Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Ajetullah Kemal Hajdari, Mësimi i Dytë

Po botojmë me radhë në TV Keuther në arabisht, përkthimin e programeve largpamëse në bazë të Hadithit Thekalejn (Dy Porosive të Rëndësishme) të Ajetullah Kemal Hajdarit.

 

I ftuari: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Falenderimi i takon vetëm Allahut (xh.sh.) i cili bëri që ne të ndjekim Udhën e Pafajshme të Aliut (a.s.). Falenderimi qoftë për bashkësinë e besimtarëve të robit të zgjedhur të Allahut, Muhammed Mustafait (s.a.u.s.) për Bashkuesin e Zotërinjve, Prijësin e Besimtarëve Aliut (a.s.).Paqja, mëshira dhe mirësia e Allahut qoftë mbi ndjekësit tanë. Ja ku jemi sërish bashkë, me ju dhe me të Nderuarin Zotin Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari, në pjesën e dytë të Hadithit Thekalejn nga këndvështrimi i Transmetimit dhe i Argumentimit që i përket çështjes “Ardhjes së Mehdiut”. Duke filluar programin ju sqarojmë se Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, do të trajtojë pikat kyçe dhe se në pjesën e fundit të programit do t’iu përgjigjemi komenteve dhe pyetjeve tuaja nëpërmjet telefonit”.

 

Prezantuesi: “Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari do të bëjë një parathënie të rëndësishme, rreth testamentit të shkruar në një letër nga Prijësi i Besimtarëve Aliu (a.s.)kur caktoi si guvernator të Egjiptit, Muhammed ibn Ebi Bekrin. Me të vërtetë kjo letër përmban kuptime të thella dhe mahnitëse”.

 

I ftuari: “Imam Aliu (a.s.) thotë kështu: “O robërit e Allahut! Kini frikë Allahun, dhe nëse e mbroni Muhammedin (s.a.u.s.) ashtu siç i ka hije, do të thotë se e keni adhuruar Allahun (xh.xh.) në nivelin më të lartë të adhurimit, e keni përmendur Atë, në mënyrën më të bukur dhe se e keni falenderuar Atë, në shkallën më të lartë. Do të thotë se keni shfaqur formën më të bukur të durimit dhe të falenderimit. Ju do të jeni si ata, që i kryejnë detyrimet fetare më lart së tërë të tjerët edhe nëse ka besimtarë më të përkushtuar se ju, përsa i përket çështjeve të namazit dhe agjërimit”.

 

Prezantuesi: “Mirë se erdhët Zoti Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari!”

 

I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.

 

Prezantuesi: “Nëse keni mundësi, do t’iu luteshim të bënit një përmbledhje rreth pikave kyçe të programit paraardhës, në lidhje me programit aktual”.

 

I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit tëmallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut, Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ne kemi sqaruar se ka versione të ndryshme të hadithit, por që të kuptojmë sa më mirë kuptimet e shprehura të Hadithit Thekalejn, duhet që të kuptojmë sa më mirë tekstin e hadithit, rreth të cilit të tërë muslimanët janë të njëzëri.

 

Në programin paraardhës, trajtuam pjesën e parë të hadithit duke e lexuar nga vepra me titull “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) e Ibn Kethirit. Transmetimi është i Zejd ibn Erkamit. Ky i fundit transmeton:

 

“Muhammedi (s.a.u.s.) kur po kthehej nga Haxhi i Lamtumirës, urdhëroi për fshirjen dhe pastrimin e trungjeve të gjembaçëve, kur qëndroi në vendin e quajtur Gadiru’l-Hum. (Pasi u ulën njerëzit) tha: “E marr me mend se Allahu më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Nuk ka dyshim se unë kam lënë në mesin tuaj dy porosi të paçmueshme. Njëra nga ato është më e madhe se tjetra, ato janë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe Farefisi Im (Ehli Bejti im). Kini kujdes si do të silleni dhe se ç’qëndrim do të mbani kur unë të mos jem më. Nuk ka dyshim se ato nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

 

 

Në fund të hadithit, Ibn Kethiri tha: “Mësuesi ynë, Ebu Abdullah Dhehebiu tha se ky hadith është i vërtetë”. (1)
 

Ne sqaruam se këtë version të hadithit, e ka shënuar Hakim Nishaburiu, Imam Tahauiu dhe një grup muhaddithësh. (2)

 

Unë dua që t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, rreth çështjeve shumë të rëndësishme dhe shumë të dobishme që do të sqarojmë pas pak, rreth përfshirjes së këtij versioni të hadithit. Secila nga këto cilësi përmban një kuptim dhe përmbajtje të veçantë, të cilat na përcjellin disa të dhëna të veçanta. Do të orvatemi të sqarojmë problemet e krijuara nga dijetarët muslimanë, rreth këtij versioni të hadithit, të krahasuara me këto pika të holla.

 

Pika e parë, është se Muhammedi (s.a.u.s.) nuk i ka lënë vetëm një gjë, bashkësisë muslimanë por i ka lënë dy gjëra. Sepse disa pretendojnë se Muhammedi (s.a.u.s) i ka lënë vetëm një gjë bashkësisë muslimane dhe ka urdhëruar që të lidhemi me të dhe nuk ka urdhëruar që të lidhemi me Farefisin e Pastër, por vetëm ka këshilluar qëtë ushqejmë dashuri për ta, dhe t’i respektojmë sa më shumë ata. Por shprehja në hadith, se Muhammedi (s.a.u.s.) ka lënë dy gjëra është mëse e qartë. Pra, kjo do të thotë se Muhammedi (s.a.u.s.) nuk i ka lënë vetëm një gjë bashkësisë muslimanë, por i ka lënë dy gjëra.

