Izrael

Izraelitët e moshur: “I mbijetova Hitlerit, Hamasi nuk me tremb”

Në Sderot, duhen 15 sekonda për të shkuar te vendstrehimet nga momenti që bien sirenat. Në Kiburc Be’eri, ngjitur me Rripin e Gazës, thonë se kanë 8 sekonda kohë. Por, kjo kohëështë e pakuptimtë për një burrë 90-vjeçar, vetëm në rast se ai ndodhet në një vendstrehim në momentin e alarmit. Nuk ka asnjë mënyrë si të shkojë në vend të sigurtë kaq shpejt. Irma (emri i saj i plotë nuk bëhet publik për arsye sigurie) punon në një qendër të moshuarish në Sderot. Ajo tregon për Al-Monitor se kur bie alarmi, gjërat bëhen me të vërtetë të vështira për të gjithë.

Shumë objekte për të moshuarit në komunitetet përreth Rripit të Gazës janë mbyllur gjatë luftës, sepse nuk kanë mbrojtjen e duhur. Banorët e moshuar merren çdo mëngjes dhe transportohen për në qendër, ku rrinë deri në orën 13:30. Gjatë kësaj kohë, atyre u duhet të përballen me dhjetra alarme. Për disa njerëz, të cilët kanë vështirësi të ngrihen nga karrigia, të vrapuarit për në vendstrehim, jo vetëm qëështë e rrezikshme, por edhe frustruese.

“Është e rrezikshme për to,” thotë Irma, “dhe ne po e vëmë vetën në rrezik duke i ndihmuar ata, por ne kurrë nuk do t’i linim vetëm, në hesap të tyre.”

Dikush mund të mendojë se të moshuarit e Sderotit dhe qyteteve të tjera përreth Gazës duhet të jenë mësuar tashmë me këtë situatë, pasi kanë kaluar shumë vitë nën kërcënim të vazhdueshëm.

Orit Notman-Schëartz, kryetare e Punës Sociale në Kolegjin Sapir, shkruajti një artikull në vitin 2009 duke thënë se të moshuarit që jetojnë përgjatë vijës jugore të konfliktit izraelit vuajnë më pak ankth përballë kërcënimit me raketa se pjesa tjetër e popullsisë. Kur e nisi studimin, ajo mendoi se ata vuanin më shumë. Megjithatë, ajo që zbuloi ishte se edhe pse 94% e subjekteve të intervistuara kishin pasur një ekspreriencë të drejtëpërdrejtë me kërcënimin dhe 80% thanë se i kishin parë përsonalisht raketat e Brigadave Kassam, vetëm 13.5% e tyre vuanin nga stresi post-traumatik. Ajo vuri re se niveli i lartë i shqetësimit ishte regjistruar tek vetëm një e katërta e tyre (1/4). Artikulli i saj vuri në dukje se niveli i ankthit mes të moshuarve ishte më i ulët se mesatarja e popullsisë së rritur në përgjithësi. Megjithatë,  një nga gjërat interesante që zbuloi ishte divergjencat e rëndësishme në subjektet e saj. Ndërkohë që mesatarja ishte inkurajuese, disa prej të intervistuarve treguan nivele mjaft të larta ankthi.

Bisedat e ndryshme që Al-Monitor ka bërë më njerëz të cilët sigurojnë kujdes terapeutik për të moshuarit e Sderotit, sugjerojnë se manifestimet e ankthit janë më të larta në fushatën aktuale. “Disa prej tyre janë në një situatë shumë të keqe,” tregon Irma.  Ka mundësi që kjo të jetë e lidhur me frekuencën e lartë të përplasjeve ushtarake në Rripin e Gazës dhe zonat përreth. Ndërkohë, ka ende banorë të vjetër të zonës përretn Gazës, të cilët kanë treguar një imunitete të pabesueshëm ndaj stresit. Disa mund të jenë të lidhura me raketat e pafundhme dhe frikën e një fushate të gjërë ushtarake që po ndodh afër shtëpive të tyre.

Situata e të moshuarve në qendër të vendit –fronti i ri në luftën në raketa – është identike më atë të të moshuarve në jug, në mënyrën se si ata merren fizikisht me krizën. Për një të ri të shëndetshëm ka një ndryshim shumë të madh mes 15 sekondave kohë paralajmerim dhe 1 minute. Megjithatë, për më të moshuarit, nuk ekziston njëndryshim i madh mes 8 sekondave dhe 1 minute. Në të dyja rastet ata përballen më një sfidë të vërtetë. Është e vërtetë, situata e tyre mund të jetë më e mirë se e atyre në moshën e tyre që jetojnë në kufirin me Gazën, të cilët nuk marrin asnjë paralajmërim për fillimin e bombardimeve dhe të cilët nuk kanë vendstrehime, apo hapsira të mbrojtura, por në shumë raste, rezidencat e të moshuarve në Sderot, Gaza dhe Tel Aviv janë të detyruar të përgjigjen në të njëjtën mënyrë: thjeshtë ulën dhe shpresojnë se nuk do të goditen, pa qënë në gjëndje të bëjnë asgjë.

