Izrael

Sirenat e Tel Avivit

Një miku im, i cili ishte në NewYork më 11 Shtator më tha se në ditët dhe javët që pasuan sulmin, mund ta ndieje se si qyteti e kishte humbur shpirtin e tij. Ajo që po ndodh tani në Tel Aviv është po aq e rëndë dhe dramatike sa ai sulm, por rrugët po kanë një errësire dhe një zymtësi tjetër, duke brejtur larg frymen e veçantë të Tel Avivit dhe në fund duke e dërrmuar atë. Ky është një qytet në mes një sulmi ankthi. Po, ai akoma funksion, por nervat e tij po shterrojnë.

Kur u qëllua raketa e parë në Tel Aviv më 8 korrik, ende dukej sikur qyteti kishte arritur të ruante në mënyrë cinike vetëbesimin, i cili e ka mbrojtur atë nga realiteti i hidhur i Lindjes së Mesme.
Tel Avivi nuk ishte i huaj ndaj sulmeve me raketa. U vu nën zjarr gjatë Operacionit Shtyllat e Mbrojtejs në vitin 2012. Në atë kohë, sulmi u përqesh me atë lloj vetëbesimi që vetëm pak njerëz e kanë. Por, nuk ishte një gjë e keqe. Aftësia që kanë njerëzit që jetojnë në Tel Aviv që të vazhdojnë ta shijojnë jetën edhe në kohë krize, është një nga aspektet më mahnitëse të jetës këtu, në atë që shumë njerëz e quajnë si “i vetmi qytet i vërtetë i Izraelit.”

Karriget mbushën trotuarin jashtë një klubi natë të vjetër mjaft të njohur, i mbuluar nga një ekran televizori gjigand. Me dhjetra janë mbledhur për të parë lojtarin gjerman Blitzkrieg kundër Brazilit. Herën e parë kur topi i kaloi portierit brazilian – i pari nga shtatë gola – dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan nga lart. Ishe e vështirë që kjo t’i ndalonte njerëzit nga brohoritjet. Më pas, disa njerëz panë rrotull, të shqetësuar se çfarë kishte ndodhur, por askush nuk kishte menduar për asnjë moment të linte karriget, apo t’i linin birrat e tyre për të shkuar në një hapsirë të mbrojtur, si një vendstrehim publik.Njëra nga gratë që ishin ulur tha, “Është shumë surreale ajo që po ndodh këtu,” por kjo ishte përgjigjia më dramatike ndaj këtij mospajtimi. Sikur gjithçka të ishte fshirë nga ky shembull i rallë i virtuozitetit në futboll.

Kryetari i bashkisë së Tel Avivit Ron Huldai mund të pretendojë se njerëzit në qytetin e tij po e marrin atë që po ndodh më një farë grade qetësie. Gazetat mund të vazhdojnë të pretendojnë se populli akoma jeton jetën e mirë në Tel Aviv nga “avantazhi mbrojës” i qytetit.Mes të martës së kaluar dhe kësaj fundjave ka pasur njëçarje të aftësisë së Tel Avivit për t’u argëtuar. Trauma është e mbuluar në hapsirën mbrojtëse të ndërgjegjës së njerëzve. Tel Avivi nuk ëshë qyteti jugor i Sderot-it, dhe pa dyshim, nuk është as Gaza. Njerëzit që jetojnë këtu vështirë se mund të quhen viktimat kryesore të kësaj fushate. Por, e njëjta këmbëngulje e mprehtë, e shoqëruar me vetëkënaqësi, vetëvlerësim të humorit dhe një kontroll të fortë mbi jetën është tronditur më shumë se kurrë më parë, që kur ka ardhur në këtë qytet dhjetë vjet më parë.

Në natën e 12 qershorit, Hamasi njoftoi se do të lëshonte një bresheri me raketa në Tel Aviv, saktësisht në orën 21:00. Facebook-u u mbush menjëherë me lloj-lloj shakash dhe vërejtjesh të mbrehta. Megjithatë, kur erdhi ora 9 e darkës, i gjithë qyteti e mbajti frymen. Bazuar në atë që thanë njerëzit në vendstrehime, raketat, të cilat në fakt fluturuan në ajër vetëm sa për t’u qëlluar, ishin më pak efektive se sa ishte parashikuar.

Populli i Tel Avivit, i cili kishte kaluar Operacionin Shtyllat e Mbrojtjes dhe Skaji Mbrojtës janë akoma bijtë e prindërve të tyre, njerëzit që u ngjiten nëçatitë e tyre në Tel Aviv gjatë luftës sëparë të Gjirirt në vitin 1991 për të shikuar raketat irkene që binin në qytetin e tyre. të rinjtë e sotëm (duke përfshirë edhe veten time) e ndiejnë se duhe të shfaqin të njëjtin elasticitet. Ata do të sigurohen se do të shkojnë në playh të premten dhe se do të pinë një birrëtë shtunën pasdite. Ata do të shfaqin përbuzje të guximshme për urdhërat dhe udhëzimet e Komandës Kryesore në Front. Në fund të fundit, ata ende kanë një reputacion për tëmbrojtur.

Në vitin 2012 në mes të operacionit Shtyllat Mbrojtëse, disa nga njerëzit më mendjemprehtë të Tel Avivit lëshuan një klip humoristik në lidhje më gjërat e pakuptimta që“banorët e Tel Avivit thanë gjatësulmit.” Ndërkohë që qyteti vuan dëme psikologjike minimale dhe me sistemin e mbrojtjes ajrore “Iron Dome”, i cili u jep mundësinë njerëzve të jetojnë jeten e tyre normalisht nën hijen e raketave, Tel Avivi po ballafaqohet me një sfidë tëçuditshme: po kalon një jetë prej hedonisti gjatë një lufte të vërtetë.

