Ushtria e Sirisë konfiskon armë të prodhuara në Izrael
Një burim ushtarak i tha agjencisë siriane të lajmeve SANA ,të dielën, me 1 dhjetor 2013, se armët izraelite - duke përfshirë raketat - u konfiskuan në një operacion në qytetin qendror Tadmur
Ushtria e Sirisë thotë se ka konfiskuar armë të
prodhuara në Izrael gjatë operacioneve të saj të fundit kundër militantëve që
përkrahen nga të huajt.
Një burim ushtarak i tha agjencisë
siriane të lajmeve SANA ,të dielën, me 1 dhjetor 2013, se armët izraelite -
duke përfshirë raketat - u konfiskuan në një operacion në qytetin qendror
Tadmur, në provincën Homs.
Një qendër e militantëve u shkatërrua
në periferi të kryeqytetit Damask.
Në vende të tjera, forcat qeveritare
kanë vrarë disa militantë saudite në rajonin strategjik të Kalamun-it.
Ditët e fundit, ushtria siriane ka
fituar një betejë, e cili zgjati një javë, duke fituar zonën rreth Damaskut, e
cila ishte përdorur si bazë për operacionet e militantëve.
Të shtunën, më 30 nëntor 2013, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal Mukdad tha se Izraeli dhe Arabia Saudite kishin ngritur një komandë të re të përbashkët në Jordani për të mbikëqyrur operacionet e militantëve.
Një studim i kohëve të fundit nga Mbrojtja Britanike tregoi se rreth 100, 000 militantët , të ndarë në 1000 grupe, janë duke luftuar në Siri kundër qeverisë dhe popullit.
Burimi: SANA