 

Pika e dytë, është shprehja: “Njëri nga ata është më i madh se tjetri” është e një rëndësie jetike. Kjo do të thotë se, Kur’ani Famëlartë është më i madh se Farefisi i Pastër. Kuptimi i fjalës “është më i madh” do të sqarohet me përparimin e programit. Ne do të orvatemi të zhdukim dyshimet, duke akuzuar ata të cilët e cilësojnë Farefisin e Pastër të medhhebit të Ehli Bejt (a.s.) më të madh se Kur’ani Famëlartë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ehli Bejti është plotësues i Kur’anit Famëlartë. Pra, besimtarët e Shkollës së Ehli Bejtit janë të mendimit, se ashtu siç thotë hadithi Kur’ani Famëlartë është më i madh se Farefisi i Pastër.

 

Pika e tretë,është se disa pretendojnë ky version i “Hadithit Thekalejn”, ka kuptimin “Libri i Allahut dhe Farefisi Im” dhe jo “Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të Allahut”. Sepse disa pretendojnë se shprehja që kalon në hadith “Sunneti Im” është më e saktë se shprehja “Farefisi Im”. Kjo është një çështje do ta trajtojmë në programet pasardhëse.

 

Pika e katërt e rëndësishme, është shprehja që kalon në hadith: “Libri i Allahut dhe Farefisi i Pastër nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Kuptimi i kësaj shprehjeje është se Kur’ani Famëlartë është i lidhur me Farefisin e Pastër dhe ata nuk ndahen nga njëri-tjetri. Kjo është një pikë e rëndësishme. Më vonë do të sqarojmë se cilët janë ata, që duan të hedhin dyshime rreth kësaj.

 

Përsa i përket pikës së pestë, këtë çështje nuk arritëm ta sqaronim dot sepse na mbaroi koha. Ashtu siç theksuam në programin paraardhës, Muhammedi (s.a.u.s.) e transmetoi Hadithin Thekalejn, jo kur po shkonte në Haxhin e Lamtumirës, por paskthimit nga Haxhi i Lamtumirës. Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Me të vërtetë Allahu (s.u.t.) është Zoti im, ndërsa unë jam zotëriu i çdo besimtari”. Pastaj duke kapur për dore Aliun (r.a.) tha: “Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij. Allahu im duaje atë që do atë (Aliun) dhe armiqësohu me armikun e tij...”

 

Kujdestaria e përmendur në transmetimet e shprehjes: “Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij”, duhet të cilësohet si më e përshtashme ndaj kuptimit të Hadithit Thekalejn dhe nuk duhet të cilësohet si e përshtatshme ndaj kuptimit të dashurisë dhe afrimitetit, siç thuhet në ajetin 23 të Sures Shuara:“Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju, ndonjë shpërblim për thirrjen time,përveç respektitdhe dashurisë për hir të farefisnisë”. Një grup dijetarësh muslimanë kanë sqaruar se, Hadithi Thekalejn ka zbritur ose para ose pas kësaj shprehjeje. Kështu që është e pamundur, që t’i ndajmë nga njëri-tjetri. Ne duhet t’i japim kuptimin e duhur sipas “Hadithit Thekalejn”, çështjes së kujdestarisë ose çështjes së trajtuar në hadithin e thënë në Gadiru’l-Hum. Kur të shqyrtojmë kuptimet e përmendura të“Hadithit Thekalejn” në programet pasardhëse, nëdashtë Allahu do të trajtojmë edhe këtë çështje.

 

Dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar,rreth këtyre çështjeve që janë të një rëndësie të madhe dhe dua që të përqendrohen në këto pika.Ashtu siç do të shihni edhe ju, disa pika që do të hasim në programin tonë me titull “Çështja e Mehdiut”, kanë të bëjnë edhe me programet tona rreth “kredos”. Sepsenjë program mund të plotësojë dhe të pasurojë përmbajtjen e një tjetri. Ndonjëherë një çështje e përshtatshme për t’u trajtuar e një programi, nuk mund të trajtohet më në një program tjetër.

 

Zotëri Sejjid Kemal Hajdari, para se të kalojmë në pyetjen e dytë siç kemi sqaruar në programet paraardhëse dua të theksoj një çështje të rëndësishme të mbështetur në burimet. Sejjid ashtu siç e dini edhe ju, këndvështrimi i shumicës së muslimanëve i jep përparësi burimeve. E thënë ndryshe, dijetarët muslimanë pranojnë si argumente burimet e dorës së parë, ashtu siç e kanë miratuar në shumë vepra.

 

Ne e kemi përmendur shumë herë këtë dukuri. Ne jemi orvatur që të japim siguri, rreth argumentimit të çdo hollësie në veprat tona, njëlloj siç kemi argumentuar çështjen e “Ardhjes së Mehdiut” dhe çështjet e tjera rreth kredos, të cilat i kemi trajtuar në programet tona paraardhëse dhe jo në kundërshtim nga ajo që bën pala tjetër. Ah sikur dhe pala tjetër të argumentonte nëpërmjet metodës së kërkimit shkencor, siç bëjmë ne. Nëse duan të argumentojnë diçka, atëherë le të paraqisin thëniet e vërteta dhe të pranuara nga ana jonë.

