Kopja më e vogël e Kur’anit e shkruar me ari
Kopja më e vogël Kur’anit në botë është paraqitur në Ekspozitën e 22-të Ndërkombëtare të Kur’anit të Shenjtë që është hapur në Teheran.
Kopja përmban të shkruar gjithë
Kur’anin e Shenjtë në vetëm dy faqe, me sipërfaqe 12 me 16 centimetra.
Teksti i Kur’anit është shkruar me
shkronja shumë të vocërra, për të lexuar ka nevojë secili të përdorur një
zmadhues, tha Raein Akbarhanzadeh i cili e ka krijuar veprën.
Ai thotë, megjithatë, se ai i ka
shkruar ajetet e Kur’anit pa përdorimin e ndonjë zmadhuesi.
Akbarhanzadeh tha se për të
përfunduar këtë vepër të veçantë ka shpenzuar 2.500 orë pune.
Një kilogram ari, pesë kilogram
argjend dhe lloje të ndryshme të gurëve të çmuar janë përdorur për të shkruar
këtë vepër të veçantë, Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Kur’ani prej ari është paraqitur për
herë të parë në Ekspozitën e Kur'anit,
në Sektorin e Veprave të Shkruara, i cili është duke u zhvilluar në Muzeun -
Mbrojtja e Kopshtit të Shenjtë, deri më 13 Korrik 2014.