Obama uron myslimanët për Ramazan
Në mesazhin e tij të Ramazanit, Obama theksoi përpjekjet e myslimanëve të SHBA për të ndihmuar të varfërit gjatë gjithë vitit dhe sidomos në Ramazan.
Kryetari amerikan, Barack Obama ka
lëshuar një mesazh për myslimanët amerikanë
dhe myslimanët rreth botës, ku ju uron atyre fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si
një kohë për të kujtuar të varfërit dhe nevojtarët dhe për të ndarë
përgjegjësitë.
Në emër të popullit amerikan,
Michelles dhe timin, urimet më të mira për komunitetet muslimane këtu në
Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë për fillimin e muajit të bekuar të
Ramazanit, tha Obama në një mesazh të publikuar nga Zyra e Shtëpisë së
Bardhë, Sekretari i Shtypit, e premte,
27 qershor 2914.
Një kohë për vetë-reflektim dhe
përkushtim nëpërmjet lutjes dhe agjërimit, Ramazani është, gjithashtu, një rast
kur muslimanët në tërë botën riafirmojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar të varfërit,
duke përfshirë edhe ata që luftojnë për shkak të vështirësive ekonomike dhe
pabarazisë, shtoi ai.
Muslimanët në Amerikën e Veriut kanë filluar agjërimin të shtunën, më 28 Qershor 2014. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 6 deri në 7 million myslimanë.
Në mesazhin e tij të Ramazanit, Obama theksoi përpjekjet e myslimanëve
të SHBA për të ndihmuar të varfërit gjatë gjithë vitit dhe sidomos në muajin Ramazan.
Këtu në Shtetet e Bashkuara, ne
jemi mirënjohës për shumë organizata muslimane amerikane, individ dhe biznese që
janë të përkushtuara për të krijuar mundësi për të gjithë, duke punuar për të
reduktuar pabarazinë e të ardhurave dhe varfërinë, jo vetëm nëpërmjet
përpjekjeve të tyre të bamirësisë, por edhe përmes iniciativave të tyre të përmirësojnë
jetën e studentëve, punëtorëve, për kujdesin shëndetësor, familjar, arsimor, shtoi
presidenti amerikan.
Në një moment kur shumë njerëz
në mbarë botën vazhdojnë të vuajnë nga konflikti i pakuptimtë dhe dhuna, këtë
herë muaji i shenjtë na përkujton obligimet tona të përbashkëta për të ndjekur
drejtësinë dhe paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e çdo qenieje
njerëzore.
Ai gjithashtu përsëriti ftesën e tij
vjetore për myslimanët amerikanë për iftar në Shtëpinë e Bardhë, një traditë që
po vazhdon gjatë viteve të fundit.
Do të jetë një tjetër mundësi për mua për të përcjellë vlerësimin e Amerikës për kontributin e myslimanëve amerikanëve në vendin tonë dhe ju uroj myslimanëve në botë, një muaj të bekuar me gëzimet e familjes, komunitetit, paqe dhe mirëkuptim. Ramazan Kerim.