 

Zotëri, duam t’iu shtrojmë një pyetje të një rëndësie jetike, rreth këtij programi të hartuar rreth kornizës së “Çështjes së Mehdiut”. Në programin paraardhës ju sqaruat pesë cilësitë e tekstit. Cilët janë tekstet e tjera të“Hadithit Thekalejn”?

 

Siç e cekët dhe ju, gjenden versione të ndryshme të këtij hadithi të përcjellur nga Muhammedi (s.a.u.s.). Ndjekësit tanë të nderuar, duhet të dinë se teksti i “Hadithit Thekalejn”, i trajtuar në programin paraardhës është një nga tekstet më të rëndësishme. Rëndësinë e këtij teksti do ta sqarojmë më vonë. Për më tepër një version i këtij hadithi kalon në veprën me titull“Musnedi” (Transmetimi) e Imam Ahmedit. (3)

 

Dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen në faktin se ishte Zejd ibn Erkami ai që e transmetoi këtë version të hadithit. Zejd ibn Erkami transmetoi se Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)...”

 

Në tekstin paraardhës të hadithit kalonte thënia: “Po ju lë Thekalejnin”, ndërsa në këtë hadith kalon thënia “dy halifet (prijësit)”. Pra kjo do të do të thotë se: “Nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani), dhe tjetri është Farefisi im qëështëEhli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Specialisti që vërtetoi dhe sistemoi indeksin këtij hadithi thotë: “Zinxhiri i hadithit është i mirë dhe i pranuar. Nuk gjendet ndonjë dobësi në trasnmetim”. (4)

 

Burimi i dytë i këtij versioni të Hadithit Thekalejn, gjendet në veprën me titull “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Sahabëve). Transmetimi është kështu: “Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Nga kupa qiellore është zgjatur një litar që është Libri i Allahut... Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther). Kini kujdes si do të silleni dhe se ç’qëndrim do të mbani kur unë të mos jem më”.

 

Në përfundim të hadithit ai shton se ky transmetim është i mirë, sepse është i mirë për të tjerët. (5)

 

Burimi i tretë i këtij versioni të Hadithit Thekalejn, janë veprat me titull “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve) dhe “Menbeu’l-Feuaidi” (Lajmërimi i Shpëtimeve).

 

Transmetimi i këtij është nga Zejd ibn Thabiti. Ky i fundit transmeton se Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ajo që është e rëndësishme për mua është sqarimi i këtyre dy haifeve. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Taberaniu e shënon këtë hadith në veprën me titull “Muxhemu’l-Kebiri” (Koleksioni i Madh). Transmetuesit në zinxhirin e transmetimit janë njerëz të besuar. (6) Kur i referohemi Taberaniut, shohim se ky i fundit e ka shënuar hadithin.

 

Transmetimi i Taberaniut është kështu: ““Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen ose nuk do të ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (7)

 

Shohim se edhe Hejthemiu e ka shënuar hadithin. Transmetimi i Hejthemiut është kështu: “Unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë Libri i Allahut ose nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (8)

 

Versionin e këtij hadithi e ka shënuar edhe Imam Ahmedi dhe ka sqaruar se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë.

 

Imam Sujuti është një tjetër dijetar musliman që e ka shënuar këtë hadith.

 

Në mënyrë që ndjekësit tanë të nderuar, të konceptojnë dhe të kuptojnë sa më mirë që ky version i hadithit nuk është transmetuar vetëm nga një sahabi i vetëm, po numërojmë burimet një për një. Sqarimet e dijetarëve muslimanë janë të njëzëri. Sepse disa mund të mendojnë se, ky version i hadithit është transmetuar vetëm nga një sahabi i vetëm dhe si rrjedhojë mund të mendojnë se sahabiu, e ka ngatërruar transmetimin dhe nuk ka dijeni të sakta rreth tij. Por kjo nuk është e vërtetë aspak. Me të tëra mundësitë tona, po orvatemi të numërojmë burimet një për një. Sidomos po orvatemi të sqarojmë burimet që tregojnë se ky hadith është i vërtetë ose i mirë nga të dyja udhët, i mirë në vetvete, dhe i mirë për të tjerët.

 

Imam Sujuti në koleksionin e hadithit të tij e transmeton kështu: “Unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë Libri i Allahut ose nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Imam Sujuti në fund të hadithit, vendos simbolet “H. S.” që duan të thonë(hadith sahih) pra, se hadithi ështëi vërtetë.

 

Specialisti që vërtetoi këtë vepër Hamdi Demredash Muhammedi thotë kështu: “Hadithi është i vërtetë. Këtë transmetim e shënojnë Ahmedi dhe Taberaniu. Dijetari musliman shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, në veprën e tij me titull “Sahihu’l-Xhami” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta) sqaron se ky transmetim është i vërtetë. (9)

 

Kjo vepër është një tjetër libër që e shënon këtë hadith. Në dashtë Allahu në pogramet pasardhëse do të përfitojmë nga kjo vepër. Vepra në fjalëështë vepra me titull “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit)e Imam Nuruddin Ali ibn Abdullah Semhudiut (viti i vdekjes 911 hixhri/ viti 1505 sipas kalendarit gregorian).

