Kine

Muslimanët e Koresë Jugore lavdërojnë bashkëjetesës paqësore

 Përpjekjet e Koresë së Jugut për të kuptuar më mirë Islamin, edhe si  kulturë dhe fe, por korrin fryte, janë me mijëra muslimanë të integruar në strukturën shoqërore të këtij shteti të Azisë.

Këto ditë, koreanët nuk diskriminojnë kundër meje në bazë të besimit që kam, si një musliman, kjo nuk ishte gjithmonë kështu, tha të dielen, më 26 prill 2015, studenti  musliman, Muhammed, në Universitetin Kyung Hee.

Kur erdha këtu në vitin 2010, koreanët na pritën ftohtë muslimanëve, në veçanti kur u drejtuam në mesxhidin e universitetit për të falë namazin. Kjo më tronditi!.

Jordanezi 28-vjeçar është një nga studentët muslimanë që tubohen në  dhomën e namazit në universitet, pas ligjëratave, për të kryer namazet  e përditshme.

Qëndrimet pozitive ndaj komunitetit musliman erdhën përmes  dialogut dhe veprimtarive ndërfetare të organizuara nga muslimanët korean gjatë viteve të fundit. 

Çdo vit, ka pasur një dialog midis feve të shumta këtu. Ne kemi diskutuar mënyrat për të bashkëjetuar dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, shpjegoi Imami i Xhamisë Qendrore në Seul, Lee Ju-hwa.

Përveç dialogut, koreanët i inkurajuam për të marrë pjesë në mësimin e gjuhës arabe falas, si edhe kemi organizuar së bashku  seminare dhe ligjërata rreth kulturës muslimane.

“Tri vjet më parë, dy studentë kanë ardhur për të studiuar gjuhën arabe. Tani, më shumë se 100 studentë vijnë për vizitë këtu dhe të mësojnë gjuhën arabe”, deklaroi  Kim Sang-Kyu, një zyrtar i Qendrës Arabe Markaz.     

Shumica e arab-folësve janë muslimanë, studentët korean duke mësuar gjuhën arabe kanë një rast për të kuptuar kulturën islame duke komunikuar me mësuesit muslimanë.

Sipas Federatës Muslimane-Korene (KMF), e themeluar në vitin 1967, në Korenë Jugore jetojnë rreth 120.000 deri 135.000 muslimanë, vendas dhe të huaj.  

Burimi: On Islam