Egjipt

Revolucioni: Irani kundrejt Egjiptit

 src=http://mediaelire.net/images/bath2.jpgDështimi i revolucionit egjiptian ka fokusuar vëmendjen, automatikisht, në suksesin e revolucionit iranian.
    Analistët politikë kanë shprehur opinione të ndryshme me disa që kërkojnë të diskreditojnë edhe revolucionin iranian për dështimin e pretenduar për të prodhuar demokraci (lexo pro- Amerikës) për popullin e saj. Natyrisht, kjo e fundit është një rrëfenjë, tregim, perëndimor, që nuk ka shumë blerës në pjesën tjetër të botës, në veçanti në botën myslimane.
      Revolucioni iranian ishte i suksesshëm për tri arsye kryesore.
     E para, iranianët  ju bindën një udhëheqjeje të vetme, e cila  ishte me udhëzim fetar, sipas Kur’anit dhe Sunnetit. Udhëheqësi më i lartë fetar (Ajetullah Ruhullah Homeini dhe pastaj Ajetullah Sejjid Ali Khamenei, që është tani). Kjo është udhëheqja e cila drejton punët e brendshme dhe ato të jashtme apo ndërkombëtare, këtu buron legjitimiteti përfundimtar, pavarësisht procesit zgjedhor.
      Kështu, që nga fillimi i protestave, përmes revolucionit dhe deri më sot nuk ka pasur kurrë ndonjë paqartësi në lidhje me superioritetin e Islamit dhe udhëheqjen islame në qeverisjen e tyre. Kjo është arsyeja pse shumica e iranianianëve e arsyetojnë prefiksin revolucionit të tyre me fjalën islamik .
   E dyta, ata jo vetëm që e hoqën diktatorin, por ata shkulën tërë ngrehinën e diktaturës së tij. U derdh pakëz gjak në fazën fillestare  të revolucionit, gjë që dëshmon pjekurinë, dobinë, sepse shpëtuan shumë jetë të pafajshme. 
    E treta, në mënyrë të barabartë, që është më e rëndësishmja, por me pasoja, u shkëputën nga Shtetet e Bashkuara. Pasojat, natyrisht, Iranin e kanë ndjekur në formën e izolimit nga Bota Perëndimore, paratë e saj, teknologjinë dhe çdo ndihmë nga institucionet si  FMN (Fondi Monetar  Ndëkombëtar) dhe Banka Botërore, dhe në krye të të gjithave, që s’ka ndodhur ndonjëherë, e shtrënguan ekonomikish, duke i vënë sankcione regjimit. Por, më gjithë këtë, ata nuk u dorëzuan, qëndrojnë me këmbëngulje përball Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, sot e kësaj dite. 
      Përveç kësaj, iranianët e mbrojtën veten e tyre nga makinacionet amerikane ( që përpiqeshin të përsëritin grusht-shtetin, si në vitin 1953), por demokracia zuri rrënjë. E habitshme, pavarësisht sankcioneve me dekada, me propagandën e ndyrë ndaj Revolucionit Islamik të Iranit, Irani është i vetmi shtet në rajon, ku ndryshimet qeveritare janë bërë përmes votimeve, që llogaritet si fuqia rajonale më e arsimuara (  dy gjinitë, meshkuj dhe femra ). Popullsia, me bazë mjaft të përparuar industriale dhe me infrastrukturë, është e aftë për të mbrojtur veten.
    Në krahasim me Revolucionin Islamik në Iran, Revolucioni në Egjipt ka dështuar. Ka dështuar sepse nuk ishte ideologjia që i nxiste, por ishte një kryengritje masive e liderëve të bashkuar nga urrejtja kundër diktatorit të tyre - Husni Mubarak-ut - me objektiv të kufizuar për ta larguar atë nga pushteti.
    Në mungesë të një lideri karizmatik, si Ajetullah Ruhullah Khomeini,  nuk kishte asgjë për t’i mbajtur njerëzit të bashkuar nën një flamur të vetëm dhe ta udhëzojë popullin në një të ardhme të përbashkët .    Natyrisht, pasi që objektivi i kufizuar është arritur, masat popullore filluan të veçohen, të përçahen sipas qëndrimeve të tyre politike, ideologjike. Edhe partitë e ndryshme me orientime islamike ndoqën rrugën e partive të ndryshme në favor të konsideratave politike, jo në favor të bashkimit islamik. 
