Mursi gati nuk e shiti gjysmën e Sinajit
Gazeta kanadeze Poste De Veille në atë kohë ka shkruar se si Obama ka ardhur në ide që me Mursin të arrijë marrëveshjen që për 8 miliard dollar amerikan 40% të territorit të gadishullit të Sinajit
Në vlugun e krizës egjiptiane, në muajin korrik të paktë kanë qenë ata të cilët i kanë kushtuar vëmendje në lajmit të botuar në Daily News egjiptian, dhe të cilin e kanë përcjell disa media perëndimore sikur që ishte Poste De Veille kanadeze dhe portali amerikan Westernjournalism.com.
E përditshmja e cekur egjiptase atëherë ka shkruar” se nuk është kurrfarë befasie që Obama kërkon nga ushtria egjiptiane të lirojë Muhamed Mursin, pasi që me marrëveshje sekrete në mes administratës amerikane dhe Vëllazërisë Myslimane 40% të territorit të gadishullit të Sinajit do të duhet të bashkëngjitej rripit të Gazës, e gjithë kjo në kuadër të marrëveshjes paqësore në mes palestinezëve dhe Izraelit”. Vëllazëria Myslimane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishte fituar 8 miliard dollar, ndërsa Izraeli do të kishte zgjidh shtypjen të cilit i krijojnë 1.5 milion banor palestinez në enklavën e rripit të Gazës të grumbulluar në vetëm 360km2.
Ky lajm do të kishte rënë në harresë, po të mos e kishte konfirmuar në intervistën e dhënë televizionit egjiptian CBS kryetari i vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abas. Intervistën e tij prej një orësh Mahmud Abasi e ka publikuar në kanalin You Tube në gjuhën arabe, e të cilin përkthimin e pjesërishëm e ka bërë në gjuhën angleze portali tunizian Tunisie Secret.
Gjykimi i kryetarit të përmbysur Muhamed Mursit është prolonguar në janar të vitit 2014, hetuesit egjiptian do të dëshirojnë tani që të shohin se çfarë do t’ju thotë Mahmud Abasi për marrëveshjen sekrete të Vëllazërisë Myslimane, State Departmentit amerikan dhe qeverisë izraelite. Në rast se Abasi do të dëshmojë me prova deklaratat e tija, Muhamed Mursi dhe Vëllazëria Myslimane do të mund të akuzohen për tradhti pasi që kanë tentuar të shesin një pjesë të territorit egjiptian të gadishullit të Sinajit dhe të themelojnë në të enklavën palestineze të Hamasit, për një shumë qesharake parash, nga i cili do të përfitoj më së shumti vetëm Izraeli.
Televizioni arab TV14 lajmëroi se draft marrëveshjen e ofruar e kanë nënshkruar njeri i dytë i Vëllazërisë Myslimane, Khairat El Shatari, dhe Këshilli Suprem i Vëllazërisë Myslimane, dhe se shuma prej 8 miliard dollarësh është miratuar nga ana e SHBA-ve për dorëzim. Drejtësia egjiptiane veç atëherë e ka iniciuar hetimin mbi aktivitetet e Muhamed Mursit dhe Khairat El Shatarit, dhe se sipas Kodit penal Egjiptian, në rast se do të vërtetohej akuza, për këtë vepër penale të tradhtisë do të mund të dënohen me dënimin me vdekje. TV14ceku se administrata e Obamas gjeneralit Abdel Fatah Al Sisit i ka premtuar se do ta pranojë legjimitetin e “grushtshtetit ushtarak” në zëvendësim të heshtjes për marrëveshjen sekrete të arritur me Mursin.
Gazeta kanadeze Poste De Veille në atë kohë ka shkruar se si Obama ka ardhur në ide që me Mursin të arrijë marrëveshjen që për 8 miliard dollar amerikan 40% të territorit të gadishullit të Sinajit, Muhamed Mursi, të cedojë (kalojë) palestinezëve të rripit të Gazit, por që ushtria egjiptiane arriti që këtë dokument ta konfiskojë. Pas më shumë se 4 muaj, kur të gjithë kanë menduar që ky skandal është harruar, është paraqitur kryetari i vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abas i cili ka deklaruar se:” gati gjysma e Sinajit do të duhej të transformohej në territorin në të cilin do të duhej të jetonin refugjatët palestinez. Historia na mëson që palestinezëve ky “strehim i përkohshëm” me kohë do të bëhet shtëpi e përhershme për palestinezët”.
Kryetari i vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abasi ka konfirmuar shkrimet nga korriku i këtij viti në intervistën e dhënë televizionit egjiptian CBS. Mahmud Abasi deklaron “se ka biseduar lidhur me këtë me Muhamed Mursin, por që ai propozimin të cilin e kanë pranuar Khaled Meshal dhe Ismail Hanije(liderët e Hamasit në rripin e Gazës), e ka refuzuar kategorikisht”.