“Koha për t’u përgatitur është jorealiste,” thotë Michal Levav, menaxher i shërbimit social në Shtëpinë e të moshuarve në Neve Amit në Rehovot, një qytet i cili ka dëgjuar sirenat gjatë operacinit të tanishëm, dhe ka parë disa raketa gjithashtu. Shumica e banorëve janë funksionalisht të palëvizshëm dhe u duhet shkop dhe rrethore. Në fakt, ajo për të cilën shqetësohemi është se mos të moshuarit rrëzohen gjatë nxitimit. Në frikësohemi nga një skenar kur 80 të moshuar, të gjithë sëbashku, ngrihen në të njëjëtën kohë dhe shkojnë në drejtim të vendstrehimit. Ky është skenari më shqetësues.”

Pavarësisht pafuqisë së tyre të dukshme, bisedat me të moshuarit në qëndër të vendit duket se tregojnë se ata kanë adoptuar të njëjtin qendrim që tregohen në studimin e lartpërmendur. Ata shfaqin vendosmëri të admirueshme përballë situatës së re të sigurisë që ka ndërprerë  rrjedhën normale të jetës së tyre.

Një 90-vjeçare, e mbijetuar e holokaustit (anonime) thotë se ajo nuk shqetësohet aspak për raketat. “Arsyeja e vetme që dola tek kafazi të shkallët [ hapsira më e sigurtë në mungesë të një vendstrehimi të sigurtë] është për shkak se fqinjët e mij janë të shqetësuar për mua. “Nëse nuk dal jashtë, mendojnë se nuk i kam dëgjuar sirenat dhe mos më ka ndodhur diçka,” thotë ajo duke bërë shaka. Ajo thotë se kujdestarja e saj po kalon një përiudhë shumë më të vështirë se ajo. Ajo nuk i përgjigjet me qetësi sirenave që bien në qytet disa herë gjatë ditës. Rezulton se shumë qytetarë të lartë kanë të njëjtin qëndrim. Te shtëpia në Revohot, disa madje refuzojnë të futën te vendstrehimet në kohën që bien sirenat. “Disa prej tyre më thonë, “nuk më bëhet vonë, dhe as nuk kam forcë që të ngrihem. Ose, më lini të qetë tani. Po ha.” “Ne nuk i detyrojmë ata që nuk duan të shkojnë,” thotë Levav. Disa banorë të shtëpisë kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore dhe holokaustin, ndërkohë që të tjerët kanë përjetuar luftën e pavarësisë dhe pasigurisë në ditët e para të shtetit të Izraelit. Disa prej tyre i kanë përjetuar të dyja.

“Këta janë njerëz që shohin nga e ardhmja në vend që të përqëndrohen në ta kaluarën, ose të tashmen. Ata shqetësohen më pak për vetën e tyre e më shumë për nipat dhe mbesat e tyre dhe stërnipat dhe stërmbesat,” thotë ajo. Disa shaka makabre po bëjnë xhiron e shtëpive në Rehovot dhe parqet publike në Tel Aviv. Të moshuarit kanë dëgjuar të thuhet: “I kam mbijetyar Hitlerit, Hamasi nuk më frikëson,” dhe “Edhe nëse goditem nga një raketë, nuk është se po vdes i ri.”

Kjo shkon më tëj. Levav vëren se anëtarët e stafit në shtëpi marrin ngushëllim dhe forcë nga të moshuarit.  Më të moshuarit ndihmojnë stafin më të ri në moshë që të kuptojë se demoni me të cilin po përballen nuk është dhe aq i keq. “Ata kanë kaluar përmes luftrash. Ata kanë pëjetuar gjëra të tmerrshme. Përceptimi i tyre i realitetit është shumë i ekuilibruar dhe shumë i qartë,” thotë Levav. “Kjo është shumë e vërtëtë sidomos tani në një situatë emergjente, por gjithashtu është e vërtetë edhe në rrethana normale. Kjo popullsi e veçantëështë shumë inkurajuese dhe mbështetëse, ndoshta më shumë se çdo grup tjetër. Ata kanë eksperiencën dhe qetësinë që të rinjve u mungon. Kjo na mban të fotë.”

Në shtëpitë e të moshuarve jepen udhëzime të sakta se si  të kujdesen për të tjerët. Për shembull, në Neve Amit, janë katër qëndra sociale, të cilat kryejnë inspektime të rregullta.

“Ata i njohin njerëzit që jetojnë këtu, dhe janë të trajnuar që të identifikojnë ata banorë që kanë një prag më të ulët ankthi. Stafi është i ndjeshëm ndaj lëvizjeve më të vogla të humorit. Deri tani, nuk kemi hasur në ndonjërast të jashtazakonshëm ankthi,” thotë Levav, por, ajo qartazi shton se kjo situatë nuk pasqyron realitetin e përditshëm të njerëzve të moshuar që jetojnë vetëm. “Këtu ne kemi një mjedi të mbrojtur, i cili u mundëson të moshuarve të jetojnë të qetë dhe të sigurtë. Dhe ata përgjigjen në përputhje me rrethanat.” Kujdestarët e të moshuarve tregojnë se jashtë kësaj zone të mbrojtur, situata mund të jetë shumë më e vështirë, më e frikshme dhe e shkretë.