Problemet Sociale

Në vitin 2014 janë zhvendosur 38 milion njerëz

 

Numri rekord , gjithsejtë 38 milion njerëz janë shpërngul brenda shteteve të tyre si pasojë e dhunës dhe konflikteve në vitin 2014, që është barabartë me numrin e gjithëmbarshëm të banorëve të Londrës, New Yorkut dhe Pekinit, theksohet në raportin e Qendrës për  monitorim intern të zhvendosurëve (IDMC).

“Këto janë shënime më tragjike për zhvendosurit  me dhunë në gjeneratën e fundit, i cili tregon  mosuksesin tonë  të plotë që të sigurojmë mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”, ka thënë Jan Egeland, sekretari gjeneral i Këshillit Norvegjez për refugjatë (NRC). Qendra për monitorim intern të zhvendosurëve (IDMC) është pjesë e NRC, sot në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka publikuar” Pasqyrën globale për 2015: Personat të cilët janë zhvendosur intern si pasojë e dhunës dhe konfliktit”. Me numrin rekord të personave të zhvendosur intern qe tre vjet, në raport flitet se gjatë vitit 2014 për shkak të konflikteve janë zhvendosur 11 milion njerëz të ri.”Diplomatët në botë, rezolutat e Kombeve të Bashkuara, bisedimet paqësore  dhe marrëveshjet për ndërprerje zjarri kanë humb betejën kundër grupeve të armatosur njerëzish të cilët janë të prirë nga interesat politike apo fetare në vend të domosdoshmërisë njerëzore” ka thënë Egeland, ka përcjell Frans presi. Ai shtoi se ky raport do të duhej të paraqet thirrje të madhe për zgjim.”Duhet të ndërprejmë këtë trend  në të cilin miliona burra, gra dhe fëmijë janë zënë rob në zonat e konflikteve gjatë gjithë botës”, ka thënë ai. Sipas fjalëve të tij, 38 milion qenie njerëzore vuan shpesh në kushte të kobshme pa shpresë për një ardhmëri.”Në rast se nuk vendosim vetes detyrë që të ndryshojmë qasjen, valët e këtyre konflikteve do të vazhdojnë që të na rrethojnë edhe në dekada të ardhshme”, ka thën Egeland.

Në raport ceket se gjithsejtë 60% të personave të zhvendosur vitin e kaluar ishin vetëm nga 5 shtete:Irak, Sudani Jugor, Siri, Kongo dhe Nigeri. Më së keqi është goditur Iraku me 2,2 milion persona intern të zhvendosur të cilët kanë ikur nga hapësirat nën kontrollin e islamistëve. Rreth një milion njerëz janë zhvendosur shtesë në Siri vitin e kaluar, me të cilin numri i gjithëmbarshëm i personave të zhvendosur në këtë shtet është rritur në 7,6 milion njerëz, që paraqet  40% të popullatës. Për herë të parë në listën e IDMC-së është gjetur edhe Ukraina me 646.500 persona intern të zhvendosur.

Burimi: globalcir