, Gjykatës Ebu’t-Tajjibi, Shejh Ebu Is’hak Shiraziu, Serahsiu, Gjykatës Abduluehhabi, Ebu Jala, Ebu’l-Hattabi dhe Ibn Zaguniu. Këtij kalvari dijetarësh, i bashkangjiten edhe shumë apologjetëmuslimanë, të shkollës së jurisprudencës esh’arite dhe pothuajse të tërë muhaddithët e njohur. Në të njëjtën kohë, këtij këndvështrimi i përkasin edhe dijetarët muslimanë si: “Hafidh Ibn Haxher Askalani dhe Hafidh Ibn Kethiri”. (19)

 

Si mund ta vërtetojmë nëse një hadith i vërtetë, i Muhammedit (s.a.u.s.) nga ana shkencore, përmban dije të sakta dhe të vërteta ose përmban paragjykime dhe pandehje? Pohojmë se, ka dallime thelbësore mes këtyre dy çështjeve. Sipas analizave të Imam Neueuiut, arrijmë në përfundimin se, autenticiteti i një hadithi të vërtetë, arrihet vetëm me mënyrën e paragjykimit. Duke u nisur nga kuptimi i fragmentit themi: “Nëse do të pranojmë se autenticiteti i njëhadithi të vërtetëmbështetet nëparagjykim, atëherë duhet të pranojmë se nëhadithet e vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues arrihen vetëm më anë të paragjykimit. Por gjendja nuk mund të jetë gjithmonë e tillë. Nëse do të duhet të japim një statistikë, atëherë citojmë se, mundësia e saktësisë dhe qëndrueshmërisë së një hadithi të vërtetë, të transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) është 100 %. Ndërsa mundësia e paragjykimit dhe pandehjes së një hadithi të vërtetë, të transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) mund të jetë nga intervali 50 %, 60 %, 70 % deri në 80 %”.

 

Hafidh Ibn Kethiri, i referohet vetëm një dijetari musliman, kur thotë se ky transmetim shpreh paragjykim. Vallë cilët janë ata “dijetarë” që pohojnë se, hadithet e vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues nga ana shkencore, përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta? Ai “dijetar” që pohon se, hadithet e vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues nga ana shkencore, përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta, është një i vetëm, ndonëse Hafidh Ibn Kethiri thotë se, këta “dijetarë” janë shumë.

 

Imam Buhariu dhe Imam Muslimi kanë shënuar hadithet e vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues. Dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, se ç’këndvështrim kaIbn Salahu.

 

Dijetarët muslimanë, të cilët i përkasin këtij këndvështrimi, të përmendur nga Hafidh Ibn Kethiri, janëshumë apologjetë muslimanë, të shkollës së jurisprudencës esh’arite, hanefite, hanbelite, shafiite dhe malikite. Madje edhe vetë Hafidh Ibn Kethiri dhe Ibn Haxher Askalani, të cilët janë ndjekës të mendimit fetar emeuist, i përkasin të njëjtit këndvështrim të lartpërmendur.

 

Tani dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, se çfarë thotë dijetari dhe analisti Ahmed Muhammed Shakiriu në shënimin e tij. Ky i fundit sqaron: “Këndvështrimi i saktë i argumentëve të vërtetë, është këndvështrimi i Ibn Hazmit dhe i të tërë atyre dijetarëve muslimanë, që thonë se nga ana shkencore përmbajnë dije të sakta dhe të vërteta. Si rrjedhojë, nëse një hadith është i vërtetë atëherë, nuk ka rëndësi nëse është shënuar nëSahihajnët (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit) ose nëse nuk është shënuar në këtë të fundit”. (20)

 

Askush nuk mund të na bindë se,duke na thënë se, duke u mbështetur në veprën me titull:“Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithëve) e dijetarit musliman Shejh Muhammed Uthejmini dhe në këndvështrimin e Ibn Tejmijjes, nëse një hadith është shënuar në Sahihajnët (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit) nga ana shkencore përmban dije të sakta dhe të vërteta, në të kundërtën përmban vetëm paragjykime dhe pandehje. Ne në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar se, Hadithi Thekalejn është i shënuar në “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit). Ndërsa më lart kemi përmendur, dijetarët muslimanë dhe burimet e tyre, të cilët e kanë shënuar versionin e parë, të dytë dhe të tretë të Hadithit Thekalejn.

 

Të dhënat e përftuara nga një hadith i vërtetë, janë të dhëna të argumentuara. Këto të dhëna, mund t’i përftojnë vetëm muhaddithët, transmetuesit dhe ekspertët e fushës së hadithit, të cilët i dinë mirë se, ku qëndrojnë problemet e këtyre haditheve. Dijetari musliman Ibn Salahu është i mendimit se, është e domosdoshme që, një hadith për t’u cilësuar si i vërtetë, duhet të jëtë shënuar në Sahihajnët (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit). Ndërsa muhaddithi Bulkini është i mendimit se, nuk është e domosdoshme që, një hadith për t’u cilësuar si i vërtetë, duhet të jëtë shënuar në Sahihajnët (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit). (21)

 

Duke u nisur nga të tëra argumentët e përmendur, si në programet tona paaradhëse, ashtu dhe në argumentët e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se të tria versionet e Hadithit Thekalejn, nga ana shkencore përmbajnë dije të sakta dhe të dhënë të vërteta. E mbyllim programin tonëduke thënë se, të tria versionet e Hadithit Thekalejn,na shfaqin hapur se janë urdhëra të qarta të Muhammedit (s.a.u.s.).