Por, shpirti i një qyteti matet me diçka më shumë se sa dëmi psikologjik. Çdo dëshmi dëmtimi ndaj qytetit është në fakt mjaft i parëndësishëm. Rrugët janë po aq bosh sa zakonisht. Njerëzit vazhdojnë të mos dalin me makina edhe kur sirenat fillojnë të bien. Në vend të kësaj, ata i ndalojnë makinat dhe ulen në anë të rrugës.  Ekrani gjigand i televizorit, të cilin pothuajse çdo biznes e ka në murin e vet për Kampionatin Botëror, tani po përdoret nga grupe njerëzish për të parë një transmetim të një lloji tjetër. Është pothuajse surreale. Grupe njerëzish nga Tel Avivi ulen në bare, duke ngrënë fara luledielli, ndëkohë që shohin bombardimet nëHD.

Dhe ka diçka akoma më të thëllë. E pashë këtë gjë një mëngjes, kur një sirenë më bëri që të shkoj poshtë te vendstrehimet (më falni për klishenë e turpshme, por, isha me një ekspres në dorë). Po bëja shaka në lidhje me këtë si një telavivas i vërtetë, kur gjeta fqinjët aty, të cilët nuk ishin aspak të kënaqur me këtë. Ata ishin të tmerruar. Mund ta shihja në sytë e tyre. kjo mund të shihej edhe kur ata rrinin në vendstrehim shumë kohë pas shpërthimit të fundit. Mund të shihet akoma tani, jashtë vendstrehimeve. I gjithë toni i qytetit ka ndryshuar. Një miku im i afërt, të cilin e takuam në park, na tha se sapo mbërriti këtu, i biri e pyeti: “Cfare do të bëjnë nëse sirenat fillojnë? Ku është hapsira e mbrojtur më e afërt?” Ndërtesa jonëështë shumë afët me një park publik të njohur. Tani, sa herë që sirenat fillojnë të bien, prinderit vijnë duke vrapuar te vendstrehimet tona me nga një fëmijë në secilin krah. Ata janë komplet histerikë. I kanë lënë të gjitha pas, çantat dhe karrocat e fëmijëve.

Fëmijët janë një pjesë e rëndësishme e historisë.Ndërkohë që histeria e tanishmë pa dyshim ka të bëjë shumë me frekuencën relative të sulmeve me raketa në Tel Aviv në krahasim me incidentet e izoluara gjatë Operacionit Shtyllat e Mbrojtjes, tani ka diçka më shumë. Numri i fëmijëve që jetojnë në Tel Aviv është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Dikur, ishte shumë normale për njëçift të ri që të prisnin për një fëmijë ndërkohë qëkërkonin për një shtëpi në vend. Sot, megjithatë, gjithnjë e më shumë familje zgjedhin të jetojnë në qytet. Në vitin 2012, kishte 14 mijë fëmijë në Tel Aviv midis moshës 3 dhe 5 vjeç, krahasuar me 11,500 në vitin 2011, dhe numri është rritur në këro dy vitet e fundit. Është shumë e lëhtë të buzëqeshësh me shpëfillje, apo edhe të entuziazmohesh me zhurmën e një shpërthimi kur je vetëm 25 dhe je beqar. Por, nëse iu ka zënë në një zonë të hapur me dy fëmijë të vegjël kur sirenat ndizen, apatia arrogante është e detyruar t’i hapë rrugën ankthit. Në Tel Aviv sot, gjithnjë e më shumë  e ndiejnë këtë ankth. Nuk është shumë e rëndësishme për ta të tregojnë se sa të fortë janë.Ata po riformojnë fytyrën e qytetit.

Në këtë kuptim, Tel Avivi është ndryshe nga qytetet e tjera të Izraelit: qytetet Rehovot, Nes Ziona, Gedera, Yavne dhe zonat përreth. Njerëzit që jetonë në këto qytete asnjëherë nuk e kanë pasur hedemonizmin e Tel Avivit. Kur raketat u ranë sipër gjatëOperacionit Shtyllat e Mbrojtjes, askush nuk tha, “Ju e meritoni këtë,” siç thanë disa për Tel Avivin. E as nuk kanë qënë të detyruar të jetojnë në atë pjesë të harruar, duke e ditur se qyteti i tyre është kryeqyteti kulturor i Izraelit (edhe tani, baret, restorantët dhe klubet nuk kanë ndaluar së punuari për asnjë minutë), edhe kur qyteti është i sulmuar.

Por, ndryshimi në humor midis Tel Avivit dhe periferisë po bëhet gjithnjë e më i vogël. Madje, edhe mënyra se si flasin njerëzit në Tel Aviv ka ndryshuar tashmë. Me rritjen e ndjesisë së të qënit viktimë, dëgjon gjithnjë e më shumë njerëz duke thënë se tani e kuptojnë pse Forcat Izraelite të Mbrojtjes po sulmojnë Gazën në këtë mënyrë. Në mënyrë kontroverse, gjithashtu ka disa zëra që e kundërshtojnë sulmin.Për herë të parë, që prej sulmit të tmerrshëm terrorist të Intifadës së Dytë, duket se ndoshta populli i Tel Avivit është rilidhur edhe njëherë me izraelitët.