                 

Kjo vepër e përcjell kështu transmetimin: “E marr me mend se Allahu më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje. Nuk ka dyshim se ashtu siç jam unë përgjegjës edhe ju jeni përgjegjës...”

 

Zejd ibn Thabiti transmeton se: “Unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (10)

 

Ai që shënon këtë version të hadithit, është pikërisht dijetari musliman shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani. Ai thotë kështu: “Unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im. Ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (10

 

Shejh Albani bën këtë vlerësim rrreth këtij hadithi: “Hadithi është i vërtetë dhe nuk është as i mirë në vetvete, dhe as i mirë për të tjerët. (11) Madje dijetarët e kësaj fushe, janë të njëzëri se hadithi është në shkallën më të lartë përsa i përket autenticitetit. Pika e autenticitetit të hadithit ndahet në pesë kategori, ata janë si vijon: i vërtetë, i vërtetë për të tjerët, i vërtetë në vetvete dhe i mirë për të tjerët. Ndërsa kategoria e fundit është i dobët. Ky hadith është i vërtetë në vetvete”.

 

Si cilësohet një hadith si i mirë për të tjerët, cila është arsyeja që klasifikohet në kategorinë e haditheve të mirë për të tjerët? Nëse rreth një çështjeje, gjenden transmetime të dobëta dhe nëse këta transmetime plotësojnë mangësitë e njëri-tjetrit, atëherë hadithi cilësohet si i mirë për të tjerët. Ose nëse rreth një çështjeje, gjenden transmetime të mira dhe nëse këta transmetime plotësojnë mangësitë e njëri-tjetrit, atëherë hadithi cilësohet si i vërtetë për të tjerët. Por Shejh Albani ka theksuar se hadithi është në katëgorinë më të lartë të autenticitetit.

 

Shejh Alusiu është një tjetër dijetar musliman që e ka shënuar këtë hadith. Ne tani do të lexojmë disa thënie të tij që nuk kanë të bëjnë me çështjen tonë. Por pasi t’i lexojmë këto thënie, do të orvatemi të krijojmë një lidhje më çështjen tonë. Shejh Alusiu, në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Komentimit të Kur’anit Famëlartë dhe Shtatëshes Përsëritëse)kur komenton ajetin 33 të Sures Ahzab thotë kështu: “Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës) dhe “Hadithin Thekalejn”. Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore është zgjatur një litar që është Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”, ështëaparenca e hadithit... ndërsa bashkëshortet e pastra të Muhammedit (s.a.u.s.) që janë Nëna e Besimtarëve Aisheja (r.a.) Ummu Selemeja (r.a.) dhe Hatixheja (r.a.) nuk duhet të përfshihen brenda termit të Ehli Bejtit. (12)

 

Siç shihet Shejh Alusiu beson se hadithi është i vërtetë.Në dashtë Allahu, në programet tona pasardhëse do të sqarojmë se cilët përfshihen brenda termit të Ehli Bejtit dhe arsyen e mospërfshirjes sëbashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) brenda tij. Ndoshta kjo është cilësia më dalluese e Hadithit Thekalejn. Sepse ky hadith zbriti më shprehjen “Farefisi im që është Ehli Bejti im” dhe jo me shprehjen “Ehli Bejti im”. Me fjalë të tjera, Muhammedi (s.a.u.s.) kur komentoi termin Ehli Bejti im, kishte për synim termin “farefis”. Askush nuk e ka përmendur hipotezën se fjala “Farefis” zbriti edhe me kuptimin e termit të “Ehli Bejtit” pra të përfshirjes së bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) Në dashtë Allahu, këtë çështje më vonë do ta trajtojmë më vete.

 

Dijetar Alusiu, në komentimin e tij thotë: “Në këtë gjendje, njëri nga dy elementët e “Hadithit Thekalejn”, pra brenda termit “Ehli Bejt” nuk duhet të përfshihen bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) Sepse siç kalon në fjalorin “Sihah” (Shëndeti) fjalëza “farefis” do të thotë brezi i një njeriu dhe shoqëria më e afërt e tij. Nuk ka asnjë lidhje mes fjalëzës dhe bashkëshorteve të një njeriu. Siç kuptohet shprehja “Ehli Bejti im” plotëson fjalëzën “Farefis” dhe nga ana gramatikore është përcaktorii saj. Kjo fjalë është edhe përcaktuesi ndjekës edhe përcaktuesi i plotë i shprehjes. Në të dyja rastet kuptimi është i njëjtë. Pra termi “Ehli Bejt” është i barasvlefshëm me fjalëzën “Farefis”. Pra bashkeshortte e Muhammedit (s.a.u.s.) nuk pëfshihenas në togfjalëshin e termit “Ehli Bejt” dhe as në fjalëzën “Farefis”.

 

Ndonëse dijetar Alusiu nuk e thotë kurrë dëshirën e tij se njeriu i pestë tek Ehli Bejti është Ali Abaja. Në këtëçast as ne,nuk duam të pretendojmë se për çfarë arsyejeje është përmendur kuptimi i saj. Ne duam të sqarojmë se një dijetar i aftë, i gjithanshëm dhe një komentues i madh si dijetar Alusiu është shprehur qartë se bashkeshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) nuk janë të përfhira në termin e “Ehli Bejtit” dhe fjalëzës “Farefis”. 