 

Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës.

 

Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

 

Burimet e Referuara:

 

1.      Ndonëse në versionin e lartpërmendur, Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari thotë se, kalon termi “ehadhe”, që në shqip ka kuptime të ndryshme si “marr, lidhem dhe dua”, në të vërtetë ky term në këtë hadith nuk kalon, por kalon në tekstet e tjera të këtij hadithi. Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, i ka përmendur këto tekste, në mësimin e tretë. Si p.sh. termi “ehadhe” kalon nëhadithin e transmetuar, nga Imam Tirmidhiu ku thuhet: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj dy porosi, që nëse lidheni pas saj, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im qëështë Ehli Bejti im”.

2.      Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 355, Hadithi Nr: 1761.

3.      Imam Ahmed Busejri, “It’hafu’l-Hireti’l’Muhreti bi’z-Zeuaidi’l-Mesanidi’l-Ashere” (Kushtimi i Karakterit të Përcaktuar në Shtimin e Dhjetë Zinxhirëve të Transmetimit), Analiza nga Adil Ibn Se’adi, vëll. 9, fq. 279. (viti i vdekjes 840 hixhri / viti 1436 sipas kalendarit gregorian).

4.      Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza nga Dijetari Musliman Shqiptar, Shuajb Arnauti dhe Said Lihhami, vëll. 6, fq. 335, “Kreu i Virtyteve të Ehli Bejtit”, Hadithi Nr: 4120, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”, Botimi iParë.

5.      Imam Begauiu, “Sherhu’s-Sunneti” (Shpjegimi i Sunnetit), Analiza nga Dijetar Shauishi dhe Dijetari Musliman Shqiptar, Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese “Shkolla Islame”, vëll. 14, fq. 119

6.      Imam Tirmidhiu, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Vërteta të  Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 542.

7.      Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, Hadithi Nr: 3787.

8.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 300.

9.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 300.

10.  Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 300.

11.  Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), Pjesa e Parathënies.

12.  Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), Pjesa e Parathënies.

13.  Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), Pjesa e Parathënies.

14.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175.

15.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175.

16.  Dijetari Juristi dhe Analisti Musliman Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiu: “Mihnetu’l-Mekijje fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve), Analiza dhe Vërtetimi nga Ahmed Xhathim Muhammedi dhe Buxhuma Mekremiu fq. 531, Shtëpia Botuese: “Afrimi”, (viti i vdekjes 974 hixhri / viti 1566 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë.

17.  Dijetari Juristi dhe Analisti Musliman Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemi Shafiu: “Mihnetu’l-Mekijje fi’sh-Sherhi’l-Hemzijje” (Sprovat Mekkase në Shpjegimin e Stimulimeve), Analiza dhe Konfirmimi nga Ahmed Xhathim Muhammedi dhe Buxhuma Mekremiu fq. 532, Shtëpia Botuese: “Afrimi”, (viti i vdekjes 974 hixhri / viti 1566 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë.

18.  Ibn Haxher Askalani, “Sauaiku’l-Muhrika” (Parashtesat e Ndezura), vëll. 2, fq. 440

19.  Ibn Kethiri, “Baithu’l-Hasisi’sh-Sherhi’l-Ihtisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Kreu i Përcaktimit të Shpjegimit të Përcaktimeve të Shkencave të Hadithit), vëll. 1, fq. 126, Shpjegimi nga Ahmed Muhammed Shakiriu, Vërtetimi nga Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani dhe Analiza nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Dituria” e Rijadit, Kryeqytetit tëMbretërisë së Arabisë Saudite.(viti 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

20.  Ibn Kethiri, “Baithu’l-Hasisi’sh-Sherhi’l-Ihtisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Kreu i Përcaktimit të Shpjegimit të Përcaktimeve të Shkencave të Hadithit), vëll. 1, fq. 126, Shpjegimi nga Ahmed Muhammed Shakiriu, Vërtetimi nga Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani dhe Analiza nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Dituria” e Rijadit, Kryeqytetit tëMbretërisë së Arabisë Saudite.(viti 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

21.  Ibn Kethiri, “Baithu’l-Hasisi’sh-Sherhi’l-Ihtisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Kreu i Përcaktimit të Shpjegimit të Përcaktimeve të Shkencave të Hadithit), vëll. 1, fq. 126, Shpjegimi nga Ahmed Muhammed Shakiriu, Vërtetimi nga Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani dhe Analiza nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Dituria” e Rijadit, Kryeqytetit tëMbretërisë së Arabisë Saudite.(viti 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

 

Vijon...