Detajet e marrëveshjes sekrete për gadishullin e Sinajit, të zbuluara në korrik 2013, Barack Obama e ka pranuar para komisionit hetimor të Kongresit amerikan me 12 shator 2013. Atëherë kongresmenët amerikan kanë dëshiruar të dinë se sa ka qenë shpenzimi financiar i dështimit amerikan në Egjipt. Sipas pranimit të Obamas SHBA-ja ka shpenzuar rreth 28 miliard dollar për të ashtuquajturën pranverën arabe në veri të Afrikës, dhe atë 20 miliard dollar ka ndarë për financimin e islamistëve në Egjipt, Libi dhe Tunizi, para” zgjedhjeve demokratike në këto tri shtete” ndërsa 8 miliard dollar amerikan i ka ndarë për Vëllazërinë Myslimane dhe të bindurve të tij nga radhët e Hamasit për pjesën e territorit të gadishullit të Sinajit.
Gazetari algjerian Muhsin Abdelmumin në korrik të vitit 2013 ka shkruar se ” kryetari islamik egjiptian ka nënshkruar kontratën për shitjen
e 40% të territorit të gadishullit të Sinait refugjatëve palestinez”. Kjo nuk do të thotë shenjë e solidaritetit me palestinez, por është fitimi nga transankcionit të 8 miliard dollar amerikan të cilët nga buxheti amerikan do të duhej të përfundojnë në duart e Vëllazërisë Myslimane. Dokumentin për këtë transaksion financiar e kanë nënshkruar kryetari i përmbysur Muhamed Mursi, udhëheqës suprem i Vëllazërisë Myslimane Muhamed Badie dhe Khairat El Shatar i cili i është dërguar gjeneralit Sisit nga ana e Kongresit amerikan, të cilin gjë e vërtetoi edhe World Net Daily.
Mursi nuk është trembur fare të deklarojë se ky operacion është i suksesshëm si për Vëllazërinë Myslimane, ashtu edhe për SHBA-në, Izraelin dhe Hamasin. Kur ka folur para Kongresit amerikan, Obama i dëshpëruar është munduar të shpëtojë tërë këtë operacion duke u arsyetuar me të vetmin qëllim se si “ ka dëshiruar të zgjidh konfliktin izraelito-palestinez, ashtu që do të kishte gjetur ndërrimin adekuat për atdheun e Palestinës”.
Në fund të korrikut 2013, për gazetën Algeriepatriotique intelektuali i njohur egjiptian Samir Amin ka deklaruar” Po, ajo është informatë e saktë. Fjala është për marrëveshjen në mes Mursit, amerikanëve, izraelitëve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane nga radhët e Hamasit në rripin e Gazës”. Samir Amin shkruan më tutje:” Sipas marrëveshjes Mursi do të duhej të shesë 40% të territorit të gadishullit të Sinajit për çmimin i cili është i pa rëndësishëm për njerëzit në Gazë dhe ky do të duhej të ishte territori palestinez. Ky në të vërtet ka qenë plani izraelit për t’u kompensuar refugjatët palestinez, duke filluar nga ata në Gazë. Plani izraelit është lejuar nga ana e Uashingtonit dhe më tutje është prezantuar Mursit. Kur ka nisur zbatimi i kësaj marrëveshjeje, ka hyrë ushtria egjiptiane në lojë dhe i u është përgjigjur në mënyrë të ndershme dhe patriotike. Gjeneral Sisi ka thënë se nuk mund të shes gadishullin e Sinajit askujt, çofshin këta edhe palestinez, pasi që sipas tij vetëm do të ishte lehtësuar zbatimi i planit izraelit. Tani, në këtë moment ushtria egjiptiane është në konflikt me amerikanët”.
Duhet theksuar se islamistët janë përgatitur që të shesin një pjesë të Sinajit, të cilin territor e kanë fituar me luftë dhe në bisedimet e vështira me izraelitët. Gadishulli i Sinajit i cili qe humbur me luftë në vitin 1967, është kthyer me luftën e Yom-Kipurit të vitit 1973 dhe marrëveshjen paqësore të arritur në mes Izraelit dhe Egjiptit të dhe në vitin 1979 është kthyer sovraniteti i plot o Egjiptit mbi gadishullin e Sinajit.
Me apo pa pëlqimin e Mahmdu Abasit, Muhamed Mursi
ka dashur të përfundojë punën për të cilin ka pranuar 8 miliard dollar, me të
cilin janë pajtuar edhe zyrtarët e lartë politik të Hamasit, Meshali dhe
Hanije. Për fat të mirë gjenerali Sisi ka arit që të pengojë këtë plan i cili
do të kishte mundësuar Barack Obamës që të shënohet në histori si presidenti
amerikan i cili me shpenzimin më të vogël financiar(8 miliard dollar) do të
kishte zgjidhur konfliktin shumëvjeçar izraelito-palestinez.
Burimet: Egypt Daily News, Poste De Veille,
Westernjournalism.com, CBS Egypt, TV14 VIP,