 

Autori i veprës me titull “Sahihu’l-Musnedi min Fedaili’s-Sahabe” (Transmetimet e Vërteta të Virtyteve të Sahabëve) dijetari musliman bashkëkohor Ebu Abdullah Mustafa ibn Adeuiue ka shënuar këtë hadith.

Para se të kalojmë në thëniet e hadithit, dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar rreth një pike të veprës. Autori në pjesët e para të veprës së tij thotë: “Në një pjesë të veprës sonë, kemi sqaruar arsyen e shkrimit të kësaj vepre”. Ne duke shkruar veprën tonë, nuk jemi mbështetur vetëm në transmetimet e haditheve të vërteta dhe atyre që kanë zinxhirin e transmetimit të vërtetë. Në këtë fushë, një pjesë e veprave megjithëse pëmbajnë zinxhir transmetimi të vërtetë, janë vepra të përbëra edhe nga transmetime të cilat nuk janë hetuar si të vërteta dhe nuk janë shqyrtuar me hollësi nga klasifikuesi i tyre.Madje në këto lloj veprash has transmetime shumë të dobëta. Ne iu futëm punës së shkrimit të një vepre, e cila ka si cilësi dalluese përmbledhjen e vetëm haditheve të vërteta dhe atyre që kanë zinxhirin e transmetimit të vërtetë”. (13)

 

Atëherë kjo vepër vlerësohet se përmban vetëm hadithe të vërteta dhe atyo që kanë zinxhirin e transmetimit të vërtetë.

 

Por shihni se ç’thotë autori në faqen 248 të veprës së tij: “Muhammedi (s.a.u.s.) i ka tërhequr vërejtjen Ehli Bejtit që t’i binden njerëzve të drejtë. Zejd ibn Thabiti transmeton se Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen kurrënga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Ky hadithi është i vërtetë për të tjerët. (14)

 

Nuk duam të dëbatojmë me autorin, sepse çështja e debatit do të sqarohet në të ardhmen. Pikë së pari, shtrojmë pyetjen se nga e sjellur dhe nga e ka vendosur këtu fjalën “të drejtë”? nërsa në hadith kalojnë vetëm termi “Ehli Bejt” dhe fjalëza “Farefis”. Sa keq që në të vërtetë kjo është një lojë. Nuk dua të tërheq vërejtjen në këtë mënyrë. Por ky gabim ndodhi sepse dijetari në fjalë, nuk është një njeri i kujdesshëm dhe mendimtar.Një qëndrim i tillë sot, na shfaqet shpesh herë në programet televizive dhe nga shumë shkrimtarë të rremë. Pika që duhët t’i kushtohet rëndësi është se çfarë duhet bërë. Ata që mbajnë një qëndrim të tillë janë në orvatje e sipër për të ndryshuar përmbajtjen e hadithit dhe për të larguar termin “Ehli Bejt” nga fjalëza “Farefisi i Pastër”. Një pikë tjetër është se rrjedhja e fjalës “të drejtë” dhe referimi i saj vetëm ndaj “Ehli Bejtit”. Në të tëra burimet kalon togfjalëshi “Farefisi im qëështë Ehli Bejti im”. Pas daljes në dritë të dëshirës së tij, nuk ka asnjë rëndësi nëse transmetimi është shkruar në fjalëzën “Farefisi im” ose në termin “Ehli Bejti im”. Autori shpreh qartë se ky version i hadithit është i vërtetë.

 

Prezantuesi: Kemi në linjë Ebu Jusufin nga Londra. Urdhëroni.

 

Ebu Jusufi: Selamun alejkum, kam një pyetje. Vëllezërit tanë muslimanë që janë të lidhur me Ehli Bejtin, e duan këtë të fundit. Por Ibn Tejmijja dhe shokët si ai, nëpërmjet udhëve të rreme dhe të fshehjes, duke përdorur transmetimet e dobëta, orvaten të krijojnë një imazh rreth domosdoshmërisë së dashurisë ndaj qënësisë muslimane të Muauijes dhe Jezidit. Por vallë a do të jetë e mjaftueshme dashuria jonë gjithëpërfshirëse, madje edhe ndaj armiqve të islamit, në Ditën e Kijametit?

 

Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes së vëllait tonë. Sepse Hadithi Thekalejn përmban të dhënat e duhura për të ndriçuar këtë të vërtetë. Kur’ani Famëlartë na urdhëron që të lidhemi fort dhe t’i bindemi dhe t’i zbatojmë urdhërat e tij. Sepse Kur’ani Famëlartë është shpëtim nga shmangia. 

 

Në dashtë Allahu, kur të arrijmë në përmbajtjen e kuptimeve të Hadithit Thekalejn, ashtu siçdo të sqarojmë se është detyrim bindja e domosdoshme dhe lidhja e fortë me Kur’anin Famëlartë, sepse kjo lidhje është shpëtim nga shmangia, do të sqarojmë dhe çështjen se “Farefisi i Pastër” nuk ndahet nga Kur’ani Famëlartë. Në të vërtetë nëse s’do të kishim asnjë argumentt tjetër përveç këtij, do të na mjaftonte që të sqaronim të njëjtën çështje. Kështu që theksojmë se anëtarëvët e medhhebit të Ehli Bejtit nuk ka asnjë argument, që vërtetëon domosdoshmërine ë dashurisë ndaj, sahabëve besimtarë që i binden Muhammedit (s.a.u.s.) dhe daj besimtarëve të tjerë përveç tyre.

