Iraku

Iraku dhe Siria janë “shkolla të përmbaruara” për ekstremistët e huaj, thotë raporti i OKB-së

Luftëtarë besnikë të degës siriane të al-Kaidës, Fronti al-Nusra, e bëjnë copë e grim një statujë të presidentit të ndjerë sirian Hafez al-Assad në Idlib. Më shumë luftëtarë të huaj janë bashkuar me grupin Al-Nusra dhe Shtetin Islamik, thotë OKB-ja.

Numri i luftëtarëve të huaj që janë bashkuar al-Kaidën dhe Shtetin Islamik në Irak, Siri dhe vende të tjera janë më shumë se se 25.000 nga më shumë se 100 vende

Iraku dhe Siria janë bërë Shkolla të përmbaruara ndërkombëtare për ekstremistët sipas një raporti të OKB-së i cili thotë se numri i luftëtarëve të huaj që bashkohen me grupet terroriste ka arritur mbi  25.000 nga më shumë se 100 vende.

Paneli i ekspertëve të monitorimit të sanksioneve të OKB-së kundër al-Kaidës vlerëson se numri i luftëtarëve të huaj terroristë është rritur në mbarë botën me 71% nga muaji mars 2014 dhe mars 2015.

Shkalla e problemit është rritur gjatë tre viteve të fundit dhe fluksi i luftëtarëve të huaj është më i lartë se ndonjëherë në histori.” 

Numri i përgjithshëm i luftëtarëve të huaj terroriste është rritur ndjeshëm nga disa mijë një dekadë më parë në më shumë se 25.000 sot, sipas panelit në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili është siguruar nga Associated Press.

Raporti tha se vetëm dy vende kishin tërhequr më shumë se 20.000 luftëtarë të huaj: Siria dhe Iraku. Ata shkuan për të luftuar kryesisht për grupin e Shtetit Islamik, por edhe për Frontin të al-Nusra.

 

 

 

Një humbje ushtarake e grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak mund të ketë pasoja, sepse luftëtarët e dhunshëm shpërndahen në të gjithë botën dhe përbëjnë rrezik kudo që shkojnë, tha paneli. Ndërsa qeveritë janë duke u fokusuar në ndalimin e kërcënimit nga luftëtarët që kthehen në shtëpi, paneli tha se është e mundur që disa mund të jenë të traumatizuar nga ajo që kanë parë dhe kanë nevojë për ndihmë psikologjike, dhe të tjerët mund të rekrutohen nga rrjetet kriminale.

Përveç në Siri dhe Irak, raporti tha se forcat e sigurisë afgane vlerësuan se në mars se rreth 6.500 luftëtarë të huaj ishin aktiv në këtë vend. Dhe raporti thotë se qindra të huaj po luftojnë në Jemen, Libi dhe Pakistan, rreth 100 në Somali, dhe të tjerët në vendet e Afrikës veriore, dhe në Filipine.

Numri i luftëtarëve nga vendet prej nga vijnë është rritur në mënyrë dramatike nga një grup i vogël në vitet 1990-ta në më shumë se 100 sot – nga më shumë se gjysma e vendeve të botës - duke përfshirë disa që kurrë nuk kanë pasur lidhje të mëparshme me grupet e lidhura me al-Kaidën, tha paneli.

Përmendet numri i madh i luftëtarëve të huaj nga Tunizia, Maroku, Franca dhe Rusia, rritja e luftëtarëve nga Maldivet, Finlanda dhe Trinidad dhe Tobago dhe luftëtarët e parë nga disa vende në Afrikën nën-Sahariane që nuk përmendet. Grupet i kishin gjetur rekrutët edhe nga Anglia dhe Australia. 

Paneli tha se luftëtarët dhe rrjetet e tyre përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm dhe afatgjatë dhe një problem urgjent i sigurisë globale që nevojitet të trajtohen në shumë fronte dhe është zgjidhje e lehtë.

Me udhëtime të globalizuara, paneli tha, ka shans që person nga çdo vend për t’u bërë viktimë e një sulmi të huaj terrorist i cili është në rritje , veçanërisht në shënjestër janë hotelet, hapësirat publike.

Politika më efektive është të parandalohet radiklazimi, rekrutimi i luftëtarëve.

Paneli vuri në dukje se më pak se 10% e informacionit bazë të identifikimit të luftëtarëve të huaj është futur në sistemet globale dhe bëri thirrje për ndarjen më të madhe të inteligjencës. Si një shembull pozitiv, ai vuri në dukje se Lista mbikqyrëse në Turqi - një pikë kyçe tranziti për në Siri dhe Irak - tani ka përfshirë 12.500 individë.

Burimi: Associated Press