   Njëra prej partive, Vëllazëria Myslimane, e cila mund të udhëhiqte revolucionin, me bazën relativisht masive, të gjërë, të saj, qëndroi si një spektator ngurrues - sigurisht edhe në nivelin e udhëheqjes. Ata u zhytën në një rrjet vetëm në kohën e zgjedhjeve, duke konkuruar për pushtet politik me grupet e tjera të shumta fetare dhe laike. 
    Dhe kur më në fund MB doli fitimtare në zgjedhje, sjellja e tyre ishte befasuese. Edhe para se Muhammed Morsi të betohet si kryetar,  delegacionet e MB ishin strehuar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe zyrtarët e Pentagonit dhe cionistët. Këtu janë rrënjët e mjerimit që ndodhi në Egjipt. Kjo la kanalet amerikane të rrjedhin fuqishëm.  Kujtoni historinë e OJQ-ve amerikane, të cilat gjoja punonin për të promovuar demokracinë, për liritë qytetare dhe politike në Egjipt ! 
     Unë nuk e di nëse fotografi Snowden kanë zbuluar diçka deri më tani në lidhje me nëntokën e qelbur të kanalizimeve të CIA-s.
     Me pak fjalë, MB (nën Muhammed Mursin ) përsëriti gabimet që bëri Fronti Kombëtar (nën Muhammed Mosaddegh-un) të kryera gjashtë dekada më herët në Iran, në të dyja rastet, në dëm të popullit  dhe të vendit të tyre.
     Është po aq e rëndësishme të thuhet se udhëheqja e MB, pavarësisht kredencialet e tyre islamike, ajo kurrë nuk e pati guximin e  mjaftueshëm për të shkuar drejt qeverisje islame. Në vend të kësaj, akti i tyre i parë ishte njoftimi për besnikëri ndaj traktatit SHBA- Izrael! Akt tjetër i tyre ishte i profilit të lartë, ishte besnikëria për të ndihmuar Amerikën si ndërmjetësuese për armëpushim në mes Hamasit dhe Izraelit dhe pastaj egjiptianët ( në thelb kuadrot MB) për të luftuar në Siri. Kështu, ata menjëherë i harruan ndjenjat e tyre kundër Izraelit dhe SHBA- që i shprehnin në rrugë gjatë revolucionit.
    Për të qenë të saktë, Revolucioni në Egjipt ishte gjysmë revolucioni,  e larguan diktatorin, por nuk u largua infrastruktura e tij shtypëse, ajo mbeti e paprekur, siç janë ushtria, burokracia dhe miqët e tyre politik, të cilët vazhdojnë të sundojnë edhe pas revolucionit. 
     Duket se udhëheqja e MB nuk e kishte studiuar dhe analizuar revolucionin iranian dhe as arsyen që e bëri atë të  suksesshëm.
     Iranianët nuk shqetësohen për bukë dhe gjalpë, e lëre më për miliardat e tyre që administrata amerikane i ngriu si pasojë e 
pushtimit të Ambasadës së SHBA-së dhe marrjen e pengjëve në ambasadë nga studentët e rinj revolucionarë, në Teheran. Për këtë, Amerika , me anë të Sadam Husseinit shkaktuan luftën tetë vjeçare. Por, iranianët me prinjësit e tyre marshun drejt një qëllimi të paracaktuar.
     Frytet e dy revolucioneve janë para nesh: Derisa Irani është në trajektoren mbizotëruese, Egjipt, fatkeqësisht, ka rënë përsëri në kthetrat ushtarake, në kthetrat amerikane dhe të mjerimit. Në të vërtetë, historia e Egjiptit është më shumë ose më pak imitim i Tunizisë dhe Libisë.

Shënim:
 M. I. Bhat, është në pension. Ka qenë profesor dhe Shef i Departamentit të Gjeologjisë dhe Gjeofizikës (që ai e themeloi në vitin 2000 ), në Universitetin e Kashmirit.
 M.I. Bhat shërbeu për 20 vjet me radhë si një shkencëtar në njërin prej laboratorëve kërkimor pranë Kryeministrit Indian, në Institutin e Gjeologjisë në Wadia.
    Përveç si hulumtues, politika ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka tërhequr gjithmonë interesimin e tij. Ai filloi me shkrime rreth temave politike, por edhe të tjera që nga viti 2010.
     Artikujt e tij janë publikuar në  Veteranët Sot, Kronika e Palestinës, Kashmiri i Madh, dhe në Op EdNews.
     Ai beson se paqja rrjedhë nga drejtësia, e cila nuk duhet të na argëtojë, por të sjellë “fakte të ndershme”, kjo është e vërteta.