İran

Larixhani: Irani është miku, jo armiku i vendeve të rajonit

Ali Larixhani tha se Teherani i konsideron të gjitha vendet e rajonit si miqtë e tij.

     Në një takim të enjten, 5 dhjetor 2013, me kryetarin e Këshillit Këshillues të Omanit, Shejh Khaled bin Hilal bin Nasser Al Mawali , Kryetari i Kuvendit i Iranit, Ali Larixhani tha se Teherani i konsideron të gjitha vendet e rajonit si miqtë e tij.
   Ne nuk kemi asnjë ndjenjë të rivalitetit me vendet e rajonit, të gjithë  janë miqtë dhe fqinjët tanë, edhe pse ne kemi vuajtur nga duart e disa prej tyre gjatë luftës së imponuar tetë vjeçare. Ne kemi një pikëpamje strategjike në marrëdhëniet tona, tha Larixhani, duke iu referuar luftës së viteve (1980-1988) të ish- diktatorit irakian, Sadam Hussein, të  imponuar ndaj Iranit.
      Ai u kërkoi vendeve të rajonit që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të përpiqen për Bashkimin Islamik, duke thënë se një Izrael i fuqishëm mund të gllabëron tërë regjionin, paqen dhe sigurinë tonë.
      Larixhani, gjithashtu,  preku çështjen rreth programit bërthamor të Iranit dhe mbështetjen e Omanit për të drejtën bërthamore të Iranit,  duke thënë se mosmarrëveshja bërthamore e Perëndimit me Iranin mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut.
     Ne nuk do të ngacmojmë dhe besoj se çështja bërthamore mund të zgjidhet me anë të negociatave, por disa fuqi të mëdha kërkojnë të nxisin frikë politike, bërtasin, vajtojnë, tha zyrtari iranian.

 

      Më 24 nëntor 2013, Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,  - Rusia, Kina, Franca, Britania dhe SHBA - plus Gjermania nënshkruan një marrëveshje të përkohëshme që ata shpresojnë se mund t'i japë fund një dekade  ngecjeje rreth programit të energjisë bërthamore të Iranit.
     Në këmbim për angazhimin e Iranit, për të kufizuar aspekte të caktuara të veprimtarive të tij bërthamore dhe lejimin për më shumë inspektime të objekteve të saj bërthamore, gjashtë fuqitë botërore ranë dakord për të hequr disa nga sanksionet ekzistuese kundër Republikës Islamike të Iranit dhe jo për të imponuar ndonjë të gjë re gjatë gjashtë – muajve, ndërsa edhe rënë dakord për t’i lejuar Iranit një pjesë të vogël të pasurisë së saj të ngrirë.
     Ai, gjithashtu, preku krizën siriane, duke thënë se Irani beson në zgjedhje dhe votim popullor dhe ato vende të cilat marrin përsipër se konflikti mund të zgjidhet me anë të përdorimit të forcës ushtarake janë seriozisht të gabuar.
     Mawali, nga ana e tij, vlerësoi lidhjet stabile mes Teheranit dhe Muskatit dhe tha se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve duhet të mbajë ritmin me marrëdhëniet politike .
     Kryetari i Kuvendit të Iranit pati një takim të veçantë me Kryetarin e Këshillit Shtetëror të Omanit, Jahja bin Mahfudh el- Manthri të enjten, gjatë së cilës ai dënoi masat e marra nga grupet Takfiriste në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi se kriza rajonale mund të frymëzojë   regjimin Cionist.
    Manthri, gjithashtu, u shpreh i kënaqur me marrëdhëniet Teheran – Muskat, të cilat janë në rritje në themele të përbashkëta politike, fetare dhe gjeografike midis dy popujve muslimanë.