 

Prezantuesi: Pra a është detyrë bindja ndaj tyre?

 

Jo. Bindja ndaj sahabëve nuk është detyrë. Referimi i vetëm që duhet t’i bindemi janë muslimanët. Sepse përveç “Të Pafajshmëve” disa njerëz kanë përcjellur disa transmetime nga Muhammedi (s.a.u.s.). Këto të ashtuquajtura “transmetime” nuk përmbajnë asnjë vlerë, sepse janë fjalët e shpikura të këtyre njerëzve.

 

Prezantuesi: Kemi në linjë Muhammed Nasirin nga Franca. Selamun alejkum. Ju lutem urdhëroni.

 

Muhammed Nasiri: Alejkum selam, kam dy pyetje për Zotin Sejjid Kemali. Zotëri, ne jemi të mendimit se prerë se ai që ushqen armiqëesi ndaj Aliut (a.s.) dhe Ehli Bejtit është hipokrit. Muhammedi (s.a.u.s.) kishte përcaktuar një masë për njohjen e hipokritëve. Aq sa ensarët (ndihmësit medinas) i njihnin hipokritët që ushqenin armiqësi ndaj Aliut (a.s.) duke e përdoruar këtë masë gjithëpërfhirëse mbi të tërë sahabët, a mund të cilësohen hipokritët si jobesimtarë? Kur’ani famëlartë na lajmëron se hipokritët do të jeë në shtresën më të ulët të zjarrit. Si do të jetë gjendja e tyre? Sipas vendimit se të tërë hipokritët do të jenë përgjithmonë në zjarrin e Xhehennemit, a mos vallë ka lloje të hipokrizisë?

 

Pyetja tjetër është se në koleksionet e hadithit dhe në veprakalon versionii transmetimit të hadithit të pashkëputur “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Por sunnitët kur janë në hutbe në minber, e lexojnë këtë në formën e njohur “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Edhe unë isha sunni dikur. Është me të vërtetë hidhëruese fakti se, unë nuk e kisha dëgjuar kurrë këtë version të hadithit. Sunnitët kur janë në hutbe në minber, e lexojnë këtë si forma e transmetimit të hadithit të pashkëputur “Sunneti im”. Unë vetëm pasi u bëra shia, e mësova versionin e trasnmetimit “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Fillova të kërkoj seriozisht rreth kësaj çështjeje. Më në fund zbulova se forma “Sunneti im” kalon vetëm në veprën me titull “Muatta” (Marrëveshja) e Imam Malikut, dhe aty kalon në shkallën “e dërguar”. Madje ky transmetim nuk kishte as zinxhir.

 

Pyetjes së parë ia kemi dhënë përgjigje të hollësishme në programin tonë me titull “Mutaharah fi’l-Akide” (Të pastër në Kredo). Përsa i përket hipokrizisë që i ka rrënjët në kredo, kemi theksuar se është thjeshtë hipokrizi dhe se nuk është hipokrizi në vepra. Ndërsa përsa i përket hipokrizisë që kalon në hadithin “Hipokriti mund të ushqejë vetëm armiqësi ndaj teje”është hipokrizi e besimit dhe e kredos. Përgjigja i përket fushës së jurisprudencës islame, përsa i përket çështjes se nëse mund të cilësohet hipokriti si jobesimtar ose jo. Në këtë botë, secili që shqipton dëshminë islame, cilësohet si musliman nga aparenca. Ndërsa nëse gjykojmë sipas fushës së apologjetikës islame, njeriu në fjalë nuk ëhtë musliman por jobesimtar. Themi kështu sepse mbështetemi në ajetin 9 të Sures Tarik, ku thuhet se “Atë ditë të fshehtat do të dalin në dritë” pra do të dalin në dritë të fshehtat e çdo njeriu dhe synimet e vërteta të veprave të tij. Njerëzit do të ringjallen sipas synimeve të tyre në Ditën e Kijametit. Atëherë si rrjedhojë përgjigjja e pyetjes nëse njerëzit si Muauija dhe Jezidi, që ushqejnë armiqësi dhe urrejtje ndaj Ehli Bejtit a janë jobesimtarë ose muslimanë do të jetë kjo: përsa i përket jurisprudencës islame këta njerëz për shkak se kanë shqiptuar dëshminë islame në aparencë janë muslimanë. Ndërsa përsa i përket çështjeve eskatologjike, ata do të ringjallen si jobesimtarë të mirëfilltë në botën tjetër.

 

Përsa i përket çështjes “Libri i Allahut dhe Sunneti im” siç do të hetojmë më vonë se ky version i hadithit  do të shohim se ky hadith nuk ka një zinxhir transmetimi  të vërtetë ose të njohur. Në të vëretë asnjë nga versioni i këtij hadithi nuk është i njohur. Në dashtë Allahu për ndjekësit tanë do ta sqarojmë më nmënyrë të hollësishme në programet tpna pasardhëse.

