Siria

Sauditët kundra kompromiseve diplomatike në Siri: Davidson


src=http://mediaelire.net/images/lawrence-davidson.jpg

Press TV ka zhvilluar një intervistë me Lawrence Davidson profesor në West Chester University në lidhje me çështjen saudite duke thënë se ajo ka në plan të bëjë “një ndryshim të madh '' në marrëdhëniet e saj me SHBA-në kundrejt Iranit, Bahreinit, Palestinës dhe Sirisë.

Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë.

Press TV:  Z.Davidson, parasëgjithash a e shikoni ju këtë si një konflikt interesi të madh midis Arabisë Saudite dhe SHBA-së?

Davidson: E po, ju mund ta interpretoni në këtë mënyrë. Sauditët e interpretojnë interesin e tyre kombëtar fetarisht perms një ideologjie shumë të rreptë. Pra, nëse ju jeni një komb shia si Irani ose në qoftë se ju keni një popullsi shia të tillë si në Bahrein, atëherë ju jeni të dyshuar dhe ju jeni armiku dhe në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’u mbështesin në këtë konflikt atëherë ju e shihni SHBA-në si një lloj armiku në vetëvehte.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara në këtë moment kanë hyrë krejtësisht në një periudhë të diplomacisë dhe kompromisit dhe kështu interpretimi i saj nga interesat e saj kombëtare të paktën jashtë Shtëpisë së Bardhë është më e përshtatshme për kompromis dhe kështu ju përballeni me këtë lloj përplasjeje.

Por unë mendoj se tek sauditët ky ndryshim nuk do të ketë shumë ndikim. Kërcënimi i vetëm këtu mendoj se është: mirë që nuk do të blejnë më shumë pajisje ushtarake nga  Shtetet e Bashkuara, siç  zakonisht bëjnë edhe pse në fakt nuk kanë nevojë për to, por në fund të fundit shuma e parave që është shpenzuar për këtë shkon për korporatat amerikane dhe kështu korporatat amerikane humbasin para. Dhe kjo pra është e gjitha.

Press TV: Pra mendoni se SHBA-ja mund t’a përballojë të gjithë këtë?

Davidson: Sigurisht. Po ajo mund t’a përballojë. Unë mendoj se ne jemi vonuar ca për një ndryshim në aspektin e aplikimit të burimeve larg nga prodhimi ushtarak dhe ndoshta kjo do të jetë një arsye e fortë  për të filluar aplikimin e tyre.

Press TV:  Ne po shohim aleatët arabë të Arabisë Saudite, vendet si Kuvajt apo Bahraini si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të shprehin mbështetjen e tyre për Arabinë Saudite, por a mendoni se Arabia Saudite mund që në anën tjetër të ndjekë politikat e veta të huaj pa përkrahjen e SHBA-së?

Davidson: Normal që po. E ke parasysh: ato e shohin Iranin si armiku i tyre kryesor sepse ai është shia. Më përpara e shikonin Izraelin si armikun e tyre por tani, kohëve të fundit po fillon t’i vijë për mbarë bashkëpunimi me Izraelin, madje dhe duke bërë marrveshje të fshehta pas shpinës së Iranit.

Sapo e bëri Ministri i Jashtëm saudit..sapo e përmendi Palestinën dhe se është e vetmja zonë që mban ende lidhje edhe pse për mendimin tim politika saudite ka gabuar rëndë ndaj Palestinës dhe përveç saj unë mendoj se sauditët thjeshtë janë të nxitur nga kjo frika e shiave.

Press TV: Dhe zoti Davidson shumë shkurt para se të ndahemi: përsa i përket situatës në Siri e cila është shumë kritike dhe shumë e rëndësishme tani dhe të gjithë janë duke folur rreth saj. Si mendoni se do të ndikojë kjo ndarje tani mes Arabisë Saudite dhe SHBA-së në lidhje me situatën në Siri, dhe sidomos në konferencën e II-të të Gjenevës?

Davidson: E po.. unë mendoj se politika saudite do të dëmtojë ose të përpiqet të shkatërrojë atë që është më e rëndësishme sepse këtë duan izraelitët më shumë.

Sauditët janë furnizuesit kryesore me armatime dhe të holla të rezistencës radikale sepse ata duan të shohin përmbysjen e qeverisë dhe ky nuk është një lloj kompromisi diplomatik dhe që në thelb Shtetet e Bashkuara ose të paktën Shtëpia e Bardhë do të donte të arrinte drejt një lloj kompromisi.

Pra, sauditët do të vazhdojë të investoj në të holla dhe armë për keto grupe të rezistencës dhe që në thelb do të shkatërrojnë përpjekjet për kompromis.

mediaelire.net

Burimi: Press TV