Izrael

Izraeli fajëson Iranin se po përkrah Palestinën

src=http://mediaelire.net/images/jamesmorris-on-press-tv-from-los-angeles.jpg

James Morris një analist politike nga Los Anxhelos, i ftuar në Press TV për të zbardhur dritë mbi çështjen e regjimit izraelit dhe rezervave të armëve bërthamore të cilat përbëjnë kërcënim për komunitetin ndërkombëtar.

Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë.

Press TV: Z. Morris, duke lexuar nëntekstin e komentit të Netanjahut  a mendoni se nënkupton njëfarë frike nga ana e Izraelit, tani që  fokusi tani është zhvendosur ngadalë drejt tij për shkak të çështjes së arsenalit të armëve bërthamore, dhe për  faktin se Izraeli ka nënshkruar traktatin NPT-së Traktati për Mospërhapjen e Armëve)?

Morris: Unë mendoj se kjo është thjeshtë një hipokrizi nga ana e Benjamin Netanjahut i cili po nxit për sanksione të ashpra kundër Iranit, kur siç ju thatë, Irani është nënshkrues i traktatit të NPT-së dhe Izraeli nuk ka vetëm 200 deri në 400 armë bërthamore ashtu siç e dimë nga guximtari izraelit Mordechai Vanunu i cili ende vazhdon të mbahet nën arrest nën kushte të ashpra nga Izraeli  për dekada të tëra dhe media amerikane as që nuk flet kurrë për të.

Një tjetër gjë që ju duhet të shikoni është mënyra se si Izraeli arriti të siguronte armët e veta bërthamore nëpërmjet kontrabandës e cila, nga ajo që kam lexuar, u ndihmua edhe nga SHBA, nga objektet bërthamore në Pensilvani. Ja se si Izraeli zhvilloi objektet e tij bërthamore në Dimona.

Por unë mendoj se ajo çka vërtet duhet të theksojmë këtu është se Irani ka qenë i sinqertë dhe i zellshëm në përpjekje për të bërë bisedimet e paqes  në lidhje me programin bërthamor, në Gjenevë, e cila do të mbahet së shpejti.

Ata janë të gatshëm për të mos u pasuruar deri në nivelin 20 përqind e cila nevojitet për armë bërthamore dhe ata janë të gatshëm për t’a pasuruar deri në pesë për qind. Ata e bëjnë këtë vetëm , që të hapin objektet e tyre për inspektim të OKB-së. Ne s’e kemi parë ndonjëherë Izraelin t’a bëjë këtë në Dimona.

Presidenti i fundit i SHBA-së i cili u përpoq të pengojë Izraelin qe presidenti John F. Kennedy i cili më vonë u vra.

Diçka tjetër që mendoj se duhet të theksojmë këtu është çështja e axhendës së  Izraelit e cila e nuk kufizohet në bllokimin e armëve nukleare që ka Irani dhe siç ne e dimë fare mirë se : nuk ekzistojnë prova të qarta për ekzistencën e armëvë bërthamore në duart e Iranit.  Axhenda kryesore është ndryshimi i regjimit duke u kthyer vite pas në strategjinë e 1980-ës e çifutit Likudnik Oded Yinon e cila i futi neokonservativët në lojë nda Irakut dhe Sirisë ndërsa Irani dhe Saudia as që e dijnë se janë në krye të rendit të ditës në axhendën e Oded Yinonit. Kështuqë, sanksionet nuk funksjojnë.. ne e dimë shumë mirë këtë.

Press TV: A mendoni se tani bota do të ndjekë në mënyrë agresive dosjen bërthamore të Izraelit ? Duke marrë parasysh, siç ju sapo përmendët, që ky është një regjim që abuzon me të drejtat e njeriut. Ka  arsenal të armëve bërthamore, edhe pse është nënshkrues i  NPT-së  dhe nuk treguar faqet të armëve bërthamore inspektorëve ndërkombëtarë?

Morris: E po, ajo ç’ka më shqetëson shumë është se ju keni Institutin Transatlantik, i cili është në thelb, lobi izraelit për Bashkimin Evropian dhe ata janë vënë shumë nën presion nga Bashkimin Evropian për të ndjekur sanksione më të ashpra.

Kemi të bëjmë me Miqtë Konservatore të Izraelit dhe miqtë Partisë së Punës të Izraelit, të cilat janë lobi izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët vazhdojnë të luftojnë për të. Pra, ato janë duke i vënë nën presion Tories, apo koalicionin me kryeministrin Cameron, dhe nga ana tjetër kemi  AIPAC-un gjithashtu, Komitetin e Çështjeve Publike amerikano-izraelite, në Amerikë së bashku me neokonservatorët të cilët nxisin për sanksione të ashpra.

Më lejoni ta përmbyll me shqetësimin tim në lidhje me Obamën i cili është i gatshëm dhe nëse nuk vazhdon me sanksionet e ashpra atëherë Izraeli ndoshta mund të fillojë një sulm mbi Iranin dhe AIPAC-un(Komiteti Amerikano-Izraelite i Punëve Publike) me lobin izraelit në Amerikë. Tashmë ka pushtuar edhe Senatin izraelit, me një rezolutë që ishte shkruar nga AIPAC-u për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit në qoftë se ndërmarret ndonjë luftë me Iranin.

Ju mund të vizitoni bllogun tim ushijacked.com për më shumë informacione në lidhje me këtë. Është vërtetë shumë shqetësuese. Ky është peizazhi që ne duhet të kemi përpara syve gjithmonë.

Përsëri, sanksionet janë vetëm një pretekst që Netanyahu të ndryshojë regjimin, kështu që Irani nuk do të jetë më në gjendje të ndihmojnë palestinezët. Pastaj ky regjim mund të transferohet nga pushtimi  palestinez për në Jordani duke bërë që agjenda izraelite të zgjerohet.

Ky mund të jetë plani i tyre i vërtetë.

Burimi: Press TV