 

Prezantuesi: Kemi në linjë Ebu Abdullahun nga Arabia Saudite. Ju lutem urdhëroni.

 

Ebu Abdullahu: Selamun alejkum, Allahu s.u.t. ua shpërbleftë me shpërblimin më të mirë zotëriut tonë. Vallë cili është ndryshimi mes fjalëzave “Thekalejn” dhe “dy halife (prijës)”?

 

Prezantuesi: “Zotëri ju sqaruat versionin e dytë të hadithit. Vallë cilat  janë cilësitë që e ndajnë versionin e dytë nga varianti i parë?

 

Në këtë hadith janë mbledhur këto cilësi.

 

Cilësia e parë: hadithi shfaq partneritet me versionin e parë. Shprehja “Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)” gjendet në të dyja versionet. Si rrjedhojë versioni i parë shfaq partneritet me versionin e dytë. Vlera e thënieve të dijetarit shqiptar Shuajb Arnautit o të dalë më vonë në pah, kur thotë se fjala në këtë pjesë të e hadithit nuk ështe ë vertëtë. Sipas nesh kjo ëshë një pikë me rëndësi. Tani duam t’i tërehqeim vëmendjen ndjekësve tanë të ndëruar në një cilësi të re dalluese. Muhammedi (s.a.u.s.) tha se ““Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)” dhenuk tha se“unë po lë në mesin tuaj dy Porosi të paçmueshme”. Në disa programe televizive dhe artikuj edhe pse kemi sqaruar qartëse “Muhammedi (s.a.u.s.) nëse do të kishte përcaktuar një halife (prijës) pas tij atëherë përse tha: “Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij”. Ne jemi dëshmitarë të kundërshtimeve të llojit, se Muhammedi (s.a.u.s.) thjeshtë mund të thoshte se Aliu ishte përcaktuar si halife (prijës) pas tij dhe çdo gjë sqarohej. Nëse do ta kishte thënë diçka të tillë atëherë nuk do të kishim asnjë kundërshtim”.

 

Nuk i kuptoj ndjekësit tanë të deruar se,çfarë duhet të kuptojnë vallë nga togfjalëshi: “unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)? Pra, ai thotë se do të na lërë “Librin e Allahut” dhe “Farefisin”. Atëherë, Muhammedi (s.a.u.s.) së pari do të na lërë “Librin e Allahut” dhe së dyti do të na lërë “Farefisin e Pastër”. Kujt do t’ia lërë? Engjëjve? Kurrën e kurrës. Shprehja “tarikun fikum, në mesin tuaj” do të thotë në mesin e bashkësisë muslimane dhe ështëështë e drejtuar, pikërisht ndaj kësaj të fundit, në Haxhin E Lamtumirës. Muhammedi (s.a.u.s.) tha se “unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”. Pra Muhammedi (s.a.u.s.) cilin do të linte halife pas tij? Cili ose cilët janë këta? “Libri i Allahut” dhe “Farefisi”. Si rrjedhojë pretendimi se, Muhammedi (s.a.u.s) nuk donte të linte ndonjë halife pas tij, nuk është i vërtetë. Verioni i dytë i Hadithit Thekalejn argumenton se, Muhammedi (s.a.u.s.) donte të linte si halife pas tij, “Librin e Allahut” dhe “Farefisin”. Sipas këtij këndvështrimi Shkolla e Ehli Bejtit, ndahet nga ai i Shkollës së Ehli Sunnetit. Sepse lidhjet e Shkollës së Ehli Bejtit besojnë se, Muhammedi (s.a.u.s.) pas tij nëpërmjet fjalës “halife” kishte nënkuptuar ndodhinë e “Farefisit”, ndërsa sipas lidhjeve të Shkollës së Ehli Sunnetit besojnë se, Muhammedi (s.a.u.s.) pas tij nuk donte të linte ndonjë halife. Kjo do të thotë se mes këtyre dy Shkollave ka dallime thelbësore. Sipas këndvështrimit të muslimanëve të Shkollës së Ehli Bejtit dhe sipas thënieve të hadithit Thekalejn, Muhammedi (s.a.u.s) pas tij, donte t’ linte bashkësisë muslimane “Librin e Allahut” dhe “Farefisin”. Kjo është edhe pika e parë dalluese e hadithit.

 

Pika e dytë dalluese është se Muhammedi (s.a.u.s.) pas tij, donte t’i linte bashkësisë muslimane dy halife (prijës), ata janë referimi në “Kur’anin Famëlartë” dhe në “Farefisin e pastër”. Muhammedi (s.a.u.s.) nuk kishte për qëllim as lidhjen në një sahabe dhe as lidhjen me disa sahabe. Natyrisht këtu duhet të hetohet në mënyrë të hollësishme se, çfarë synimi ka përmendja e termit “Farefis”.

