Liban

Hafizi Libanez përshëndet përkrahjen e Hezbullahut për veprimtaritë Kur'anore në Liban

Hafiz Mahmoud Al-Kufri, veprimtari Kur’anor libanez
Hafiz Mahmoud Al-Kufri, veprimtari Kur’anor libanez

Një aktivist libanez i Kur'ani theksoi përkrahjen e Lëvizjes së Rezistencës Hezbullah për planet dhe aktivitetet Kur'anore në Liban.

Mahmoud al-Kufri, i cili është hafiz i Kur'anit dhe gjithashtu një nga kënduesit më të shquar të Kur’anit në Liban tha për Agjencinë IQNA News se  organizimi vjetor  për “Çmimin Kur’anor” Sejjid Abbas Al-Mousawi për studentët e vendit nga ana e Shoqërisë së Kur'anit të Shenjtë dhe Shoqata e Mësimeve Islame që janë të lidhura me  Hezbullahun.

Mësimi përmendësh i Kur'anit, këndimi i tij sipas rregullave dhe tefsiri (komentimi) janë kategoritë egarave, tha Mahmoud al-Kufri, fitues i titullit të dytë në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit në Garat e Pesta Ndërkombëtare Kur'anor të Studentëve Muslimanë.

Ai tha se institutet Kur'anore në Liban planifikojnë programe të veçanta Kur'anore për fëmijët me synim ngritjen e një brezi të bazuar në mësimet e Librit Hyjnor, Kur’anit.

Përveç kurseve për mësimin përmendësh të Kur'anit, tha ai, institutet gjithashtu të zhvillojnë mësime mbi parimet dhe interpretimin e ajeteve të Kur’anit të Shenjtë, të Texhvidit, për grup-mosha të ndryshme.

Mrekullia Shkencore e Kur'anit është një tjetër temë diskutimi në kurset, tha veprimtari libanez i Kur'anit.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së grave libaneze në aktivitetet Kur'anore, Mahmoud al-Kufri vuri në dukje se institutet Kur'anore kanë programe të veçanta për gratë e vendit që të njohin më mirë  mësimet e Kur'anit dhe rolin e rëndësishëm të Librit të Shenjtë në jetën e tyre.

Burimi: IQNA News