 

Drita e këtyre sqarimeve, rrëzon botëkuptimin i këtyre muslimanëve, sipas të cilëve Muhammedi (s.a.u.s.) pas tij nuk donte të linte asnjë halife (prijës). Por “Hadithi Thekalejn”, të cilin e kemi përmendur tanimë, nga shumë burime e rrëzon tërësisht, botëkuptimin në fjalë. Ndonëse në kohërat e fundit, disa njerëz që flasin dhe shkruajnë në stacionet televizive, shohim se po i aviten botëkuptimit të Muhammedit (s.a.u.s.) sipas të cilit, vetë Muhammedi (s.a.u.s.) donte të linte një halife (prijës) pas tij. Por sipas këtyre njerëzve, ndodhia e lënies së halifes (prijësit) nuk është “Farefisi” por lidhja pas disa sahabëve. Në të vërtetë çështja jonë nuk ka të bëjë me zbardhjen e identitetit se cilët ishin këta sahabi, por nga çasti që ata kanë filluar të përvetësojnë këndvështrimin e lënies së një halifeje (prijësi), kanë nisur edhe të pretendojnë se gjoja Muhammedi (s.a.u.s.) paska thënë edhe emrat e njerëzve të cilëve duhet t’i bindemi.


Pika e tretë, një veçori tjetër dalluese e “Hadithit Thekalejn” është fakti se, ai përcakton ndodhinë e zgjatjes nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore të një litari, që është Libri i Allahut (Kur’ani Famëlartë).

 

Ne kur lexojmë këtë thënie bashkë me ajetin kuranor: “lidhuni fort pas litarit të Allahut” arrijmë në përfundimin se fakti se, ka të bëjë pikërisht me Librin e Allahut (Kur’anin Famëlartë). Allahu s.u.t. në Kur’anin Famëlartë thotë: “lidhuni të tërë pas litarit të Allahut dhe mos u përçani”. Këtë çështje në dashtë Allahu do ta trajtojmë, në pjesën e përmbajtjes së “Hadithit Thekalejn”. Vallë duke e lënë mënjanë termin “Farefis” a është e mundur që të lidhemi me“zgjatjen nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore të një litari, që është Libri i Allahut (Kur’ani Famëlartë)”? Kurrën e kurrës. Sepse lidhja me njërin (Librin e Allahut), do të thotë shkëputja me tjetrin (Farefisin). Si rrjedhojë lidhja e fortë pas “Kur’anit Famëlartë”, arrihet vetvetiu duke u lidhur fort me “Farefisin e Pastër”. Edhe këtë çështje do ta trajojmë në programet tona pasardhëse.

 

Prezantuesi: “Ju faleminderit, Allahu qoftë i kënaqur nga ju, i Nderuar Zoti Kemal Hajdari. Në programin tonë pasardhës do të sqarojmë dallimin mes fjalëzës “Thekalejn” dhe fjalëzës “dy halife (prijës)”.

 

Es-Selamu Alejkum ue Rahmettullahi ue Berekatuhu.

 

 

1.      Ibn Kethiri Bidaje ue’n-Nihaje (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq.668

2.      Version i Hadithit Thekalejn, i shënuar nga Hakim Nishaburiu, Imam Tahauiu dhe një grup muhaddithësh

3.      Musnedi (Transmetimi), vëll. 16, fq.28, Hadithi Nr: 21470, Analisti shqiptar Shuajb Arnauti; Shpjegimi dhe Indeksi nga Hamza Ahmed Zejni, Daru’l-Hadithi (Shtëpia Botuese e Hadithit), Kajro

4.      Musnedi (Transmetimi), vëll. 16, fq.51, Hadithi Nr: 21547

5.      Ahmed ibn Hanbeli, Musnedi (Transmetimi), Fedailu’s-Sahabe (Virtytet e Sahabëve), vëll. 2, fq.747, Hadithi Nr: 1032 Analisti dhe Shënuesi Uasijullah ibn Muhammed Abbasi, Daru’l-Ibn Xheuzi

6.      Hejthemiu, Mexhmeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve) dhe “Menbeu’l-Feuaidi” (Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll .1, fq.230, Hadithi Nr: 784 Muhammed Ali Bajduni

7.      Muxhemu’l-Kebiri (Koleksioni i Madh), vëll. 5, fq. 153, Hadithi Nr: 4921

8.      Mexhmeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve) dhe Menbeu’l-Feuaidi (Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 182

9.      Xhamiu’s-Sagir (Mbledhja e Vogël), vëll.2, fq.544, Hadithi Nr: 2631

10.  Imam Nuruddin Semhudiu, “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit) fq. 236 Mësime dhe Kuptime, Abdulkadir Ata, Botimet e Muhammed Ali Bajdunit, Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje, Bejrut, Liban, Botimi i dytë h. 1424 / g. 2003

11.  Sahihu’l-Xhami’s-Sagir (Mbledhja e Vogël e Haditheve të Vërteta), vëll. 1, fq.482, Hadithi Nr: 2457

12.  Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Komentimit të Kur’anit Famëlartë dhe Shtatëshes Përsëritëse) komentimi i ajetit 33 të Sures Ahzab

13.  Abdullah Mustafa Adeuiu, Sahihu’l-Musnedi min Fedailis’s-Sahabe(Transmetimet e Vërteta të Virtyteve të Sahabëve), fq. 10 Daru’l-Ibn Affani, Arabia Saudite, Botimi i dytë, Viti i botimit h. 1419 / g. 1998, Pjesa hyrëse

14.  Abdullah Mustafa Adeuiu, Sahihu’l-Musnedi min Fedailis’s-Sahabe (Transmetimet e Vërteta të Virtyteve të Sahabëve), fq. 248 Daru’l-Ibn Affani, Arabia Saudite, Botimi i dytë, Viti i botimit h. 1419 / g. 1998, Pjesa hyrëse

 

Vijon...